Password Manager, software që ju mbron nga hacker-at
Password Manager zëvendëson një bllok ku mbahen shënim të gjithë fjalëkalimet në mënyrë të sigurt, automatike dhe dixhitale Mos përdorni kurrë të njëjtin fjalëkalim Siguria e të dhënave është thelbësore. Por, nuk duhet të ndiheni shumë të sigurt vetëm sepse përdorni një fjalëkalim. Është e rëndësishme që ju të zgjidhni një të tillë jo të thjeshtë dhe, mbi të gjitha, të mos përdorni të njëjtin fjalëkalim për të gjithë account-et. E, megjithatë, sipas një studimi të Virginia Tech, 50% […]
Smart home, luftë kokë më kokë mes 5G dhe Wi-Fi 6
Gjenerata e gjashtë e wireless do të jetë katër herë më e shpejtë se Wi-Fi 5 dhe do të jetë në gjendje të lidhë me performancë të lartë dhjetëra pajisje njëkohësisht Shumë shpejt, Wi-Fi 6 mund të bëhet konkurrenti më i madh i 5G. Gjenerata e gjashtë e wireless, për të cilën ka nisur procesi i certifikimit javë më parë nga Wi-Fi Alliance, do të jetë katër herë më e shpejtë se Wi-Fi 5 dhe do të jetë në […]
Politika amerikane, Premtimi dhe rreziqet e gjykimit
Në Amerikë, Nancy Pelosi, pozicionohet kundër Donald Trump. Ky nuk është momenti i duhur për të brohoritur Amerika, në pjesën e saj më të madhe, nuk ka pasur President. Të gjithë ata që ishin të pranishëm në konventën kushtetuese në vitin 1787 sollën me vete një ndjenë tmerri sa i takon monarkisë, shkruan The Economist. Ende në mungesë të një figure përfaqësuese si ajo e George Washington (i cili do të zgjidhej më vonë si Presidenti i parë i […]
Virusi “Brexit” infekton të gjithë politikën britanike
Shërimi do të kërkojë një votim të ri Nuk ka mbetur më asnjë institucion britanik imun ndaj virusit “Brexit”. Madje sipas Gjykatës Supreme, më 24 shtator, edhe vetë Mbretëresha veproi në mënyrë të paligjshme kur Kryeministri, Boris Johnson, e këshilloi atë që të pezullonte Parlamentin në prag të largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian, shkruan The Economist. Njëzëri, gjykatësit vendosën se qeveria nuk kishte dhënë “asnjë arsye, të paktën asnjë arsye të drejtë” për këtë ndërhyrje që bëri në […]
Përveç shistit argjilor amerikan, tregjet e naftës mbështeten sërish tek Arabia Saudite
Një rrëmujë ngjitëse. Vlerësimi i fundit për kompaninë arabe Aramco, nuk e tregon atë në nivelin më të mirë, madje në vështirësi të mëdha. Tregjet e naftës në botë varen nga Saudi Aramco, gjiganti shtetëror i naftës në Arabinë Saudite, shkruan The Economist. Nga ana tjetër, Aramco varet nga Abqaiq. Nafta e papërpunuar, nga fushat legjendare të Arabisë Saudite, si Ghawar, Khurais dhe Shaybah transportohet në Abqaiq për t’u përpunuar, nëpërmjet rrjetit të saj të gjerë të tubave, sferoidëve […]
Matteo Renzi heq dorë nga Partia e tij Demokratike
Betimi i Një qeverie të re, të formuar nga koalicioni ndërmjet partisë “Lëvizja Pesë Yjet” dhe asaj të qendrës së majtë, Partisë Demokratike, ishte një lehtësim i madh për investitorët e shqetësuar nga borxhi i lartë i qeverisë italiane dhe për të gjithë ata që shpresonin në vendosjen e stabilitetit politik në vend, shkruan The Economist. Ndër të tjera, kjo aleancë e re premtoi të mbante larg kësaj qeverie, partinë euroskeptike të “Ligës së Veriut”, që drejtohet nga Matteo Salvini, […]
Lajthia, “ari” i brezave të ardhshëm
Mamer Seferi, pronar i kompanisë “AL UNITED”, një banor nga fshati Llacë në Strugë të Maqedonisë së Veriut, pas 40 vitesh qëndrimi në mërgim, fillimisht në Australi e pastaj në Danimarkë, vendosi përfundimisht të kthehet bashkë me familjen në vendlindje, për të investuar në kultivimin e lajthive, por edhe për të çuar në vend atë thënien e moçme shqiptare “guri i rëndë peshon në vendin e vet” Nga Struga, Fisnik PASHOLLI Investimi në plantacion lajthish, nëse zhvillohet […]
Drejt një ekonomie qarkulluese, por me mbështetje sporadike…
Prof. Dr. Fatmir Memaj Koncepti i ekonomisë qarkulluese ka bërë një kalim gradual nga kornizat teorike në botën e biznesit. Ky model ekonomik alternativ po shikohet si një zgjidhje e shumë sfidave, duke nisur që nga kushtëzimi i burimeve, rritja e konkurrencës apo paqëndrueshmërisë së tregjeve. Me gjithë “nxitimin” për të kaluar në një model të tillë, përsëri kuptimi i konceptit mbetet i vakët. Në 35 intervista të realizuara me përfaqësues të shoqatave të biznesit / Dhomave të Tregtisë në […]
Kroacia, ata që largohen
Ndërkohë që njëra anë e medaljes së Kroacisë paraqet parajsën për turizmin, ana tjetër shfaq situatën e vështirë të jetës dhe punës në këtë vend. Punonjësit kroatë (në shifra të larta) po zhvendosen gjithnjë e më shumë në vende të huaja. Ky fenomen i ka rrënjët në një kombinim të faktorëve afatgjatë dhe atyre afatshkurtër. / Një analizë e Francesca Rolandi nga Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa. Prej shumë vitesh, emigracioni dhe shpopullimi kanë qenë disa prej titujve kryesorë […]
Sigurimi i ndërtesave, i detyrueshëm
Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar. Caktohen çmimet minimale për sigurimin e ndërtesave 100 euro prim për 100 mijë euro dëm Rreth 10 ditë pas tërmeteve të fuqishme me magnitudë 5.8 dhe 5.6 që goditën Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama njoftoi se Qeveria ka vendosur sigurim të detyrueshëm 10-vjeçar për ndërtuesit. Duhej të ndodhnin tërmetet që qeveria të nxirrte një vendim të parashikuar nga ligji i 5 viteve më parë “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”( […]
Sigurimi nga katastrofat, projektligji 4 vite mbetet në sirtar
Diskutimet nëse sigurimet nga katastrofat do të jenë të detyrueshme apo vullnetare kanë filluar që nga viti 2011, kur Banka Botërore, në bashkëpunim me IFC, propozuan zhvillimin e sigurimeve përballë sfidave të reja përfshirë dhe sigurimin nga katastrofat. Në vitin 2014 ishte FMN që propozoi një program sigurimi kombëtar për tërmetet, për të gjithë ata që kanë një shtëpi, në përputhje me kërkesat e menaxhimit të riskut nga katastrofat. “Në mënyrë që të adresohet impakti social dhe impakti fiskal nga […]
Qëndrimi i Rumanisë ndaj investimeve kineze
Ashtu si me shumë vende të Europës Lindore dhe Qendrore, Rumania vazhdimisht e ka cilësuar se marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një partneritet i privilegjuar, një partneritet strategjik, që synon të zbusë rreziqet e një Rusie fqinje në rritje. Nëse disa shtete të Europës Lindore dhe Qendrore kanë mbajtur një qëndrim mikpritës edhe ndaj Kinës, Rumania është treguar e kujdesshme në këtë drejtim, veçanërisht në pozicionimin e saj ndaj Pekinit, madje shumë më përpara se […]
Bullgari / Koreja e Jugut dëshiron të prodhojë bateri për automjetet elektrike
Një nga kompanitë më të mëdha të Koresë së Jugut është duke eksploruar Bullgarinë dhe dy vendet e tjera për investime me vlerë mbi 1.5 miliardë euro. Kjo u deklarua në Seul, nga ministri bullgar i Ekonomisë, Emil Karanikolov, në lidhje me investimet e mundshme në Bullgari të Republikës së Koresë. Z. Karanikolov ishte pjesë e delegacionit të Kryeministrit, Bojko Borissov, që shkuan për një vizitë zyrtare në shtetin aziatik. Ministri Karanikolov tha se kërkimet e Hyundai-t në Bullgari nuk […]
Serbi / Vendi përparon falë zhvillimit të reformave
Presidenti Aleksandar Vuçiç ka thënë se falë reformave të zhvilluara vitet e fundit, Serbia ka bërë progres të madh dhe tani është në një situatë të stabilitetit ekonomiko-financiar dhe të progresit social. “Unë vij nga një vend që në vitin 2014 duhej të përballej me reforma jashtëzakonisht të vështira, ne ishim në prag të falimentimit dhe të një katastrofe totale, por sot Serbia nuk ka probleme me financat publike”, tha Vuçiç në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të […]
Bosnjë-Hercegovinë / BERZH planifikon të investojë 323 milionë dollarë
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim planifikon të investojë rreth 300 milionë euro (323 milionë dollarë) në vitin 2020 për të ndihmuar Bosnjën të përmirësojë infrastrukturën, efikasitetin e energjisë dhe sektorin privat. BERZH, e cila u krijua në 1991 për të investuar në ekonomitë ish-komuniste të Europës Lindore dhe që tani po operon në 38 vende, është donatori më i madh multilateral në Bosnjë. Dderi më tani, BERZH ka investuar 2.5 miliardë euro përmes 165 projekteve të zhvilluara atje. Manuela […]
Bosnjë-Hercegovinë / Bashkëpunimin në drejtim të investimeve
Presidentja e Srpska, Zeljka Cvijanoviç, zhvilloi një takim me Mai Vu Minh, kryetarin e Bordit të Drejtorëve të grupit SAPA Thale, mbi bashkëpunimin e mundshëm në drejtim të investimeve të Vietnamit në Bosnjë-Hercegovinë. Në takim, Presidentja tha se “Srpska është një vend i qëndrueshëm dhe me një pozicion strategjik pranë tregjeve të mëdha”. Ajo tha se “të gjithë partnerët që vijnë në vendin tonë janë të mirëpritur dhe do të gjejnë mbështetje të plotë nga qeveria e Srpska”. Znj. Cvijanoviç […]
Banka Botërore lavdëron Kosovën për investimet në energji elektrike
Kosova vazhdon të renditet lart sa i përket matjes së biznes-bërjes (Doing Business) nga Banka Botërore edhe për vitin 2019. Para Kosovës në rajon vazhdon të jetë vetëm Maqedonia e Veriut. Banka Botërore thekson se në mbajtjen e kësaj pozite, ndikim më të madh për këtë vit ka pasur pos lehtësimit të marrjes së lejeve ndërtimore, edhe përmirësimi i energjisë elektrike. “Kosova ka rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike duke investuar fuqishëm në rrjetin elektrik, sikurse duke implementuar sistemin […]
Sa i paguajnë kompanitë e sigurimeve dëmet ndaj qytetarëve të Kosovës
Vetëm në6 muajt e parë të këtij viti, kompanitë e sigurimeve që operojnë në Kosovë kanë paguar 22 milionë euro dëme ndaj qytetarëve. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, pagesa e dëmeve është rritur 5.8% Kompanitë e sigurimeve çdo ditë po e rrisin efikasitetin në pagesën e dëmeve ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë pësuar aksidente të ndryshme në komunikacion. Të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë për rritje të vazhdueshme të performancës […]
Taksa e pronës mes tranzicionit
Taksa e re e ndërtesës, me formulën që ka në bazë vlerën e tregut, ka 18 muaj që ka hyrë në fuqi. Bashkitë janë ende në tranzicion, duke e aplikuar këtë taksë sipas situatës, ku në disa raste zbatohet formula që përcakton metodologjia e re, e në të tjera aplikohet aforfeja. Zgjedhjet vendore ulën ritmin e bashkive për të saktësuar të dhënat. Bashkia më e madhe në vend, Tirana, po vazhdon me formulën e vjetër, ndërkohë që agjenti i saj, […]
“Baza e të dhënave për taksën e pronës, 80% e plotësuar”
Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë së Korçës Bashkia e Korçës ka të paktën 80% të bazës së saj të të dhënave për taksën e pronës të plotësuar, çka do të thotë se kjo pjesë paguan taksën sipas metodologjisë së re. Kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, tregon se në terren po vijon puna për saktësimin e të dhënave që mbeten ende për t’u hedhur në këtë bazë. Lidhur me arkëtimet e taksës për 8-mujorin, Filo sqaron se ato ishin në […]
“Nivelet e arkëtimit jo të mira, arsyet nga zgjedhjet te paqartësia”
Agron Haxhimali, kreu i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Edhe pse prej të paktën 18 muajsh ka hyrë në fuqi taksa e re e ndërtesës, bashkitë mbeten mes faturimeve aforfe dhe metodologjisë së re. Kjo ka bërë që, për një pjesë të mirë të tyre, edhe pse rezultatet të jenë të mira, të jenë larg potencialit që përfaqëson ndryshimi i formulës së taksimit. Për kreun e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, arsyet për këtë mungesë eficence nisin nga aspektet […]
“Kadastra fiskale, regjistri ka mbi 1.3 milionë pasuri të listuara”
Albert Gjoka, Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë Projekti PorTax, që ka në themel ngritjen e kadastrës fiskale të Shqipërisë që do të shërbejë si bazë për taksën e pronës, ka avancuar dhe deri më sot në regjistër janë hedhur mbi 1.3 milionë pasuri. Albert Gjoka, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, shprehet për “Monitor” se projekti ka një afat të paracaktuar deri më 2020 në fund të të cilit pritet të […]
Si taksohet sot një ndërtesë apo njësi pronësore
Taksimi për ndërtesat apo njësitë pronësore sot, sipas kuadrit ligjor, bëhet në bazë të disa specifikave. Së pari, duhet pasur parasysh çfarë kategorie ndërtese është ajo, apo funksioni që kryen; së dyti, nëse është ndërtim i para vitit 1993 apo pas vitit 1993 dhe në çfarë zone ndodhet. Me një vendim të veçantë, atë 132, qeveria përcaktoi një vit më parë edhe çmimet referencë që do të mbahen parasysh për të llogaritur vlerën e një banese në treg. Çdo njësi, […]
Drama e pensioneve, 1171 ente publike nuk paguajnë sigurimet
Një situatë alarmante është rikthyer në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike po refuzojnë në masë të paguajnë kontributet. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, lista e debitorëve arriti në 1171 në maj 2019, teksa mijëra persona që punojnë në shtet u rrezikohen pensionet*. Debitorë që nga Kuvendi, ministritë, tatimet, dogana, ujësjellësit, bashki, klube futbolli, qendra shëndetësore, zyra arsimore. Borxhi total arriti në 13.8 miliardë lekë në fund të 2018 dhe u zgjerua me 19% në një vit….. […]
2018, thellohet deficiti i skemës së pensioneve
Pas një përmirësimi gjatë vitit 2017, deficiti i skemës së pensioneve iu kthye përkeqësimit në vitin 2018. Në kushtet kur numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi dhe, nga ana tjetër, kontribuuesit në zonat rurale po bien, deficiti i skemës së pensioneve po thellohet. Sipas të dhënave zyrtare të ISSH, në vitin 2018, deficiti i skemës së pensioneve arriti 45.8 miliardë lekë, duke u rritur me 1.7% në krahasim me vitin 2017. Rezultatet negative në reduktimin e deficitit në skemën […]
Presionet që po vijnë nga plakja e popullsisë
Numri i pensionistëve arriti në 635,700 persona vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në skemë janë shtuar 14 mijë e 500 pensionistë të rinj, duke bërë që numri i pensionistëve të zgjerohet me 2.3% në raport me një vit më parë. Ekspertët pohojnë se numri i pensionistëve po rritet nga viti në vit për shkak të plakjes së popullsisë. Bumi i lindjeve në vitet ‘50-‘60 tani ka moshën e pensionit. Rritja do të ishte […]
“Po zbatojmë rast pas rasti formulën e re ose aforfenë”
Jeton Puka, Këshilltar Ekonomik, Bashkia e Vlorës Bashkia e Vlorës po punon paralelisht me dy opsione lidhur me taksën e ndërtesës. Për ato pasuri që disponohen të dhënat e sakta mbi metrat katrorë po aplikohet formula e re, teksa aforfeja po zbatohet në rastet kur nuk gjenden këto të dhëna. Jeton Puka, Këshilltar Ekonomik pranë Bashkisë së Vlorës, në një intervistë për “Monitor”, nënvizon se të ardhurat nga familjarët nga kjo taksë janë rritur, edhe si efekt i zgjerimit […]
Kush po ulet në fron?
30 vjet pas fillimit të tranzicionit, po formësohet brezi i parë i trashëgimtarëve të sipërmarrjeve shqiptare. Si po kalojnë ‘dinastitë’ shqiptare të biznesit, të fushave të ndryshme, te një gjeneratë e re. Kush po ulet në të njëjtën karrige si paraardhësit dhe cilët po ndjekin ëndrra apo karriera të ndryshme? Sa në gjendje do të jenë ata të çojnë përpara bizneset e prindërve të tyre? Përvoja botërore tregon se kjo nuk është shumë e lehtë. Rreziqet e dështimit janë të […]
Histori të tjera
Jo rrallë, në Shqipëri hasim biznese të vogla që kryesisht u trashëgohen fëmijëve. Dikur, këpucarët, farmacistët, argjendarët trashëgoheshin nga njëri brez në tjetrin, duke u ruajtur kultura, emri dhe tradita. Mirëpo, me kalimin e viteve, shumë fëmijë iu shmangën kësaj rruge, në përpjekje për të ndërtuar emrin e tyre, për të ndjekur një ëndërr, apo në rastin e bizneseve të vogla, për të marrë një shkollim tjetër. Në traditën shqiptare, bizneset e mëdha familjare priren që të përfshijnë fëmijët në […]
Botë/ 10 bizneset më të mëdha familjare
1.John Elkann Mosha: 34 vjeç Kombësia: Amerikan / Italian Kompania: Fiat Pozicioni: Kryetar Të ardhurat: 110.4 miliardë € në vitin 2018 “Ishte një proces gradual i testimit dhe dëshirës për t’u testuar …” Pasardhësi i një prej dinastive më të mëdha të biznesit familjar në Europë, John Elkann iu bashkua Fiat me kohë të plotë gjatë një periudhe veçanërisht të vështirë në historinë e kompanisë. Ai tregoi interes për kompaninë në moshë të re, duke mësuar nga gjyshi i tij […]
Vërshojnë studentët në Tiranë / Rriten 14-30% çmimet e qirave, efekt dhe nga taksat
Tregu i qirasë në kryeqytet nis të gjallërohet gjatë vjeshtës. Agjencitë e pasurive të paluajtshme pohojnë për “Monitor” se është rritur kërkesa pas muajit gusht. Genc Zike, nga agjencia DevInf, tha se zonat e qendrës kanë njohur rritje të lehtë të çmimeve për sa i përket kategorisë së apartamenteve që jepen me qira për studentët. Zike shton se jo të gjithë pronarët janë të gatshëm që të japin apartamente për studentët. Ai shton se oferta e apartamenteve për këtë kategori […]
Rriten rreziqet për ekonominë / Sejko paralajmëron ulje të mëtejshme të normës bazë
Banka e Shqipërisë gjykon se politika e saj monetare do të vijojë të mbetet në kahun lehtësues. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes në daljen para mediave theksoi se risqet e kahut të poshtëm janë forcuar edhe më tej, si për sa i përket ambientit të jashtëm në Eurozonë me zhvillimet brenda saj, ashtu edhe ato të ambientit të brendshëm, ku tensioni politik vijon të ushtrojë presion. Këto janë arsyet se pse BSH, […]
Shtimi i konkurrencës / Ulen çmimet e biletave të avionëve drejt Italisë
Hyrja e Air Albania, që e ka çuar në katër numrin e operatorëve që ofrojnë fluturime drejt Italisë, ka ndikuar në uljen e çmimeve të biletave të avionëve drejt destinacionit më të frekuentuar nga shqiptarët. Një biletë vajtje-ardhje mund ta gjesh nëse e prenoton një muaj përpara edhe më pak se 100 euro. Sipas një kërkimi në faqet përkatëse të internetit, drejt tre destinacioneve që ka më shumë fluturime, Roma, Milano e Bolonja, nëse prenoton për një biletë vajtje-ardhje rreth […]
INSTAT / Mbyllja e lojërave të fatit dhe mungesa e shiut përgjysmojnë rritjen ekonomike
Ritmet e rritjes ekonomike janë ngadalësuar ndjeshëm në 6 muajt e parë të vitit, një tendencë e pritshme kjo, teksa vitin e kaluar, gati gjysma e rritjes erdhi nga eksporti i energjisë. Ky eksport u favorizua nga moti me reshje dhe u llogarit tërësisht si vlerë e shtuar duke fryrë shifrat. Për gjithë 2018-n, rritja e ekonomisë ishte 4.06% më e larta e dekadës së fundit. Por, thatësira e këtij viti ka shfryrë shifrat e vjetshme. INSTAT bëri të ditur […]
Aviacion / Falimentimi i “Adria Airways”
Kompania ajrore “Adria Airways” njoftoi se zyrtarisht ka bërë kërkesë për falimentim, duke i dhënë fund shërbimeve pas 58 vjetësh që nga formimi. Në një njoftim të hënën, kompania njoftoi se ka nisur procedurat e falimentimit në Slloveni. Procedurat e falimentimit janë iniciuar nga menaxhmenti për shkak të problemeve financiare dhe pamundësisë për të paguar punonjësit. Tani gjykata në Slloveni ka në dispozicion tri ditë për të vendosur për hapjen e procedurave të falimentimit. Kompania njoftoi se do të anulojë […]
Ruleta e rritjes ekonomike!
Rritja ekonomike e vendit po i ngjan një rulete të fatit, që rrotullohet dhe ngec çdo tremujor në një sektor dhe më pas fillon të rrëshqasë sërish, duke shpresuar të ndalojë diku tjetër, ku pikët janë pozitive. Pas rritjes më të lartë të dekadës në vitin 2018, me mbi 4%, gjashtë muajt e parë të këtij viti treguan se kjo ecuri ishte thjesht rastësi e një ngjarjeje fatlume, siç ishte shiu i bollshëm në pjesën e parë të vitit. Ky […]