Pasuria e Jeff Bezos kapërcen 200 miliardë dollarë
Jeff Bezos mund të kishte qenë edhe më i pasur, nëse nuk do të divorcohej nga gruaja e tij. Ndarja e Jeff Bezos dhe MacKenzie Scott është divorci më i shtrenjtë në histori, deri më tani Pandemia e COVID-19 nuk ka ndikuar aspak në fitimet e Jeff Bezos, i cili zotëron Amazon. Përkundrazi. Sipas Bloomberg Billionaires Index, numri një i kolosit teknologjik ka thyer një tjetër rekord. Pasuria e tij ka arritur në 202 miliardë dollarë dhe është i […]
BMW shton gamën e makinave elektrike, prezantohet modeli 545e xDrive
Kompania gjermane shton gamën e makinave elektrike dhe synon të shesë 7 milionë deri në vitin 2030. BMW 545e xDrive plug-in do të jetë gati për shitje në nëntor dhe me modele për të gjithë shijet Në një event të zhvilluar në Mynih në fillim të gushtit, BMW vendosi në dispozicion të gazetarëve të gjithë gamëne elektrizuar duke përfshirë modelet e fundit X1 dhe X3, si edhe një prototip të modelit të ri 545e xDrive i pajisur me tënjëjtënnjësi si […]
Njëzet vende për t’u vizituar në bregun e Amalfit
Në jug të Gjirit të Napolit shtrihet një nga brigjet më të bukura në Itali, 25 kilometra shkëmbinj të thepisur që zhyten në Detin Tirren, të cilat ndërthuren me fshatra kodrinorë si Amalfi, Positano, Praiano ose Ravello. I renditur si një sit i trashëgimisë botërore, Bregu i Amalfit, të cilin italianët e quajnë thjesht Costiera, dallohet nga brigjet e tjera mesdhetare. Ndërsa kalon rrugën panoramike që lidh fshatrat, është e pamundur të mos mahnitesh nga peizazhet e tij. Bardhësia e […]
COVID-19 po shkakton një traumë kolektive
Për banorët e Parque das Tribos, makthi nisi kur ‘cacique’, ose shefi i tyre lokal, vdiq nga COVID-19. Messias Kokama ishte përballur me politikanë, sipërmarrës dhe banda droge për të transformuar një zonë me pluhur në periferi të Manaus, një qytet me 2 milionë banorë në thellësi të Amazonës braziliane, ku kanë gjetur strehë rreth 600 familje autoktone nga 35 grupe etnike. Ai ishte 53 vjeç dhe tha se nuk kishte frikë nga virusi. Vdekja e tij, më 13 maj, […]
Rëndësia themelore e viruseve. Ata nuk janë thjesht burim pandemish
Të huaj mes nesH / Vetëdija unike e njerëzimit, e veshur me viruse, hap rrugë të reja për ta mbajtur nën kontroll kërcënimin viral. Hulumtimet e reja të nxitura nga pandemia e Covid-19 do të rrisin fuqinë për të studiuar sferën virale dhe për të arritur përgjigjet më të mira që mund të japë trupi ndaj këtyre organizmave – duke e çuar mbrojtjen kundër viruseve në një nivel të ri. Njerëzit e konsiderojnë veten si grabitqarët më të mëdhenj të […]
COVID-19 po shkakton një krizë në mikrokredi
Huadhënësit meritojnë mbështetje dhe besim, por duke iu bindur rregullave. Kredia aty ku duhet Sot, portofolat e huazimit të institucioneve të mikrofinancave (MFIS) vlejnë totalisht 124 miliardë dollarë. Por industria është në telashe. COVID-19 po shtrëngon financat e saj. Pagesat që zakonisht dorëzohen personalisht në para të thata, kanë rënë, por bankat dhe investitorët, të cilët sigurojnë fondet e financave, sërish presin para. Një ngërç po afrohet Në vendet në zhvillim, një numër i madh njerëzish kanë humbur vendet […]
Pse vlera ekonomike e një maske është $56.14. Një front i ri në financë
Një veshje e çmuar Pas një periudhe të tmerrshme gjashtëmujore, qeveritë në të gjithë botën po shpresojnë për një rikthim ekonomik. PBB-ja në vendet e pasura ra rreth 10% në gjysmën e parë të vitit 2020. Megjithatë, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë – përfshirë faktin që më shumë njerëz mbajnë maska. Ekonomistët, të fiksuar pas përkthimit të gjithçkaje në PBB, pyesin nëse mbulimi më i shpeshtë i fytyrës mund të ndihmojë në rimëkëmbje. Ekziston ideja se […]
IG Metall propozon katër ditë punë në javë. Sindikata më e madhe gjermane mendon se punëtorët e saj meritojnë 3 ditë pushim në javë
Plane për fundjavë Një recesion nuk është aspak një kohë e mirë për t’i kërkuar shefit tuaj rritje page. Prandaj, IG Metall, sindikata më e madhe në Gjermani, po kërkon mënyra të reja që anëtarët e saj të mund të përfitojnë nga punëdhënësit. Më 15 gusht, shefi i saj, Jörg Hofmann, tha për gazetën Süddeutsche Zeitung se do të nxiste firmat të miratonin një javë pune 4-ditore, shkruan The Economist. Por punëtorët gjermanë nuk duhet të bëjnë ende plane […]
Sa punon Europa dhe Shqipëria?
Përpjekjet për të frenuar krizën e Covid-19 kanë hapur në botë diskutimet lidhur me shkurtimin e orëve të punës që duhen punuar në javë, edhe si një mjet për të ruajtur vendet e punës. Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat për orët mesatare që punohet në javë në shtetet e Europës për vitin 2019. Për Shqipërinë të dhënat mungojnë, ndërsa INSTAT e raporton informacionin e fundit që nga 2016. Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton […]
Ndryshimet e shpeshta të pragut të TVSH-së dhe ndikimi në ekonomi
Nga Arbër Laçej* Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një taksë konsumi, e vendosur mbi një produkt sa herë që vlera e tij shtohet në secilën fazë të zinxhirit prodhues. Mbi 160 shtete në botë përdorin taksën TVSH, e cila kryesisht gjendet në Bashkimin Europian. Sidoqoftë, ka polemika. Kritikët shprehen se taksa e TVSH-së është në thelb një taksë regresive, e cila dëmton ekonomikisht taksapaguesit me të ardhura më të ulëta dhe gjithashtu u shton bizneseve barra burokratike. […]
Prokurimi publik – një mjet për praktikat korruptive në Bullgari
Dhënia dhe zbatimi i prokurimit publik në Bullgari duhet të garantojë interesin qytetar për shpenzimin e financave publike, por vitet e fundit, ai është kthyer në një mishërim të praktikave korruptive në vend. Mjeti më i përdorur është prokurimi publik në fushën e ndërtimeve, ku projektet janë në shkallë të gjerë dhe arrijnë në disa miliona euro. “Tenderët e prokurimit publik në Bullgari nuk fitohen, ato shpërndahen”, tha në një intervistë për programin Horizon të BNR, profesori Metodi Andreev nga […]
Ndihma shtetërore, kredi 62 milionë euro për kompensimin e Blue Air
Komisioni Europian ka miratuar sipas rregullave të ndihmës shtetërore të BE-së, një garanci kredie rumune rreth 62 milionë euro (afërsisht 301 milionë RON) për linjën ajrore rumune Blue Air. Masa synon të kompensojë kompaninë ajrore për dëmet e pësuara nga koronavirusi, si dhe t’i sigurojë asaj një mbështetje urgjente likuiditeti. Ajo u miratua bazuar në nenin 107 (2) (b) të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian (TFEU) dhe në bazë të Udhëzimeve të Komisionit për Ndihmën Shtetërore për shpëtim dhe […]
Kroaci, koronavirusi i kushton buxhetit 2.8 mld euro
Kriza e koronavirusit deri tani i ka kushtuar buxhetit kroat 21 miliardë kuna (3.3 miliardë dollarë / 2.8 miliardë euro), tha ministri i Financave, Zdravko Maric. Hendeku fiskal arrin në 17 miliardë kuna për gjashtë muajt e parë të vitit, por kostoja e pandemisë së koronavirusit është edhe më e madhe, tha Maric në një deklaratë të publikuar në faqen e qeverisë, pasi dha një intervistë për transmetuesin lokal Nova TV. “Nga njëra anë, kemi një rënie të të ardhurave […]
Rumani, marrëveshje 148 mln dollarë për fabrikën e kogjenerimit
Fondi rumun-kazak i Investimeve të Energjisë, tha se ka nënshkruar një kontratë inxhinierike, prokurimi dhe ndërtimi me kompaninë turke Calik Enerji, për ndërtimin e një fabrike të kogjenerimit, pas një investimi prej 148 milionë dollarësh (124 milionë euro). Calik u zgjodh nga nëntë kompani që shprehën interes për projektin e hartuar nga KazMunayGas International (KMGI) dhe qeveria e Rumanisë, tha në një njoftim për shtyp. Ndërtimi do të fillojë në tremujorin e fundit të këtij viti me përgatitjen e tokës […]
Bjeshkët, thesaret e turizmit shqiptar
Burime uji si kristali, lëndina të gjëra me boronicë, rrethuar me kurora kreshtash, liqene si pasqyra, përrenj që rrëkëllimin e kanë muzikë, me stane mes pishash, Bjeshkët e Tropojës nuk janë asgjë tjetër veçse parajsa mbi tokë. Nga Blerina Hoxha Kur e vizitova për herë të parë Tropojën para 15 vitesh, nuk e mendoja kurrë se, udhëtimet drejt këtij qyteti do të ishin rutina ime e pushimeve. Sa herë udhëtoja, planifikoja ngjitje në majat e Alpeve, Bjeshkëve të Markovçës […]
Alpet, pjesë e Rrugës Dinarike
Bjeshkët shqiptare janë pjesë e shtegut Dinarik të Alpeve që përshkon dhe lidh Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë – Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë. Shtegu u krijua dhe certifikua midis viteve 2010 – 2015 si një lloj eksplorimi natyror e kulturor. Udhëtimi ofron një rrugë autentike nëpërmjet disa prej vendbanimeve të mbetura të Europës së Vjetër dhe një korridor nëpër një begatie pasurish natyrore dhe kulturore Udhëtimi përfshin majat më të larta të rajonit, zhytet në lugina, kalon […]
Pandemia nxori jashtë bankave 290 mln euro
Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e parasë jashtë sistemit bankar arriti vlerën rekord të 324.6 miliardë lekëve, ose 2.6 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, paraja jashtë bankave është rritur me 14.5%. Pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur pas muajit mars, kur Shqipëria u prek nga epidemia e Covid-19. Për periudhën mars-korrik, paraja jashtë bankave është rritur […]
Përfundon verifikimi i kontabilistëve
Vetëm 309, nga 2300 zotërues titulli kalojnë procesin Bordi i Mbikëqyrës Publike (BMP) ka njoftuar përfundimin e verifikimit të veprimtarisë së Kontabilistëve të Miratuar (#KM) që ushtrojnë profesionin të organizuar si persona fizikë ose si persona juridikë. Sipas njoftimit të Bordit, nga 2300 zotërues titulli dhe qindra subjekte juridike që ofronin shërbime kontabiliteti, vetëm 309 e kanë kaluar procesin. Ky verifikim konsiderohet si një nga reformat më të rëndësishme në formalizimin e ekonomisë dhe do të mundësojë krijimin […]
Raporti i BE, masat që u morën nga vendet anëtare për krizën e Covid-19
Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e marra nga vendet anëtare të BE-së për krizën e krijuar nga pandemia. Dokumenti analitik nënvizon se në përgjigje të situatës nga Covid-19 rreth një e dhjeta e iniciativave dhe politikave të zbatuara nga vendet e BE-së ishin për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të biznesit dhe marrjen e shërbimeve kryesore (11%), si dhe parandalimin e vështirësive sociale (9%). Pjesa më e […]
Si po mbështetet biznesi dhe të punësuarit në Kosovë dhe Maqedoni?
Për shkak të krizës nga Covid-19, xhiroja në shërbimet HoReCa (Hotele, Restorante, Kafene) dhe në sektorë të tjerë të tregtisë në Kosovë është ulur rreth 60%, ndërsa papunësia është rritur. Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha për “Monitor Ekonomi” se masat që po zbaton qeveria janë të pamjaftueshme për zbutjen e efekteve të krizës. “Çdo ditë, kemi mbyllje të biznesit dhe largim të të punësuarve nga vendet e punës. Ka një rënie të lartë të qarkullimit, qoftë në HoReCa (Hotele, […]
Priten falimentime
BERZH nis vlerësimin për të përmirësuar kuadrin ligjor për ristrukturimin e bizneseve pas pandemisë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi se ka nisur një vlerësim, që synon të sigurojë një udhëzim të hollësishëm mbi boshllëqet legjislative, për të adresuar një rritje të pritshme të kërkesës së bizneseve që kanë nevojë të përdorin procedurat zyrtare të ristrukturimit pas pandemisë së koronavirusit. Sondazhi do të sigurojë një hartë të azhurnuar të kuadrit ligjor të ristrukturimit në të gjithë rajonet […]
Si do të “shpëtohej” biznesi nga kriza e Covid-19
Përfaqësues të sipërmarrjes fason, turizmit, bareve, restoranteve, eksporteve të produkteve bujqësore, për shkak të rënies të xhiros 50-70% nga pandemia dhe fuqisë blerëse, parashikojnë falimentime masive të bizneseve nga muaji shtator deri në nëntor. Për t’i shpëtuar krizës, Shoqatat e Biznesit dhe Dhomat e Tregtisë kërkojnë uljen e taksave në nivel kombëtar, subvencionim të qirave për strukturat e shërbimit, programe mbështetëse me grante dhe kredi të buta për diversifikimin e prodhimit të tekstileve, zgjatjen e afatit të Garancisë Sovrane 1 […]
Baret dhe restorantet drejt falimentimit, çfarë kërkojnë për mbijetesë
Mungesa e frekuentimit të restoranteve dhe bareve në muajin gusht është ndier më shumë në kryeqytet, pasi njerëzit i janë drejtuar bregdetit për të pushuar. Për këto arsye, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve, Restoranteve dhe Klubeve të Natës, Enri Jahaj, xhiroja e restoranteve në Tiranë për gushtin është ulur 60%, ndërsa për baret 50% krahasuar me 2019. “Puna në restorante vijon të jetë inekzistente. Në Tiranë, furnitorët e ujit, kafesë dhe qumështit raportojnë se në muajin gusht, puna ka […]
Kërkesat e Shoqatave të Biznesit dhe Dhomës të Tregtisë
Pro-Eksport Albania 1. Ritrajtim dhe rikonceptim të kritereve të funksionimit të dy instrumenteve kredi me Garanci Sovrane, të lançuara tashmë: a) Instrumenti i Parë Kredi me Garanci Sovrane 100% të rivendoset në afat (të zgjatet afati i aplikimit) dhe të lehtësohen kriteret (kushtet kualifikuese) për firmat që duan të aplikojnë. Kështu do të mund të shfrytëzohet nga kompanitë e sektorit pjesa e papërdorur e kësaj kredie. b) Instrumenti i dytë kredi me Garanci Sovrane 60% të ketë lehtësim të kushteve […]
100 milionë euro pagesa për koncesionet në shëndetësi
Sa na ndihmuan për krizën e COVID-19 Në pesë vitet e fundit, deri në maj të 2020-s, buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim. Shuma e paguar, deri tani, do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar dy spitale të reja moderne. Sa eficent ka qenë orientimi i investimeve në shëndetësi në këto projekte dhe sa të vlefshme ishin […]
Shpenzimet e shqiptarëve në spitalet private arrijnë 70 milionë euro
Më shumë se 10 vjet më parë, spitalet private filluan investimet e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar nivelin e ulët të shërbimeve në shtet dhe kërkesën në rritje të shqiptarëve për mjekim cilësor. Shumat e mëdha që të sëmurët shqiptarë shpenzonin në Greqi nxitën grupin grek Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia të hynte në Shqipëri. Investimet filluan të zgjeroheshin me shpejtësi, me hyrjen e Spitalit Amerikan (100% në pronësi të Balkan Alliance Healthcare B.V), i cili bleu më […]
Pandemia e COVID-19 nuk e pengon, nis punën koncesioni PPP i laboratorëve
Kontrata koncesionare PPP për shërbimin laboratorik ka nisur nga puna, edhe pse pandemia COVID-19 u bë shkak për shtyrjen e pagesave për disa PPP që nuk kishin filluar zbatimin. Koncesionari ka marrë në dorëzim ambientet laboratorike në Spitalin “Nënë Tereza” dhe në të gjitha spitalet e tjera të vendit. Burimet në QSUT pohojnë se shërbimi laboratorik po ofrohet, ndërkohë që koncesionari ka nisur të përshtasë ambientet. Por një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë koncesion ka zbuluar […]
Numri i shtretërve, në ulje me 10% në dekadën e fundit
Ndonëse barra e sëmundjeve është rritur, të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2018, numri i shtretërve erdhi në rënie. Nuk ka pasur rritje as në numrin e institucioneve spitalore, përkundrazi kanë ardhur me rënie. Nga 50 institucione spitalore që kishte deri në vitin 2005, numri i tyre ra në 44 në vitin 2013 dhe më pas në 42 në 2018-n. Numri i shtretërve në total ishte 8,185 në vitin 2018, duke shënuar rënie prej 10% në krahasim me […]
BSH: Sistemi bankar e përballoi mirë krizën
Banka e Shqipërisë, në mbledhjen e saj të fundit, miratoi Deklaratën e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë të vitit. Në deklaratën paraprake, Banka e Shqipërisë vlerëson se në 6-mujorin e parë të vitit 2020 (më tej, “periudha”), veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht sfidave që paraqiti situata e pandemisë në vend. Masat operacionale të marra nga bankat për sigurimin e vijueshmërisë së funksioneve kritike dhe marrëdhënieve me klientelën, dhe masat e marra nga autoritetet […]
Tërmeti i 26 nëntorit / Mbrojtja civile, “në letër”
Zbardhja e mëngjesit të 26 nëntorit 2019 shfaqi qartë katastrofën e shkaktuar nga tërmeti 6.4 ballë në Durrës. Ajo që pasoi ishte nevoja për koordinim, për të shpëtuar sa më shumë jetë poshtë rrënojave dhe strehimi i atyre mijëra njerëzve të mbetur jashtë. Në ato ditë, jo pak do të lakohej përgjegjësia e institucioneve, nevoja për koordinim dhe reagim më të mirë dhe në raste fatkeqësish natyrore, një nga hallkat kyçe është edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Kjo e […]
BERZH nis vlerësimin për të përmirësuar kuadrin ligjor për ristrukturimin e bizneseve pas pandemisë
Priten falimentime Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi se ka nisur një vlerësim, që synon të sigurojë një udhëzim të hollësishëm mbi boshllëqet legjislative, për të adresuar një rritje të pritshme të kërkesës së bizneseve, që kanë nevojë të përdorin procedurat zyrtare të ristrukturimit pas pandemisë së koronavirusit. Sondazhi do të sigurojë një hartë të azhurnuar të kuadrit ligjor të ristrukturimit në të gjithë rajonet e BERZH-it në Europë, Azi dhe Afrikë. Ai synon të ofrojë një […]
Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ra me 96%
Tërmeti e COVID-19 “fundosin” hotelet Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për hotele dhe të ngjashme për 6-mujorin e parë të vitit ka rënë me 96.4% në raport me janar-qershor të një viti më parë. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se kjo sipërfaqe ishte saktësisht 11 559 m², ndërsa një vit më parë, për të njëjtën periudhë, ishte rreth 311 mijë m². Rënia e sipërfaqes së dhënë për leje ndërtimi për objekte me destinacion hotelerinë ishte […]
Statistikat / Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën më të lartë historike
Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të korrikut vlerën rekord të 147 milionë eurove. Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se rezervat e arit janë rritur me 73% krahasuar me një vit më parë. Rritja e vlerës së arit ka ardhur njëkohësisht nga zgjerimi i investimeve të bankës qendrore në këtë instrument, por edhe nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në intervalin kohor korrik 2019-korrik 2020, vlera e arit […]
Shkresa / Tatimet u kërkojnë bizneseve të paguajnë sigurimet dhe tatimin mbi të ardhurat
Tatimet u kanë dërguar një tjetër shkresë bizneseve, ku u kërkojnë që të paguajnë sigurimet shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat. Shkresa u ka mbërritur bizneseve të mëdha, por edhe subjekteve të vogla, madje edhe atyre që sapo e kishin përmbushur detyrimin për pagimin e sigurimeve për tremujorin e dytë. Në shkresë thuhet: “Mbetet shqetësues fakti që Ju rezultoni me detyrime të papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat personale (TAP). Ju kujtojmë që pjesën më […]
Marrëveshje historike për të shëruar plagët shekullore!
Kosova dhe Serbia nënshkruan të premten në Uashington atë që është ndoshta marrëveshja më e rëndësishme mes dy shteteve deri më sot. Thelbi i marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së është se tashmë Kosova dhe Serbia pajtohen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe angazhohen të bëhen pjesë e një projekti të lëvizjes së lirë të modelit ‘mini-schengen’. Çështja më e nxehtë, ajo e njohjes reciproke, është lënë mënjanë, me vetëdijen se një hap i tillë do të kërkojë ende […]