Rritet me 80%, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit dhënë në Tiranë në 2018-n
Sektori i ndërtimit pritet të shënojë një rritje të ndjeshme, nisur nga numri i madh i lejeve të ndërtimit që po jepen, sidomos në kryeqytet. Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2018, në vend janë dhënë gjithsej 1194 leje ndërtimi, me një rritje prej 46% në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i tyre ka qenë në kryeqytet. Në total, për gjithë vitin 2018, u dhanë 388 leje ndërtimi, sipas […]
Tatimet: Vëmendje të shtuar për ndërtimin
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një prononcim të posaçëm për “Monitor” pohon se ndërtimi është një nga sektorët më me risk sa i përket përmbushjes së detyrimeve tatimore. Në të ardhmen do të ketë një vëmendje të shtuar për këtë sektor. Administrata Tatimore pohon se bashkëpunon edhe me agjencitë e tjera ligj zbatuese për të kontrolluar burimet e financimit të tatimpaguesve të rinj. Si e konsideroni sektorin e ndërtimit sa i përket riskut të informalitetit? Sektori i ndërtimit […]
Projektet në ndërtim në Tiranë
Projekti Book Building Tiranë Godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë Book Building ndërmjet rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve me lartësi 3, 4, 10 dhe 20 kate, me një sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë. MET Building Tirana MET Building Tirana është projekti për një ndërtesë të re komerciale dhe rezidenciale në zemër të Tiranës, e cila është konceptuar si një pikë […]
Agonia e birrës vendase
Për herë të parë që nga 2013, sasia e birrës së importuar në vend ishte më e madhe se ajo e prodhuar. Birrat vendase kanë vijuar që të tkurren në tregun vendas, duke lëshuar terrenin për operatorët e huaj, teksa konsumi po vjen në rritje. Operatorët kryesorë të tregut ankohen se janë në pozita jo favorizuese me importin dhe se po humbin konkurrueshmërinë në krahasim me rajonin. Faktor kryesor për këtë, prodhuesit vendas rendisin kostot e larta të operimit. Cilat […]
Importuesit: Operojmë me kosto të larta, por presim rritje në vitin 2019
Birra Peja, e cila prodhohet në Kosovë, është një prej birrave të importuara që ka njohur zgjerim në tregun shqiptar. Ndër shqetësimet kryesore të prodhuesve vendas ka qenë trajtimi favorizues i importuesve, të cilët kanë shfrytëzuar një hapësirë ligjore, duke paguar akcizë 15 lekë për litër, sikur prodhonin më pak se 200 mijë hektolitra në vit dhe jo 30 lekë për litër sa është akciza për prodhimin mbi 200 mijë hektolitra. Valbona Begu, administratore e kompanisë distributore që e sjell […]
Birra e importit u favorizua
Flet Luan Bregasi, drejtues i Birra Tirana Prej kohësh, industria vendase po vuan mungesën e konkurrencës reale në treg, sipas Luan Bregasit, drejtuesi i Birra Tirana, më e madhja në vend për nga qarkullimi. Bregasi shton se kostot e larta të operimit po pengojnë që produkti vendas të bëhet konkurrues në tregun vendas. Prodhuesit kërkojnë politika lehtësuese. Prodhimi i birrës vendase shënoi rënie gjatë 2018-s, ndërsa importet vijuan që të rriten. Në mendimin tuaj, cilët janë faktorët që po […]
Birra Korça me rritje, por larg pritshmërive
Flet Armando Xoxa, drejtor i shitjeve i Birra Korça Birra Korça shënoi rritje të shitjeve gjatë 2018-s, megjithatë sipas Armando Xoxës, menaxher shitje i kompanisë, ato ishin larg pritshmërive të tyre. Ndër faktorët që ai nënvizon për rënien e prodhimit vendas është edhe zhvlerësimi i euros, gjë që solli që birrat e importit të kishin çmime promocionale të favorshme. Si ka qenë ecuria gjatë 2018-s? Viti 2018 jo vetëm për birrat, por edhe për pjesën e tregut të pijeve […]
Birrat vendase kanë humbur rreth 20% të tregut
Flet Stefan Pinguli, drejtues i Birra Stela Pritshmëritë për 2019-n nuk janë aspak optimiste për drejtuesin e Birrës Stela, një nga më të mëdhatë në vend. Industria e prodhimit të birrës shfaqet jo konkurruese përballë importit, i cili sipas zotit Pinguli ka hyrë në tregun vendas me fuqi të lartë marketuese dhe financiare. Si e presin vitin 2019 prodhuesit vendas të birrës? 2019-a është një vit i vështirë dhe ne nuk po shikojmë asgjë të re në frontin e […]
Pasqyrë, moj pasqyrë…
Tregu i produkteve kozmetike në Shqipëri po sheh zgjerim çdo vit, me kërkesën në rritje të konsumatorëve, që mbështetet nga importet e larta dhe që përkthehet në fitime për bizneset e këtij sektori. Teknologjia nxit shitjet, kremrat e fytyrës janë produktet më të shitura, femrat dominojnë klientelën dhe aktorët e tregut ‘përfitojnë’ nga etja e shqiptarëve për bukuri. Problem mbetet kontrolli i cilësisë së produkteve… Nga Deada Hyka Sot është e rrallë të shohësh një femër që […]
Ligj për kozmetikën
Qeveria shqiptare ka miratuar në vitin 2017 një ligj që synon të vendosë kontroll e rregulla të reja në tregun e produkteve kozmetike. Sipas të dhënave të marra nga Inspektorati Qendror Shëndetësor, krahas rregullave të reja që synojnë rritjen e sigurisë së përdoruesve të produkteve kozmetike, ligji parashikon penalitete për shkelësit e tyre. Shembull për këtë janë tregtarët informalë të cilët nuk janë lejuar të shesin më në 2018 në rrugët e kryeqytetit, produkte të cilat nuk kanë garanci për […]
Tregu botëror
Historia e ndryshimit të industrisë së bukurisë është një histori pozitive – fuqizimi i grave, sipërmarrja, përfshirja dhe një përvojë më e mirë për blerje, të cilat kanë ndikuar më shumë për të rritur mundësitë e fitimit dhe rritjes së prodhuesve. Bukuria dhe kujdesi personal ishte një treg global prej 465 miliardë dollarësh në vitin 2017 dhe do të zgjerohet më shumë se 2% në vit në një bazë të vjetore deri në vitin 2022, sipas Euromonitor International. Industria e […]
“Shqiptarët shpenzojnë shumë, për t’u dukur dhe për t’u ndier mirë”
Flet Rozeta Fetaj, menaxhere ekzekutive për Shqipërinë e AVON Si ka qenë ecuria e tregut të kozmetikës për ju ndër vite? Duke parë tregun ndër vite, ky biznes rezulton gjithnjë e më shumë në rritje. Prej 13 vitesh aktivitet, këtë tendencë e kemi parë vit pas viti, edhe me evoluimin e shoqërisë shqiptare, zhvillimit të teknologjisë dhe medias sociale që kanë ndihmuar në rritjen e kërkesës së konsumatorit lidhur me botën e kozmetikës. Për këtë, jemi munduar që të […]
“60% e produkteve të shitura janë kozmetike, suplementet kërkesë në rritje”
Flet Denisa Dalla, menaxhere e LR ALBANIA Si kanë qenë kërkesat pranë LR për produktet kozmetike ndër vite? Produktet kozmetike kanë qenë produktet me të cilat LR ka filluar aktivitetin e saj dhe kuptohet që raporti midis produkteve të kozmetikës dhe shëndetit është më i lartë. Për vitin 2017, ato kanë zënë rreth 60% të shitjeve, por tendenca nga viti 2018 është duke u ulur, pasi klientët kanë filluar të orientohen drejt shëndetit dhe suplementeve ushqimore. Të qenët i […]
Shqipëria mund të bëhet një nyje rajonale për energjinë
Ka shumë potencial për të zhvilluar vendin, por ende kuadri dhe situata me zbatimin e ligjit e bën atë më pak tërheqës sesa duhet të ishte dhe kjo duhet të përmirësohet. Flet ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, z. Per Strand Sjaastad Shqipëria dhe Norvegjia janë kaq larg por dhe afër. Nga njëra anë, Norvegjia është një nga vendet më të zhvilluara të Europës, me të ardhura për frymë prej rreth 70 mijë […]
Kthimi i “standardit të arit”, në pasqyrat financiare ari bëhet para
Çfarë po ndodh me rezervat botërore të arit? Në tregun e arit mbizotëron klima e luftës së ftohtë. Për herë të parë në 50 vjet, vitin e kaluar, bankat qendrore blenë mbi 640 tonë lingota ari, pothuajse dy herë më shumë se në 2017, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1971, kur Presidenti amerikan, Richard Nixon, e mbylli epokën e standardit të arit, shkruan Alessandro Plateroti për Il Sole 24 Ore. Fakt interesant është se bankat qendrore […]
Përpjekjet për të reformuar ekonominë e Kinës
Si mund t’ia arrijë Xi Jinping të qetësojë luftën tregtare me Amerikën dhe ta bëjë Kinën edhe më të pasur Në dy javët e fundit, negociatorët kinezë dhe ata amerikanë janë përfshirë në bisedime që janë zhvilluar si në Pekin, ashtu edhe në Uashington, për t’i dhënë fund konfliktit tregtar, shkruan The Economist. Edhe pse në qendër të vëmendjes dhe ndër më të diskutuarat kanë qenë tarifat mbi importin e sojës dhe të sipërmarrjeve të përbashkëta të industrisë së […]
Një klimë urrejtjeje
Antisemitizmi, racizmi dhe antielitizmi po përhapen në Francë Në kohën kur Hervé Berville ishte fëmijë dhe jetonte në Brittany rurale (një fshat në Francë), ai ishte ndoshta i vetmi fëmijë me ngjyrë në atë zonë. Gjatë gjenocidit të vitit 1994 në Ruanda, ai u adoptua nga një familje franceze. I pyetur nëse është ndier ndonjëherë i diskriminuar, ai është shprehur se nuk e ka ndier kurrë këtë gjë. Ekonomisti Berville u zgjodh në vitin 2017 në Asamblenë Kombëtare, për […]
Frika e Gjermanisë ndaj Kinës
Si ka mundësi që Kina e ka shtyrë Gjermaninë që të rishqyrtojë politikën e saj industriale Rritja e Kinës frymëzon disa mendime revolucionare në Berlin Për vite me radhë, politika e Gjermanisë në Kinë është udhëhequr nga një moto shumë optimiste “Wandel durch Handel” (Ndryshimi përmes tregtisë). Dhe sigurisht që ka pasur shumë tregti ndërmjet këtyre dy shteteve, por ndryshimet nuk janë të llojit që synoheshin, shkruan The Economist. Fillimisht Gjermania importonte mallra të konsumit të lirë kinez, ndërsa […]
E ardhmja e Chanel-it pa Karl Lagerfeld
Si do të jetë ecuria e shtëpisë franceze të modës pa drejtorin e saj kreativ? “Unë jam një njeri me këmbë në tokë, vetëm se jo mbi këtë tokë”, ishte një prej shprehjeve më të përdorura dhe më të pëlqyera të Karl Lagerfeld, i cili ndërroi jetë më 19 shkurt të këtij viti, shkruan The Economist. Z. Lagerfeld, i cili lindi 85 vite më parë në Hamburg të Gjermanisë, edhe pse ndoshta asnjëherë nuk e ka ndier se i […]
Indeksi i zbatimit të ligjit / Shqipëria ndër vendet më të korruptuara në botë
Shqipëria renditet e 71-a nga 126 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2018-2019, të publikuar nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria merr 0.51 pikë, e pandryshuar në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë). Me këtë vlerësim, Shqipëria përfshihet në zonën e verdhë, me zbatim të dobët të ligjeve, në të njëjtin nivel me disa vende të […]
Energjia / Në vitin 2018 hynë në prodhim 11 hidrocentrale të reja
Në vitin 2018, numrit të hidrocentraleve të përfunduar dhe në prodhim iu shtuan edhe tetë të tjerë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në rrjetin e transmetimit janë lidhur të paktën shtatë hidrocentrale, të cilët i përkasin katër subjekteve. Kështu i pari është HEC Denas që në 2018 prodhoi 7459 MW energji, MWh pas vijnë Llënga 1 dhe 2, me prodhim 1615 Mwh. Po kështu, edhe HEC Shpella Poshtë që prodhoi 3446 MWh dhe në fund edhe HEC Germani 1 dhe […]
Taksat kombëtare / Si ndryshon renta, taksa e karbonit, plastikës, qelqit
Hyjnë në fuqi shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin “Për taksat kombëtare”. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 22, datë 25 shkurt 2019, udhëzimi Nr. 9, datë 20.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008 ‘Për taksat kombëtare’, i ndryshuar”. Sipas këtij udhëzimi, përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën: -3/7 e normës së rentës për vitin 2019, -3/8 […]
Ligji i ri / Emrat e pronarëve të kompanive offshore në Shqipëri do të bëhen publike
Ministria e Financave po punon për hartimin e një ligji të ri, që synon të krijojë një regjistër, i cili do të zbardhë emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një nismë e ngjashme është zbatuar në vitin 2018 edhe nga Serbia. Ligji […]
Importi i mjeteve të përdorura / Do të lejohet Euro 4 nga viti 2005 e në vijim
Qeveria ka bërë lëshimin e saj në vendimin që ndalonte importin e mjeteve të përdorura dhe të regjistruara më herët në një vend të BE-së me vjetërsi mbi 10 vjet. Në VKM-në e re sqarohet se importi do të lejohet për standardin Euro 4, por që vjetërsia e mjeteve duhet të jetë nga viti 2005 e në vijim çka përjashton automjetet e viteve 2004 e më poshtë. Detajet i ka bërë të ditura ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, […]
Pak konkurrencë për tenderët
Maqedoni e Veriut: Ulet në minimum numri i ofertuese për tenderët e prokurimeve publike. Shkaku, mungesa e transparencës dhe çmimet e larta për tatimpaguesit Sipas një studimi të kryer nga Qendra për Komunikimeve Civile, (CCC), një në çdo tre tenderë të prokurimeve publike që institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut publikuan në vitin 2017 përfunduan me nga një ofertues të vetëm. Studimi, Transparenca, Përgjegjshmëria dhe Integriteti në Prokurimin Publik tregoi se numri mesatar i ofertuesve për një tender të […]
Rajon / Nacionalizmi në Europë ul pritshmëritë mbi shërimin e Ballkanit
Ndërsa Zoran Zaev paraqet vizionin e tij për prosperitet dhe integrim të Rajonit të Ballkanit, ekziston një rrezik i madh, shkruan Andrea Dudik për Bloomberg News. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreson që anëtarësimi i afërt i vendit të tij në NATO do të jetë pjesë e një procesi më të gjerë që do ta vendoste rajonin në Bashkimin Europian, si dhe themelet për zhvillimin e tij ekonomik në dekadën e ardhshme. Por një revoltë e mundshme e […]
Bullgari / Prodhuesit mund të shkojnë në tregjet e Afrikës së Veriut
Tregu europian është shumë i rëndësishëm për prodhuesit bullgarë, edhe pse ai është shumë konkurrues. Por për ne, marrëdhëniet me vendet që nuk janë anëtare të BE-së janë shumë të rëndësishme dhe fermerët vendas dhe përpunuesit duhet të jenë në gjendje të eksportojnë edhe në tregje të mëdha si Maroku dhe Afrika e Veriut. Kjo deklaratë u tha nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Pyjeve, Rumen Porozhanov në një takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Marokut HE.El Midaoui Zakia. Ajo […]
Kroaci / Ndryshohet ligji për privatizimin e INA-s, në mënyrë që të shmangen paditë
Qeveria kroate e qendrës së djathtë ka kërkuar ndryshime në ligjin mbi privatizimin e kompanisë kombëtare të naftës nëpërmjet Parlamentit, për të harmonizuar ligjin e saj me atë të legjislacionit të BE-së dhe të shmangë edhe marrjen e një padie, por deputetët e opozitës e kanë denoncuar këtë fakt, duke e cilësuar si një tradhti ndaj interesave kombëtare. Parlamenti i Kroacisë ndryshoi ligjin e vitit 2002 mbi privatizimin e kompanisë kombëtare të naftës INA, për të harmonizuar ligjin kroat të […]
Bosnja dhe Hercegovina / Formohet Parlamenti i ri
Dy njësitë më të mëdha të Bosnjës, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës kanë formuar Parlamentin e ri, pothuajse katër muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, gjë që do të thotë se më në fund, vendi do të drejtohet nga një qeveri e re. Muaj pas zgjedhjeve të tetorit 2018, njësia e Federatës së vendit përfundoi krijimin e Dhomës së Popujve, dhomën e sipërme të Parlamentit. Tani ajo ka 55 delegatë të emëruar nga një total prej 58. Tre të fundit do […]
Smartphone-t e “përthyeshëm” që u prezantuan në MWC 2019
Gjatë Mobile World Congress që u zhvillua në Barcelonë, nga data 25 – 28 shkurt, spikatën telefonat e përthyeshëm dhe ata me gjeneratën e fundit 5G 1.Huawei, “foldable”më i hollë Kompania kineze e prezantoi telefonin e saj të përthyeshëm, Huawei Mate X, një koncept mjaft interesant, vetëm disa ditë pas Samsung, duke shënuar një rekord për tregun, më shumë se 2 mijë euro që kushton “kushëriri” i tij korean. Kur telefoni është “i mbyllur”, d.m.th., kur përdoret në dimensione […]
Kosovë, rritet në 90 mln euro kthimi nga investimet në Fondin e Kursimeve Pensionale
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, ka njoftuar se për periudhën janar-shkurt 2019, kthimi bruto nga investimet ka shkuar në rreth plus 90 milionë euro, ose një rritje e çmimit të aksionit prej +5.1%. “Me këto ngritje tejet pozitive të këtyre dy muajve të parё tё vitit 2019 është kompensuar plotësisht, por edhe tejkaluar, rënia e vlerës së investimeve gjatë tre muajve të fundit të 2018-s”, thuhet në njoftimin e këtij fondi. Sipas FKPK-së, performanca e investimeve të fondit,vazhdon të […]
Tregu i Kosovës mbushet me para false, këto janë monedhat më të falsifikuara
Kohën e fundit janë shpeshtuar rastet e shpërndarjes së parave false në Kosovë dhe për këto raste, thuajse çdo ditë raportohet në polici. Në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në Policinë e Kosovës kanë treguar se cilat kartëmonedha dhe monedha janë më të falsifikuara dhe çfarë po bëjnë këto institucione për ta ndaluar këtë dukuri. Monedhat më të falsifikuara në Kosovë janë: 500 euro, 200 euro, 100 euro, 50 euro. Nuk ka ditë që në raportin e Policisë së Kosovës […]
Projeksionet e popullsisë, 2019-2031
Projeksionet e reja të popullsisë për periudhën 2019-2031 të publikuara nga INSTAT rezultojnë më të përkeqësuara se pritjet aktuale (që ishin për periudhën 2011-2031). Sipas publikimit të INSTAT, popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas projeksioneve të përditësuara, llogaritet të jetë 2.745.996 banorë sipas projeksioneve normale dhe më pak se 2.6 milionë banorë sipas skenarit pesimist. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011 – 2031. INSTAT vë në […]
Dy Shqipëritë!
Shqipëria është pa dyshim vendi i paradokseve, ku e bardha duket e zezë dhe anasjelltas e zeza e bardhë, ku qetësinë e ndan vetëm një vijë e hollë nga stuhia, ku përtej fasadës së rreme, asgjë nuk është ashtu siç përpiqen të na bindin me të gjitha mënyrat se duket. Kemi një Shqipëri që zyrtarisht është më e varfra në Europë, me të ardhurat që janë sa 30% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas Eurostat, që ka produktivitetin më të […]