Si ta shpëtoni telefonin nëse bie në ujë
Për smartphone IP68 dhe IP69, rënia në ujë nuk duhet të jetë problem serioz Deri pak kohë më parë, nëse një smartphone binte në ujë, kishte pak mundësi të mbijetonte dhe të funksiononte pasi thahej – ndonjëherë me metoda krijuese dhe joefikase – si vendosja e tij në një kuti me oriz. Megjithatë, prej disa vitesh, prodhuesit kryesorë të celularëve si Samsung dhe Apple, kanë nisur të realizojnë modele rezistente ndaj ujit, që brenda limiteve të caktuara mund të […]
Si mund të qëndrojnë të sigurt punonjësit në vendet e punës gjatë pandemisë
•Teksa bizneset rihapen, si do të duken vendet e punës pas COVID-19? •Stresi i pandemisë do të rëndojë gjendjen emocionale të shumë punonjësve. •Punëdhënësit duhet të jenë të ndjeshëm ndaj faktit se shumë punëtorë nuk kanë mundësinë e zgjedhjes për t’u kthyer ose jo kur të hapen vendet e punës. •Shumë menaxherë mund të tregohen më mirëkuptues ndaj punëtorëve që kanë kërkuar prej kohësh fleksibilitet më të madh. Pas gati katër muajsh mbylljeje të detyruar për shkak të koronavirusit, […]
Votimi me postë, opsion i vetëm për të mbrojtur njerëzit nga Covid-19, paralajmërojnë ekspertët në SHBA
Për të mbrojtur shëndetin e tyre nga koronavirusi, të gjithë amerikanët duhet të kenë mundësinë për të votuar me postë në zgjedhjet e përgjithshme të parashikuara në nëntor. Votimi me postë duhet të jetë i vetmi i opsion, për të shmangur qendrat e votimit të mbushur me njerëz, paralajmëruan një grup mjekësh, infermierësh e zyrtarë të shëndetit publik në një letër dërguar drejtuesve të Kongresit. Një e treta e shteteve në Amerikë e lejojnë votimin me postë vetëm në rrethana […]
Një dramë bankare, me tri akte
Çfarë mund t’ju tregojnë rezultatet e Wall Street për ekonominë amerikane. Paniku është zbehur, dhimbja ekonomike është qetësuar. Por pasiguria mbizotëron. Akti i parë i ndikimit të koronavirusit në tregjet financiare dhe sistemin bankar të Amerikës, u karakterizua nga paniku, shkruan The Economist. Teksa kompanitë u përpoqën të grumbullonin paratë e nevojshme për t’u mbijetuar masave izoluese, ato nxituan të shisnin asetet e letrave me vlerë dhe të tërhiqnin linjat e kreditit. Tregtarët që përpiqeshin të rregullonin tregjet nga […]
Një rimëkëmbje në formë V-je mund të ndodhë ende
•Duke pasur parasysh shkallën dhe natyrën e tronditjes ekonomike nga Covid-19, nuk është për t’u habitur që shumica e komentuesve besojnë se perspektiva për rimëkëmbje është e zymtë. •Por tregues kyç javorë dhe mujorë, sugjerojnë se një kthim i mprehtë drejt rritjes ka të ngjarë. •Nëse kthesa ndodh, do të jetë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje çështjeve të tjera, si cilësia e rritjes në të ardhmen, shkruan kryetari i Shtëpisë Chatham, Jim O’Neill. Që nga marsi, kam qenë më […]
Hendeku në klasat e shkollës
Teksa shkollat rihapen, si mund të fitojnë nxënësit kohën e humbur? Të varfrit e kanë më të vështirë Vitin e kaluar, Kiana Jones nisi një punë verore në një park argëtimi, duke mbikëqyrur festat e ditëlindjeve dhe duke mbajtur nën vëzhgim personat e hedhur. Këtë sezon, Jones, një studente e diplomuar në Tennessee, do të kalojë shtatë javë në një qendër komunitare duke ndihmuar fëmijët në lexim dhe matematikë. Ajo është një nga rreth 600 vendasit e mbledhur me […]
“Katastrofë shëndetësore”, mjekët reagojnë ndaj rritjes së rasteve të koronavirusit në Serbi
Me qindra mjekë në Serbi kanë dhënë sinjalin e alarmit pas një rritje të rasteve me COVID-19. Duke e cilësuar situatën si një “fatkeqësi shëndetësore”, ata i bënë thirrje qeverisë të shkarkojë personelin e saj që menaxhon koronavirusin. Grupi prej 350 mjekësh ka dërguar një letër të hapur duke kërkuar nisjen e një hetimi mbi vendimet që ata besojnë se kanë shkaktuar një shpërthim të ri të sëmundjes. “Braktisja totale e masave për të luftuar epideminë në periudhën parazgjedhore (mitingje, […]
Serbi Cooper Tire do të rrisë kapacitetin në fabrikën Kruševac
Cooper Tire Serbia, një degë e Cooper Tyre & Rubber Company, njoftoi se po zhvillon një projekt ndërtimi, për të rritur kapacitetin e prodhimit në fabrikën e prodhimit të gomave në Kruševac. Projekti do t’i mundësojë fabrikës prodhimin e gomave të reja me diametër më të madh dhe do të rrisë kapacitetin vjetor të prodhimit me afërsisht një të tretën. Përveç kësaj, kompania po planifikon të shtojë edhe 118 vende të reja pune. Projekti mbështetet nga rreth 8 milionë dollarë […]
Bullgari / Zgjerimi i TurkStream deri në vitin 2021
Autoritetet bullgare e siguruan Rusinë se tubacioni i gazit natyror Balkan Stream, një zgjatje e tubacionit ruso-turk TurkStream, do të përfundojë ashtu siç është rënë dakord, deri më 1 janarin e ardhshëm, tha në një intervistë për Sputnik, drejtori i Departamentit të Katërt Europian të Ministrisë së Jashtme ruse. “Ndërtimi i degës së dytë të TurkStream në territorin e Bullgarisë po shkon sipas planifikimeve dhe sipas partnerëve, ai do të përfundojë deri më 1 janar 2021. Kryeministri Boyko Borissov po […]
Bullgari / Marrëveshje mbi Aeroportin e Sofjes me shoqërinë Meridiam
Ministria e Transportit në Bullgari nënshkroi një marrëveshje me partneritet, të udhëhequr nga menaxheri i pasurive Meridiam, për të drejtuar dhe për të operuar në Aeroportin e Sofjes, qendrën kryesore të transportit ajror në vendin ballkanik, për 35 vjet, tha qeveria. Kompania Meridiam me qendër në Paris, e cila po bashkëpunon me Aeroportin e Mynihut të Gjermanisë si operator për aeroportin, fitoi një tender korrikun e kaluar, duke ofruar një tarifë vjetore të koncesionit prej 24.5 milionë eurosh (28.24 milionë […]
Kroaci / Ngadalësohet rënia e çmimeve të konsumit
Çmimet e konsumit në Kroaci ranë për të tretin muaj radhazi në qershor, por me një ritëm më të ngadaltë, treguan shifrat nga Byroja e Statistikave Kroate. Indeksi i çmimeve të konsumit ra me 0.2% në qershor krahasuar me të njëjtën periudhë vjet, pas një uljeje prej 0.6% në maj. Kostot e transportit ranë me 6.2% në qershor me bazë vjetore. Çmimet për veshje dhe këpucë ranë me 2.1% dhe ato të banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të […]
Bullgari / Papunësia në shifrën 8.3%
Papunësia në Bullgari mbeti e lartë në qershor, pavarësisht masave për të mbështetur punësimin dhe bizneset. Shkalla e regjistruar e papunësisë ishte 8.3%. Agjencia e Punësimit raportoi se numri i personave të papunë të regjistruar në fund të qershorit ishte 273.367. Në krahasim me muajin maj, ka një rënie prej 7.5%, ose më shumë se 22,000 njerëz. Por krahasuar me qershorin 2019, rritja e numrit të personave të papunë është 61.1%, ose 103.708 persona. Në qershor, më shumë se 36,000 […]
Nevoja për të shmangur një izolim të dytë
Anketimi me sipërmarrjet nxjerr në pah pasojat e rënda të pandemisë të shkaktuar te sipërmarrjet. Rikuperimi duket se do të vazhdojë gjatë, pasi bizneset nuk janë optimiste që do t’i rikthehen normalitetit për një periudhë të shkurtër. 70% e subjekteve të anketuara thonë se rikuperimi do të zgjasë më shumë se një vit. Si kanë ndikuar protokollet në aktivitetin e tyre. Sa efektive kanë qenë politikat mbështetëse të qeverisë Nga Dorela Beqaj* Situata e pandemisë ka ndikuar dhe po […]
Statkraft merr licencën me afat 25 vjet nga ERE
Centrali fotovoltaik, lundrues mbi HEC Banjë Enti Rregullator i Energjisë i ka dhënë kompanisë Statkraft Renewables Albania një licencë me afat 25 vjet, për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovolktaik lundrues mbi rezervuarin e HEC Banja. Në një vendim të pak ditëve më parë, ERE nënvizoi se dokumentacioni i dorëzuar nga kompania ishte i plotësuar, por kërkesa për licencë 30-vjeçare nuk mund të plotësohej, në kushtet kur sipas studimit të fizibilitetit, jetëgjatësia e paneleve është 25 […]
Rriten Tirana e Durrësi, zvogëlohet Shqipëria tjetër
Si ka ndryshuar struktura e popullsisë, sipas qarqeve në dy dekadat e fundit Durrësi ka kaluar në vitin 2020 në qarkun e dytë më të madh në vend, pas Tiranës, duke lënë prapa në këtë mënyrë Fierin, që deri tani renditej pas kryeqytetit sa i takon numrit të popullsisë. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, Durrësi kishte 290.7 mijë banorë, me rritje të lehtë prej 0.2% duke ia kaluar për herë të parë Fierit. Ky i fundit […]
Zbuloni profesionet që paguhen më shumë në vend
Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa më mirë. Edhe avancimi në karrierë ka të njëjtin synim, krahas realizimit profesional. Të dhënat e INSTAT për pagat mesatare për grup-profesionet, tregojnë se ata të cilët kanë mbaruar ekonomik dhe arrijnë në pozicion drejtues, administrativ apo komercial, kanë dhe mundësinë të përfitojnë më shumë të ardhura. Ndërsa së fundmi, po zgjidhet gjithnjë e […]
Vizioni për të kaluar krizën
Nga Dr. Diana Leka (Angoni) Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve* Ekosistemi i Sipërmarrjes, modeli i bashkëpunimit Triple Helix – dhe kriza globale sanitare e shkaktuar nga COVID-19, kërkojnë një moment reflektimi, por edhe urgjence mbi nevojën e bashkëveprimit të integruar dhe sistemik mes qeverisë-universiteteve-biznesit. Të pasurit e një vizioni të qartë, angazhimi serioz dhe transmetimi i mesazheve të matura mbi ndërhyrjet sistemike të nevojshme rrisin elasticitetin që ekonomia të përballojë më mirë goditje të tilla si COVID-19 […]
Biznesi i diellit, imun ndaj COVID-19
Pandemia e COVID-19 nuk ka arritur të errësojë plotësisht panoramën e biznesit të diellit. Kompanitë që zbatojnë projekte në impiante fotovoltaike pohojnë se interesi ka mbetur i lartë për investime të kësaj natyre në sektorë si agropërpunimi, ndërkohë që edhe familjarët nuk kanë qenë indiferentë. Këtij interesi të lartë nuk i shërben aspak pozitivisht “qëndrimi në vendnumëro” i disa hapave ligjorë. Më shumë se një vit pas miratimit të udhëzimit, që i hapte rrugë hedhjes në rrjet të tepricave nga […]
“Skema funksionon pjesërisht, duhet plotësim i kuadrit ligjor”
Flet Anduel Çekrezi, përfaqësues i “EuroElektra sh.p.k” Miratimi i udhëzimit nga ministria cilësohet si një ndër zhvillimet më të rëndësishme në sektorin energjetik dhe kryesisht segmenti i fotovoltaikëve për operatorët e tregut. Anduel Çekrezi, përfaqësues i “EuroElektra sh.p.k”, nënvizon se skema që përcaktohet në këtë udhëzim funksionon pjesërisht dhe tepricat e energjisë sot kalojnë në rrjet falas, në mungesë të një çmimi. Udhëzimi në fillim solli një efekt zinxhir me një rritje të menjëhershme të interesit dhe kërkesës, por […]
Akërnia dhe Karavastaja, ende asnjë kontratë finale
Një procedurë konkurruese e hapur nga qeveria për një park fotovoltaik në zonën e Karavastasë u mbyll në fund të majit, pas një sërë shtyrjesh, duke shpallur si fituese ofertën e kompanisë franceze Voltalia. Kjo e fundit, ofroi një çmim 24,89 euro për megavat, shumë më i favorshëm sesa tavani prej 55 eurosh për megavat që kishte vendosur më herët Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në dokumentet e saj. Parku fotovolatik i Karavastasë është projektuar me fuqi 140 MW, ku […]
“Tepricat në rrjet, pa asnjë përfitim. Efekti i humbjes te biznesi, më i lartë”
Stavri Thano, Menaxher i Përgjithshëm UNI-COM sh.a. Kalimi i tepricave të energjisë në rrjet pa asnjë përfitim, edhe pse në hapat e parë të miratimit të udhëzimit, ishte një zgjidhje e mirë që duhej të ishte e përkohshme. Zgjatja e këtij afati, ku biznesi dhe familjarët marrin zero lekë nga tepricat, është humbje e investimit të tyre, që zgjat kohën e kthimit. Stavri Thano, Menaxher i Përgjithshëm UNI-COM sh.a., shprehet se kjo humbje është më e madhe te bizneset, […]
“Burokracitë e zgjatura krijojnë kosto, familjarët hezitojnë të investojnë”
Shkëlqim Memushaj, administrator “Panele Besi” Nga dorëzimi i aplikimit, përfaqësuesi që kërkon të lidhë impiantin fotovoltaik në rrjetin e shpërndarjes duhet të presë 30 ditë pune për të marrë një përgjigje zyrtare. Por në disa raste, mund të shkojë edhe deri në tre muaj. Shkëlqim Memushaj, administrator i “Panele Besi”, nënvizon se burokracitë dhe zgjatja pa fund e afateve rrezikojnë të largojnë klientët, ndërkohë që kërkesat e parashtruara për impiante të thjeshta deri në 2 kwp me licenca projektimi […]
Kriza e bizneseve ul çmimet e qirave
Çmimi i qirave të dyqaneve të biznesit të vogël në muajt qershor-korrik u ul me 10-16%. Operatorët e tregut të agjencive imobilare vlerësojnë se kjo tendencë erdhi nga shtimi i bizneseve të mbyllura, si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga COVID-19. Reduktim të çmimit të qirasë me 5-15% pati edhe tek apartamentet. Edhe ky treg, për shkak të pandemisë, po vuan shtimin e ambienteve të lira për banim nga studentët dhe familjarët që kanë humbur vendin e punës. Në dyqanet […]
Si kanë ndryshuar çmimet në rrethe
Tendenca e çmimeve me qira në Tiranë ndryshon nga qytetet e tjera të Shqipërisë, siç shpjegon drejtoresha e “Des Real Estate”, Brixhida Kokëdhima. “Des Real Estate” ka tetë zyra në qytetet kryesore të vendit. Sipas zonjës Kokëdhima në Tiranë, çmimet e qirasë së apartamenteve janë ulur, për shkak të shtimit të ambienteve të lira të lëna nga studentët dhe familjarët e larguar. “Në Tiranë, çmimet e qirave të apartamenteve kanë pësuar ulje të lehtë gjatë negociatave qiradhënës-qiramarrës. Pasiguria e krijuar te njerëzit […]
Stela Dhami: Rritet kërkesa për dyqane në qendrat tregtare
Pandemia nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve të ambienteve me qira të dyqaneve në qendrat tregtare, në rrugët kryesore të Tiranës, por edhe të zyrave, sipas Stela Dhami, drejtoreshë në kompaninë “Colliers International Albania”. “Deri në këto momente nuk është vënë re ndonjë ndikim i drejtpërdrejtë i COVID-19 në çmimin e dyqaneve dhe zyrave. Nëse shtimi i rasteve vazhdon për një kohë të gjatë, mendoj se ndikimi do të reflektohet më vonë, si në ulje të çmimeve të qirave […]
Pak interes për skemat e garancisë
Biznese të mëdha në sektorët kryesorë pohuan se, paketa e dytë e garancisë sovrane 15 miliardë lekësh, që qeveria vuri në dispozicion për të zbutur efektet e krizës pandemike, ishte përjashtuese për bizneset e goditura. Mbulimi me garanci vetëm të 60% të huasë, interesat 5% dhe kriteret shtesë të bankave i bënë huatë nga garancia sovrane shpesh më të vështira se kreditë normale. Tani kur afatet e aplikimit kanë përfunduar, është miratuar për t’u lëvruar vetëm 32% e totalit të […]
Union Bank: Paketa e parë ishte më e qartë, e dyta ka kushte më të forta
Nga fondi i dytë i garancisë, kanë përfituar pesë biznese, por ndërkohë jemi në shqyrtim të aplikimeve të tjera në Union Bank. Bledar Çergani, drejtor në Departamentin e Riskut në Union Bank, tha se paketa e parë kishte qëllim të qartë për ne, kurse në paketën e dytë duhet vlerësuar me kujdes qëllimi i financimit. Ndërkohë që paketa e parë mbulonte 100% kredinë e dhënë bashkë me interesat e saj, e dyta mbulon vetëm 60%. Si ka ecur shpërndarja në bankën tuaj? Qëllimi […]
Garancia sovrane ushtron presion mbi borxhin publik
Nëse bizneset nuk arrijnë të shlyejnë kreditë e marra nga dy paketat e garancisë sovrane, Ministria e Financave do të duhet të garantojë në banka këstet e huave deri në pagesën e plotë të huave. Sipas detyrimeve që rrjedhin nga ligji organik i buxhetit, garancitë sovrane kontabilizohen në borxhin publik. Në llogaritë fiskale, borxhi i garantuar përkufizohet si detyrimet e borxhit të njësive të sektorit publik dhe privat, shërbimi i të cilit është i garantuar, në bazë të marrëveshjeve, nga […]
OTP Bank: Patëm 95 aplikime për skemën e dytë, cilat kualifikohen
Sa për qind e fondit të garancisë sovrane nga “Paketa 2” keni shpërndarë? Fillimisht, përpara së të kalonim në statistika, do të doja të bëja një përmbledhje të shkurtër të garancisë dhe përqasjes së Bankës OTP Albania. Garancia e dytë sovrane mbulon financime të ndryshme, si për kapital qarkullues apo investime, dhe mbulon 60% të financimit të bankës. Limiti i garancisë për Bankën OTP Albania është 1.45 miliardë lekë, që do të thotë se kreditimi ynë shkon 2.4 miliardë lekë. […]
BB: Skemat e garancisë për biznesin të jenë të përhershme
Banka Botërore vlerëson se skemat e garancisë të aplikuara nga qeveria në kushtet e COVID-19 duhet të vazhdojnë edhe më tej dhe të kthehen në diçka të përhershme ndërsa ajo që mbetet për t’u zgjidhur është struktura që do t’i menaxhojë ato. Banka vlerëson se mund të ngrihet një strukturë e re nga e para ose mund të ndërtohet një mekanizëm mbi struktura ekzistuese. “Në kontekstin e Shqipërisë vendimi më i mirë do të ishte që të bëhej një vlerësim […]
Kuvendi / Miratohet heqja e tatimfitimit për bizneset e vogla, rritet pragu i TVSH-së
Me 87 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi heqjen e tatimfitimit dhe rritjen e pragut të TVSH-së, në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Norma e tatimfitimit do të jetë zero për tatimpaguesit me xhiro nga 0-14 milionë lekë (më parë ishin të përjashtuar nga tatimfitimi subjektet me xhiro nga 0-5 milionë lekë). Ndërsa pragu i TVSH-së nga 2 milionë lekë që është sot, rritet në 10 milionë lekë. Sipas të dhënave nga Tatimet dhe të përpunuara nga […]
Bashkia e Tiranës u jep pronat e saj për ndërtim 3 kompanive
Do të marrë 40% të sipërfaqes Bashkia e Tiranës ka miratuar në mbledhjen e fundit tre kontrata sipërmarrjeje, për ndërtim me kompanitë “Milo 2000”, “Arlis sh.p.k.” dhe “Startek” për dhënien në shfrytëzim të pasurive të saj për ndërtim. Bazuar në këto kontrata sipërmarrjeje, në këmbim të dhënies së pronës, Bashkia do të marrë 40% të sipërfaqeve ndërtimore për pjesën që ka vendosur në dispozicion të sipërmarrësit. Bashkia i kishte përfituar këto pasuri në periudhën 2017-2018, nëpërmjet disa vendimeve të kalimit […]
Plazhi i Spillesë / Plani i zhvillimit të zonës nga turizmi tek infrastruktura e korsitë e biçikletave
Spilleja, një vijë bregdetare rreth 4 kilometra, parashikohet që të zhvillohet si një lokalitet turistik bregdetar dhe lokal. Në një dokument zyrtar të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nënvizohet se prioritet do të jetë zhvillimi i turizmit me hotele dhe resorte, si dhe hapësira të shumta shërbimi e rekreacioni. Zona do të jetë e organizuar e tillë në mënyrë që t’u shërbejë kategorive të ndryshme të turistëve. “Në rang rajonal do të përforcohen lidhjet rrugore me autostradat Durrës-Lushnjë dhe Thumanë-Lushnjë, […]
Ringritja pas Covid-19 / Propozohet ndërtimi i trenit të shpejtë, përfshihet edhe Shqipëria
Europa duhet të përmirësojë më tej logjistikën, sidomos nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve moderne hekurudhore me shpejtësi të lartë, të cilët do të realizojnë një komunikimin të shpejtë dhe me më pak kosto në mjedis. Forumi Ekonomik i Vjenës i rekomandoi Komisionit Europian të financojnë ndërtimin e linjave hekurudhore të shpejta, njëra prej të cilave propozohet të kalojë edhe në Shqipëri. Linja që propozohet të prekë Shqipërinë do të nisë në Berlin, Çeki, Austri, Kroaci, Bosnjë, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë, […]
Propaganda nuk prodhon rritje!
Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike. Pasojat që karantinimi i ekonomisë dhe pasiguritë të cilat po na shoqërojnë, teksa pandemisë nuk dihet se po i vjen fundi, sa vijnë e po bëhen më të qarta. Zyrtarisht, pritet që rënia ekonomike të jetë 4.3%, por të dhënat e para tregojnë se mund të jetë edhe më shumë se kaq. P.sh., qeveria e ka ezauruar që tani parashikimin për borxhin publik të këtij viti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave […]