Fama që mori Dubrovniku nga seriali “Game of Thrones”
Ivan Vukoviç është një prej ciceronëve më të njohur në Kroaci, i cili e kalon pjesën më të madhe të kohës si guida e turistëve në një kryeqytet që nuk ekziston në të vërtetë, por në serialin e famshëm GOT dhe ai është “King Landing”, Kryeqyteti i Westeros, të Shtatë Mbretërive. Sipas 38-vjeçarit Vukoviç, fama që mori Dubrovniku nga ky serial, regjistrimet e të cilit filluan në vitin 2011, ka pasur avantazhe dhe disavantazhe. Seriali “Games of Thrones” ka qenë […]
Serbi / Kompania arabe P&O Ports nënshkruan një PPP me autoritetet portuale
Kompania me bazë në Dubai, një prej kompanive lider në drejtim të transportit detar të mallrave dhe një prej operatorëve kryesorë në drejtim të ofrimit të shërbimeve të ndryshme portuale, deklaroi se nënshkroi një Partneritet Publik-Privat me qeverinë serbe për të operuar në Portin e Novi Sadit. Sipas këtij partneriteti, kompania me seli në Dubai do të vazhdojë të ketë të drejtat ekskluzive për të drejtuar të gjitha operacionet në bregdet, kontrollimin e kontejnerëve, ngarkesave cargo, etj., deklaroi zëdhënësi për […]
Bullgari / Pritet ulje në numrin e turistëve rusë dhe gjermanë
Ministrja e Turizmit, Nikolina Angelkova, njoftoi se Bullgaria pret një rënie prej 2-3% në numrin e turistëve gjatë këtij sezoni veror. Parashikimi bazohet në rezervimet e deritanishme për këtë sezon. Pritet ulje në numrin e turistëve rusë dhe gjermanë që do të kalojnë pushimet në bregdetin bullgar, pasi këta po tërhiqen kryesisht nga çmimet jashtëzakonisht të ulëta të konkurrentëve të tjerë, si ato të Turqisë, Tunizisë, Egjiptit, Serbisë dhe Maqedonisë. Megjithatë, rezervimet e këtij viti kanë shënuar rritje në numrin […]
Bullgari / Qeveria shtyn sistemin e vendosjes së taksave për kamionët e rëndë
Qeveria bullgare ka shtyrë deri në tre muaj zbatimin e sistemit të vendosjes së taksave për kamionët e rëndë. Vendimi u mor pas një takimi të zhvilluar në Këshillin e Ministrave, nga Kryeministri i vendit, Bojko Borisov, Ministria Rajonale e Zhvillimit dhe Punëve Publike dhe transportuesit e mallrave. Sistemi do të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti dhe do të testohet në terma realë gjatë tre muajve. Qeveria dhe transportuesit do të negociojnë për sasinë e ngarkesave që […]
Serbi / Miratohen 31 projekte të Programit Ndërkufitar bullgaro-serb
31 projekte do të marrin një fond mbi 8 milionë euro për fazën e dytë të Programit Ndërkufitar të INTERREG-IPP për periudhën 2014-2020 ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë, njoftoi Ministria serbe. Ky fond do të shkojë për nismat në drejtim të një turizmi të qëndrueshëm, mbështetjes së të rinjve dhe të kujdesit shëndetësor. Ministrja bullgare e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike, Petya Avramova dhe ministrja serbe e Integrimit Europian, Jadranka Joksimoviq dorëzuan javën e kaluar 20 kontratat e para te përfituesit […]
Rumani / Gjoba të larta për shoferët e taksive
Qeveria rumune ka nxjerrë një dekret emergjence për rritjen e gjobave ndaj shoferëve të taksive të kompanive si Uber dhe Taxify. Dekreti që pritet të hyjë në fuqi këtë javë, do të vendosë gjoba të larta për të gjithë shoferët e taksive që lëvizin pa pasur licencë. Vlera e këtyre gjobave do të arrijë deri në 1,175 dollarë amerikanë (1,050 euro). Zëvendëskryeministri rumun, Daniel Suciu, theksoi se vendimi do të merret për t’i dhënë fund “piraterisë së transportit”. Shumë shpejt […]
Bullgari / Punëdhënësit kërkojnë që investitorëve të huaj të aplikojnë për nënshtetësinë
Punëdhënësit në Bullgari kërkojnë që investitorëve të huaj të mos u hiqet mundësia për të aplikuar për nënshtetësinë bullgare.Kjo pikëpamje iu shpreh nëpërmjet një letre, dërguar zëvendëskryeministres Mariyana Nikolova dhe ministrit të Drejtësisë, Danail Kirilov nga Shoqëria e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë (AOBE). Punëdhënësit thonë se ndryshimet e propozuara për shkurtimin e afatit të procedurave të koordinimit dhe verifikimeve shtesë ndaj investitorëve të huaj që aplikojnë për nënshtetësinë bullgare janë një hap pozitiv në këtë drejtim. Ata mbështesin edhe masat […]
Të jetosh si shqiptarët
Tur-operatorët shqiptarë po përpiqen të diversifikojnë produktet, duke kaluar nga atraksioni te përvoja. Tur-operatorë dhe banorët lokalë po punojnë për të sjellë një paketë të re turistike në Qarkun e Gjirokastrës dhe rajonin e Jugut. Lehtësitë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm pritet të përmirësojnë klimën e punësimit në këto zona, të cilat vuajnë papunësinë dhe emigrimin. Si duket Shqipëria në sytë e tre tur-operatorëve ndërkombëtarë? Nga Ledina Loga Në Shqipëri, shtëpia së pari i përket Zotit, e […]
Përshtypje për Shqipërinë
Ndërkohë që viziton Shqipërinë për të prekur më nga afër këtë produkt të ri turistik, Charlotte Gea, nga agjencia franceze Copines de Voyage, njoftohet se dy grupe me turistë francezë konfirmuan udhëtimin e tyre për në Shqipëri. Ajo thotë se në krahasim me një vit më parë ka më shumë udhëtime të planifikuara drejt Shqipërisë. Ndër paketat më të kërkuara janë eksplorimi i shtigjeve, turet discovery dhe paketat Sea‘n Sun. Për këtë produkt të ri, Charlotte gjeti mjaft interesante vizitat […]
Faturat e shfrenuara të PPP-ve
Banka Botërore rishikoi këtë vit me rritje kostot e ndërtimit të një kilometri rrugë në vendin tonë, duke e çmuar me 6 milionë euro një kilometër autostradë të kategorisë A dhe 1 milion euro një kilometër rrugë sekondare interurbane të kategorisë C. Qeveria e kontraktoi rrugën Milot-Balldren, të kategorisë A, nëpërmjet koncesionit PPP me 14.2 milionë euro për kilometër, ose 132% më shumë se standardi i kostove të Bankës së këtij viti. Vlera e plotë e kontratës së Rrugës së […]
Kompanitë koncesionare, në pamundësi financiare
“Monitor” ka analizuar më herët bilancet financiare të vitit 2017, të kompanive që janë angazhuar me kontrata Partneriteti Publik-Privat A.N.K., Gjikuria, Gener 2, Gjoka Konstruksion, si dhe Albstar. Sipas deklarimeve zyrtare në bilanc, kompanitë kanë të ardhura, likuiditete dhe kapital modest në raport me projektet që pretendojnë të financojnë, ndërkohë që kanë nivel më të lartë detyrimesh në raport me mjetet e veta (me përjashtim të Alb-Star), çka e bën të vështirë marrjen e kredive në banka. Dy kompanitë më […]
Zgjerohet tregtia e shërbimeve me BE
Me zhvillimin teknologjik dhe rritjen e globalizmit, tregtia e shërbimeve po njeh zgjerim. Bashkimi Europian është një ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Tregtia e shërbimeve i referohet shitjes dhe shpërndarjes së produkteve të paprekshme, nga prodhuesi te konsumatori. Eurostat ka publikuar të dhënat mbi shkëmbimet tregtare të shërbimeve. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria pati suficit në tregtinë e shërbimeve me BE. Ky ishte viti i dytë radhazi, ku eksportet e shërbimeve shqiptare tejkaluan importet e shërbimeve, me diferencë […]
Skoda Kodiaq RS
Versioni më i shkathët i këtij modeli Suv është gjithashtu motori më i fuqishëm me naftë në historinë e kompanisë çeke. Po në lidhje me shkathtësinë? Asnjë refuzim Pa kompleks në mesin e modeleve SUV sportiv. Një kontekst në të cilin modeli Kodiaq RS shoqërohet jo vetëm nga 240 kf e furnizuar nga motori biturbo diesel me dy litra, më e fuqishmja që Skoda ka përdorur ndonjëherë, por edhe nga rekordi i rëndësishëm i kategorisë në pistën e Nürburgring. […]
Themele për tregun e kapitalit
Grupet e interesit kanë mbi tryezë një projektligj, që synon zhvillimin e tregut të kapitalit në vend, nga njëra anë, dhe rritjen e mbikëqyrjes dhe besueshmërisë, në anën tjetër. Drafti vjen në vetvete me një seri risish dhe plotësim të boshllëqeve, që vihen re aktualisht në një treg ende të pazhvilluar, ashtu sikurse koncepte të përparuara, që imponohen nga direktiva e Bashkimit Europian dhe që ndoshta duken larg realitetit tonë. Por çfarë sjell në vetvete ky projektligj dhe si e […]
“Tregu i kapitalit, draft-ligji ka risi, por ja çfarë duhet parë me kujdes”
Flet Artan Gjergji, Drejtor Ekzekutiv, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a. Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin e saj me Bashkimin Europian edhe sa i përket tregut të kapitalit, por në këtë rrugë duhet të mbahet parasysh situata aktuale ku ndodhet ky treg. Artan Gjergji, Drejtor Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve, shprehet se përmirësimi i kuadrit ligjor është pozitiv, por ai duhet të shihet me kujdes. Lidhur me hallkat e tregut, ai shprehet se tashmë, ato janë plotësuar dhe […]
“Tregu, i kufizuar vetëm te titujt qeveritarë, në pritje që të përfshihet biznesi”
Flet Mirela Angjeli, Broker, TRIUMF GRUP sh.a. Mungesa e edukimit financiar dhe fakti që titujt korporativë nuk mund të tregtohen në tregun sekondar, janë faktorët kryesorë që kufizojnë rritjen e tregut të kapitalit në vend. Mirela Angjeli, broker pranë Triumf Grup sh.a., një nga kompanitë e para të brokerimit, e themeluar në vitin 2002, nënvizon se pavarësisht këtyre faktorëve, besueshmëria në treg është e lartë, çka mund të nxisë rritjen e tij. Lidhur me draft-ligjin e ri për tregun […]
Prag lufte tregtare
Një luftë e re tregtare dhe e ashpër mes Shqipërisë dhe Kosovës është shfaqur në sfond. Angazhimi sipërfaqësor i qeverisë shqiptare për të lehtësuar tregtinë nuk ka funksionuar, ndërkohë që Kosovës i ka humbur durimi. Nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese për miellin, birrën dhe pataten në dy muajt në vijim, qeveria e Kosovës do të aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100% për prodhimet shqiptare, pohoi Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë së […]
Biznesi në epokën e realitetit virtual
Nga Edland Graci* Ky shkrim është strukturuar në dy pjesë, për të përfshirë zhvillimet dixhitale bashkëkohore dhe efektin e tyre në politikat menaxheriale të bizneseve (pjesa e parë), si dhe sfidat që sjellin këto ndryshime dixhitale në aplikimin e politikave tatimore (pjesa e dytë). Pjesa I Një nga gjërat që më mahnit është ndërthurja e botës virtuale me botën reale. Kujtoj habinë që më ngjallte para shumë vitesh filmi Matrix; fantashkencë -aplikimi i fantazisë në shkencë. Nuk e kuptoja. […]
Huawei mund të jetë “viktima e parë” e përplasjes së Kinës me Amerikën
Në pak më shumë se 30 vjet, Huawei është shndërruar nga një startup në fillimet e saj në markën më të suksesshme globale të konsumit në Kinë. Dhe është pikërisht kjo kompani, që sot mund të jetë viktima e parë e luftës përshkallëzuese të Kinës me Amerikën mbi tregtinë dhe të ardhmen e teknologjisë. Smartphone e Huawei njihen më shumë nga njerëzit në krahasim me iPhone e Apple, ndërkohë që shitjet kanë shënuar një rritje më të shpejtë se ato […]
Gjermania po tregohet më e kujdesshme në rekrutimin e punëtorëve nga jashtë BE-së
Ligji për emigracionin e punëtorëve të kualifikuar duhej të ishte nxjerrë me kohë Pas një dekade rritje ekonomike, papunësia është në nivelin më të ulët dhe vendet e lira të punës janë në nivelin më të lartë që prej bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990. Gati dy të tretat e firmave gjermane ankohen për mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, shkruan The Economist. Prandaj, Gjermania ka filluar të kërkojë për ta jashtë Bashkimit Europian. Rritja modeste e pagave në […]
Kina kundër Amerikës. Një lloj i ri i ‘Luftës së Ftohtë’
Si duhet të menaxhohet rivaliteti në rritje midis Amerikës dhe Kinës Mosmarrëveshjet ndërmjet Kinës dhe Amerikës nuk lidhen vetëm me luftën tregtare. Ato kanë mosmarrëveshje në çdo fushë, që nga ajo e gjysmëpërçuesve deri te nëndetëset dhe nga filmat e suksesshëm deri në eksplorimin e Hënës, shkruan The Economist. Sot këto dy superfuqi nuk kërkojnë vetëm fitoren e tyre, por edhe shkatërrimin e tjetrës, një kolaps që do ta bënte Kinën gjithmonë të varur ndaj rendit amerikan ose një […]
Shifrat e Eurostat: Shqipëria, me tkurrjen më të madhe të popullsisë nga emigracioni në rajon
Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por në Shqipëri kjo tendencë është shumë më e lartë, pas viteve ’90, ndonëse vendi ynë nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa më e madhe e shteteve fqinjë. Për më tepër, dëshira për të ikur është ringjallur dukshëm vitet e fundit, siç tregojnë dhe kërkesat e larta për azil, ku Shqipëria në vitin 2018 ishte e para në botë për […]
Kapitali fillestar, 250 milionë lekë / Krijohet Bursa e Energjisë, OST 55.5% të aksioneve
Bursa e Energjisë do të regjistrohet me një kapital fillestar jo më pak se 250 milionë lekë. Vendimi i miratuar pak ditë më parë nga qeveria, i cili i hap rrugë konkretizimit të projektit më të rëndësishëm në sektor që nga miratimi i modelit të tregut, tashmë ka hyrë në fuqi. I njëjti vendim saktëson palët që mund të bëhen pjesëtare të bursës përmes blerjes së aksioneve. Pjesëtarë në strukturën e pronësisë së kapitalit të Operatorit të Tregut mund të […]
Ministrja Denaj në Parlament / Trajtim financiar shtesë për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, prezantoi në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë projektligjin “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Në bazë të projektligjit, 23.400 punonjës të profesioneve të vështira të minatorit, naftëtarit dhe metalurgut, të cilët janë në pension ose do të dalin në pension në vitet në vijim, do të përfitojnë trajtim […]
Mbikëqyrja e fondeve të investimeve / AMF përfundon zbatimin e projektit të BB
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përfundoi zbatimin e projektit “Huaja për Politikat e Zhvillimit të Sektorit Financiar”, të mbështetur nga Banka Botërore. AMF ishte përfituese në kolonën e tretë të këtij projekti “Forcimi i rregullimit dhe mbikëqyrjes së fondeve të investimeve”. Raporti i ekipit të Bankës Botërore vlerëson se AMF i ka realizuar gjithë treguesit e performancës së projektit dhe i vlerëson ato në mënyrë të kënaqshme. Përfshirja e AMF-së në këtë projekt solli, si përmirësime të kuadrit ligjor rregullues, për […]
Bllokohet puna nga mungesa e naftës / Rikthehet kriza në ARMO
Kriza në rafinerinë e përpunimit të thellë të naftës, ARMO, është rikthyer, dhe puna është bllokuar prej 10 ditësh nga mungesa e naftës. Punonjësit e ARMO-s pohuan se po përsëritet e njëjta skemë, pasi administratorët e rafinerisë ikin dhe vijnë duke lënë pas borxhe dhe punonjës të papunë. Nga burimet pranë ARMO-s u mësua se puna është pezulluar nga mungesa e naftës. Kompania Bankers Petroleum, e cila është furnizuesi kryesor i ARMO-s, ka ulur sasitë për rafinerinë, pasi ka rritur […]
Forbes / Apple, marka me vlerën më të lartë në botë për 2019
Në tremujorët e fundit, shitjet e iPhone ranë, në veçanti në Kinë, ku rivalët më ekonomikë Huawei Technologies dhe Xiaomi fituan terren. Të ardhurat e Apple, që vijnë nga shitjet e smartphone, ranë me 17% në tre muajt e fundit, në 31 miliardë dollarë, por aksionet u rritën me 5%. Arsyeja? Të ardhura rekord nga shërbimet. Divizioni i shërbimeve të kompanisë përfshin App Store, Apple Pay, iTunes, shërbimet cloud etj. Ky është segmenti i dytë më i madh për Apple, […]
Çmimet e energjisë, Europa
Familjet shqiptare paguajnë për 1,140 lekë për 100 kWh energji të shpenzuar. E matur sipas fuqisë blerëse, të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se ata e paguajnë energjinë më shtrenjtë se Islanda, Norvegjia, Finlanda, Luksemburgu, Serbia, Holanda, Malta, Franca, Suedia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Austria, Mbretëria e Bashkuar (mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjën, por Kosova në vlerë absolute në euro ka energjinë më të lirë në Europë). Shqipëria renditet në këtë mënyrë e 14-a më e lira, nga […]
Patriotizmi “Fake”
Paralajmërimi i qeverisë së Kosovës se do të vendosë taksë 100% edhe për mallrat e importuara nga Shqipëria na damkos njësoj si Serbia. Qëllimi, sigurisht, është krejt tjetër, por mjeti dhe kostot janë të njëjta. Nëse kjo ndodh, atëherë do të mbërrijmë shumë shpejt në një pikë ku dëmi i shkaktuar do të jetë shumë i madh, me kosto të shumëfishtë dhe se çmimi për rikuperimin do të jetë i lartë, jo vetëm ekonomik, por shumëdimensional. Vendosja e barrierave tarifore […]