Kanalet më të mira YouTube për vitin 2020
Nëse këtë vit jeni në kërkim të kanaleve cilësore YouTube, ne kemi gjetur disa që ia vlen t’u hidhni një sy Më i madhi nuk është gjithmonë më i miri dhe nëse kanalet kanë me miliona fansa, nuk do të thotë domosdoshmërisht se kanë përmbajtje cilësore. Me sasinë e madhe të videove që YouTube ofron çdo ditë, është e vështirë të gjeni ato që u përshtaten më tepër shijeve tuaja. Ndonjëherë nuk dini as nga t’ia filloni. Fatmirësisht, ne […]
Ford Explorer, në timonin e Suv-it hibrid
Një makinë gjigante 5.6 metra e gjatë që kap 100 km/orë në 6 sekonda. Shtatë sedilje dhe një “bombë” e vërtetë hibride. Kushton 81.000 euro Nëse Suv-et e mëdha amerikane janë në zemrën tuaj, modeli i ri Ford Explorer Hybrid ka të gjithë numrat për t’ju kënaqur. Para së gjithash është i madh: 5 metra e 6 centimetra i gjatë dhe 2.28 metra i gjerë, përfshirë edhe pasqyrat. Ju uleni në një lartësi rreth 70 cm nga toka në […]
Si duhen shpenzuar paratë
Italia duhet të vendosë se si do t’i shpenzojë ndihmat e BE-së. Më parë, ka shpërdoruar shumë para Për të hapur një biznes riparimi motorësh në Itali, ju nevojiten 86 leje të ndryshme. Edhe nëse zgjidhni diçka më të thjeshtë, për shembull të shisni pica, gjërat mund të mos jenë të thjeshta për shumë kohë: biznesi juaj do t’i nënshtrohet kontrolleve nga 21 agjenci qeveritare. Nëse hyni në një mosmarrëveshje tregtare, prisni që ajo të zgjasë mesatarisht për tre […]
Kujt i bëhet vonë?
Pandemia tregon sa urgjente janë reformat për kujdesin e të moshuarve. Shumica e të moshuarve duhet të marrin ndihmë në shtëpi “Kundërmonte era vdekje”, tha Stephanie (jo emri i saj i vërtetë) ditën e parë të punës në Camilla Care Community, një azil pleqsh në Mississauga, qytet në Kanada, shkruan The Economist. Ajo dhe punëtorët e tjerë u dërguan për të ndihmuar në ndërtesën me 236 shtretër në prill, teksa Covid-19 kishte depërtuar tashmë nëpër korridoret e ngushta dhe […]
Qeveritë nuk duhet të bien pre e joshjes së parave falas
Kufizimet e buxhetit kanë munguar. Kjo paraqet edhe rrezik, edhe mundësi Ndonjëherë thuhet se qeveritë e çuan dëm krizën globale financiare të viteve 2007-‘09, duke mos arritur të rimendonin politikën ekonomike pasi u stabilizua gjendja, shkruan The Economist. Askush nuk do të thotë të njëjtën gjë për pandeminë Covid-19. Ajo ka çuar në një përleshje të dëshpëruar për të miratuar politika që vetëm disa muaj më parë, ishin ose të paimagjinueshme ose heretike. Tani si rezultat, në ekonomi po […]
Një shpërthim i papritur teknologjik në Serbi
Ishte mesi i janarit dhe kryeqyteti serb ishte mbuluar nga një re smogu toksik. Banorët e Beogradit shihnin celularët duke kontrolluar një aplikacion që i informonte mbi cilësinë e ajrit. Niveli i ndotjes ishte “i rrezikshëm”, por nëse ndodheshin në një stacion autobusi, të paktën mund të kënaqeshin për diçka, shkruan The Economist. Megjithëse nuk ishin në gjendje të shihnin as në 200 jardë largësi, mund ta kuptonin kur do të mbërrinte autobusi, sepse në Google Maps sapo ishin shtuar […]
Serbi / NIS pëson humbje neto 76 mln euro
Grupi serb i naftës dhe gazit NIS pësoi një humbje neto prej 8.97 miliardë dinarë (90 milionë $ / 76 milionë euro) në gjysmën e parë të vitit 2020, nga një fitim neto prej 3.89 miliardë dinarësh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si rezultat i krizës së koronavirusit, deklaroi kompania të mërkurën. Operacionet janar-qershor u shënuan nga rënia e çmimeve të naftës dhe rënia dramatike e kërkesës për naftë dhe produkteve të naftës, të shkaktuara nga pandemia […]
Bullgari / United Group përfundon blerjen e BTC
United Group, ndërmarrja e telekomunikacionit dhe medias me seli në Holandë, tha se ka përfunduar blerjen e kompanisë bullgare të telekomunikacionit (BTC), e cila funksionon nën markën Vivacom. “Vivacom arriti vendin e parë në Bullgari me një menaxhim të shkëlqyer, rezultate mbresëlënëse financiare, përparime teknologjike dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm në ekip. Me një vizion dhe strategji të qartë për të ardhmen, United Group ka fituar një udhëheqës tjetër të tregut në rajon”, tha Victoriya Boklag, drejtoresha e përgjithshme e United […]
Rajon / Startup me para publike, investitorët privatë largohen
Kur mbështetësi privat i altFINS u tërhoq nga një marrëveshje financimi në mars, për shkak të pandemisë së koronavirus, kompania startup sllovake kishte një mundësi tjetër – firmën sipërmarrëse të financuar publikisht, Crowdberry. Pasi humbi marrëveshjen fillestare në nëntor, Crowdberry arriti të sigurojë kushte më të mira herën e dytë, ndërsa altFINS mori paratë e nevojshme. “Kjo ishte rruga e rezistencës më të vogël dhe Crowdberry ishin një partner strategjik shumë i mirë”, tha themeluesi i altFINS, Richard Fetyko, kompania […]
Serbi / Qeveria miraton paketën e dytë të stimulit kundër koronavirusit me vlerë 561 mln euro
Qeveria serbe ka miratuar një paketë të dytë financiare, me vlerë 66 miliardë dinarë (661 milionë dollarë / 561 milionë euro) që synon të ndihmojë ekonominë të zbusë ndikimin e krizës së koronavirusit, tha ministrja e Financave, Sinisa Mali. Masat e reja do të ndihmojnë në mbrojtjen e vendeve të punës dhe kapacitetet e prodhimit, tha Mali në një deklaratë. Një pjesë e fondeve do të shkojë drejt pagimit të 60% të pagës për punëtorët në ndërmarrjet e prekura, në […]
Rumani / Tender 146 mln euro për të ndërtuar rrugën në Galati
Ndërmarrja e infrastrukturës rrugore rumune CNAIR njoftoi se një partneritet i përbërë nga kompanitë vendase SA&PE Construct, SC Spedition UMB dhe Tehnostrade, fitoi tenderin prej 705 milionë lei pa TVSH (172 milionë dollarë/146 milionë euro) për ndërtimin e një rruge transporti rreth qytetit lindor Galati. Rruga prej 33.6 km duhet të ndërtohet në 54 muaj, përfshirë 12 muaj për fazën e projektimit, me një periudhë shtesë garancie 120-mujore, tha CNAIR. SA&PE Construct është një kompani e themeluar në Bacau në […]
Epoka e influencuesve
Mbiemri juaj nuk ka pse të jetë Jenner ose Kardashian, që të jeni në gjendje të përfitoni nga postimet në mediat sociale, pasi një gjeneratë e re influencuesish po dëshmon rritje dita-ditës. Me pagesa që arrijnë deri në 2000 euro për një postim, kjo industri po përqafohet edhe në Shqipëri… Nga Deada Hyka Nuk ka mundësi të mos e njihni Chiara Ferragni-n. E re, e bukur, një bionde italiane që u shndërrua në një nga influencueset më të pasura […]
10 yjet që fitojnë më shumë para për një postim në Instagram
Kylie Jenner konfirmohet në krye të klasifikimit të yjeve më të paguar në “Instagram”. Në rrjetin social të fotografive, një postim i Jenner mund të vlejë më shumë se 1,2 milionë dollarë sipas Instagram Rich List 2019. Ky klasifikim është bërë nga Hopper HQ, shoqëri britanike që shet shërbime për menaxhimin dhe marketingun në rrjetet sociale. Në podium është edhe këngëtarja Ariana Grande dhe ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, postimet e të cilëve vlejnë përkatësisht 996 dhe 975 mijë […]
Indeksi i Bazelit për pastrimin e parave
Shqipëria, vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrorizmit, pas Turqisë. Indeksi i vitit 2020 i Institutit të Bazelit, e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës, lidhur me këtë fenomen, duke marrë 5.69 pikë. Turqia ndodhet tre pozicione më sipër, e 41-a, me 5.76 pikë. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnjë-Hercegovina renditet e 47 […]
E ardhmja e punësimit në Shqipëri gjatë dhe pas COVID-19?
Nga Erald Pashaj* Tashmë është e qartë se COVID-19 do të ketë pasoja të rënda për mirëqenien e popujve në mbarë botën dhe punësimin, por si do të jenë këto pasoja në Shqipëri? Pasojat në çdo shtet do të varen nga dy faktorë kryesorë. Faktori i parë është sa e shëndetshme është ekonomia dhe tregu i punës, ndërsa faktori i dytë është se sa e aftë është ekonomia që të përshtatet shpejt me ndryshimet e reja. Pra shëndeti dhe […]
Si janë llogaritur humbjet…
-Zakonisht 2/3 e martesave ligjore bëjnë edhe martesë me dasmë, me shumë tolerancë llogaria është bërë jo 2/3, por 1/2. Numri i të ftuarve në çdo eveniment është 150 persona x 16 200 festa = 2,430,000 persona. -Menuja e llogaritur për këta persona: 2,430,000 x 40 euro/person = 97,20, 000 euro (në të tre nivelet e dasmave. -Banda/Dj: 16,200 festa x 1,000 euro = 16,200,000 euro -Fotograf: 16,200 festa x 500 euro = 8,132,396 euro -Kameraman: 16,200 festa x 500 […]
Si po tkurren të ardhurat e klubeve të natës
Nga Armand Mala, kontabilist Klubet e natës, diskot, kafenetë apo të tjera biznese të ngjashme, ishin të parat që u mbyllën, sapo u shënuan rastet e para me koronavirus në vendin tonë. Kujtojmë që më 10 mars, ende pa dalë asnjë urdhër zyrtar apo VKM, policia trokiti në derën e çdo klubi nate, disko, lounge apo dhe bar-kafe, duke kërkuar që të ndërpresin aktivitetin. Duke parë se çfarë po ndodhte në Italinë fqinje, rezistenca e pronarëve të aktiviteteve të mbyllura […]
Biznesi i eventeve, drejt shkurtimit të punonjësve
Të ardhurat e kompanisë “Iceberg communication”, që merret me organizimin e konferencave, ceremonive për kompani, koncerte, festivale, në këta 5 muaj pandemi janë reduktuar 70-80%, ndërsa 20 punonjësit po paguhen me pagë minimale. Arsyet e situatës të krijuar, sipas Rafaela Ricës janë pezullimi i punës për shkak të COVID-19, për eventet, ceremonitë dhe konferencat. Stafi i kompanisë po aktivizohet në punë për rrjetet sociale, dizajne, ndërsa punonjësit e eventeve për muajin gusht janë lënë pushim dhe marrëdhëniet e punës nuk […]
Fabrikat e këpucëve në recesion, tkurrje me 30%
Fabrikat e prodhimit të këpucëve në vend hynë në vitin e dytë të tkurrjes së të ardhurave. Pas rënies me 2,7% të eksporteve më 2019, tendenca është thelluar me 27%, ose me rreth 65 milionë euro në 6-mujorin e parë 2020, në raport me një vit më parë. Sipas aktorëve të mëdhenj të tregut, porositë do të tkurren me 30% këtë vit, për shkak të stoqeve të larta të veshjeve të verës që nuk u përdorën. Pandemia ka ndikuar për […]
Të përshtatesh në kohë pandemie
Pandemia nuk u përkthye në krizë për të gjithë. Disa biznese kishin fatin të ishin në sektorin e duhur, të tjerë bënë investime të shpejta, duke krijuar binome të suksesshme, një pjesë sollën produkte të reja e një grup tjetër ngriti një urë të re ndërlidhjeje me klientin. Të gjithë ata të cilët guxuan të përshtaten, sot janë biznese që po punojnë me kapacitet të plotë, pa pushuar askënd nga puna dhe me të ardhura të cilat rriten. Nga fabrikat […]
Industria e argëtimit merr “pushimet”
Në industrinë e argëtimet, të ardhurat e klubeve të natës, atelieve për veshjet e modës, të kostumeve popullore, kompanive të organizimit të eventeve janë tkurrur 80-90%. Biznesi i dasmave, për shkak të ndalimit të organizimit të tyre, nga COVID-19, ka shkurtuar 70% të stafit. Në kulmin e sezonit turistik, mungesa e koncerteve po shkakton humbje të ardhurash deri në 1 milion euro për këngëtarët. Të vetmit që nuk janë prekur nga kriza janë VIP-at, të cilët nuk kanë ulur kërkesën […]
Turizmi përshtatet me “all inclusive”, por nuk përjashton asnjë kërkesë
Viti 2020 është viti më negativ për turizmin, i cili së fundmi kishte njohur vetëm shifra entuziaste. Kufizimi i qarkullimit për shkak të pandemisë e ka lënë atë vetëm me sytë te turizmi vendas, apo ai i fqinjëve. Në dominim janë shtetasit nga Kosova, por edhe këta të fundit, sikurse raportojnë përfaqësues të strukturave akomoduese, vijnë për pak ditë, kryesisht në fundjavë ose maksimumi 5 ditë. Përballë një situate që askujt nuk i kishte shkuar nëpër mend, strukturat e mëdha […]
Supermarketet nuk i braktisin shitjet online, edhe pas heqjes së karantinës
Nëse sot klikon te faqet e rrjeteve kryesore të supermarketeve në vend, ajo që të shfaqet e para është reklamimi i mundësisë së porosive online. Tendenca nisi menjëherë gjatë izolimit, si një kërkesë e “sforcuar” e tregut në kushtet kur konsumatorët nuk mundeshin të dilnin lirisht për blerje dhe supermarketet nuk po arrinin të kishin klientelën e zakonshme. Situata imponoi zgjidhje të shpejta, por duket se do të vazhdojnë të mbeten pjesë e aktivitetit të supermarketeve, si një mënyrë më […]
Kalimi nga zyrat fizike te puna nga shtëpia, avantazhi i IT
Në kohën e izolimit, një grup i mirë biznesesh u detyruan të punojnë me orë të reduktuara, ndërkohë që zyra e tyre krejt papritur ishin muret e shtëpisë së secilit prej punonjësve. Disa procese pune, që mund të kryhen në distancë, mund të siguronin vazhdimësinë e biznesit. Këtu nuk flasim për agropërpunimin, fasonët apo disa sektorë specifikë por call center, bankat, mediat, kompanitë e teknologjisë së informacionit, të cilat mund të kryenin fare mirë disa procese nga shtëpia. Kjo u […]
Rimëkëmbje e vakët e ekonomisë pas hapjes
Pandemia do të mbajë nën presion rikuperimin deri më 2022 Rimëkëmbja ekonomike e vendit, pas heqjes së masave bllokuese që shkaktoi pandemia COVID-19, po rezulton e vakët, teksa pasojat negative ishin të shpejta dhe të forta, analizoi Banka e Shqipërisë në Raportin e Politikës Monetare për 3-mujorin e tretë të vitit. Banka e Shqipërisë parashikon një tkurrje të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020. Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të kulmojë në tremujorin e dytë të vitit, e shkaktuar nga mbyllja […]
Ligji / Do të zbulohen pronarët e kompanive offshore
Të gjitha kompanitë në vend (përveç personave fizikë) duhet që jo më vonë se 31.12.2020, të identifikojnë pronarët përfitues, si dhe të krijojnë e të mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues. Të dhënat më pas, si emri, mbiemri dhe shtetësia, do të jenë publike në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Krijimi i regjistrit do të zgjasë një vit (deri në 31 dhjetor 2021). Është publikuar në Fletoren Zyrtare Ligji për regjistrin e pronarëve Përfitues, i cili për herë të parë në […]
3,2% më pak bebe në 6-mujor / Shqiptarët nuk po zgjedhin të lindin
Qeveria, dy vitet e fundit, po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve, duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk e ka përmirësuar situatën, edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi. Sipas INSTAT, në të gjithë vendin kanë lindur 12,500 foshnja më rënie 3,2% në raport me 6-mujorin e parë 2019. Rënia e lindjeve është përkeqësuar në këtë dekadë sidomos në 6 […]
Projekti për COVID-19 i BB: Shqipërisë po i ezaurohen kapacitetet shëndetësore
Banka Botërore ka zbardhur dokumentin e miratuar nga Bordi që mbështet Shqipërinë me 15 milionë euro, për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19. Referuar dokumentit, thuhet se numri i pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor për COVID-19, në një moment, mund të tejkalojë kapacitetin aktual të sistemit shëndetësor shqiptar. “Edhe pse Shqipëria ka përballuar me sukses COVID-19 deri më tani, ka paqartësi në lidhje me ecurinë e pandemisë në Shqipëri. Derisa të ketë një vaksinë efektive në dispozicion, virologët dhe […]
COVID-19 / Lëvizjet nga Rinasi u tkurrën me 60% në janar-qershor 2020
Muaji qershor, kur edhe nisën fluturimet e disa charter-ave për efekt turizmi nga vende të tilla si Bjellorusia, Ukraina dhe më pas Polonia nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë diferencë të dukshme sa u takon lëvizjes së pasagjerëve nga Aeroporti i Rinasit. Qershori i këtij viti, në raport me atë të një viti më parë, ka një rënie me 91% të pasagjerëve. Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe fluturimet me linjat e tjera të rregullta me vende si Italia kanë […]
406 persona më pak humbën jetën në janar-qershor
INSTAT, bien me 3.5% vdekjet në 6 muajt e parë të vitit Edhe pse pandemia Covdi-19 e ka intensifikuar goditjen, duke shkaktuar disa vdekje në ditë se fundmi, shifrat zyrtare mbi vdekjet e 6-mujorit të parë tregojnë për një ulje të tyre në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 6 muajt e parë të vitit kanë humbur jetën në vend 11,104 persona, bëri të ditur INSTAT në treguesit demografikë të tremujorit të dytë. Mesatarisht në […]
Rikuperimi nuk do të jetë aq i shpejtë dhe i lehtë sa pritej!
E gjithë bota është mbërthyer në krizën më të keqe që pas Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat paraprake treguan se rënia në tremujorin e dytë ishte mbi 10% për pjesën më të madhe të shteteve të zhvilluara, si me bazë vjetore, ashtu dhe në raport me tremujorin e mëparshëm. E gjithë Eurozona u gjunjëzua përpara virusit, me një tkurrje prej mbi 12%. Në disa shtete, rënia arriti edhe mbi 20%, si në Spanjë. Shqipëria nuk i publikon të dhënat […]