IFA 2019, nga pajisjet më interesante tek ato më absurde…
Panairi i elektronikës që zhvillohet çdo vit në Berlin, IFA, dhuroi surpriza të shumta. Spikatën pajisjet elektro-shtëpiake, por nuk munguan as smartphone-t, kufjet e deri te pajisjet e çuditshme… Në panairin më të rëndësishëm dhe më “të vjetër” të elektronikës që zhvillohet çdo vit në Berlin mbizotëruan tri tema kryesore: 1) Inteligjenca Artificiale, e cila po hyn, në mënyrë të padukshme, brenda pajisjeve tona kryesore; 2) Komandat zanore, me të cilat menaxhojmë, gjithnjë e më shumë gjëra; 3) 5G, […]
Fajësoni populistët, jo reformatorët, për fiaskon e fundit të Argjentinës
Ekonomia ka vuajtur nga trashëgimia e së kaluarës dhe frika për të ardhmen Përpara se ai të bëhej President i Argjentinës në vitin 2015, Mauricio Macri ishte president i një klubi futbolli në Buenos Aires, Boca Juniors, shkruan The Economist. Më 1 shtator, ekipi u përball me kundërshtarin e tij, River Plate, në superklasiko, termi që përdoret për përballjen e këtyre dy ekipeve. Çuditërisht, për herë të parë, dy “ushtritë e tifozëve kundërshtarë” ranë dakord në një pikë. Teksa […]
Firmat e teknologjisë, në luftë me njëra-tjetrën
Dikush tjetër, më pak ambicioz se Tom Siebel, do ta kishte pranuar humbjen me kohë. Në vitin 2006, sipërmarrësi, atëherë 53 vjeç, ia shiti firmën e tij të parë, Siebel Systems, e cila gjeneronte programe kompjuterike, Oracle, gjigantit të programeve softuerike, shkruan The Economist. Ky veprim e shndërroi atë në një miliarder, por ama në një miliarder të shqetësuar. Në vitin 2009, vetëm disa muaj pasi z. Siebel kishte krijuar një kompani të re, ai u shkel nga një elefant […]
Punët me kohë të pjesshme i ndihmojnë gratë që të marrin një pagë të caktuar
Por ato mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës Të arrish të kuptosh një grua holandeze në një ditë të mërkurë mund të jetë shumë e ndërlikuar, shkruan The Economist. Gjatë kësaj dite, shumica e shkollave fillore zhvillojnë mësim vetëm në gjysmën e parë të ditës dhe duke qenë se tre të katërtat e grave që punojnë janë me kohë të pjesshme, kjo është dita ideale për të pushuar. Holandezët mbajnë vendin e parë në botë […]
Televizionet kalojnë te peshat e rënda
Nëse nuk lufton dot me dallgët, të duhet të notosh me to. Televizionet shqiptare, në këtë sezon të ri televiziv, i janë dorëzuar tendencës ndërkombëtare, ku serialet e platformave të rëndësishme si “Netflix”, po marrin vëmendjen kryesore të audiencës. Serialet turke po humbasin “shkëlqimin” e tyre me një prani më të vogël në ekran, ndërsa lodhja nga politika ka bërë që dozat me të cilën ofrohet kjo e fundit në emisione të jetë më e vogël. Vihet re maturimi i […]
“78% e programacionit, prodhime tonat, audienca po bëhet më përzgjedhëse”
Flet Vjollca Dedei, Drejtore e Programacionit në Top Channel Programacioni në televizione është gjithmonë nën presionin e prodhimeve sa më cilësore, plotësuar nga blerjet. Vjollca Dedei, Drejtore e Programacionit në Top Channel, në një intervistë për “Monitor”, nënvizon se të paktën 78% e programacionit në Top Channel janë prodhime të vetë televizionit, një standard ky botëror. Ajo nënvizon se teksa audienca po bëhet më sqimatare për të kërkuar prodhime më cilësore, Top Channel vjen në këtë sezon televiziv me […]
“Konsolidojmë prodhimin, më shumë prani e serialeve amerikane”
Flet Albert Dumani, Drejtori i Programit dhe Blerjeve në TV KLAN Televizioni KLAN ruan një raport 75% prodhim të vetin dhe 25% blerje në programacion në këtë sezon të ri. Ajo që vihet re është konsolidimi i programeve ekzistuese të testuar me audiencën në disa vite, ashtu sikurse shtohet një bashkëpunim mes Turian Hyskos dhe Marina Vjollcës për një spektakël humori kabare. Drejtori i Programit dhe Blerjeve në TV KLAN, Albert Dumani, në një intervistë për “Monitor” jep detajet […]
“Serialet turke kanë ende vëmendje, ndryshimet që kemi bërë këtë sezon”
Flet Fatos Risto, Drejtor i Programacionit në Vizion Plus Duam apo s’duam, serialet turke mbeten në qendër të vëmendjes së audiencës shqiptare. Kjo ka bërë që televizionet shqiptare t’i kenë fokus të veçantë në përzgjedhjen e tyre. Fatos Risto, Drejtor i Programacionit në Vizion Plus, shprehet se përpos emisioneve të reja dhe riformatimit të atyre ekzistuese për të ardhur më pranë publikut, tashmë janë mbyllur kontratat edhe për pjesën e serialeve. Ai nënvizon se ka një tendencë të publikut […]
“Dixhitalizimi, RTSH vjen si platformë, tashmë me 12 kanale”
Flet Rezart Aga, Drejtor i Programacionit në TVSH Nga 1 tetori, transmetimet analoge për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën do të mbyllen në funksion të atij që njihet si dixhitalizimi. Drejtori i Programacionit në Radiotelevizionin Shqiptar, Rezart Aga, shprehet se, edhe fokusi në vetvete nuk ka qenë pasurimi i programacionit për TVSH-në, por plotësimi dhe ofrimi i një platforme me 12 kanale për teleshikuesit. “Ajo që ka ndodhur me dixhitalizimin dhe me gjithë këtë proces, është që Televizioni Publik vjen […]
“Audienca, e lodhur nga politika. Por lajmi mbetet ende tërheqës”
Flet Anduena Manushi, Drejtore Programacioni e televizionit News24 Televizionet që kanë në fokus “lajmin” janë në garë të vazhdueshme për kohën me të cilën e transmetojnë atë. Por kjo nuk do të thotë se janë “dorëzuar” te plotësimi i programacionit me më shumë larmishmëri. Anduena Manushi, Drejtore e Programacionit në News24, nënvizon se në këtë sezon televiziv është shtuar lista e emisioneve që do t’u ofrohen teleshikuesve, duke pasur në fokus qytetarin. Ajo thotë se audienca është lodhur nga […]
“RTV Ora, ja çfarë do të sjellim si gjeneralistë”
Flet Brisida Shehaj, Drejtore Programacioni në Radio Televizionin Ora Nga 16 shtatori, Ora News, që për një dekadë ka pasur profilin e një televizioni informativ, do të transmetojë si një televizion me programacion të ndryshuar dhe orientim gjeneralist. Brisida Shehaj, Drejtore Programacioni në Radio Televizionin Ora, nënvizon se tashmë nuk do të ketë më vetëm lajme, por programacioni do të pasurohet me elemente të tjera që kanë në fokus argëtimin, informimin, talk shown, spektaklin, serialet televizive, telenovelat, programe aktualiteti, […]
Pse protestojnë rumunët
Asnjë vend i Bllokut Lindor nuk i dha fund epokës komuniste në mënyrë më brutale dhe më vendimtare sesa Rumania, ku diktatori Nicolae Ceausescu dhe gruaja e tij, Elena, u ekzekutuan ditën e Krishtlindjeve në vitin 1989. Vdekja e diktatorit ringjalli shpresat për një fillim të ri, por që prej asaj kohe, Rumania ka qenë e rrënuar nga niveli i lartë korrupsionit dhe nga institucionet shtetërore shumë të dobëta, pavarësisht se është pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Europian. Trazirat […]
Reuters: Monedhat e pjesës më të madhe të vendeve të EQL-së do të jenë në nivele të forta kundrejt euros
Monedhat kryesore të shteteve të Europës Qendrore do të forcohen kundrejt euros gjatë 12 muajve të ardhshëm, por kjo do të varet kryesisht nga qëndrueshmëria e tregjeve globale dhe shpërndarja e lehtësimit të pritshëm monetar në Eurozonë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi një sondazh i ri i kryer nga Reuters. Korona çeke, zloti polak dhe forinta hungareze të gjitha u dobësuan në gusht, duke humbur nga 0.9-2.0% të vlerës së tyre ndaj euros, si pasojë e frikës […]
Bullgari / Sipërmarrësit, të interesuar për të hyrë në tregun e Azerbajxhanit
Zyrtarët e Azerbajxhanit dhe Bullgarisë kanë shkëmbyer mendime mbi mundësinë e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike, si dhe çështjeve të tjera të interesit të ndërsjellë. Ministri i Ekonomisë së Azerbajxhanit, Shahin Mustafayev, u takua me ambasadorin bullgar, Nikolay Yankov, në fillim të këtij muaji. Gjatë zhvillimit të takimit, z. Mustafayev theksoi nivelin e lartë të marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Bullgarisë. Ai përmendi se vullneti politik i krerëve të shteteve kishte siguruar bazën solide për zgjerimin e bashkëpunimit të mëtejshëm […]
Serbi / BERZH mbështet Qendrën e Kontaktit për Kontrollin e Biznesit
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po planifikon të mbështesë krijimin e një qendre të centralizuar kontakti për raportimin e problemeve dhe parregullsive në inspektimet e biznesit në Serbi. Krijimi dhe funksionimi i qendrës së kontaktit do të mbështetet nga BERZH, ndërsa fondet priten të sigurohen përmes donatorëve të BERZH-it, tha banka në një deklaratë për shtyp. “Ne besojmë se inspektimet ndaj biznesit luajnë një rol vendimtar në sigurimin e një mjedisi të shëndetshëm. Ne mbështesim krijimin e një […]
Rumani / Deutsche Telekom do të shesë njësinë e telefonisë fikse tek Orange Romania
Deutsche Telekom ka marrë miratimin e shtetit për të shitur njësinë e telefonisë fikse, ish-Romtelecom, tek Orange Rumania, shkruan Economyica.net. Miratimi nga pushteti vendor, i cili ka rreth 45,99% të aksioneve në njësinë fikse, u mor pas vizitës së Srini Gopalan, anëtar i bordit të Deutsche Telekom, dhe Charalampos Mazarakis, drejtorit financiar të grupit OTE. Por si Telekom, ashtu edhe dhe Orange, refuzuan konfirmimin e kësaj shitjeje, ndërkohë që transaksioni pritet të finalizohet shumë shpejt. Burime të ndryshme thonë se […]
Autoriteti i Konkurrencës: BQK-ja të mos e rrisë çmimin e sigurimit të veturave
Kompanitë e sigurimeve, që operojnë në Kosovë, kanë ndërmarrë prej disa javësh nismën për t’i rritur çmimet e sigurimit të automjeteve. Kurse, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një raport final kishte propozuar rritje prej 35% të çmimit të sigurimit për automjete. Ndaj këtyre veprimeve ka reaguarAutoriteti Kosovar i Konkurrencës, duke thënë se kërkesa për rritje të çmimeve bie ndesh me politikat dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka reaguar ndaj kërkesës së Bankës Qendrore […]
Edhe qeveria e re në “luftë” me Serbinë për taksën
Janë bërë 10 muaj që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë për mallrat serbe. Më 21 nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendimin që të vendosë taksë 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Vendimi erdhi si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të propagandës së saj të vazhdueshme kundër Kosovës. E tani kur Kosova është në zgjedhje dhe pritet që shtetin ta drejtojë një qeveri e re, taksa ndaj Serbisë vazhdon të jetë tema më e nxehtë. […]
Investimet e huaja nisin rënien, tkurren 13% në tremujorin e dytë
Investimet e Huaja Direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në 3-mujorin e dytë të këtij viti, pas nivelit të lartë që shënuan në janar-mars. Sipas statistikave të bilancit të pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në 3-mujorin e dytë ishin 248 milionë euro, me një rënie prej 13.2% në raport me 3-mujorin e parë. Për 6-mujorin e parë, investimet ishin 536 milionë euro, me një rritje prej 9% në raport me të njëjtën periudhë të një viti […]
Ngecin të ardhurat e emigrantëve
Emigrantët kanë sjellë në shtëpitë e tyre 335 milionë euro në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja ka qenë shumë e dobët me vetëm 1.2%, por gjithsesi ka vijuar tendenca zgjeruese që po konstatohet sërish që prej vitit 2016. Remitancat kanë qenë një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës që pas viteve ‘90, duke financuar kryesisht konsumin e […]
Shpenzimet për pushime
Të huajt shpenzuan 854 milionë euro në Shqipëri, shqiptarët lanë 697 mln euro jashtë Turistët e huaj, që tashmë i gjen në çdo cep të vendit, nga Jugu në Veri, po shpenzojnë gjithnjë e më shumë para në vendin e shqiponjave. Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 6 muajt e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në një nivel rekord prej 854 milionë eurosh, me një rritje prej 8.8% […]
Fytyra e re e kartëmonedhave shqiptare
Banka e Shqipërisë ka prezantuar Serinë e Re të Kartëmonedhave Shqiptare. Nga dizajni i rifreskuar, elementët modern, siguria e shtuar, cila do të jetë pamja e re e kartëmonedhave 200, 5000, 1000, 2000 dhe 5000 lekë. Si të dalloni elementet e sigurisë për kartëmonedhat 5,000 lekë Në një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar, është prezantuar Serina e Re të Kartëmonedhave Shqiptare,. Pas më shumë se […]
Kartëmonedha 200 lekë
Përmasat 138 mm x 69 mm Ngjyra Kafe Hedhur në qarkullim 30.09.2019 Pamja e përparme: Portreti i Naim Frashërit dhe në sfond një libër i hapur. Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DYQIND LEKË”, “NAIM FRASHËRI 1846-1900” Pamja e prapme: Shtëpia e lindjes së Naim Frashërit, një fletë ku janë shkruar vargjet e tij “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar”, pena e tij dhe nënshkrimet e drejtuesve. Elementet e sigurisë, 200 lekë Kontrollo nëse kartëmonedha është e […]
Kartëmonedha 5000 lekë
Përmasat: 160 mm x 72 mm Ngjyra: E verdhë Hedhur në qarkullim: 30.09.2019 Pamja e përparme: Portreti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut sipas Gentile Bellini-t Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “PESË MIJË LEKË”, “SKËNDERBEU 1405-1468” Pamja e prapme: Kalaja e Krujës, përkrenarja, monumenti i Skënderbeut mbi kalë në Tiranë dhe nënshkrimet e drejtuesve. Si të dalloni elementet e sigurisë në kartëmonedhën 5,000 lekë Kontrollo nëse kartëmonedha është e vërtetë, përmes verifikimit të elementeve të sigurisë me metodën “PREK, SHIKO, […]
Më pak nxënës në bankat e shkollës
Me një problematikë të shtuar si rrjedhojë e rënies drastike të numrit të nxënësve nisi edhe ky vit shkollor. Në arsimin 9-vjeçar, që nga viti 1992 ka mbi 260 mijë fëmijë më pak në banka. Kurrikulat me imitime të Oxford-it dhe modelet e mësimdhënies si ato të Finlandës janë eksperimente që nuk po japin rezultate Blerina Hoxha Ky vit i ri shkollor po nis me një seri dështimesh në aspektin e politikave publike për të ofruar shërbime arsimore […]
Mehmeti: Qeverisë i mungon vizioni për arsimin
Eksperti i politikave arsimore, Ndriçim Mehmeti, thotë se sistemi arsimor në vend vuan nga mungesa e financimeve, një vizion i qartë dhe politizimi i sektorit. Pasojat janë një arsim që nuk ka lidhje me tregun e punës Viti i ri shkollor po afron. Në këndvështrimin tuaj, cilat janë problematikat më të mprehta të këtij viti, si në logjistikë ashtu edhe në modelet e mësimdhënies dhe kurrikulave? Problemi më i madh është mungesa e një vizioni të qartë të Ministrisë […]
Katër objektivat e qeverisë për 2020-2022 për arsimin bazë
Ministria e Arsimit, në një relacion të posaçëm për Ministrinë e Financave, renditi katër objektivat bazë për zhvillimin dhe përmirësimin në arsimin bazë, që përfshin parashkollorin dhe atë 9-vjeçar. Objektivi i parë synon rritje të aksesit të fëmijëve në arsimin parashkollor me 86%, ndjekjen e arsimit bazë (nga 100% e moshës 6-16), si dhe përfshirjen me përparësi të grupeve vulnerabël. Rritja e treguesit të regjistrimit me 10-15% ose 350-500 fëmijë për nxënësit romë dhe egjiptianë, 10% për nxënësit me aftësi […]
Biznesi do ta paguajë shtrenjtë fiskalizimin
Edhe pse procesi i fiskalizimit vijon të jetë i paqartë për palët e interesit, për sa kohë ende nuk janë publikuar udhëzimet dhe aktet nënligjore, diçka është e sigurt: ky proces do të rëndojë me kosto shtesë biznesin e vogël. Përfaqësuesit e kompanive fiskale bënë të ditur se kasat aktuale nuk mund të transformohen sipas protokollit të kroatëve, çka “hedh në plehra” miliona euro që bizneset shqiptare, të vogla dhe të mëdha, kanë shpenzuar për të blerë kasa fiskale. Ekonomistët […]
Vula dixhitale do t’u kushtojë shqiptarëve 3.9 milionë euro, vetëm vitin e parë
Në nenin 19, përcaktohet detyrimi për të gjithë subjektet që lëshojnë fatura që të pajisen me një certifikatë elektronike nga AKSHI. Certifikata e njëjtë do të mund të përdoret për autentifikimin e zgjidhjes softuerike për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave me sistemin e Administratës Tatimore. Pastaj për nënshkrimin elektronik të mesazheve që dërgohen në Administratën Tatimore, së bashku me përmbajtjen e elemente të faturës. Tatimpaguesi që lëshon faturë, detyrohet që me qëllim të zbatimit të procedurës së fiskalizimit të faturës, […]
Sektori privat në Shqipëri / 200 vende të reja pune në muaj më 2019
Në gjashtë muajt e parë të vitit, ekonomia shqiptare “prodhoi”, rreth 200 vende të reja pune në muaj, ose vetëm 1270 të punësuar më shumë. Duke ju referuar të dhënave administrative, të punësuarit në sektorin e privat (pa përfshirë të punësuarit në bujqësi dhe në sektorin shtetëror) ishin 1270 më shumë se në fund të vitit, sipas listë-pagesave të dorëzuara në administratën tatimore të referuara nga INSTAT. Sektori privat, pa përfshirë bujqësinë, numëroi 509,998 të punësuar në tremujorin e dytë […]
2019 / Sektorët me rritje më të lartë të pagave, lajme të këqija për bankierët
Sektorët që vuajnë mangësi të fuqisë punëtore kanë nisur të përdorin rritjen e pagave, si një mjet për të mbajtur prodhimin dhe shërbimet nën kontroll. Në tremujorin e dytë të vitit, sektori i informacionit dhe komunikimit, bujqësia, hoteleria, baret dhe restorantet ofruan rritjet më të larta të pagave për punonjësit e tyre, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Ndërsa punonjësit në sektorin e ndërtimit dhe sektorin bankar kanë pësuar ulje të pagës në tremujorin e dytë të vitit në raport […]
Zbresin në nivelin më të ulët të vitit / Huatë me probleme bien sërish në korrik
Huatë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar një rënie tjetër në korrik për të tretin muaj radhazi, duke zbritur në 11.19%. Ky është dhe niveli më i ulët i këtij viti. Në dhjetor të vitit të kaluar, huatë me probleme zbritën në nivelin më të ulët në 7 vite, prej 11.08%, të ndihmuara dhe nga fshirja e kredive të këqija që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen, nga bilancet e bankave. Më pas treguesi […]
Statistikat / Bie borxhi i jashtëm publik
Ekonomia shqiptare uli ekspozimin e detyrimeve me jashtë vendit në gjashtëmujorin e parë të vitit si pasojë e efekteve pozitive të kursit të këmbimit në shlyerjen e borxhit të qeverisë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit qershor të vitit 2019, Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë shënon rreth 8,3 miliardë euro, në rënie referuar fundit të muajit mars 2019. Gjatë mars-qershor, stoku i BJB-së u ngushtua me 81.3 milionë euro, ku efekti i kursit […]
Bizneset në “kolaps” / Lista e borxhlinjve në tatime u zgjerua me 27% këtë vit
Përgjysmimi i ritmeve të rritjes ekonomike, konsumi i dobët, kriza e zgjatur politike e kombinuar me një aksion antiinformalitet e kanë përkeqësuar më tej klimën e biznesit në vend gjatë këtij viti. Lista e “zezë” e bizneseve në tatime që nuk shlyejnë në kohë detyrimet tatimore numëroi në fund të muajit gusht 27,915 biznese gjithsej. Vetëm në vitin 2019 u shtuan edhe 7640 biznese ose 27.4% më shumë, të cilat nuk arritën të paguanin në kohë detyrimet tatimore. Nga shqyrtimi […]
Nënshkruhet kontrata 3 milionë euro / Rindërtimi i rrugës Tushemisht-Pogradec
Një tender i shpallur sipas praktikave të Bankës Botërore, pjesë e kredisë së dhënë për konektivitetin e rrugëve lokale dhe rajonale, tashmë është finalizuar me një kontratë që synon rikonstruktimin e rrugës turistike Tushemisht – Pogradec. Banka Botërore raportoi se kontrata është nënshkruar në muajin gusht, me vlerë 377 milionë lekë, apo rreth 3 milionë euro dhe është fituar nga bashkimi i kompanive JV “4 A-M” SHPK & “GARDEN LINE”. Procedura, që në shpalljen e saj, ka pasur interes të […]
E vërteta e hidhur pas lustrës së shifrave!
Ekonomia shqiptare, në një vend që udhëhiqet nga një piktor, ashtu si arti, duket se është realitet i zbukuruar. Ashtu si qytetet e lyera me bojë, që fshehin nga pas një varfëri të madhe dhe mirëqenie të ulët, edhe shifrat e treguesve kryesorë ekonomikë, janë optimiste në pamje të parë, por pas tyre qëndron një e vërtetë e hidhur. Është e vërtetë që investimet e huaja në vlerë ishin në nivelet më të larta të dekadës në 6 muajt e […]