Po rritet frika e një recesioni ekonomik
Me shfaqjen e rasteve të para të koronavirusit u regjistruan në Europën Juglindore, analistët nuk vonuan të rishikonin parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të rajonit, tashmë tepër pesimistë nga frika e një recesioni global. Banka Erste e Austrisë e uli parashikimin e rritjes ekonomike për Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) me 0.3 pikë përqindje, duke arritur në 2.6% për vitin 2020 dhe duke theksuar se nëse përhapja e koronavirusit nuk frenohet në një të ardhme të afërt, aktiviteti ekonomik […]
Vlerat e aksioneve bien mes paqëndrueshmërisë së lartë, leu rumun bie në nivelet më të ulëta
Pasiguria e lidhur me koronavirusin në aktivitetin e investimeve në nivelin global dhe rajonal dhe një bllokim i mundshëm i kanaleve të shpërndarjes, mund të ndikojë në zhvillimet e investimeve edhe në Moldavi, tha banka qendrore e vendit, e cila uli normën e interesit në 4.5%. Homologia e saj serbe ndoqi të njëjtin shembull dhe uli normën bazë të interesit REPO në 1.75% nga 2.25%. Sidoqoftë, shpërthimi i virusit Covid-19 vjen në një kohë kur normat e interesit janë tashmë […]
Ndikimi ekonomik i shpërthimit të koronavirusit në Europën Juglindore
Fabrikat e automobilave pezulluan prodhimin, aeroportet u mbyllën dhe planet e privatizimit u ndalën, teksa pandemia e koronavirusit po përhapet në Europën Juglindore (EJL), shkruan SEE News. Infeksioni i koronavirusit preku fillimisht rajonin muajin e kaluar në shkurt, me rastin e parë të raportuar në Kroaci, më 25 shkurt. Deri në 18 mars, numri i rasteve të konfirmuara të sëmundjes së koronavirusit (Covid-19) në rajon, kishte tejkaluar 1.000 persona të prekur dhe shumica e vendeve kishin deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme. […]
Më pak ndihmë nga shteti
Rreth 74% e menaxherëve të kompanive rumune po konsiderojnë si mundësi pakësimin e stafit, pasi operacionet e tyre po ndikohen nga shpërthimi i koronavirusit, tregoi një studim i publikuar në mesin e marsit nga Klubi i Biznesit Rumun, një organizatë lokale e sipërmarrësve. Rreth 40.5% e kompanive rumune thanë se mund të vazhdojnë operacionet deri në një muaj duke u mbështetur në burimet e tyre, ndërsa 35.5% presin të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetin për tre deri në gjashtë […]
…Dhe fituesit janë
Teksa pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonomitë e rajonit, ajo pati edhe disa efekte të dobishme. Teksa shkollat dhe universitetet u mbyllën, të gjitha platformat e mësimit në distancë morën rëndësi parësore. Situata e paparashikueshme i detyroi bizneset të gjejnë shpejt mënyra për të thjeshtësuar operacionet duke lejuar një fleksibilitet sa më të madh në orarin e punës dhe vendndodhjen e punës. Kompanitë u detyruan gjithashtu të kërkojnë sa më shpejt zgjidhje teknologjike dhe zinxhirë alternativë furnizimi. Për më tepër, […]
Skenarët shqiptarë të Covid-19
Epidemiologu Alban Ylli, i cili ka drejtuar funksione të rëndësishme në Institutin e Shëndetit Publik, ka zhvilluar disa skenarë në lidhje me kurbën e epidemisë Covid-19 në Shqipëri. Në rastin më të keq preket 60% e popullsisë, por me masat shtrënguese, intensiteti ulet. Pa masa pika kulmore është në muajin maj, por me masa mbrojtëse zhvendoset në prill. Zonat rurale, më pak të rrezikuara, dhe periudha e verës jep shpresë. Modelet sugjerojnë së për një përhapje prej 2.5 duhen gjurmuar […]
Goditjet dhe shanset e ekonomisë
Dëmi që pritet të shkaktohet nga shkëputja e zinxhirit ekonomik dhe frenimi i konsumit. Sektorët më të prekur dhe ata që përfitojnë, bazuar në peshën e tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sa mund të rezistojnë bizneset në këtë mbyllje totale dhe si mund të kthehet kriza në mundësi Nga Ornela Liperi Gjithçka ndali përnjëherësh. Lëvizja u kufizua, pjesa më e madhe e dyqaneve u mbyllën, një pjesë e madhe e punonjësve u detyruan të punonin nga shtëpia. Në […]
Tregtia dhe shërbimet ngecin
Ekonomia shqiptare është e orientuar nga tregtia dhe shërbimet. Tregtia me shumicë dhe pakicë është kontributori i dytë më i madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, pas bujqësisë, me gati 11% të totalit. Shërbimet zënë 9% të PBB-së. Nëse i shtojmë dhe akomodimin dhe shërbimin ushqimor, me rreth 2.2% të PBB-së, këta sektorë që përbëjnë rreth 22% të PBB-së janë pothuajse tërësisht të paralizuar. Tregtia po mbijeton kryesisht përmes shitjeve online, por ato mbeten të kufizuara për shkak të kulturës […]
Ndërtimi më pozitiv, pret edhe rindërtimin
Ndërtimi është sektori i tretë me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, me rreth 9.3% të totalit dhe që ishte në një rritje të ndjeshme së fundmi. Ndërtimet e hoteleve në zonën e Golemit, më e frekuentuara nga turistët e huaj, po vijojnë normalisht edhe në këto ditë karantine. Hajredin Fratari, ndërtues, thotë se edhe pse në situatë kaotike, shumë sektorë mund të punojnë normalisht, si p.sh., ndërtimi ku kontaktet janë të pakta me njëri-tjetrin. “Unë e […]
Eksportuesit, nafta vijon, pritet të ndalin metalet e pjesët e këmbimit
Eksportet e kishin filluar mbarë këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar kur tendenca ishte negative. Për dy muajt e parë të vitit, eksportet u rritën me 6.5%. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore, sipas INSTAT janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Tekstile dhe këpucë” me -0,6 pikë […]
Transporti i paralizuar
Transporti, që zë rreth 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është nga më të goditurit. Sektori, që qarkullon rreth 27-30 milionë euro në muaj, sipas të dhënave nga INSTAT, pothuajse është paralizuar. Udhëtimet me avionë janë minimale dhe po shkojnë drejt mbylljes totale. Transporti urban është i ndalur. Industria ajrore po merrte hov vitet e fundit, me numrin e pasagjerëve që udhëtuan nga dhe drejt Rinasit, që arriti në një rekord prej 3.3 milionë pasagjerësh në 2019-n, sipas të dhënave […]
Turizmi, më i godituri
Së bashku me transportin ajror, turizmi pritet të vuajë pasojat më të mëdha. Operatorët turistikë pohojnë se për periudhën mars-maj prenotimet janë anuluar, ndërsa ato për verën janë vënë në pritje. Turizmi ishte një sektor që po rritej me shpejtësi si rrjedhojë e futjes së Shqipërisë në listat e agjencive më të mëdha turistike, duke rritur kërkesën për paketa nga nordikët, polakët, çekët, izraelitët etj. Kjo kishte nxitur interesin e biznesit vendas për të investuar në shtimin e kapaciteteve akomoduese […]
Bujqësia po punon normalisht
Segmenti më pak i prekur për momentin është bujqësia, e cila kontribuon në gati 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Tashmë është sezon mbjelljesh dhe prodhimi për tregun vendas. Sektori ka mundësinë të përfitojë nga kjo situatë, së bashku me agroindustrinë, pasi mund të zëvendësojnë importet. Paradoksalisht, Shqipëria, ndonëse ka peshën më të lartë të bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto në Europë, me 20% (nga 2% mesatarja europiane dhe më pak se 10% te vendet e rajonit) […]
Telekomunikacionet, rënie e lehtë
Informacioni dhe komunikacioni sjellin 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas operatorëve të telefonisë, puna vijon, ndonëse është ndier një rënie e lehtë në faturime, që ka ardhur si rrjedhojë e kufizimit të orareve të dyqaneve nga njëra anë. Nga ana tjetër, fakti që shumë njerëz janë të detyruar të rrinë në shtëpi, i bën ata që të përdorin më shumë shërbimin e Wi-Fi dhe të mos rimbushin shpesh celularët e tyre.
Tregu i reklamave në ngërç
Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira. Burime nga agjencitë publicitare pohojnë se pjesa më e madhe e kompanive i kanë ndaluar të gjitha fushatat aktuale dhe kanë anuluar ato që ishin në fazë përgatitjeje. Situata është problematike që tani, por, nëse zgjat periudha e karantinimit, do të përkeqësohet më tej në muajt në vijim. Për momentin vetëm telekomunikacionet, bizneset farmaceutike dhe produktet ushqimore po vijojnë aktivitetin. Kur nuk shesin e nuk blihet, shumë kompani […]
Bankat presin humbje të lehta
Aktivitetet financiare dhe të sigurimit kontribuojnë në 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Operatorët e tregut të sigurimeve pohojnë se tregu pothuajse është ndalur dhe po kryhen kryesisht rinovimet e kontratave të shëndetit. Operatorët bankarë thonë se gjithçka do të varet nga kohëzgjatja e situatës. Deri në 3-4 muaj mund të menaxhohet situata me humbje të vogla, pasi dhe klientët mund të rezistojnë për një periudhë të tillë. Por nëse kohëzgjatja shkon përtej kësaj, mund të ketë më shumë pasoja […]
Efekti në punësim
Të vetëpunësuarit në të gjithë vendin pothuajse kanë pezulluar punën për shkak të situatës që përkeqësohet çdo ditë nga koronavirusi. Në total, sipas shifrave të INSTAT, për vitin 2018, të vetëpunësuarit në sektorët e ekonomisë janë rreth 102 mijë punonjës. Numri më i lartë i tyre është në sektorin e tregtisë me pakicë. Bizneset fason dhe call center raportojnë ulje me 60% të totalit të të punësuarve. Industria fason ende nuk ka qëndrim të unifikuar për marrje kredie me garanci […]
Erdhi dita e bujqësisë, kriza e Covid-19 lajmëron fitime për fermerët
Çmimet e larta dhe përqendrimi i konsumit në ushqime rrisin perspektivën për fitime më të larta në bujqësi. Fermerët në të gjithë vendin kanë vijuar mbjelljet dhe furnizimin e tregut normalisht. Fshati, më pak i rrezikuar nga epidemia, mund ta shndërrojë krizën në favor të tij. Si po përshtatet sektori Blerina Hoxha Ndërkohë që shumë biznese të shërbimeve dhe shitjeve po përjetojnë krizën që krijoi emergjenca e Covid-19, duket se bujqësia dhe prodhimet e saj do të jenë një […]
Agroturizmi përshtatet me krizën, nga shërbimet te shitjet
Disa biznese po ndërtojnë strategji të zgjuara për të mbajtur gjallë aktivitetin. Njësia e agroturizmit “Mrizi i Zanave” e kaloi këto ditë aktivitetin nga shërbimet te shitjet. Magazinat të cilat ishin të mbushura me prodhime po shpërndahen te konsumatorët në Tiranë, Durrës në Lezhë. Zoti Altin Prenga, i cili drejton biznesin, tha se “zgjodhëm këtë mënyrë për të mbajtur disi në këmbë aktivitetin dhe për të siguruar të ardhura për familjet fermere që e furnizonin ‘Mrizin’. Nga 70 punonjës gjithsej, […]
Evolucioni drejt e-commerce
Pandemia e Covid-19, që mbylli shqiptarët brenda shtëpive për një afat ende të pacaktuar, nxori disa biznese nga zona e tyre e komfortit, duke ju përshtatur kërkesës së tregut. Rrjetet e supermarketeve, që tradicionalisht operojnë në vend, vetëm me njësi shërbimi, kanë hedhur hapin e parë drejt e-commerce me porosi që jepen përmes telefonit, përgatiten në njësi të dedikuara dhe dorëzohen te klienti nga shërbimi postar. Operatorët e tregut pranojnë se kjo i gjeti të papërgatitur, porse dita-ditës ka përmirësim. […]
“Situata po orienton bizneset nga tradicionalja tek e-commerce”
Geri Piranjani, Administrator i “United Transport” (“Albanian Courier”) Njësitë e tregtimit që historikisht në Shqipëri kanë parë si mundësi të vetme të tyre shitjen në dyqane, me situatën e re, të krijuar nga koronavirus, po orientohen edhe tek e-commerce. Geri Piranjani, administrator i “United Transport” (“Albanian Courier”), vlerëson se shërbimi postar, si një hallkë e rëndësishme e procesit nga biznesi te konsumatori, është lobuesi kryesor në ndryshimin e mentalitetit se pazaret bëhen vetëm në dyqane. Në kushtet aktuale, formula […]
“Koronavirus po ndikon blerjet e konsumatorëve, si po ndryshon kategoria e produkteve”
Alexander Kosenas – Drejtor Ekzekutiv i “Neptun” Kufizimi i plotë i qarkullimit me makina dhe i pjesshëm i qarkullimit në këmbë në kushtet e karantinimit të plotë të popullatës ka bërë që një pjesë e konsumatorëve të ndryshojnë qasje për blerjet që bëjnë. Së pari, është forma në të cilën kryhen këto blerje, që është totalisht online. Së dyti, edhe kategoritë e produkteve që blejnë. Alexander Kosenas, drejtor ekzekutiv i “Neptun”, shprehet se konsumatorët po mundohen të krijojnë kushtet […]
Robert Hoxha, përfaqësues i rrjetit të supermarketeve “Big Market”
“Shitjet online kanë avantazh shpejtësinë, si po operojmë sot me porositë” Rrjetet e supermarketeve që zgjedhin të dërgojnë porosi online pranë konsumatorëve mund të përjetojnë një rritje të kostove që varion nga 8-10%, por që si alternativë ofron eficencë dhe shpejtësi. Robert Hoxha, përfaqësues i rrjetit të supermarketeve “Big Market”, shprehet se situata e krijuar në vend i gjeti të papërgatitura kompanitë shqiptare, por tashmë hapi rrugën për më shumë fokus drejt platformave online që mund të shërbejnë si […]
“Shitjet online do të mbeten edhe pas situatës aktuale, po investohet në platforma”
Elona Hametaj, Drejtore Ekzekutive e “Spar Albania” Supermarketet në vend u angazhuan njëkohësisht për të ofruar shërbimet e tyre gjatë këtyre dy javëve të vështira të karantinimit, përmes porosive online dhe shpërndarjen e tyre te konsumatori. Elona Hametaj, Drejtore Ekzekutive e “Spar Albania”, shprehet se aktualisht kompania që ajo drejton po përgatitet për një platformë të plotë të shitjeve online, porse situata aktuale e bëri të nevojshëm daljen me një opsion më të shpejtë. Ajo nënvizon se shitjet online […]
“Furnizimi nga Italia vijon normalisht, shpërndarjen po e bëjmë edhe me motorë”
Alessandro Rosa Administrator, Conad Albania Rrjeti i supermarketeve, që të paktën 85-90 për qind të produkteve të tij i merr nga Italia, Conad Albania, pohon se importi nga vendi fqinj vijon normalisht. Alessandro Rosa administrator i Conad Albania sjell në vëmendje se praktika e porosive online që po zbatohet tani nuk është e re për këtë rrjet supermarketesh por sigurisht ka njohur rritje të dukshme gjatë këtyre ditëve. Ai nënvizon se me kalimin e situatës sërish do të ketë […]
Dezinfektimi, biznesi që po lulëzon në kohën e koronës
Supermarketet, restorantet e një sërë njësish specifike, me ligj duhet të bëjnë dezinfektim në mënyrë sistematike, për të përmbushur kriteret higjieno-sanitare. Një pjesë e mirë e tyre e respektojnë këtë kërkesë, duke lidhur kontrata private me kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim. Të tjerë, parapëlqejnë të sigurojnë dëshmi sipas një hapësire që lejon ligji. Por ka edhe nga ato kategori që nuk e shohin të arsyeshme ndonjëherë që të kryejnë procese dezinfektimi. Së pari, nga kompanitë e tregut, kjo cilësohet […]
“Nga Call Center te vilat private, rritet interesi për dezinfektim”
Adriatik Spahiu, Drejtues Teknik, kompania DSO Si ka qenë kërkesa në dy javët e fundit kur është ngritur edhe alarmi për koronavirusin në vendin tonë? Ne kemi pasur shumë kërkesa këto ditë. Në disa raste na duhet të aplikojmë radhë për t’ju përgjigjur klientëve që na marrin. Ka fluks të atyre që duan të marrin këtë shërbim pranë shtëpive, bizneseve apo institucioneve të tyre. Çfarë biznesesh apo njësish janë kryesisht ato që kanë kërkuar shërbimin tuaj të dezinfektimit? Nga […]
“Për herë të parë, kërkesa nga administratorët e pallateve, kostot”
Fatos Lashi, Administrator Egian Med sh.p.k A ka ndryshuar kërkesa për shërbimet tuaja gjatë këtyre kohëve, nisur edhe nga situata me koronavirusin? Ne kemi më shumë se 9 vite si biznes që ofrojmë shërbimin e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit. Rasti me koronavirusin është disi specifik, jo i zakonshëm dhe është shoqëruar me rritje të kërkesave të shërbimit të dezinfektimit. Veçanërisht në ditët e para kishte dyndje të jashtëzakonshme. Tani, situata po normalizohet disi. Kërkesat ishin të larta dhe të […]
Koronavirusi do të ndryshojë mënyrën sesi blejmë dhe punojmë për vite me radhë
Emergjenca e shëndetit publik po trondit ekonominë botërore. Prodhuesit janë të detyruar të rimendohen se ku blejnë dhe prodhojnë mallra Çdo tronditje ekonomike lë pas një trashëgimi. Koronavirusi vdekjeprurës nuk do të jetë ndryshe. Depresioni i Madh nxiti qëndrimin “mos shpërdoro që të mos jesh në nevojë”, i cili përcaktoi sjelljet e konsumatorëve për dekada me radhë. Hiperinflacioni në Republikën e Vajmarit është ende i rrënjosur në politikën gjermane, skruan Bloomberg. Kriza financiare e Azisë e ktheu rajonin në […]
Kufizimi i rënies ekonomike nga koronavirusi nëpërmjet politikave të mëdha specifike
Kjo krizë shëndetësore do të sjellë pasoja të konsiderueshme ekonomike, duke shkaktuar tronditje në zinxhirët e furnizimit dhe kërkesës, ndryshe nga krizat e mëparshme. Politikat e gjera me një objektiv konkret, janë të nevojshme për të mbështetur ekonominë gjatë kësaj epidemie, duke ruajtur rrjetin e marrëdhënieve ekonomike dhe financiare midis punëtorëve dhe bizneseve, huadhënësve dhe huamarrësve, furnizuesve dhe konsumatorëve, në mënyrë që aktiviteti të rimëkëmbet pasi të kalojë sëmundja. Qëllimi është të parandalohet që një krizë e përkohshme të dëmtojë […]
Koronavirus, 6 këshilla për të punuar në mënyrë të suksesshme nga shtëpia
Shumë biznese po u kërkojnë punonjësve që të punojnë nga shtëpia, si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, por a mund të jenë ata po njësoj produktivë? Ka disa strategji për të punuar në mënyrë të suksesshme nga shtëpia. “Duhet të punoj nga shtëpia, por si mund t’ia dal me sukses”? Pyetje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Të punuarit nga shtëpia ka shënuar rritje në vitet e fundit në shumë organizata, nga autoritetet lokale te […]
Ndihma që të rinjtë mund të japin në kufizimin e përhapjes së koronavirusit
Ndërkohë që “novela e koronavirusit” po bëhet e njohur në të gjithë botën, rrjeti i liderëve të rinj nën 30 vjeç, Global Shapers, po ndërmerr veprime në më shumë se 50 shtete. Ky rrjet ka filluar të ndajë informacione si masat bazike mbrojtëse, duke vazhduar me përkthimin e informacioneve të rëndësishme në gjuhë të ndryshme dhe fillimin e fushatave për të luftuar ksenofobinë dhe keqinformimin, shkruan Forumi Ekonomik Botëror. Në vend që t’i përfshijë frika dhe paniku, anëtarët e këtij […]
7 mënyra sesi bizneset mund të reagojnë ndaj koronavirusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar pandemi COVID-19. Shtetet po përballen me “faza të ndryshme të sëmundjeve”, teksa virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi. Bizneset duhet të sigurohen që udhëzimet e nxjerra nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit të zbatohen me përpikëri. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e deklaroi më 11 mars 2020, pandemi COVID-19. Përhapja me ritme tmerrësisht të shpejta e koronavirusit është padyshim tragjedia aktuale e […]
Menaxhimi i shëndetit mendor gjatë koronavirusit, ekspertët në mbarë botën ndajnë njohuritë
Me gjithë ata tituj artikujsh që na rrethojnë, me gazeta që gjuajnë kush të përcjellë lajmin e parë dhe mediat tona sociale që po na izolojnë nëpër dhoma, ekziston rreziku i një infodemie, në të cilën përhapet keqinformimi. Javën e kaluar, vëllai im, i cili është prift, tha në bisedën në WhatsApp të familjes sonë, se po mendonte të anulonte kongregacionin në kishën e tij Episkopale në një periferi të Omahas, në Nebraska, SHBA. Kjo, sipas tij, do të ishte […]
Indeksi i OKB / Shqiptarët, më të palumturit e Europës
Shqiptarët janë renditur sërish më të palumturit e Europës, në “Indeksin e Lumturisë 2020”, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që i referohet vitit 2019. Shqipëria renditet në vendin e 105, nga 153 shtete, në të njëjtin nivel me vende si Kamboxhia, Bangladeshi, Laosi, Nigeria. Nga vendet e rajonit, Maqedonia është në vendin e 90, Mali i Zi i 72-ti, Bosnja në të 69-n , Serbia e 64-a dhe më pozitivja është Kosova, në vendin e 35 Treguesit […]
Fiskalizimi / Tatimpaguesit që do të ndjekin procedurat e thjeshtuara
Një vendim i publikuar në Fletoren Zyrtare përcakton kategorinë dhe kriteret e përdorimit të procedurës së thjeshtuar të fiskalizimit. Vendimi përcakton që Tatimpaguesit që lëshojnë fatura për transaksione me para në dorë, sipas nenit 22, të ligjit nr.87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave, nëse përmbushin kriteret e mëposhtme: a) Nuk janë subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar; b) Nuk […]
Masa lehtësuese për qytetarët UKT pezullon kamatëvonesat
UKT do të pezullojë të gjithë kamatëvonesat për abonentët e saj duke filluar nga muaji mars, si masë lehtësuese nga situata e krijuar nga koronavirusi. “Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatëvonesat për abonentët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT”, – njofton kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Rimëkëmbja e energjisë Zgjatet me një vit projekti i BB
Banka Botërore, në një dokument të publikuar së fundmi lidhur me projektin e rimëkëmbjes së sektorit të energjisë, që u miratua në vitin 2015, bën të ditur se do të ketë ristrukturim dhe zgjatje me një vit tjetër si dhe anulim të një pjese të mbështetjes që ende nuk është përdorur. Banka vlerëson në dokumentin e saj se ristrukturimi i propozuar nënkupton: (i) zgjatjen 12-mujore të datës së mbylljes së projektit deri më 30 nëntor 2020 nga data e mbylljes […]
Shmangia e sporteleve, AKSHI sqaron: Si paguhen faturat e energjisë elektrike në e-Albania
Një nga shqetësimet e shumta të qytetarëve në këto ditë karantine mbetet pagesa e faturave të energjisë elektrike. Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tolerim në mospagesën e energjisë elektrike. Të gjithë qytetarët mund t’i paguajnë faturat pa qenë nevoja të dalin nga shtëpia. Pagesa bëhet lehtësisht në e-Albania, një shërbim ky që ekziston prej kohësh në portal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit (AKSHI) sqaron për “Monitor” procedurat që duhet të zbatojnë […]
Ekuacioni i koronavirusit dhe normaliteti i ri
Ekonomia shqiptare, ashtu si ajo globale, është futur në një ekuacion me shumë të panjohura, që për momentin nuk po arrin ta zgjidhë askush. E panjohura më e madhe është koha. Askush sot në botë nuk di ta thotë me siguri se kur mund të ndalet përhapja e koronavirusit dhe se për sa kohë do të vazhdojnë masat për kufizimin e aktiviteteve, që po çojnë të gjithë ekonomitë në një ngërç, që vetëm pak muaj më parë askush nuk e […]