Audi Q7, metamorfozat teknologjike
E rinovuar më shumë nga sa mund të duket në shikim të parë, Q7 hedh një hap përpara në fushën e dixhitalizimit. Përqafon edhe më shumë elektricitetin dhe vjen me një motor hibrid benzine të butë Evolucioni i Audi Q7 është më shumë substancial se sa formal duke ruajtur hapin e kohës dhe mbi të gjitha përfshin një dozë të mirë të teknologjisë. Shkurtimisht, do të ishte një gabim shumë i madh në vlerësim nëse do të ndalemi vetëm […]
Eksportet – 8-mujori
Eksportet kanë shënuar një ecuri negative në tetë muajt e parë të vitit, të ndikuar nga performanca negative e tre grupeve kryesore, “tekstile e këpucë”, “minerale, lëndë djegëse, energji”, “materiale ndërtimi e metale”. Të vetmet grupe që po ecin mirë janë “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Në tetëmujorin e parë të vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 200 mld lekë, duke u ulur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave […]
Të paktën 70 vende në botë organizojnë fushata keqinformimi
Kërkuesit e Internet Institute në Oxford publikuan një raport alarmues: propaganda që u besohet web robot dhe fake news përfshin gjithnjë e më shumë shtete dhe është bërë më e sofistikuar dhe e vështirë për t’u ndalur. Universiteti i Oxford-it ka publikuar së fundi një raport mbi keqinformimin. Sipas raportit, fenomeni – thënia e vetëdijshme, në debatin publik, e gënjeshtrave dhe nocioneve të shtrembëruara për të arritur një objektiv politik apo social – po përkeqësohet krahasuar me të kaluarën. Në […]
Facebook nis të fshehë numrin e like-ve
Facebook ndjek Instagram, eksperimenton fshehjen e pëlqimeve në një postim Facebookka nisur zyrtarisht të fshehë numrin e pëlqimeve në një postim. Ashtu siç ndodhi më parë me Instagram, funksionaliteti, i zbuluar disa javë më parë nga eksperti Jane Manchun Wong, do të fshehë numrin e like-ve dhe reagimeve për të gjithë, përveç autorit të postimit, i cili do të jetë ende në gjendje të shohë numrin e saktë të personave që kanë shprehur vlerësimin e tyre.Testi ka nisur në […]
Çfarë duhet të bëjë Mario Draghi që të përmirësojë ekonominë e Europës
Mario Draghi dhe BQE-ja po përballen me një Eurozonë të ngadalësuar. Teksa rreziku i recesionit në Europë rritet, BQE duhet të veprojë sa më parë Nëse Mario Draghi kishte shpresuar se muajt e fundit, përpara se të largohej nga BQE, do të ishin të qetë, ai e ka pasur plotësisht gabim, shkruan The Economist. Ai ka tetë vite në krye të Bankës Qendrore Europiane. Në vitin 2012, Draghi i dha fund panikut në lidhje me ndarjen e Eurozonës, duke […]
Katër skenare që Drama Brexit mund ta çojë Britaninë drejt një drame tjetër
Ku po shkon Brexit? Çfarë mund të bëjë Boris Johnson? Bloomberg ofron një parashikim, me disa rrugë të mundshme se çfarë pritet të ndodhë: Johnson arrin një marrëveshje Ndoshta kryeministri pajtohet për një kufi në Detin Irlandez. Ndoshta Bashkimi Evropian lëkundet dhe ofron disa modifikime për pjesët e marrëveshjes të bëra nga paraardhësja e tij, Theresa May, që adresojnë çështjen e diskutueshme të kufirit irlandez. Por a mund ta marrë ai përmes Parlamentit? Ndoshta. Për ta bërë këtë, ai do […]
Emmanuel Macron përballet me zemërimin e të moshuarve
Një tjetër president francez tenton për të zbatuar reformën e pensioneve. Në të kaluarën, kjo tentativë ka dështuar Sizifi e kishte shumë më të lehtë, krahasuar me reformatorët francezë të pensioneve. Figura mitologjike u mallkua përjetësisht dhe u dënua që të ngjiste një gur në majë të një kodre dhe ta shihte atë të rrokullisej sërish poshtë gjatë natës. Por atij kurrë nuk iu desh që të bindte fiset galike që të dilnin në pension më vonë, shkruan The […]
Dilemat e Apple
Tim Cook përpiqet të zvogëlojë varësinë e Apple nga pajisjet dhe të rrisë të ardhurat nga shërbimet Hedhjet në treg të produkteve të Apple nuk janë më ato që kanë qenë dikur. Një dekadë më parë, prezantimi iPhone krijoi një entuziazëm të pakufi, aq sa adhuruesit e këtij telefoni do të mbanin radhë përpara dyqaneve që e shisnin këtë produkt, disa ditë përpara afrimit të datës së hedhjes së tij në treg, shkruan The Economist. Në eventin e fundit […]
Pse tregu i vetëm i Europës është në rrezik
Rritja e barrierave. Shpresa më e madhe e kontinentit qëndron në ringjalljen e projektit të tij më të madh ekonomik Ndryshimi i ekipit të Komisionit Europian, një herë në çdo pesë vjet, është një mundësi për ta çuar Bashkimin Europian në një drejtim krejtësisht të ri, shkruan The Ecnomist. Më 10 shtator, Ursula von der Leyen, përcaktoi përparësitë e saj: menaxhimi i kalimit nga karburantet fosile, kritika të ashpra ndaj masave të fundit të ndërmarra nga gjigantët amerikanë të […]
Potenciali i aventurës në zonën e Tropojës
Në Shqipëri, ne kemi kaq shumë shpella me potenciale të pasura për zhvillimin e turizmit, por ende janë të fjetura, të përgjumura ose të pashfrytëzuara. Nga Dr. Bislim AHMETAJ, Prof. Dr. Perikli QIRJAZI, Prof. Dr. Fatmir MEMAJ Sfondi Vizitat në shpella janë një pjesë e turizmit natyror, ose “ekoturizmit”, që me zhvillimin e tij të vazhdueshëm ka potencial të tërheqë turistët dhe e diversifikon modelin turistik, duke rritur popullaritetin e tij në shumë vende të botës. Shpellat janë […]
Kroaci / Hrvatski Telekom, investitori më i madh në infrastrukturën dixhitale
Hrvatski Telekom deklaroi se është investitori më i madh privat në infrastrukturën dixhitale në Kroaci, duke kontribuar në 3% të PBB-së së Kroacisë në 2018 dhe duke punësuar rreth 5,000 persona. Sipas Atlasit Dixhital, të publikuar nga Instituti i Ekonomisë, Hrvatski Telekom kontribuoi në mënyrë direkte dhe indirekte me rreth 11.3 miliardë kuna në PBB-në e vitit të kaluar të Kroacisë, hapi 30.200 vende pune dhe gjeneroi 3.26 miliardë kuna nga taksat dhe kontributet sociale. Hrvatski Telekom ka rritur vlerën […]
Bullgari / Koreja e Jugut importon verë, vajrat esencialë dhe produktet e qumështit
Produktet bullgare, përfshirë verërat, vajrat esencialë dhe produktet e qumështit kanë një potencial të madh për t’u eksportuar në tregun e Koresë së Jugut. Kjo u bë e qartë në një takim të zhvilluar në Seul midis ministrit të Ekonomisë, Emil Karanikolov, dhe kryetarit të Shoqatës së Importuesve të Koresë (KOIMA), z. Kwang-hee Hong. Shoqata e Importuesve të Koresë, KOIMA, është një organizatë me mbi 8,000 anëtare, e cila është themeluar në vitin 1970. Kjo është e vetmja organizatë biznesi […]
Kroaci / Hrvatski Telekom, investitori më i madh në infrastrukturën dixhitale
Hrvatski Telekom deklaroi se është investitori më i madh privat në infrastrukturën dixhitale në Kroaci, duke kontribuar në 3% të PBB-së së Kroacisë në 2018 dhe duke punësuar rreth 5,000 persona. Sipas Atlasit Dixhital, të publikuar nga Instituti i Ekonomisë, Hrvatski Telekom kontribuoi në mënyrë direkte dhe indirekte me rreth 11.3 miliardë kuna në PBB-në e vitit të kaluar të Kroacisë, hapi 30.200 vende pune dhe gjeneroi 3.26 miliardë kuna nga taksat dhe kontributet sociale. Hrvatski Telekom ka rritur vlerën […]
Ballkani Perëndimor / BE synon të intensifikojë dialogun
Bashkimi Europian synon të intensifikojë dialogun me shtetet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të shpjegojë përfitimet e financimit nëpërmjet instrumenteve kryesorë të drejtpërdrejtë për projektet e infrastrukturës së BE-së. Në të njëjtën kohë, ai u bën thirrje këtyre shteteve, se kur pranojnë investime nga partnerë të tjerë që nuk janë pjesë e BE-së, t’i kushtojnë vëmendje të veçantë përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, tha se financimi i projekteve të infrastrukturës së BE-së përfshin […]
Tenderi për frekuencat / AKEP shpall fituese ofertën e Telekom 7.44 milionë euro
Më shumë se dy javë nga hapja e ofertave për procedurën e “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (792-862 MHz) spektër i paalokuar”, Ref. 1×10 MHz i çiftuar-800-2019” AKEP ka shpallur fituese ofertën e Telekom Albania. Në vendimin e AKEP që mban datën 20 shtator është marrë në analizë dokumentacioni i paraqitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ku, së pari, sipas Këshillit Drejtues të AKEP, raporti përmbledhës është në përputhje me rregullat e […]
Kroaci / 10 milionë euro për ndërmarrjet e vogla
Ndërmarrjet e vogla kroate dhe startup-et, që kërkojnë të blejnë makineri dhe pajisje të vogla me vlerë deri në 25,000 euro, mund të përfitojnë nga garancia e Fondit Europian të Investimeve (FEI) për UniCredit Leasing në Kroaci. FEI po i siguron kompanisë më të madhe të huadhënies në Kroaci, një garanci për të rritur portofolin e huadhënies për ndërmarrjet e vogla me vlerë deri në 10 milionë euro në total. Transaksioni mundësohet nga një garanci nga buxheti i BE-së, sipas […]
Aleanca V4 mbështet aspiratat e Ballkanit në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE
Ndërkohë që Bashkimi Europian po vuan nga “lodhja e zgjerimit”, aleanca politiko-kulturore Visegrad 4, e katër shteteve të Europës Qendrore, është e vendosur të mbështesë Ballkanin në aspiratat për t’iu bashkuar bllokut. Por a do t’ia dalin ata me sukses kësaj sfide? Kur Komisioni i ri Europian të fillojë punën, ai do të merret kryesisht me çështje që mund të kërcënojnë Bashkimin Europian, siç janë: Brexit, emigracioni dhe shteti ligjor. Kjo ka bërë që diplomatët e BE-së të mendojnë se […]
Ministria e Bujqësisë fillon ekzekutimin e subvencioneve në vlerë 11.9 milionë euro
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pas kontrolleve administrative dhe kontrolleve në terren ka përgatitur listat për pagesë të fermerëve përfitues, në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2019. Deri më tani janë proceduar listat për pagesë të 13697 fermerëve, të cilët kanë përfituar subvencione në vlerë prej 11,891,328.14 euro. Prej kësaj shume, pagesa direkte për sipërfaqe për personat fizikë, të cilat do të fillojnë të […]
Nëse ikim me këto ritme, duhen vetëm 70 vite që të zbrazet vendi
Ndonëse pritshmëritë ishin që numri i azilantëve të vinte në rënie, për shkak se refuzimet e larta të dekurajonin aplikimet e reja, të dhënat nga Eurostat dhe EASO vazhdojnë të tregojnë një tendencë në rritje. Për shkak të politikave sociale, destinacioni kryesor i shqiptarëve kohët e fundit ka qenë Franca, ku janë bërë gati gjysma e aplikimeve në gjashtë muajt e parë të vitit 2019. Nëse të rinjtë shqiptarë do të ruajnë të njëjtin ritëm me largimet, do të duhen […]
Situata në Europë në tremujorin e dytë
Në tremujorin e dytë të vitit 2019 kanë aplikuar për herë të parë për azil rreth 149,200 individë, të cilët kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në shtetet anëtare të Bashkimit Europian (BE). Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, numri i aplikimeve për herë të parë ra me gati 5%, nga 157,900 që ishte numri i aplikimeve dhe u rrit me gati 4% në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë me 142,900. Shumica e aplikimeve […]
Një “klikim” në bankë
Sa i përdorin klientët shqiptarë bankat? Cilat janë produktet bankare më të preferuara, sa përdoren shërbimet dixhitale? Për herë të parë një sondazh ka matur qëndrimin ndaj bankave me interes të veçantë në produktet dixhitale, perceptimin për sistemin bankar dhe kënaqësinë me sistemin bankar Klientët shqiptarë të bankave përdorin më shumë kartat e debitit, nuk janë të prirur drejt shërbimeve dixhitale, të rinjtë qëndrojnë larg, ndërsa dhe niveli i besimit që ata kanë në sistemin bankar nuk është shumë […]
Mes kontrasteve të forta
Në gusht, në Shqipëri, hynë 1.55 milionë shtetas të huaj. Padyshim, ky ishte muaji më i mirë i turizmit që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. E teksa kjo shifër mund të lumturojë këdo, dëshpëruese duket ajo për ikjen e polakëve. Në gusht, hyrjet e polakëve ishin 19.6% më pak sesa një vit më parë, një tendencë e paralajmëruar. Të dy këto shifra paraqesin kontrastin e fortë që përjeton sektori i turizmit në vend, një sektor me pjesën e vet të rritjes […]
“Turizmi, Shqipëria duhet pastruar, nuk kemi orientim të qartë”
Zak Topuzi, Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit Turistët që vijnë në Shqipëri përballen me male të tëra inertesh e mbeturinash jashtë ambienteve të hoteleve, ndërkohë që në det derdhen ende ujëra të ndotur. Shqipëria ka emergjencë ndryshimin e imazhit që është krijuar për të si një vend me natyrë të bukur, por jo dashamirës me mjedisin. Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit, nënvizon se këto aspekte janë kyçe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit dhe se duhet […]
“Shqiptarët po bëhen më romantikë, jaht me qira për dreka dhe darka”
Elvira Kiço, administratore e “Albamar YachtCharter” Marrja me qira e një jahti për një apo disa ditë, nuk është më një argëtim i pakonceptueshëm. Dinamika që ka pësuar turizmi vitet e fundit e ka bërë atë një alternativë interesante, që preferohet nga shqiptarët dhe të huajt që vizitojnë bregdetin tonë. Elvira Kiço, administratore e “Albamar YachtCharter”, tregon se dy vitet e fundit vihet re një tendencë e marrjes me qira të një jahti edhe për disa orë, për një […]
“Shqipëria nuk ka porte jahtesh, kjo frenon zhvillimin e sektorit”
Abdurrahman Gulen, përfaqësues i “Yachting Saranda” Shqiptarëve po ju rritet gjithmonë e më shumë interesi për shëtitjet me jaht. Operatorët e tregut shprehen se të paktën 40% e atyre që marrin një jaht me qira për të shëtitur bregdetin shqiptar janë vendasit. Abdurrahman Gulen, përfaqësues i “Yachting Saranda”, në një intervistë për “Monitor”, thotë se nuk mungon as interesi nga të huajt, numri i të cilëve është rritur së fundmi, edhe për shkak të hyrjes së tregjeve të reja […]
Leksioni që dha tërmeti
Tërmeti i magnitudës 5.8 me intensitet mbi 6-7 ballë, që goditi rajonin Tiranë-Durrës më 21 shtator ishte më i forti që kur Tirana u shpall kryeqytet në vitin 1920. Inxhinierët pohojnë se ky tërmet duhet të shërbejë si një leksion për institucionet. Duhet të bëhet me urgjencë vlerësimi sizmik i digave, shkollave, spitaleve dhe institucioneve që shërbejnë si qendra kolektive. Duhet të rinovohen hartat sizmike dhe kodet e projektimit me eurokodet. Legjislacioni për lejet e ndërtimit duhet të rishikohet, skemat […]
Mungojnë kapacitetet për reagim
Në një studim që koloneli Foto Duro ka bërë për Qendrën për Çështje Europiane dhe të Sigurisë, thotë se kapacitetet reaguese ndaj situatave të emergjencës sigurohen nga institucione të ndryshme, midis të cilave, pjesa kryesore është kontribut i ushtrisë. Për shërbimet jetësore janë në dispozicion për evakuim 16 kamionë, 17 helikopterë dhe rreth 65 motobarka të vogla. Për strehim janë në dispozicion tenda për 17 mijë persona, vetëm nga ushtria plus tenda të siguruara nga të tjera institucione. Për evakuim […]
Objektet me ekspozim të lartë
Një studimi i ekspertëve të sizmologjisë tregon se tërmetet përbëjnë rrezikun më të madh kombëtar për një katastrofë natyrore në Shqipëri. Dëmet që mund të krijohen në banesa do të përfshijnë ato objekte që janë ndërtuar me materiale, që nuk u bëjnë ballë tërmeteve mbi 6 ballë dhe ndërtesa të vjetra, kryesisht ato para viteve 1960. Sipas studimit, objektet e ndërtuara me qerpiç, tullë, gur dhe betonarme dhe sistemet strukturore me mure mbajtëse, parafabrikate janë më të rrezikuara për tërmete […]
Tërmetet shkatërruese shqiptare
Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet. Në hartën globale të rrezikut nga kjo dukuri natyrore, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke u klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton se që prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur nga 55 tërmete të fortë me intensitet deri në 8 ballë. Prej këtyre 55 tërmeteve të një […]
Gazi nga TAP / Albpetrol aplikon për rezervimin e kuotave
Teksa gazsjellësit TAP, investimi më i madh në vend, me një vlerë prej 1.5 miliardë eurosh, po shkon drejt fundit, kanë nisur tentativat e para për të përdorur në afatin e gjatë gazin që do të kalojë në territorin shqiptar. Albpetrol, operatori shtetëror i prodhimit të naftës, ka aplikuar zyrtarisht pranë gazsjellësit TAP për të rezervuar kuotat e gazit natyror për periudhën kur të ndërtohet rrjeti i transmetimit të gazit në vend. Lajmi bëhet i ditur për “Monitor” nga burime […]
Ujësjellësi Tiranë / Ndërrohen matësit, kostot paguhen nga qytetarët
Teksa Tirana kohët e fundit po vuan mungesën e furnizimit me ujë, Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka njoftuar klientët e saj nëpërmjet një shkrese se ka nisur procedurën e verifikimit dhe kolaudimit të aparateve matës të konsumit të ujit, që ata kanë në pronësi. Sipas njoftimit, verifikimit periodik të ujëmatësve do t’i nënshtrohen të gjithë ujëmatëset që kanë plotësuar kriterin e datës së vendosjes së tyre, 60 muaj, (5 vjet), përcaktuar në Urdhrin 195, datë 09.03.2009, “Për verifikimin fillestar dhe […]
Bankat në Shqipëri / Me ekspozimin më të lartë në rajon ndaj borxhit të qeverisë
Bankat përgjithësisht e mbështetin aktivitetin e tyre në një model tradicional biznesi të karakterizuar nga marrja e depozitave dhe dhënia e kredisë. Edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pak a shumë qëndron e njëjta strukturë biznesi, por kjo ndryshon në rastin e Shqipërisë, ku 23% e aktivitetit bankar është e përqendruar në letrat me vlerë të qeverisë, thuhet në një vlerësim që publikoi këto ditë Banka Qendrore Europiane për zhvillimet në sektorin bankar të WB/6 dhe Turqisë. Në vitin 2018, […]
Raport zyrtar: Këto janë punët që paguhen më shumë në Kosovë
Tashmë, edhe zyrtarisht, statistikat tregojnë se kush paguhet më së miri në Kosovë e kush më keq. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara këtë muaj tregojnë se punëtorët që paguhen më së miri janë ata për furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 743 euro paga neto. Më keq paguhen punëtorët e bujqësisë me vetëm 237 euro neto. Dhe aspak më mirë nuk paguhen punëtorët që merren me shërbimet e ushqimit.Të dhënat […]
Fletërrufeja e Bundestag
Java që sapo kaluam ishte jo pak e veçantë. Së pari, ndryshe nga shumë të tjera, në vend të zullumit të radhës të qeverisë që sigurisht nuk mungoi, në media mbizotëroi tema e tërmetit. Me të gjithë dramacitetin, fatmirësisht jo tragjik, por njëkohësisht edhe me groteskun që kësaj here mori përmasa të papara mbarëkombëtare. Në brendësi të Revistës, posaçërisht e shtjellojmë problematikën me vëmendjen e sigurisë së qytetarëve në kësi rastesh dhe situatën ku ndodhemi si vend. Në editorial po […]