Pezullohen lejet e ndërtimit në Tiranë, Durrës e Lezhë
Pas tërmetit shkatërrues të 26 janarit, qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar lejet e ndërtimit në zonat e prekura nga ndërtimi, konkretisht në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Njoftimi zyrtar është bërë nga Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. “Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11., si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim […]
Tërmetet shkatërruese
Tërmeti i datës 26 nëntor vlerësohet të ketë qenë ndër më të fortët për të paktën 4 dekada. Në vitin 1963 qyteti i Shkupit u shkatërrua pas goditjes se një tërmeti deri 6 ballë. Rreth 6.1 shkallë rihter ka qenë tërmeti që ra pak vite më vonë në Dibër, ndërsa me shkallë 6.9 rihter vlerësohet të ketë qenë tërmeti që goditi Shkodrës. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët […]
Çmimet në rritje, ndërtuesit bëjnë me faj taksat
Çmimet e pasurive të paluajtshme në Tiranë kanë pësuar një rritje të fortë në vitet e fundit, por ndërtuesit shpjegojnë se kjo tendencë ka ardhur për shkak të taksave. “Në sektori e ndërtimit çmimet nuk janë rritur nga ndërtuesit, por kanë ardhur si rrjedhojë e taksave të shtuara. Ne jemi vendi me taksat më të larta në Europë edhe në Ballkan. Shumë ndërtues po transferojnë ndërtimet në vendet e rajonit, si Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë aplikohet […]
Durrësi dhe Tirana, masakra e urbanizimit dhe krijimi i lagjeve të reja
Tirana dhe Durrësi janë dy qytetet më të urbanizuara dhe populluara të vendit, ku mania e ndërtimeve pa kriter dhe shpesh informale ka mbizotëruar të dy këto qytete. Besnik Aliaj, Rektor i Universitetit Polis, thekson se duhet të ndërgjegjësohemi për mënyrën se si duhet të planifikojmë̈ dhe mbi të gjitha se si duhet të zhvillojmë̈ territorin në Shqipëri. Ai shton se duhet të ndërmarrim në këtë moment veprime që do të adresojnë parandalimin, zbutjen dhe menaxhimin e krizave në periudhën […]
E ardhmja e ndërtimit
Tërmeti i 26 nëntorit nxori zbuluar papërgjegjshmërinë ndër vite dhe histori abuzimi të fshehura pas fasadave të bukura të ndërtesave të dy qyteteve më të mëdha të vendit. Së bashku me lagjet informale paraqesin realitetin urbanistik të zonës, ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë së vendit. Deri më tani ekspertiza ka nxjerrë se shkak ka qenë ndërtimi pa cilësi, abuzimi me katet shtesë, ndërhyrjet e bizneseve të kateve të para në strukturë apo dhe përdorimi i lëndës […]
Agjencia, kompani sigurimi apo Institucion publik?!
Draftligji pritet të kundërshtohet nga shoqëritë e sigurimit të cilat me këtë version mund të jenë vetëm agjentë të Agjencisë së Tërmeteve, e cila do të ketë monopolin e sigurimit dhe risigurimit nga tërmetet Veprimtaria e sigurimit dhe risigurimit në Shqipëri rregullohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të ligjit 52/2014. Autoriteti licencon dhe mbikëqyr shoqëritë e sigurimit të jo-jetës dhe shoqëritë e sigurimit të jetës, të cilat ofrojnë ndër të tjera edhe sigurimin e pronës nga tërmetet dhe […]
Sigurimi banesave nga tërmeti i detyrueshëm me ligj
“Monitor” zbardh draftin konfidencial që parashikon “shtetëzimin” e industrisë së sigurimeve për tërmetet. Do paguajmë me detyrim 15-25 euro për sigurim banese dhe kompensimi në rast dëmesh do të jetë nga 15 mijë deri në 25 mijë euro. Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria dhe Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare (AMF) kanë nxjerrë nga “pluhuri” projektligjin, që detyron të gjithë qytetarët ta bëjnë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet. Drafti teknik paraprak është hartuar në kuadër të Projektit mbi asistencën […]
“Qasja e Tiranës” për kreditë e këqija të 9 korporatave do të veprojnë deri më 2020
Rregullorja e pagëzuar me emrin “Qasja e Tiranës”, e ngjashme me “Modelin Podgorica”, që synon të ristrukturojë të paktën 9 korporata të mëdha, pjesë e 35 bizneseve të mëdha në vend, do të funksionojë deri në fund të vitit 2020. Nisma e Vjenës për NPL -të vuri në dukje në raportin e fundit të monitorimit për ecurinë e kredive të këqija në tremujorin e dytë 2019 se, rregullorja që Banka e Shqipërisë ka miratuar në korrik 2019 për trajtimin jashtë-gjyqësor […]
“Cash”-i kushton
Nëse në mënyrë hipotetike do të eliminohej përdorimi i transaksioneve “cash” rritja ekonomike mesatare e periudhës 2014-2018 do të arrinte në 3.6%, kundrejt nivelit faktik prej 3.1%. Ky krahasim i përllogaritur nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë synon që të zbardhë kostot e larta që ka përdorimi i parasë cash në ekonomi, sidomos në sektorin e biznesit. Bizneset, agjencitë dhe qytetarët paguajnë në transaksionet cash me bankat komisione dhe kosto të tjera që shoqërojnë këtë proces, por nëse transferimet do […]
Nga kujdesi për fëmijët, tek të moshuarit
Nëse në vitet 1990 një çifti në moshë pune i duhet të kujdesej për 3-4 fëmijë dhe dy të moshuar, tani një çifti i duhet të kujdeset për më shumë se dy të moshuar dhe më pak se dy fëmijë. Aktualisht Shqipëria radhitet në ato vende ku popullsia në moshë pune (15-64) vjeç ka më shumë në varësi të rinj të moshës (0-14) vjeç se sa të moshuar mbi moshën 64 vjeç, por kjo varësi po ndryshon me shpejtësi. Nëse […]
Aeroporti i Vlorës si do ndryshojë zona përreth me resorte, porte e kantina vere
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi javën e shkuar hapjen e garës për operatorët e interesuar lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës që do të jepet përmes procedurës së partneritetit publik privat. Në një listë të gjatë dokumentesh që shoqërojnë këtë procedurë përfshihen mes të tjerave edhe masterplani, studimi i fizibilitetit apo specifikimet teknike të tenderit ku jepen edhe detaje për aspekte të ndryshme të lidhura me këtë projekt. Ministria pranon se vlera e parashikuar e projektit do të […]
Si shpenzohen paratë
Bashkia ka në total në dispozicion 20 miliardë lekë për të shpenzuar. 35% e kësaj shume parashikohet të shkojë për shpenzime kapitale. Sipas programit buxhetor afatmesëm, prioritetet kryesore janë përmirësimi i infrastrukturës urbane; Ndërtimi i shkollave të reja, Përmirësimi i infrastrukturës në objektet arsimore, Rritja e sigurisë në rrugë e në objektet shkollore; Zhvillimi i Ekonomisë së gjelbër (Nxitja e zhvillimit rural dhe turizmit dhe ndihmesë bujqësisë; Nxitja e zhvillimit ekonomik, punësimit e sipërmarrjes; Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit); Përmirësimi […]
E ardhmja e Tiranës e varur nga “shitja” e hapësirave për ndërtim
Taksa e ndikimit në infrastrukturë pritet t’i sjellë Bashkisë së Tiranës 42% të të ardhurave të veta në 2019-n, duke e bërë atë tepër të varur nga dhënia e lejeve të ndërtimit. Ndonëse hapësira në dispozicion sa vjen e po ngushtohet, të paktën deri në vitin 2022, ky zë pritet të sigurojë rreth 30% të totalit të buxhetit, duke paralajmëruar që vala e ndërtimeve pritet të vazhdojë vrullshëm. Ngecin të ardhurat në tre vitet e ardhshme Bashkia e Tiranës parashikon […]
Qeveria lehtëson gjobat për kompanitë e karburanteve dhe rafineritë
Ka një tendencë të vazhdueshme të qeverisë për të rritur nivelin e masave administrative ndaj bizneseve, që gjenden në shkelje si një mënyrë për t’i orientuar ato drejt uljes së informalitetit, evazionit, por edhe rritjes së përgjegjshmërisë së të bërit biznes dhe zbatimit të standardeve. Por në një projektligj të fundit qeveria ka ecur në të kundërtën e tendencës së saj ndëshkuese. Në raport me ligjin origjinal një projektligj sjell masa administrative më të ulëta. Bëhet fjalë për projektligjin “Për […]
Kosova fillon prodhimin e energjisë nga era
Kosova e cila kryesisht prodhon energjinë elektrike nga linjiti, së shpejti do të fillojë prodhimin e saj nga era. Kredia e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 58 milionë euro do të ndihmojë ndërtimin e projektit për prodhimin e energjisë nga era. Kjo kredi është gjysma e totalit e kërkuar për financim. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka informuar se ka dhënë një kredi prej 58 milionë eurosh për ndërtimin e parkut të prodhimit […]
S’ka rritje rrogash në Kosovë, Gjykata Kushtetuese pezullon Ligjin e Pagave
Gjykata Kushtetuese me anë të një njoftimi ka treguar se ka pezulluar Ligjin për Paga në Kosovë. Gjykata Kushtetuese e ka miratuar përkohësisht kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të Ligjit të Pagave. Sipas njoftimit për media, kjo masë do të zgjasë deri më 30 mars të vitit 2020. “Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kërkesës së Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme përkitazi me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, të […]
Rumani/ ArcelorMittal pezullon prodhimin në fabrikën e çelikut në Hunedoara
Korporata shumëkombëshe prodhuese e çelikut ArcelorMittal deklaroi se ka ndaluar përkohësisht prodhimin në fabrikën e saj të çelikut në Hunedoara të Rumanisë për shkak të çmimeve të larta të gazit dhe energjisë dhe për shkak të kushteve të pafavorshme të tregut. Prodhimi në fabrikën Hunedoara, e cila është pjesë e njësisë Long Products të ArcelorMittal, është pezulluar që nga 1 dhjetori i këtij viti, citoi ArcelorMittal në një njoftim për shtyp. Çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror janë rritur […]
Serbi/ Banka Qendrore e mban normën kryesore të repos në 2.25 %
Banka Qendrore e Serbisë, NBS, deklaroi se do të mbajë të pandryshuar normën e saj kryesore të marrëveshjeve të riblerjes (REPO), konkretisht në 2.25%. Shkalla e inflacionit pritet të jetë ndërmjet intervalit 1.5-4.5% deri në mesin e vitit 2020. Banka Qendrore e uli normën kryesore të repos me 0.25 pikë përqindjeje në 2.25% gjatë muajit nëntor për të ndihmuar arritjen e objektivit të synuar të inflacionit. Sipas të dhënave të Statistikave Kombëtare, çmimet mesatare të konsumit të Serbisë u rritën […]
Rumani/ Tregu lokal i Teknologjisë së Informacionit do të arrijë në 5.9 mld euro në fund të 2019
Tregu lokal i Teknologjisë së Informacionit të Rumanisë pritet të arrijë një total prej 5.9 miliardë eurosh deri në fund të vitit 2019, ku rreth 78 për qind e kësaj vlere gjenerohet nga eksportet, publikuar në Economyica.net ku citohet Shoqata Rumune e Punëdhënësve të Programeve dhe Shërbimeve të Industrisë (Anis). Në të njëjtën kohë, numri i të punësuarve në sektorin e Teknologjisë së Informacionit po rritet në mënyrë të qëndrueshme, mesatarisht me 10 për qind në vit, por gjithsesi vazhdon […]
Bullgari/ Pjesa e ekonomisë gri zë rreth 20%
Sipas të dhënave të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, qarkullimi i ekonomisë gri të Bullgarisë arrin midis 12 miliardë dhe 13 miliardë euro në vit. Pjesa e ekonomisë në hije në ekonominë e këtij vendi zë rreth 20% të ekonomisë së përgjithshme dhe përfshin kryesisht aktivitete të tilla si ato të tregtisë, bujqësisë dhe riparimit të automjeteve, tha Presidenti i konfederatës CITUB, Plamen Dimitrov. Ekonomia gri vret konkurrencën dhe të drejtat e njeriut, theksoi z. Dimitrov, duke shtuar […]
Bullgari/ Konsorciumi Europë-Azi investon 200 mln dollarë në uzinën e automjeteve elektrike
Një konsorcium i kompanive europiane dhe aziatike po planifikon të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike në Bullgari. Memorandumi për ndërtimin e kësaj fabrike u nënshkrua në prani të Zëvendëskryeministres së Bullgarisë për Politikën Ekonomike dhe Demografike, Mariana Nikolova. Dokumenti u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Invest Bulgaria, Stamen Yanev dhe menaxherët e kompanisë koreano-kineze, Songuo Motors dhe asaj italiane Hadid Holding. Të dyja kompanitë u shprehën se do të investojnë rreth 200 milionë dollarë në këtë […]
Rumani/ Agjencia S&P ul vlerësimin për parashikimin e kredisë në negativ
Ashtu siç është publikuar edhe në disa prej gazetave më të rëndësishme në Rumani, sipas agjencisë së vlerësimit S&P 500, devijimet e mëdha të shpenzimeve nga qeveria e mëparshme, e kanë detyruar qeverinë aktuale të Rumanisë të rishikojë objektivat e saj të PBB-së fiskale për vitin 2019 dhe 2020 përkatësisht në 4.3% dhe 3.5%, nga 2.8% dhe 3%, përkundrejt sfondit të një ekonomie në ngadalësim. Edhe pse qeveria rumune u shpreh se parashikon që një konsolidim fiskal i qëndrueshëm të […]
Edhe pse në BE, kroatët po ikin
Në sytë e fqinjëve të saj në Ballkan, Kroacia është më fatlumja, sepse ajo është bërë pjesë e Bashkimit Europian, që gjashtë vite më parë. E megjithatë, një fakt i tillë nuk ka ndikuar aspak për të ulur numrin e kroatëve, që vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre i origjinës, duke e bërë kështu Kroacinë që të përballet me të njëjtat probleme si ato të shteteve të tjera të rajonit, shkruan Lajla Veselica për AFP Teksa Zagrebi përgatitet të […]
Sa e duan shqiptarët luksin?
Ecuria e markave të luksit ka ardhur në rritje me kalimin e viteve. Por, problematika qëndron në mentalitetin e autenticitetin e një firme, të qenit një treg i vogël për të sjellë marka të shtrenjta, si dhe zhvillimi i tregut të dorës së dytë për markat e luksit. Kriza po ndihet te çantat e veshjet e shtrenjta, por jo te bizhuteritë, kujdesin për veten, fytyrën dhe operacionet plastike Nga Deada Hyka Ndonëse Shqipëria është një treg i vogël, si […]
Mungesa e kapaciteteve financiare të kompanisë zbatuese
Milot-Balldre, e miratuar nga Kuvendi me një kosto prej 256 milionë euro për 13 vjet (por që mund të arrijë deri në 300 mln euro), ka qenë më e kundërshtuara dhe më problematikja, duke rezultuar dhe me falsifikime dhe për këtë është shprehur edhe Kontolli i Lartë i Shtetit. Kompania fituese A.N.K nuk ka kapacitetin për të ndërtuar një rrugë të përmasave të tilla. Ndërsa A.N.K premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga […]
Milot-Balldre, projekti vazhdon, dorëzohet raporti teknik
Ndërsa janë bërë këto deklarata ku konfirmohet se rruga nuk do të bëhet duket se procedurat nëpër hallkat institucionale vazhdojë. Sipas një shkrese, vetëm në datë 10 dhjetor, pra tre ditë pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Braçe, në AKM është dorëzuar raporti teknik për projektin “e anuluar” të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së segmentit rrugor “Milot-Balldre Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ajo që mbeti pas është një faturë e kripur financiare që kërkon gjetjen e mënyrave optimale për ta përballuar. E […]
Qeveria e Re e Finlandës
Një koalicion pesë-palësh, i udhëhequr nga gratë Sanna Marin, është Kryeministrja e re e Finlandës, lajm ky që udhëtoi me shpejtësinë e erës në të gjithë botën, si për shkak të moshës së saj shumë të re, ashtu edhe për shkak të gjinisë. Mosha e Kryeministres së re të Finlandës, është ajo që të bën më shumë përshtypje. Vetëm 34 vjeçe, ajo është Kryeministrja më e re në botë, duke u bërë kështu pjesë e grupit të Kryeministrave nën moshën […]
Biznesi i spiunimit
Firmat perëndimore nuk duhet t’i shesin pajisje spiunimi tiranëve. Një gjë e tillë është si moralisht e dyshimtë, ashtu edhe strategjikisht e rrezikshme Tregtia e armëve edhe pse është një prej bizneseve më fitimprurëse përballet me numrin më të madh të debateve, shkruan The Economist. Çdo vit eksportohen nga vendet perëndimore, armë me vlerë që shkojnë deri në 80 miliardë dollarë amerikanë. Edhe pse ky biznes drejtohet nga një rrjet rregullash të krijuara për të parandaluar, ose të paktën […]
Bankat dhe Klima
Padyshim që Bankat Qendrore duhet t’i kushtojnë vëmendje ndryshimit të klimës. Por ato nuk duhet të shkatërrojnë misionin e tyre kryesor Akoma më të rralla janë organet shtetërore që i kanë kushtuar një vëmendje të lartë kësaj çështjeje. Shumica e qeverive kritikohen se nuk kanë bërë sa duhet në drejtim të çështjes klimatike, shkruan The Economist. E megjithatë, Bankat Qendrore, puna e të cilave është të kontrollojnë inflacionin, të mbajnë nën kontroll ciklin ekonomik dhe sistemin financiar, kanë rrezik të […]
Fitorja e Boris Johnson
Marrja e votave nga konservatorët e veriut, është faktor i krijimit të një politike të re britanike. Por, a do të zgjasë një politikë e tillë? Edhe pse rezultati i zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Britani, ishte një ndër më të paparashikuarit ndër vite, në fund Partia Konservatore fitoi bindshëm mbi atë Laburiste, shkruan The Economist. Partia Konservatore e Boris Johnson kryesonte me një shumicë prej mbi 70 për qind, njëkohësisht edhe marzhi më i lartë i arritur ndonjëherë nga […]
Videolojërat mund t’ju ndihmojnë të zbuloni dhuntitë e fshehura
Ata që jemi në botën virtuale reflekton në një masë të madhe ata që jemi në realitet Nëse keni pyetur veten ndonjëherë se mund të lini një gjurmë në botë, por nuk jeni të sigurt se zotëroni talent, ndoshta duhet të shikoni se si luani në lojëra kompjuterike. Bota virtuale mund t’ju tregojë se çfarë jeni të aftë të bëni. Ndërkohë që disa njerëz i shohin videolojërat si një mjet për të jetuar fantazinë, e vërteta është se ata që […]
Papunësia – T III 2019
Papunësia ka vijuar të shënojë ulje edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit, ndonëse me ritme të lehta. Sipas të dhënave të INSTAT, Në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje. Në tremujorin […]
Rindërtimi dhe shmangia e abuzimit post-tërmet
Shqipëria gjendet përpara një prej emergjencave më të mëdha kombëtare të dekadave të fundit. Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit ka prekur rëndë Durrësin, një prej motorëve kryesorë të ekonomisë në vend, sidomos për turizmin, ka goditur Tiranën dhe pothuajse ka shkatërruar qytete më të vogla si Thumanën, Shijakun, apo më pak edhe Vorën. Të dhënat e deritanishme flasin për më shumë se 2500 objekte të pabanueshme, ndërsa janë prishur rreth 500. Fatura financiare është ende e paqartë, por ajo vlerësohet […]