“Parashikojmë ndikim te shitjet nga vala e emigracionit”
Flet Alexandros Kosenas, Shefi Ekzekutiv i Neptun sh.p.k Kompania e elektroshtëpiakeve “Neptun” nisi në vitin 2018 një plan rinovimi, faza e parë e të cilit përfundon në vitin 2019. Shefi Ekzekutiv i “Neptun sh.p.k.”, Alexandros Kosenas, thotë për “Monitor” se, vetëm në dy dyqanet në qendrat tregtare QTU dhe TEG janë investuar mbi 1 milion euro. Investime të ardhshme do të parashikohen në vijim të vitit 2020, në të gjitha dyqanet në Shqipëri. Ai thekson se, për biznese që […]
Shteti duhet të nxisë industrinë përpunuese
Flet Z.Ilir Saliaj, Presidenti i Big Market Nisi si një zinxhir i vogël supermarketesh 20 vjet më parë, ndërsa sot Big Market është rrjeti më i madh i tregtimit në njësitë e specializuara në vend. Kompania ka sot mbi 2,000 të punësuar dhe mbi 110 pika tregtimi në gjithë vendin. Por, Z.Ilir Saliaj, Presidenti i Big Market, pohon se ky është një biznes i vështirë. Informaliteti është i lartë, normat e fitimit janë tepër të ulëta, fuqia blerëse e […]
Grupi Gjonaj, zgjerim në energji, mikrofinancë e turizëm
Flet Marin Gjonaj, president i “Gjonaj Group” Marin Gjonaj është modeli i sipërmarrësit të ri shqiptar, i pasionuar pas telekomunikacionit e teknologjisë globale, që ka pasur nuhatjen të depërtojë në tregje të reja, duke shfrytëzuar njohuritë dhe lidhjet e tij në kohën dhe vendin e duhur. Po ashtu, në momentin e duhur ka ditur të tërhiqet, duke maksimizuar fitimet dhe duke gjeneruar likuiditete për investime të reja. Në heshtje, ai ia ka dalë të krijojë disa kompani, që sot […]
Suksesi i KESH lidhet drejtpërdrejt me suksesin e sektorit
Intervistë me administratorin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), z. Benet Beci Për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), 2018-a ka qenë një vit pozitiv, i ndihmuar nga moti i favorshëm. Kjo ndikoi në rritjen e investimeve, shlyerjen e detyrimeve korente dhe pagesën e 57 milionë lekë detyrime ndaj banorëve të përmbytur në vitet 2010-2011. Por situata ka ndryshuar në pjesën e parë të vitit 2019, për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, z. Benet Beci, pohon se […]
Kurum lë pas periudhën e vështirë
Flet Arif Shkalla, drejtor i financës i “Kurum” Vështirësitë që hasi prodhuesi më i madh i çelikut në vend, Kurum, në periudhën 2015-2016 tashmë duket se janë lënë pas. Plani i ristrukturimit të kompanisë po funksionon, kreditorët po shlyhen, ndërsa janë shtuar projektet për investime. Arif Shkalla, drejtor i financës i “Kurum” pohon se gjatë 2018-s, pati një zhvillim lidhur me statusin e shoqërisë, me vendim të Gjykatës së Tiranës, nëpërmjet vendimit numër 10234, datë 11.12.2018, ka ndryshuar statusin […]
“Investimet e ‘Bankers’ do të arrijnë 255 milionë dollarë në fund të vitit”
Intervistë me CEO-n dhe Presidentin e “Bankers Petroleum Albania”, Xingyun Sun “Bankers Petroleum Albania”, kompania që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse më të madhe mbi tokë në Europë, atë të Patos- Marinzës, planifikon që të ketë një nivel prodhimi nafte prej 870 mijë tonësh në vitin 2019-n dhe të shpojë rreth 88 puse të reja nafte deri në fund të këtij viti. CEO dhe Presidenti i “Bankers Petroleum Albania”, Xingyun Sun, pohon se kompania vijon të rrisë investimet në […]
OSHEE e ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike, rriten kostot e blerjes së energjisë
Flet administrator i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z. Ardian Çela Në 2018-n, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arriti të rikuperojë situatën e vështirë financiare, shkaktuar nga thatësira e vitit 2017. Por, në 2019-n po përballet me të njëjtin presion për shkak të thatësirës së theksuar hidrike. Megjithatë, administratori i OSHEE, Ardian Çela thotë se OSHEE ka arritur ta mbajë situatën në kontroll, duke arritur një ekuilibër sa i përket jo vetëm përballimit të kostove të […]
TAP, përgatitjet për fazën operacionale
Intervistë e Menaxherit të TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri Gazsjellësi TAP është investimi më i madh i realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Me vlerë totale për segmentin shqiptar prej 1.5 miliardë eurosh, TAP është i rëndësishëm, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike dhe që e pozicionon Shqipërinë në hartën energjetike të Europës, por edhe se solli një kulturë të re pune në vend, sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare në aspektin ekonomik dhe përgjegjshmërisë sociale. Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor […]
Grupi “Balfin” pret rritje 40% në 2019-n
Flet Z. Samir Mane, presidenti i Grupit “Balfin” Grupi Balfin, pas një ecurie pozitive në 2018-n, pret që të rrisë qarkullimin vjetor me 40% në 2019-n. Presidenti i grupit, z.Samir Mane pohon se në Shqipëri grupi synon konsolidimin e bizneseve aktuale dhe forcimin e mëtejshëm të pozitave në treg, por nuk ka plane për investime të reja në Shqipëri. “Nga ana tjetër, ne synojmë që të shtrihemi më tej në rajon me investimet në real estate në Maqedoni, me […]
Grupi Kastrati synon zgjerimin në rajon
Flet Zëvendëspresidenti i “Kastrati Group”, z. Leonard Kastrati Një biznes që nisi nga tregtimi i naftës, sot është kthyer në më të madhin në vend sipas qarkullimit vjetor dhe është në zgjerim të vazhdueshëm. Grupi Kastrati është i diversifikuar sot në sektorë të ndryshëm, duke filluar nga sigurimet, tregtimi i automjeteve, ndërtimi, hoteleria e shumë të tjera. Qarkullimi vjetor i grupit në 2018-n ishte rreth 650 milionë euro. “Kemi investuar me sukses në 12 sektorë të rëndësishëm dhe gjatë […]
GRUPET MË TË MËDHA NË VEND
Kastrati Grupi Kastrati është tregtuesi më i madh i karburanteve në vend, ka aktivitet në fushën e sigurimeve dhe të tregtimit të automjeteve dhe së fundmi po diversifikon aktivitetin dhe në fushën e ndërtimit. Qarkullimi vjetor i grupit i afrohet 86 miliardë lekëve (675 milionë eurove) në 2018-n, duke shënuar vitin më të mirë historik, pas një rritjeje të të ardhurave me 35%. Dy kompanitë kryesore të grupit, Kastrati sh.a. (tregtuesi me shumicë i naftës) dhe Kastrati sh.p.k. (tregtuesi me […]
SHITBLERJET
Sipërmarrjet në Shqipëri janë në përgjithësi zotërime familjare dhe pronësia nuk shënon ndryshime të mëdha, ose kalon brenda familjes. Gjithsesi nuk kanë munguar transaksionet e shitblerjes edhe në vitin 2018, ku më tipiket ishin në sistemin bankar dhe në shërbimin spitalor privat. “E v i t a”, kompania që zotëron 85% të “DiaVita”, koncesionari i hemodializës, është zgjeruar më tej në tregun e farmaceutikës. “E v i t a” bleu 50% të aksioneve të një prej distributorëve farmaceutikë më të […]
BANKAT, NË PRESIONIN E INTERESAVE TË ULËTA
Totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.45 trilionë lekë (rreth 11.4 miliardë euro) në fund të vitit 2018, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në raport me një vit më parë, rritja vjetore ishte vetëm 0.5%, më e ulëta që nga viti 1998, kur Banka e Shqipërisë raporton të ardhurat. Ndikim ka dhënë dhe nënçmimi i euros, gjithsesi që prej vitit 2011, rritja e aktiveve të sistemit ka qenë minimale. Zhvillimi më i rëndësishëm ishin shitblerjet, që kulmuan […]
NXITJA E TURIZMIT DHE UDHËTIMEVE
Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar turistik nga njëra anë, por dhe shtetasit e saj, gjithnjë e më shumë, po “eksperimentojnë” me pushimet jashtë, si të detit, ashtu dhe ato kulturore. Kjo rritje e lëvizjeve po nxit dhe bizneset e lidhura me udhëtimet. “Albawings”, operatori shqiptar i fluturimeve ajrore, me destinacion qytetet italiane, ka rritur me 65% të ardhurat në 4.2 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, “Alba Wings”, e cila bashkëpunon me “Blue Panorama”, […]
NGEC TREGU I AUTOMJETEVE TË REJA
Me informalitetin në tregtimin e automjeteve që vijon të jetë shumë i lartë, distributorët e mjeteve të reja nuk kanë arritur të shënojnë rritje të dukshme në vitin 2018. Në total, sipas të dhënave nga Automobile Club Albania (ACA), janë targuar në 2018-n 3,234 autovetura dhe mjete të tjera të reja të transportit të përzier, me një rritje minimale prej 0.2%, ose vetëm 7 automjete më shumë. Shteti mbetet një klient i rëndësishëm i këtyre operatorëve. “Auto Star Albania”, përfaqësuesi […]
ENERGJIA PRIVATE, TREGTIMI NË RËNIE, HEC-et HYJNË NË PRODHIM
2018-a ishte një vit pozitiv, sidomos në pjesën e parë të tij, për shkak të situatës së favorshme të reshjeve. Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 8.552 GWh, duke shënuar rritje prej 89% me bazë vjetore. Rënia e nevojës për importe ka bërë që operatorët e tregtimit të energjisë të shohin ulje të të ardhurave, ndryshe nga 2017-a, kur rritja e tyre ishte dy e treshifrore, për shkak të importeve […]
BIZNESI I VËSHTIRË I SPITALEVE PRIVATE
Edhe pse kanë kaluar mbi gjashtë vjet nga lulëzimi i biznesit të spitaleve private, të gjitha vazhdojnë të raportojnë humbje, kur përvoja ndërkombëtare referon një cikël trevjeçar, kur përgjithësisht sipërmarrje të tilla fillojnë e japin fryte. Teksa edhe në vitin 2018, të gjitha spitalet private raportuan humbje, kulmuan shitjet e blerjet. “Spitali Amerikan” raportoi të ardhura prej 4.9 miliardë lekësh, me një rritje prej 23% me bazë vjetore. Humbjet ishin 168 milionë lekë dhe u reduktuan me 33%. Sipas raportit […]
VIT POZITIV PËR INDUSTRINË
2018-a ka qenë një vit pozitiv për sipërmarrjet ekzistuese në industrinë e rëndë dhe atë përpunuese, ndonëse hyrjet e reja mungojnë. “Bankers Petroleum”, eksportuesi më i madh, pa rritje të të ardhurave. “Kurum” ka vijuar me ecurinë pozitive, pasi ka funksionuar nga procesi i falimentit pas ristrukturimit. Eksportuesi i kromit, “Albchrome”, u zgjerua me 14.5%, në 11.2 miliardë lekë. Kompania, pjesë e grupit “Balfin”, ka shtuar investimet vitet e fundit në përpjekje për të rritur vlerën e shtuar. Perspektiva e […]
SIGURIMET, NË RRITJE TË LEHTË
Tregu i sigurimeve mbetet më i nënzhvilluari në rajon, me të ardhura në rreth 35 euro për frymë, nga 90 euro në Serbi e 150 në Mal të Zi dhe mbi 2000 euro në vendet e Bashkimit Europian. Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë vitit 2018, tregu i sigurimeve ka pasur rritje prej 4.5% dhe volumi i primeve të shkruara bruto arriti në rreth 17 miliardë lekë. Rreth 93% e tregut përbëhet nga jo-jeta, ku sigurimet e […]
CALL CENTER THELLON RËNIEN
Kompanitë që operojnë si qendra të thirrjeve telefonike, lulëzuan në dekadën e fundit. Rritja dyshifrore e të ardhurave, fitimet e larta, avantazhi i krahut të lirë të fuqisë punëtore dhe njohurive të gjuhës italiane, tregu i sigurt përtej detit, tërhoqën shumë sipërmarrës vendas e të huaj. Por, prej dy vitesh, sektori ka hyrë në një fazë tkurrjeje. Kompanitë kryesore, me peshë në punësim, kanë ulur numrin e të punësuarve dhe të ardhurat nuk po rriten më. Goditjen e parë e […]
NDËRTIMI, A PO AFROHET FLLUSKA?!
Rritja dyshifrore e kompanive të ndërtimit, si në sektorin inxhinierik, ashtu dhe atë rezidencial ishte një dukuri tipike e 2017-s, teksa sektori përjetoi një lulëzim të vërtetë. Por kjo zgjati shumë pak. Në vitin 2018, pjesa më e madhe nuk arriti të ruajë ritme të larta, përkundrazi shumë prej tyre, sidomos në sektorin rezidencial panë rënie të të ardhurave, në një sinjal se kërkesa për blerje banesash nuk është e qëndrueshme. Ndryshe nga viti 2017, kur qarkullimi vjetor i kompanive […]
GARA E SHËRBIMEVE TELEVIZIVE
Tregu i televizioneve po përballet me presionin e ndryshimeve teknologjike, internetit dhe zhvendosjes së preferencave të klientëve drejt shërbimeve alternative. Edhe pa këto ndryshime, tregu i televizioneve në Shqipëri kishte të ardhurat për reklamat për banor më të ulëtat në rajon, në një kohë që rritja e konkurrencës ka shtuar presionin për programe cilësore. “Digitalb”, ofruesi i platformës me pagesë televizive, është operatori më i madh i shërbimeve televizive në Shqipëri. Në vitin 2018, të ardhurat e kompanisë ishin 5.4 […]
TREGTIA ME PAKICË
Elektroshtëpiaket “Neptun” mbetet tregtuesi më i madh i produkteve elektroshtëpiake dhe elektronike në vend. Teksa konkurrenca në këtë segment është shtuar, në vitin 2018, të ardhurat e “Neptun” ranë me 4.4%, në 7.2 miliardë lekë. “Globe Shops” ka ruajtur ritmet e larta të rritjes, duke u zgjeruar me ritme dyshifrore në 2018-n, me 16% në 2.2 miliardë lekë. “AZA Elektroshtëpiake” raportoi të ardhura 1.75 miliardë lekë (5.3% rritje). “ICT Trading”, një kompani e re e krijuar në janar 2018, kryesisht […]
DISTRIBUTORËT, NË RRITJE NGA PËRMIRËSIMI I KONSUMIT
Distributorët, të përqendruar në segmentin FMCG (mallrat e konsumit që lëvizin shpejt nga raftet) që është mjaft i ndjeshëm ndaj prirjeve të konsumatorëve për të shpenzuar, kanë vijuar të kenë një vit pozitiv edhe për vitin 2018, ndonëse të mëdhenjtë panë një zgjerim minimal, duke u lënë terren më të vegjëlve. Konsumi final i popullatës, sipas të dhënave të INSTAT, u përshpejtua në 2.65% në vitin 2018, nga 2.25% vitin e mëparshëm. Konsumi vjetor i popullatës, ndryshimi vjetor […]
TELEKOMUNIKACIONET NË STANJACION
Në vitin e parë, pasi sipërmarrësi me kapital vendas “Plus Communication” doli nga tregu, tre operatorët e tjerë janë përpjekur më shumë “të përfitojnë” nga ikja e më të voglit se sa të rrisin tregun. Vitet e fundit, tregu i telefonisë celulare po riformatohet me shpejtësi, në linjë me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe internetit. Ai po orientohet drejt datave, broadband, teknologjive të reja dhe shërbimeve nëpërmjet celularit dhe internetit, duke përfshirë shërbimet financiare dhe bankare, si dhe transportin. […]
KONSOLIDOHET SEGMENTI I NAFTËS
Importet e karburanteve u rritën sërish në 2018-n, me 25%, pas rënies së tyre me 21%, pasi prodhimi vendas kishte fituar terren. Në vitin 2018, problemet që kishte kompania prodhuese ARMO ndikuan në ofertën në vend, duke lënë më shumë terren për importuesit. Tre sipërmarrje në fushën e tregtimit me shumicë të hidrokarbureve renditen ndër 10 më të mëdhenjtë në vitin 2018. Në ndryshim nga viti i kaluar, kur ishin 4 subjekte, ka dalë nga 10 më të mëdhenjtë “Eroil” […]
KONCESIONARËT E RINJ
Tri shoqëri të reja koncesionare kanë hyrë në listën e më të mëdhenjve në vitin 2018, duke reflektuar valën e re të projekteve të Partneritetit Publik-Privat, ku po angazhohet qeveria shqiptare. “GJOKA 87”, e krijuar në prill 2018, në pronësi të “Gjoka Konstruksion”, që po ndërton me koncesion Rrugën e Arbrit, ka raportuar 5.8 miliardë lekë të ardhura, sipas të dhënave nga Tatimet, teksa bilanci zyrtar nuk është dorëzuar ende, duke u renditur në vend të 47 ndër 200 më […]
10 MË TË MËDHENJTË
1.“Kastrati sh.a.” Kompania më e madhe e importit dhe tregtimit të naftës me shumicë në vend, “Kastrati SH.A”. është renditur më e madhja në vend, sipas qarkullimit vjetor, në 2018, duke zbritur nga froni Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që prej vitesh kryesonte listën “MONITOR 200” të më të mëdhenjve të Biznesit në Shqipëri. Ndryshe nga tre vitet e kaluara, kur të ardhurat ishin në rënie të lehtë, ato kanë kërcyer ndjeshëm në vitin 2018. Kompania raportoi 61.7 miliardë […]
200 VIP-at e 2018: Viti i koncesioneve
Në një ekonomi që pothuajse ka ngecur, risia e vetme e vitit 2018 është hyrja e kompanive koncesionare, teksa biznesi i sigurt dhe fitimprurës me shtetin (në kurriz të taksapaguesve) po bëhet më i preferuari i atyre pak sipërmarrësve që arrijnë ta sigurojnë atë. Të tjerët po “vegjetojnë” në një mjedis ekonomik me rritje të ngadaltë dhe pak premtues, ndërsa dhe projektit TAP po i vjen fundi. Edhe sipërmarrjet e ndërtimit, që lulëzuan në vitin 2017, e kishin ciklin shumë […]
Mendësia koncesionare përballë garës teknologjike rajonale
I gjithë rajoni, prej vitesh, është zhytur në një garë të ethshme për të tërhequr sa më shumë investime me vlerë të shtuar në teknologjinë e informacionit e industrinë prodhuese, kryesisht atë automotive, të cilat rrisin produktivitetin e ekonomisë, duke e bërë atë më konkurruese. Në afat të gjatë, kjo sjell paga më të larta për punonjësit, më shumë të ardhura në buxhet dhe, ky i fundit, ka më shumë hapësira të kanalizojë fondet që mbledh në investime për rrugë, […]