Ballanca: Dëbimet me forcë, po abuzohet me ligjin, duhet dëmshpërblim
Ngjarjet më të fundit, siç edhe zbatimi i projektit të ndërtimit të segmentit përkatës së Unazës së Re, të Tiranës, në zonën e Shkozës, ndërtimi i segmentit tjetër në vazhdim në zonën e njohur ndryshe si zona e “Astirit”, ngjarjet e ndodhura para pak ditësh te zona e “Bregut të Lumit”, për ndërtimin e Bulevardit të Ri, të Tiranës, apo edhe një sërë rastesh të tjera të shqyrtuara nga ana jonë, të çojnë në përfundimin se nuk zbatohet në mënyrë […]
Sfidat mes rritjes dhe paragjykimit
Konsumi i mishit dhe nënprodukteve të tij në Shqipëri shënoi rritje në vitin 2018, ndonëse prodhimi vendas ka mbetur në vendnumëro. Kompanitë kryesore vijuan konsolidimin e pozicionit të tyre, edhe pse nevojën për lëndë të parë po e plotësojnë nga importi. Siguria ushqimore mbetet sfidë, duke vështirësuar edhe eksportet. Sa mish konsumuan shqiptarët në vitin 2018 dhe si po ndryshon konsumi? Tetë kompanitë kryesore të përpunimit të mishit në vend qarkulluan 10 miliardë lekë… Nga Ledina Loga Mishi […]
AKU: Siguria ushqimore mbetet sfidë
Flet Agron Hetoja, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Studimet e fundit e rendisin sigurinë ushqimore si ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme. Në vendet në zhvillim si Shqipëria, siguria ushqimore mbetet sfidë. Megjithatë Agron Hetoja, kreu i AKU, thotë se mbështetur në rezultatet e kontrolleve zyrtare të ushqimit, të ushtruara dhe në raport me produktet ushqimore që blejnë dhe konsumojnë, konsumatorët shqiptarë konsumojnë produkte ushqimore që përmbushin cilësisht kërkesat ligjore të sigurisë së ushqimit. Siguria […]
Tregu vendas nuk siguron lëndën e parë, industria detyrohet ta importojë
EHW, kompania më e vjetër në treg, renditet e para sa i përket qarkullimit. Sipas drejtuesve të saj, industria ka ruajtur qëndrueshmërinë në tregun vendas. Jona Leka, menaxhere e marketingut, pohon se kompanitë shqiptare zënë rreth 75% të tregut vendas për produktet e mishit të përpunuar. Industria detyrohet të importojë lëndën e parë prej vitesh, duke qenë se prodhimi vendas nuk e plotëson nevojën e tyre. Flet Jona Leka, Menaxhere Marketingu në EHW gmbh Si ka qenë ecuria […]
Kujdesi për shëndetin rrit konsumin e mishit të shpendëve
Flet Spiro Lengo, drejtor i shitjeve KMY Konsumi i mishit në muajt e parë të 2019-s ka ardhur në rritje, sipas z.Spiro Lengo, drejtor i shitjeve në KMY. Ai shton se i dukshëm është shtimi i konsumit të mishit të pulës dhe shpendëve si një tregues i kujdesit më të madh që njerëzit kanë për dietën ushqimore. Si ishte tendenca e shitjeve në 2018 dhe si e parashikoni ecurinë? Shitjet kanë qenë të qëndrueshme në të gjithë sektorët. Ka […]
Rënia e popullsisë, si pasojë e emigracionit, uli konsumin
Flet Antonela Mema, përfaqësuese e kompanisë HAKO Në vitin 2017, kompania Hako shënoi rritjen më të madhe të të ardhurave. Ndonëse produktet vendase për nga cilësia mund të kapin tregje jashtë Shqipërisë, kompanitë hasin vështirësi nga barrierat jo-tarifore në vendet e CEFTA-s. Fermat e vogla dhe toka bujqësore e fragmentarizuar nuk mund t’ju sigurojë kompanive shqiptare sasinë e kërkuar të lëndës së parë. Si po ndikon emigracioni tek ulja e konsumit të mishit dhe nënprodukteve të tij. Si ka […]
Sistemi i matrikulimit pengon eksportet
Flet Nesti Tarusha, administrator i kompanisë FIX Siguria ushqimore ka qenë në fokus të të gjitha kompanive që operojnë në këtë sektor. Mirëpo mospërfundimi i sistemit të matrikulimit të bagëtive në Shqipëri i pengon kompanitë shqiptare në eksport, duke krijuar ngërç. Në 2017-n, të ardhurat nga shitjet për kompaninë FIX u rritën në krahasim me një vit më parë. Cilët janë faktorët që po ju ndihmojnë të zgjeroheni në treg? Si ishte tendenca në 2018 dhe si e parashikoni […]
Shqipëria, mishin më të lirë në Europë
Mishi është një prej produkteve të shportës bazë të ushqimeve. Niveli i çmimit për këtë produkt dhe konsumi e rendisin Shqipërinë në vendin më të lirë dhe ndër vendet me konsumin më të ulët të tij. Eurostat publikoi statistikat mbi indeksin e çmimit të mishit në 2017-n për të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë. Shqipëria renditet e fundit për sa i përket nivelit të çmimeve, ku mishi kushton rreth 45% më lirë se mesatarja […]
Shqiptarët me pagë të ulët, më të pakënaqurit e Europës
Shpesh njerëzit kalojnë në punë më shumë kohë se sa kalojnë në familje, prandaj shpesh është e rëndësishme që ata të jenë të kënaqur me punën e tyre. Pakënaqësia në vendin e punës ndikon direkt edhe në produktivitetin e të punësuarve. Për fat të keq, vendet e Ballkanit janë më të pakënaqurit me punët e tyre aktuale. Ky është rezultati që ka nxjerrë Anketa e Cilësisë së Jetës nga Komisioni Europian, e cila është kryer në vendet anëtare të BE-së […]
Punët e bujqësisë u kanë ngelur grave
Bujqësia ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare, duke u përgjigjur për 19% të PBB-së së vendit, po ashtu edhe punësimi në këtë sektor, edhe pse janë më të keqpaguarit e rajonit. Megjithatë të dhënat tregojnë se pesha e punëve të bujqësisë në Shqipëri iu ka rënë grave. 47% e grave të punësuara punojnë në sektorin e bujqësisë, përkundrejt 35.4% të burrave, mbi 10 pikë përqindje diferencë sipas të dhënave të Bankës Botërore. Në 2014-n, më shumë se 50% […]
Italia e preferuara e studentëve shqiptarë
Universitetet europiane kanë qenë zgjedhje për shumë studentë shqiptarë për të kryer cikle të ndryshme të studimeve të larta. Numri i të diplomuarve nga Shqipëria në një nga universitetet e BE-së është rritur në vitet e fundit akademike. Në 2016-n, sipas të dhënave të Eurostat, janë diplomuar në sistemin terciar 2477 studentë nga Shqipëria, rreth 7% më shumë në krahasim me një vit më parë, që ishin 2312 të diplomuar. Për vitin 2017, Eurostat nuk i ka publikuar ende të […]
Dronët që ndihmuan në shpëtimin e Notre-Dame
Pamjet nga lart ishin vendimtare për të koordinuar punën e zjarrfikësve për të fikur zjarrin sa më parë Në orët kur qindra zjarrfikës po punonin për të fikur zjarrin nëKatedralen e Notre-Dame në Paris, përdorimi i disa dronëve ishte vendimtar për të koordinuar sa më mirë punën e ekipeve jashtë dhe brenda ndërtesës. Edhe pse e lidhim përdorimine tyre për qëllime kryesisht argëtuese, dronëte vegjël komercialëpo përdorengjithnjë e më shumënë situata emergjente, për shembull, për të verifikuar dëmet e […]
Kina kërkon të sigurojë Europën në Samitin e Kroacisë
Një nga shqetësimet kryesore të kritikëve të projektit ambicioz të Kinës “Një Rrip, Një Rrugë” është se investimet e drejtuara nga kinezët nuk do t’u përmbahen rregullave të konkurrencës së drejtë të BE-së dhe se vendet e Europës Lindore mund të marrin hua vlera të larta nga bankat kineze, aq sa të krijojnë varësi ndaj tyre. Ekzistojnë shqetësime edhe në lidhje me cilësinë e ndërtimit, masat mbrojtëse mjedisore që kompanitë kineze marrin kur fillojnë ndërtimet. Kryeministri i Kinës premtoi së […]
Mali i Zi / Azerbajxhani, interes për investime
Investitorët e Azerbajxhanit janë të interesuar të investojnë në Malin e Zi, tha ambasadori i Azerbajxhanit në Malin e Zi, Eldar Hasanov në një takim të mbajtur me Kryeministrin e vendit, Dushko Markoviç. Në takim u theksua mundësia e rritjes së lidhjeve midis Azerbajxhanit dhe Malit të Zi, nëpërmjet zgjerimit të investimeve në sektorin e turizmit. Të dyja palët prekën edhe organizimin e fluturimeve direkte midis Malit të Zi dhe Azerbajxhanit, që padyshim do të ndikojë në intensifikimin e marrëdhënieve […]
Bullgari / MAG, e interesuar të operojë në Aeroportin e Sofjes
Operatori më i madh britanik, Manchester Airport Group (MAG) konfirmoi pjesëmarrjen në procesin për marrjen e koncesionit të aeroportit të Sofjes. Së bashku me partnerin e tij BCEG, gjigantin kinez në industrinë e ndërtimit, MAG e paraqiti zyrtarisht ofertën në Ministrinë e Transportit në Sofje. Konkursi për marrjen e koncesionit të aeroportit të Sofjes u shpall në korrik të vitit të kaluar nga qeveria bullgare, e cila ishte më se e sigurt se MAG do të merrte pjesë, pasi në […]
Rumani / Rritja ekonomike do të ngadalësohet në 3.5% në 2019
Rritja ekonomike e Rumanisë pritet të ngadalësohet deri në 3.5% gjatë këtij viti, si pasojë e shtrëngimit të kushteve financiare globale dhe paqëndrueshmërisë së lartë në tregjet financiare, deklaroi OTP Asset Management. Eurozona u përball me një ngadalësim të papritur, kryesisht si pasojë e frikës ndaj ecurisë së ngjarjeve të fundit në lidhje me Brexit, vështirësive të prodhimit në industrinë e makinave dhe protestave masive të jelekëverdhëve në Francë, u shpreh OTP Asset Management në analizën e saj mbi zhvillimin […]
Bullgari / FMN: Rritja e PBB-së në 2019 do të shkojë në 3.3%
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se parashikon që ekonomia bullgare të rritet me 3,3% gjatë 2019-s, duke shënuar një rritje prej tetorit të 2018 ku PBB-ja e Bullgarisë arriti në 3.1%. Në raportin e fundit të Parashikimit Ekonomit Botëror, FMN-ja cilësoi se rritja e PBB-së në 2020 pritet të jetë në 3%. Inflacioni mesatar vjetor i çmimeve të konsumit parashikohet të shënojë rënie këtë viti dhe atij të ardhshëm. Nëse për 2018, ai ishte në 2.6%, gjatë këtij viti pritet […]
Serbi / Erste Group: Banka Qendrore do të mbajë normën e interesit në 3.0%
Erste Group, grupi bankar me bazë në Austri, pret që Banka Qendrore e Serbisë do të mbajë të pandryshuar normën e saj të riblerjes njëjavore (repo) në 3.0% për vitin 2019 por edhe në pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm. “Ne parashikojmë që norma kryesore e interesit do të jetë në 3% gjatë këtij viti, por edhe në pjesën më të madhe të 2020”, tha Erste në raportin tremujor të tregut të obligacioneve mbi vendet e Europës Qendrore […]
Pas shtrëngimit fiskal në Itali / Bizneset italiane “dynden” në Shqipëri
Në janar të këtij viti, në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private. Bizneset italiane, subjekt i Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH) duhet ta gjenerojnë faturën në formatin dixhital XML, nëpërmjet sistemit të shkëmbimit (Sdi) të Agjencisë së të Ardhurave. Sistemi i faturimit elektronik ka ulur mundësitë për sipërmarrjet që operojnë në Itali që të shmangin taksat, duke rritur indirekt barrën fiskale. Agjencia e të Ardhurave në Itali raporton se vetëm për dy muajt e […]
Taksa e plastikës / Zgjidhje deri në fund të muajit
Përfaqësues të Biznesit zhvilluan një interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe Eduart Shalsin, ministrin për Sipërmarrjen për të diskutuar për ndryshimet në paketën fiskale mbi taksimin e produkteve plastike dhe lëndëve të para që importohen për prodhimin e tyre. Sipas Denaj, ligji pati qëllim kryesor rishikimin e taksës së plastikës, për ndikimin e drejtpërdrejtë që pati kjo taksë në kostot e biznesit. “Ulja e taksës nga 100 lekë në 35 lekë pritej të kishte një efekt […]
Deklaroni të ardhurat mbi 2 mln lekë në vit / Si duhet të veprojnë të dypunësuarit
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton sërish se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, në mbështetje të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet edhe nga individët jo rezidentë, të […]
Regjistri rajonal i Ballkanit Perëndimor / BERZH: Së shpejti, edhe Shqipëria
Një portal i ri rajonal i regjistrimit të biznesit në Ballkanin Perëndimor do t’u sigurojë investitorëve informacione transparente dhe lehtësisht të arritshme për kompanitë vendase. Projekti, i cili ka nisur të operojë falë mbështetjes nga BERZH, përfshin të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Biznes dhe Shkëmbimi i të Dhënave Financiare (BIFIDEX https://www.bifidex.com/) është krijuar fillimisht nga Agjencia Serbe e Regjistrimit të Bizneseve dhe Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si vendet e para në rajon për t’u bashkuar […]
Autostrada “Arbën Xhaferi” hapet në muajin maj
Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”, ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018. Por, ajo nuk ka përfunduar ende, duke i tejkaluar afatet e parashikuara. Në Ministrinë Infrastrukturës dhe Transportitthonë se kjo autostradë do të vihet në funksion në muajin maj. Katër vite më parë, në një ceremoni shtetërore,u pre shiriti i fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës që do të lidhë Prishtinën me Shkupin. Atë kohë, për […]
Kosovarët morën rreth 3 miliardë euro kredi
Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të marrin kredi në banka. Në Bankën Qendrore të Kosovës kanë treguar sekosovarët, deri në muajin shkurt të këtij viti, kanë marrë rreth 3 miliardë euro kredi, duke shënuar rritje vjetore prej 11.4%. “Sektori bankar, si komponenti kryesor i sistemit financiar në vend, në vitet e fundit ka përshpejtuar rritjen e aktivitetit kreditues, duke dhënë kështu kontribut të shtuar në financimin e rritjes ekonomike në Kosovë. Krahas rritjes së aktivitetit kreditor, përmirësim të mëtejmë shfaqën […]
Eksportet – 3 M I
Pas një rënieje prej dy muaj radhazi, eksportet janë gjallëruar lehtë në muajin mars sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT. Në Mars 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 mld lekë, duke u rritur me 2,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 23,0 %, në krahasim me Shkurt 2019. Importet e mallrave arritën vlerën 56 mld lekë, duke u rritur me 1,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe […]
PEUGEOT 508 SW
E ulët dhe e zhdërvjellët, por në të njëjtën kohë me kapacitet të lartë ngarkimi, modeli francez station wagon spikat për stilin e saj magjepsës, komfortin e nivelit të lartë dhe konsumet e ulëta. Do të jetë në treg në mes të vitit 2019 Pas veturës, e cili u vlerësua shumë për sa i përket dizajnit dhe komfortit, po vjen – do të jetë në treg në mes të vitit 2019 – modeli station wagon 508. Bëhet fjalë për […]
Nën presionin e interesave
Në fund të vitit 2018, numri i fondeve të investimit në tregun shqiptar shkoi në pesë nga tre që ishin në fund të 2017-s. Pavarësisht këtij zgjerimi dhe rritjes së ofertës për alternativat e investimit, vlera neto e aseteve në këto fonde u tkurr me më shumë se 9% në raport me një vit më parë, duke u stabilizuar në 535 milionë euro. Ekspertët financiarë, por edhe vetë përfaqësuesit e fondeve, pranojnë se efektin kryesor në këtë tkurrje e ka […]
“Normat e interesit rol kyç, ja si e ndikojnë sjelljen e investitorëve”
Blodin Çuçi, Administrator i Caesar Investment Advisory Services Normat e interesit janë ndikuesi kryesor te fondet e investimeve dhe duket se vitin e shkuar, si për sa i përket monedhës euro, ashtu edhe lekut, ka pasur arsye të mjaftueshme që investitorët të bëhen më konservatorë. Blodin Çuçi, administrator i Caesar Investment Advisory Services, nënvizon se ambienti me norma negative interesi në monedhën euro bën jo atraktiv fondet e investimeve obligacionarë në këtë monedhë, çka është reflektuar edhe në tregun […]
“Fondet, një nga sfidat mbetet edukimi financiar”
Edlira Konini Administratore e Përgjithshme, Raiffeisen Invest Shqipëria është relativisht e re në ciklin e saj të zhvillimit të fondeve të investimit. Kufizimet e zgjerimit të këtij tregu janë disa dhe duket se kanë nevojë për më shumë vëmendje. Edlira Konini, Administratore e Përgjithshme e Raiffeisen Invest, shprehet se përveç edukimit financiar ende të vakët, apo mungesës së një tregu funksional kapitali, një tjetër element që e kufizon këtë treg është mungesa e lehtësive fiskale. Lidhur me zhvillimet gjatë […]
“Shqiptarët ende i lidhin fondet me skemat e mashtrimit”
Arton Lena, Administrator WVP Top Invest Fondet e investimit mbeten diçka që nuk njihet mirë nga tregu shqiptar, edhe janë krijuar prej vitesh. Arton Lena, administrator i WVP Top Invest, një fond që u licencua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vitin e shkuar, nënvizon se shqiptarët i perceptojnë fondet si skema mashtrimi, çka kufizon zgjerimin e këtij tregu. Ai shprehet se në Shqipëri, fondet kufizohen në rritjen e tyre, pasi kanë një përqendrim të lartë tek asetet brenda shtetit […]
“Viti 2019 ka nisur mbarë, presim rritje të numrit të anëtarëve në fonde”
Estela Koçi, Administratore e Përgjithshme Credins Invest Shqiptarët mbeten investitorë konservatorë, duke preferuar investime ku risku nuk është i lartë. Kjo “detyron” disi edhe fondet që në ofertën e tyre të instrumenteve ku mund të investohet të mbizotërojnë ato që së pari ofrojnë siguri dhe së dyti, kthim të një fitimi të mirë. Estela Koçi, Administratore e Përgjithshme Credins Invest, shprehet se në kushtet e mungesës së një tregu kapitali të mirëfilltë në Shqipëri, që është në hapat e […]
“I sëmuri i Bosforit” është shëruar
Nga Lindja, ekonomisë shqiptare po i vjen një rrezik. Turqia, me një ekonomi gjigante turistike, është zgjuar, duke hedhur pas krahëve krizën e vitit 2017. Vetëm në 2018, këtë vend e vizituan një numër rekord prej 40 milionë turistësh, ose rreth 22% më shumë se në 2017. Të ardhurat arritën në 29.5 miliardë dollarë, ose 12.3% rritje. Edhe këtë vit, autoritetet turke janë shumë optimiste, pasi flasin për të tjera shifra rekord. Vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti, […]