Si po e përdor Kina teknologjinë kundër Koronavirusit
Koronavirusi është një dramë njerëzore, por edhe një sfidë e madhe teknologjike për qeveritë dhe kompanitë duhet të gjejnë mënyra të reja për të zvogëluar pasojat Kontrolli i personave që kanë qenë në zonën e Hubei prek kufijtë e fantashkencës. Një banor i Nanchino – i cili kishte qenë në Wuhan pa ia thënë kujt – pati një vizitë të papritur nga policia, e cila i kërkoi që t’i maste temperaturën dhe t’i nënshtrohej procesit të karantinës. Një“koktej teknologjik”, […]
Një sërë problemesh
Sa e qëndrueshme është ekonomia e Hong-Kongut? Qendra financiare po përballet me protesta, një luftë tregtare dhe së fundmi edhe me koronavirusin “Unë doja që të gjithë udhëtarët që vinin këtu të dinin se në cilin qytet ndodheshin”, shkroi arkitekti Andrew Bromberg, për të shpjeguar dizajnin e tij për stacionin West Kowloon, ku trenat e shpejtësisë të lartë mbërrijnë në Hong-Kong nga Kina kontinentale, shkruan The Economist. Platformat janë të vendosura thellë në tokë, por udhëtarët mund të shijojnë […]
Pse trendi i rritjes po bie në Mbretërinë e Bashkuar
Kufiri i shpejtësisë ekonomike ka rënë më shumë se kudo tjetër Gjatë dekadës së kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka kombinuar rritjen e ngadaltë me punësimin në lulëzim, shkruan The Economist. Qeveria ka qenë e prirur të flasë për “mrekullinë e vendeve të punës” dhe më pak sa i takon rritjes së dobët të produktivitetit. Kjo e fundit shpeshherë nuk konsiderohet si një problem afatgjatë dhe jo aq i rëndësishëm si papunësia ose inflacioni. Në parashikimet e saj më të fundit, […]
Pse shumica e kompanive më të vjetra në botë ndodhen në Japoni
Ky shtet ka rreth 33 000 biznese, të cilat janë të paktën 100-vjeçare. Si ia kanë dalë shumë prej tyre të mbijetojnë dhe çfarë do të thotë një gjë e tillë për të ardhmen e Japonisë? Japonia po ndryshon: një shoqëri që po plaket në mënyrë të shpejtë, një fluks rekord turistësh nga vende të ndryshme dhe ndërtimi i robotëve, më shumë se kurrë ndonjëherë më parë. Pikërisht në lidhje me pikën e fundit hyjnë në lojë të rinjtë […]
Biznesi në paralizë
Pushimet zyrtare të Kinës kanë mbaruar, por jo problemet e firmave të saj Është shumë e vështirë t’i mbash fabrikat hapur, në një kohë kur të gjithë punëtorët kanë mbetur në fshatrat e tyre. Banera të kuq dhe kode gjigantë QR, kanë mbuluar portat e hekurta të një kompleksi agjencish rekrutimi në Waigaoqiao, një rajon në verilindje të Shangait. “Skanojini kodet nëpërmjet aplikacionit WeChat dhe filloni punën”, citohet në një baner tjetër, shkruan The Economist. Nëse ky do të […]
Tregu i sigurimeve në Kosovë, ana tjetër e medaljes
Ku ngjan dhe ku ndryshon tregu i sigurimeve mes Shqipërisë dhe Kosovës? Pse funksionon sistemi bonus-malus në Kosovë dhe pse tregu del me humbje? Flasin për “Monitor” drejtuesit e kompanive shqiptare që kanë degë në Kosovë Nëse ka një treg që është i integruar si një shtet i vetëm Shqipëri-Kosovë, është tregu i sigurimeve. Shtetasit e Kosovës që vizitojnë Shqipërinë dhe ata nga Shqipëria në Kosovë nuk kanë nevojë për asnjë sigurim motorik shtesë, si karton jeshil apo policë […]
Bonus-Malus po funksionon në Kosovë
Flet Genond Mesareja, Drejtor i Degës Sigma Interalbanian në Kosovë Sistemi bonus-malus zbatohet në Kosovë si zgjidhje e centralizuar, ndërkohë në Shqipëri është vendosur se duhet të fillojë gjatë vitit 2020. Në një intervistë për “Monitor”, Genond Mesareja, Drejtor i Degës Sigma Interalbanian në Kosovë, thotë se tregu i sigurimeve edhe në Kosovë është më shumë i orientuar drejt sigurimeve të detyrueshme (sigurimet që janë të përcaktuara më ligj). Gjithsesi, vlen të theksohet, se eksperienca më sigurimet për banorët […]
Tregu i sigurimeve në Kosovë ka probleme me zbatimin e ligjeve
Flet për Monitor presidenti i grupit “Eurosig”, Kadri Morina: Jemi në vendet e para të tregut kosovar të sigurimeve “Eurosig” në vitin 2014 është shtrirë edhe në Kosovë, duke e blerë kompaninë e sigurimeve “Dardania” dhe privatizimi në 2016 i INSIG (VKM e datës 23 mars 2016) ka sjellë zgjerimin e veprimtarisë së “Eurosig” në fushën e sigurimeve dhe në Kosovë e Maqedoni. Në vitin 2016 u bë edhe privatizimi i plotë i INSIG sh.a nga kompania “Eurosig sh.a”, […]
Shqipëria futet sërish në listën gri të pastrimit të parave
Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Lajmi u dha nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë […]
Oda e Afarizmit i kërkon Kurtit krijimin e Gjykatës Ekonomike
Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi. Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovë, Skënder Krasniqi, ka thënë se ndër problemet kryesore me të cilat bizneset po përballen kanë të bëjnë me mungesën e harmonizimit të ligjeve, gjë e cila po bënë që shumë shpesh nenet e një ligji të jenë në kundërshtim me ligje tjera që po krijon paqartësi. “Me […]
Debati nëse duhet të punohet të dielën në Kosovë
Disa Komuna të Kosovës po e shqyrtojnë mundësinë që të mos punohet të dielave. Por, Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë dalë kundër vendimit të disa komunave që urdhërojnë bizneset të mos punojnë të dielave. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar këtë vendim që po e shqyrtojnë komunat. Mustafa si ekonomist ka thënë se pse të mos punohet ditëve të diela? Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kundërshtuar idenë që e diela të […]
Bosnjë-Hercegovina dhe BE-ja, një ngërç brenda një ngërçi
“Perspektiva e Bashkimit Europian (BE) është gjithnjë e më pak e pranishme në axhendën publike të Bosnjë Hercegovinës, për shkak të shumë faktorëve, si: pakënaqësia me zgjerimin e pafund, zhgënjimi i shkaktuar nga imazhi i krizës së brendshme të BE-së, perceptimi negativ i rolit të BE-së në krizën e emigrantëve në rrugën ballkanike apo barra e emigracionit”, shkruan Alfredo Sasso. Nuk ka shumë dyshime se viti 2019 ishte një vit i humbur për integrimin e Bosnjë-Hercegovinës në BE. Megjithëse gjatë […]
Rumani / EIB, projektet me vlerë 865 milionë euro
Grupi Evropian i Bankës së Investimeve (Grupi EIB), që përfshin Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe filialin e tij, Fondi Evropian i Investimeve (EIF), ofroi 865 milionë euro kredi, garanci, kapital dhe operacione mikrofinanciare në Rumani në vitin 2019. Mbështetja për sektorët publikë dhe privatë në fushat e industrisë, energjisë, arsimit dhe shërbimeve, duke lehtësuar investimet e kompanive më të vogla, përfaqësojnë në total rreth 0.4% të PBB-së së Rumanisë në vitin 2019. Nënkryetari i EIB-së, Andrew McDowell, komentoi: “Ne […]
Bullgari, shumë gra që punojnë në sektorin e shkencës dhe teknologjisë
Në vitin 2018, nga pothuajse 15 milionë shkencëtarë dhe inxhinierë në BE, 59% ishin burra dhe 41% gra, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Burrat ishin të mbipërfaqësuar në prodhim (79% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve në prodhim ishin meshkuj), ndërsa raporti gjinor në sektorin e shërbimeve ishte më i baraspeshuar (54% meshkuj dhe 46% femra). Sidoqoftë, në katër shtete anëtare të BE-së, shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve ishin gra: Lituania (57% femra), Bullgaria dhe Letonia (të dyja 52%) dhe Danimarka (51%). […]
Mali i Zi, Luka Bar synon projektin e terminalit të LNG-së
Operatori i portit malazez, Luka Bar, po mendon të ndërtojë një terminal të gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të trajtuar importet e gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së (LNG) në Evropë, citoi media lokale të mërkurën drejtorin ekzekutiv, Vladan Vuçelić. “Dokumentacioni i planifikimit hapësinor për Portin Bar parashikon zhvillimin e një terminali LNG, që përfshin një sipërfaqe prej 2 hektarësh”, tha Vuçelič për të përditshmen “Dnevne Novine” në një intervistë të mërkurën, cituar nga portali i lajmeve “SeeNews”. Steven […]
Kroaci, Croatia Airlines do të kryejë fluturime për në Sofje dhe Podgoricë
Croatia Airlines nis fluturimet nga kryeqyteti kroat, Zagreb, drejt Sofjes, Bullgarisë dhe Podgoricës në Mal të Zi, në maj, sipas portalit të biznesit për monitorimin e Rrugëve Online globale, citon BGNES. Fluturimet Zagreb – Sofje do të fillojnë më 1 maj dhe do të operohen mbi baza sezonale deri në fund të tetorit. Rruga do të operohet tre herë në javë – të hënën, të mërkurën dhe të premten – dhe do të fluturohet me De Havilland Dash, 8-400 turboprop, […]
Serbi, Fiat Chrysler pezullon përkohësisht prodhimin
Fiat Chrysler tha se kishte ndalur përkohësisht prodhimin në fabrikën e saj serbe për shkak të çështjes së “disponueshmërinë së disa komponentëve nga Kina”. “Koha e planifikuar në fabrikën e Kragujevacit në Serbi është ripërcaktuar”, tha një zëdhënës i kompanisë automobile italo-amerikane, duke shtuar se planifikohej të rinisej prodhimi më vonë këtë muaj.
Bullgari, monedha është e nënvlerësuar
Lev-i bullgar është i nënvlerësuar, tha ministri bullgar i Financave, Vladisav Goranov, duke iu referuar modeleve ekonometrike për vlerësimin e kurseve të këmbimit të përdorura nga FMN-ja. Sërish, Goranov i ka mohuar dyshimet se kursimet e shtetasve bullgarë do të bien pas bashkimit me Eurozonën dhe konfirmoi se vendi do të hynte në Eurozonë me të njëjtin kurs këmbimi lev-euro si i tanishmi. Presidenti Rumen Radev u takua me guvernatorin bullgar të Bankës Kombëtare, Dimitar Radev, dhe diskutuan aksesin e […]
Rumani, Michelin do të punësojë mbi 300 punonjës
Michelin Romania, pjesë e grupit francez Michelin, këtë vit do të rekrutojë më shumë se 300 persona për të gjitha aktivitetet lokale, raportoi e përditshmja e biznesit “Ziarul Financiar”. Aktualisht, 940 njerëz punojnë në selinë e kompanisë në Bukuresht dhe më shumë se 3500 njerëz janë të punësuar në të tri fabrikat që operon kompania franceze në tregun lokal. Vitin e kaluar, Michelin Romania rekrutoi më shumë se 200 njerëz për aktivitetet e saj në selinë e Bukureshtit (marketing dhe […]
Konflikti i markave
Që prej vitit 2014, aplikimet për marka nga bizneset kanë shënuar rritje të ndjeshme. Në vitin 2018, aplikimet për marka tregtare arritën në 1294. Edhe aplikimet për patenta për shpikje dhe modele përdorimi kanë arritur rekord. Sakaq, konfliktet kanë vijuar të jenë të pranishme. Ekspertët ligjorë sugjerojnë se duhet një skemë e mirëfilltë monitorimi të rasteve, përpara se të përfundojnë në dyert e gjykatave… Nga Deada Hyka Në periudhën e industrializimit të shoqërisë, zhvillimit me hapa të shpejtë të […]
Konflikti i markave, 27 çështje në gjykatë vitin e shkuar, dominon konkurrenca e pandershme
Gjatë vitit të shkuar, çështjet e çuara në Gjykatë për shkak të problematikave që lidhen me të drejtën e pronësisë, kanë qenë në total 27. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, e cila ka qenë palë e përfshirë në çështje, ky numër ka qenë në rënie krahasuar me vitin 2017. DPPI përfaqësohet në gjykatë në rastet kur ankimohen vendimet e Bordit të Apelit, në të cilat merr pjesë në gjykim si palë e paditur dhe […]
“Rastet e konflikteve në rritje”
Flet MSA av.Denisa Daka, përfaqësuese e Autorizuar e Zyrës së Patentave dhe Markave Industriale Shqiptarët, veçse vitet e fundit janë ndërgjegjësuar për regjistrimin e patentave të produkteve/mallrave të tyre tregtare. Si vijon procesi i konflikteve për këtë arsye? Një ligj i posaçëm rregullon në tërësi sistemin e dhënies dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, mbrojtja e të cilës konsiston në mbrojtjen e patentave dhe modeleve të perdorimit, dizenjove industriale, markave tregtare dhe të shërbimit etj. Fusha e […]
Më shumë punë më pak pension
Pensioni i pleqërisë, si u rritën me shpejtësi vitet e punës dhe mosha në tri dekadat e tranzicionit. Por ndonëse punojmë më gjatë, frenohen përfitimet pas reformës. Hendek gjinor edhe te pensionet, në Shqipëri një burrë merr pension 23% më të lartë se një grua Nga viti 1993 dhe deri më tani, mosha dhe vitet e punës për të përfituar një pension të plotë pleqërie janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare nga ISSH-ja, në vitin 1993, një burrë […]
Arsyet pse bizneset po fitojnë shumë apo pak
2018 ishte një vit i vakët për sa i përket përfitueshmërisë së bizneseve shqiptare, duke mos shënuar ndryshim në normat e fitimit që ato realizojnë. Bizneset më fitimprurëse në Shqipëri për vitin 2018 ishin posta dhe magazinimi, si dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme, ndërsa aktivitetet me normë fitimi më të ulët mbeten tregtia me shumicë, agjencitë e udhëtimeve dhe akomodimi. Monitor ka përpunuar të dhënat mbi të ardhurat nga shitjet dhe fitimin nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve. Arsyet pse […]
Rindërtim me borxhe
Konferenca e donatorëve i tejkaloi pritshmëritë në totalin e shumës së siguruar për financimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Por, 74% e kësaj shume është borxh me kushte të buta. Sa efektiv është marrja e këtij borxhi. Flasin ekspertët dhe përfaqësuesja e Bankës Botërore. Zbardhen interesat e kredisë së Italisë, projektet ku do të përdoren fondet e Francës dhe kreditë e Bankës Botërore Nga Dorina Azo Qeveria bëri “bingo” në kërkesën e saj për donacione për rindërtimin […]
Sot kemi borxh të patërhequr prej 880 milionë euro
Qeveria e Shqipërisë ka marrë premtimin e donatorëve në konferencën e posaçme për financimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit për hua të buta që arrijnë deri në 880 milionë euro, por nga ana tjetër në bilancet e qeverisë janë 930 milionë euro borxhe të nënshkruara dhe të patërhequra. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave borxhi i jashtëm i pasdisbursuar arriti në 930 milionë euro me rënie 40 milionë eurosh në raport me tremujorin e dytë te […]
Kujdes me projektet për rindërtimin, ndikojnë te rritja ekonomike dhe borxhi
Flet Përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëria znj. Maryam Salim “Nëse projektet zgjidhen me kujdes, do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe do të përmirësojnë kapacitetin e shërbimit të borxhit” Përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Maryam Salim, në intervistën për Monitor shprehet se kreditë e konferencës së donatorëve kthehen në borxh pas nisjes së zbatimit. Përfaqësuesja e BB thekson se duhet bërë kujdes me përzgjedhjen e projekteve që do të zbatohen. Sipas saj […]
Presioni i borxhit do të ulet nëse vijon rritja ekonomike
Flet ish-ministri i financave, Arben Malaj Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj në intervistën për Monitor Ekonomi shprehet se nëse fondet e konferencës së donatorëve do të përdoren me efikasitet, ndikimi në ekonomi do të jetë pozitiv. Pjesa më e madhe e fondeve janë kredi, dhe sipas Malajt nëse do të vijojë rritja ekonomike efektet te borxhi publik dhe deficiti do të ulen. Sipas tij pas një fatkeqësie natyrore treguesit fiskalë të ekonomisë, si deficiti dhe borxhi publik rriten. Malaj […]
Hapësirat fiskale korrigjuese janë ngushtuar ndjeshëm
Flet Pedagogu i Universitetit të Nju Jorkut, zoti Azmi Stringa Pedagogu i Universitetit të Nju Jorkut, zoti Azmi Stringa, në intervistën për “Monitor”, shprehet se fondet e dhëna në kredi në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, në planin afatmesëm do të rrisin presionin te treguesit fiskalë dhe borxhi publik. Zoti Stringa vlerëson se kjo vjen për shkak të ngushtimit në vite të hapësirave fiskale korrigjuese të vendit. Stringa thotë se, nëse në vitin 2019 do të ishin realizuar objektivat […]
Efekti i inceneratorit
Bizneseve të Tiranës u rriten me 15-64% tarifat e pastrimit Bizneseve të mëdha e të vogla të Tiranës u kanë dalë në sistem tarifat e reja të pastrimit, të cilat kanë qenë në rritje në raport me vitet e mëparshme. Sipas faturave që disa subjekte kanë dërguar pranë redaksisë së “Monitor”, për disa kategori biznesi, tarifa vjetore e pastrimit është 85 100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme (shiko faturën në fund), me një rritje […]
Fiskalizimi / Pajisjet fiskale aktuale do të vijojnë të përdoren
Teksa zbatimi i procesit të fiskalizimit po afrohet, tatimet kanë dhënë informacion lidhur me dokumentimin e transaksioneve të kryera. Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit mbi detyrimin për dokumentimin e transaksioneve që kryejnë. Në zbatim të ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” dhe ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, çdo transaksion i kryer duhet të jetë i dokumentuar dhe justifikuar me dokument tatimor. Referuar kuadrit ligjor të […]
Kategorizim i hoteleve / Afat deri në dhjetor 2020 për dokumentet shtesë
Një urdhër i vitit të shkuar u linte kohë hoteleve në të gjithë vendin që, në kuadër të procesit të kategorizimit, të dorëzonin aplikimin dhe dokumentet e nevojshme deri në dhjetor 2019. Të gjitha detajet e procesit shoqëroheshin me rregulloren përkatëse që vinte së bashku me urdhrin. Por së fundmi, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndryshuar pikën që lidhet me dokumentacionin dhe afatin për aplikimet e hoteleve. Konkretisht, në ndryshim nga neni i vjetër, në rregullore ku dokumentet listoheshin […]
BERZH / Shqipëria të rrisë produktivitetin për të adresuar problemin e emigracionit
Bordi i Drejtorëve të BERZH-it ka miratuar një strategji të re për Shqipërinë, e cila përcakton kornizën për punën e Bankës në vend për periudhën 2020-‘25. Dokumentet identifikojnë përparësitë e BERZH-it si një investitor dhe një partner në angazhimin e politikave në vitet e ardhshme. Banka vazhdon të shohë dhe mbështesë përafrimin gjithëpërfshirës të BE-së, si spiranca kryesore e jashtme për reformat, përfshirë forcimin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit. Për të shpejtuar konvergjencën në nivelet e të ardhurave të […]
Studimi / Stresi te punonjësit në Shqipëri në nivele të larta; 51.5% prej tyre femra
Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë te punonjësit në Shqipëri. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit nga fondacioni “Friedrich Ebert”, i cili shton se, stresi i përjetuar nga punonjësit ka potencialin të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës së tyre. Studimi u përqendrua në Tiranë dhe në të u përfshinë 800 persona të punësuar. Për të matur nivelin e stresit, u përdor Shkalla e Stresit në Punë dhe për të gjetur faktorët u hartua […]
Mes borxheve, donacioneve dhe burimeve të munguara vendase
Entuziazmi i shifrës rekord prej 1.15 miliardë euro, të siguruar si mbështetje për rikuperimin pas tërmetit me pasoja tragjike të 26 nëntorit, nuk zgjati shumë. Shifrat zyrtare të Komisionit Europian bënë të ditur se 26% e kësaj shume është donacione, ndërsa pjesa tjetër është kredi me kushte të buta. Sigurisht që është për t’u vlerësuar kontributi i secilit shtet, që me sa pati mundësi na u gjend në këto ditë të vështira. Po aq për t’u vlerësuar është dhe angazhimi […]