Ekonomitë më inovative në botë
Indeksi Global i Inovacionit e rendit Zvicrën si ekonominë më inovative në botë Indeksi i fundit Global i Inovacionit nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) rendit 131 ekonomi sipas ecurisë së tyre në inovacion. Në krye të listës? Zvicra, e cila gjithashtu zuri vendin e parë vitin e kaluar. Në fakt, ajo tashmë është e para për të dhjetin vit radhazi. Suedia zë vendin e dytë, dhe Shtetet e Bashkuara të tretin. Pse është kaq e suksesshme […]
Suzuki Swift Hybrid rinovon versionet Top dhe Sport
Gjenerata e dytë e Suzuki Swift Hybrid “infekton” me elektrone edhe versionin Sport dhe në këtë mënyrë kompleton kalimin në hibrid të serisë aktuale që po tregtohe tnë Evropë. Swift i rinovuar ofron shumë pajisje që përfshijnë sistemet e sigurisë Adas, fenerët e plotë LED dhe gjithçka që lidhet me komoditetin Rinovimi i familjes Swift nuk përfshin vetëm pamjen dhe prezantimin e kabinës. Azhurnimi i vërtet ka të bëjë me motorët,një 1.2 i aspiruar dhe 1.4 i mbingarkuar, por […]
Numri i punonjësve të bankave ka rënë me 7.1 në tre vitet e fundit, ndikuan shitblerjet
Procesi i përqendrimit të sektorit bankar ka sjellë një ulje të numrit të të punësuarve në vitet e fundit. Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se në mesin e këtij viti bankat tregtare punësonin 6,367 punonjës, në rënie me 4.6% krahasuar me një vit më parë dhe 7.1% më pak krahasuar me mesin e vitit 2018. Punësimi në sektorin bankar arriti nivelin më të lartë në vitin 2017, me pothuajse 7 mijë të punësuar. Por, në këtë moment […]
A i ka ardhur fundi punës në zyrë?
Lufta mbi të ardhmen e vendit të punës Shumica e njerëzve e lidhin zyrën me rutinën dhe konformitetin, por ajo po kthehet shpejt në një burim pasigurie ekonomike dhe mosmarrëveshjesh. Në të gjithë botën, punëtorët, shefat, pronarët dhe qeveritë, po përpiqen të vendosin nëse zyra është tashmë një koncept i vjetruar – dhe duket se po dalin në përfundime krejt të ndryshme, shkruan The Economist. Rreth 84% e punonjësve francezë, janë rikthyer në zyra, por më pak se 40% […]
Çfarë mund të shkojë gabim?
Zgjedhjet e shëmtuara amerikane. Kundërshtimi i rezultatit në nëntor mund të jetë i rrezikshëm Dita e Punës shënon fillimin e fazës më të rëndësishme të zgjedhjeve presidenciale amerikane. Dhe këto zgjedhje pritet të jenë vërtet të shëmtuara, shkruan The Economist. Mbështetësit e presidentit po përplasen me protestuesit e Black Lives Matter në Portland, Oregon. Donald Trump udhëtoi në Kenosha, Wisconsin, për të pozuar në foto para ndërtesave të djegura, një javë pasi policia qëlloi dhe paralizoi një afro-amerikan të paarmatosur […]
Një pikë e ulët në marrëdhëniet gjermano-polake.
Nuk jeni të mirëpritur. Babai i ambasadorit të ri gjerman bëhet pengesë në emërimin e tij Edhe Jacek Czaputowicz, ministri i Jashtëm polak i cili pritet të largohet nga posti, e quajti vonesën “të çuditshme”, në një intervistë me Rzeczpospolita, një gazetë e përditshme polake, shkruan The Economist. U bënë tre muaj që Arndt Freytag von Loringhoven pret në apartamentin e tij në Berlin për agrément (miratimin zyrtar diplomatik) si i dërguar gjerman në Varshavë, që zakonisht është një formalitet […]
Presidenti me një plan për gjithçka
Emmanuel Macron ringjall një institucion paslufte për epokën pas Covid-19. Dhe deklaron një masë të jashtëzakonshme stimuluese Në vitin 1946, teksa Franca doli nga tmerret e luftës, Charles de Gaulle hartoi le Plan, për të rindërtuar vendin e tij të rrënuar, shkruan The Economist. Mbështetur në sloganin “Modernizimi ose dekadentizmi”, plani i parë pesëvjeçar identifikoi gjashtë industri kryesore – qymyri, energjia elektrike, çeliku, transporti, bujqësia e mekanizuar dhe çimento – mbi të cilat Franca do të ndërtonte një ekonomi […]
Gjashtë muaj me COVID, mbi 1 miliard euro humbje
Rimëkëmbja ekonomike veç në letër. Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane kanë vlerësuar se gjendja ekonomike në Kosovës është rënduar shumë. Këto dy Oda kanë vlerësuar se mosmiratimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është goditje për shtetin. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, humbjet në ekonomi janë mbi 1 miliard euro. Nga Prishtina, Fatos Shala Nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani, kur kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj, humbjet e bizneseve […]
Slloveni / Telekom Slovenije lançon shitjen e Tsmedia
Kompania shtetërore Telekom Slovenije tha se po fillonte shitjen e filialit të saj lokal, TSmedia. Bordi mbikëqyrës i Telekom Slovenije miratoi një vendim për të filluar procedurën e shitjes më 3 shtator, tha ndërmarrja në një deklaratë. Ajo nuk dha detaje mbi transaksionin e planifikuar. TSmedia zotëron ofruesin e shërbimeve të mediave dixhitale Siol.net, pikën hyrëse në internet Najdi.si, dhe ofruesin e ndihmës për biznesin Bizi.si, thuhet në faqen e saj të internetit. Ajo gjithashtu zotëron markat tregtare sllovene Drejtoria […]
Kroaci, investime në fondet e kapitalit
EIF do të bashkojë fondet e veta me fondet e HBOR dhe të BE-së për të investuar 70 milionë euro në Prosperus Growth Fund, Adriatic Structured Equity Fund dhe Croatian Mezzanine Debt Fund. Investimi do të ngushtojë një boshllëk të konsiderueshëm të tregut për burimet alternative të financimit për NVM-të dhe kompanitë me fitime mesatare në Kroaci dhe do të zgjerojë opsionet e financimit për kompanitë vendase, ndërsa ato rimëkëmben nga pandemia Covid-19. Operacioni buron nga Programi Kroat i Rritjes […]
Bullgari / 200 milionë BGN shpërndahen për bizneset dhe individët, si pjesë e masave antikrizë
Më shumë se 200 milionë BGN nga paketa antikrizë e Ministrisë së Ekonomisë së Bullgarisë u është shpërndarë bizneseve dhe njerëzve që nga 4 shtatori, njoftoi ministria. Gati 85 milionë BGN u mundësuan nën OPIC për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, për të kapërcyer pasojat ekonomike të COVID-19. Grantet totale të paguara deri tani për kompanitë bullgare në bazë të procedurës “Mbështetje për ndërmarrjet mikro dhe të vogla për kapërcimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19” arrijnë në 84,825,339,31 BGN. […]
Serbi / Profili i kredisë së Serbisë mbështetet nga potenciali i rritjes, konsolidimi fiskal
Profili i kredisë Ba3 i Serbisë, me një perspektivë pozitive, mbështetet nga të ardhurat e larta, së bashku me një sektor relativisht të madh dhe të larmishëm të prodhimit, i cili ndihmon në tërheqjen e investimeve të huaja, tha të mërkurën, Shërbimi i Investitorëve të Moody’s. Inflacioni relativisht i ulët dhe i qëndrueshëm, si dhe përmirësimet në kornizën e politikës monetare, kanë çuar gjithashtu në një mjedis më të qëndrueshëm makroekonomik, ndërsa procesi i pranimit në Bashkimin Europian (BE) do […]
Kroaci / Tkurrja më e madhe e PBB-së në tremujorin e dytë
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kroacisë (PBB) u tkurr me 15.1% në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha në një deklaratë Zyra Kroate e Statistikave (Crostat). Rënia, e shkaktuar kryesisht nga masat kufizuese për të luftuar shpërthimin e COVID-19, është më e larta që nga viti 1995. Rënia më e madhe u regjistrua në turizëm, i cili u tkurr me 67.4%.Konsumi i familjeve ra me 14%, eksportet e mallrave dhe […]
Serbi / PBB bie në tremujorin e dytë
Ekonomia e Serbisë u tkurr me 6.4% në bazë vjetore në tremujorin e dytë të vitit 2020, pas një rritjeje prej 5.1% në periudhën e mëparshme, treguan të dhënat nga Zyra e Statistikave të Serbisë (SORS). Kjo ishte tkurrja më e madhe që nga tremujori i fundit i vitit 1999, për shkak të kufizimeve të imponuara për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Në bazë tremujore të rregulluar sezonalisht, PBB u tkurr me 9.2%, pas një rënieje prej 0.5% në periudhën […]
Bullgari / Rënie dramatike ekonomike prej 10% në tremujorin e dytë
Ekonomia bullgare është tkurrur në tremujorin e dytë të vitit, me një rekord prej 10% krahasuar me tre muajt e parë dhe gjithashtu regjistroi rënien më dramatike në bazë vjetore, me 8.5%, më e larta që nga viti 1997. Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave janë për periudhën e masave më të rrepta anti-epidemike të karantinës, që synonin kufizimin e përhapjes së COVID-19. PBB ra në tremujorin e dytë të vitit 2020 me 10% krahasuar me tre muajt e […]
Rumani / Shitjet me pakicë rriten në korrik
Shitjet me pakicë të Rumanisë u rritën me një ritëm më të shpejtë në korrik, treguan shifrat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Duke u mbështetur në ditët e punës, shitjet me pakicë u rritën me 4.2% në bazë vjetore në korrik, pas një rritjeje prej 0.7% në qershor. Shitja e produkteve joushqimore u rrit me 10.3% në bazë vjetore në korrik dhe ushqimet, pijet dhe duhani u rritën me 5.9%. Ndërkohë, shitjet e karburanteve në dyqane të specializuara u ulën […]
Bullgari / Rriten përfitimet e papunësisë
Këshilli Kombëtar i Bullgarisë për Bashkëpunim Trepalësh (NCTC) mbajti një takim të jashtëzakonshëm online, të kryesuar nga zëvendëskryeministri për Politikën Ekonomike dhe Demografike dhe ministrja e Turizmit, Mariyana Nikollova, tha shërbimi i informacionit qeveritar, siç citohet nga agjencia e lajmeve BTA. Në rendin e ditës ishin ndryshimet në një urdhëresë për pagat e nëpunësve publikë. Sipas ndryshimeve të propozuara, do të rriten shpenzimet e personelit të administratave, të cilat janë të përfshira drejtpërdrejt në kontrollimin dhe zbutjen e efekteve të […]
Agroturizmet, “oazet” ndryshe të verës
Agoturizmi ia ka dalë të jetë një histori suksesi në luftë me pandeminë. Disa prej këtyre subjekteve raportojnë rritje të fortë të frekuentimit, në raport me një vit më parë. Një pjesë pohojnë se do të kenë fitim modest, të tjerë vetëm sa kanë siguruar mbijetesën, por nuk mungojnë edhe ata që janë goditur rëndë. Pavarësisht situatës, të gjithë pohojnë se sektori ka potencial duke vijuar me shtimin e akomodimit, sistemimin e fermave dhe territorit të tyre rrethues, madje orientimin […]
Agroturizmet, nga certifikimi te monitorimi dhe penalitetet
Një listë e vitit 2019 e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit raporton se janë të paktën 17 agroturizme në vend që kanë marrë certifikatën. Kjo e fundit u jepet subjekteve që plotësojnë disa kushte specifike për sipërfaqen, prodhimin e produkteve në fermën e tyre, numrin e dhomave për fjetje e një sërë specifikash të tjera. Çdo aplikim shqyrtohet nga një komision, që vendos nëse subjekti përfiton apo jo certifikimin. Për të mbikëqyrur më pas ecurinë në praktikë, bëhet monitorimi. “Monitorimi […]
Kostot e pandemisë në arsim
Në fillimin e shkollës, familjet shqiptare u përballën këtë vit me kosto shtesë, për shkak të shpenzimeve ekstra si maska, dezinfektues, formularë dhe tarifa më të larta transporti, nga fondet e veta. Por kostot më të larta do të vijnë nga cenimi i cilësisë së dijeve nga mësimi me orar të reduktuar dhe njohuritë e humbura gjatë karantinës. Sipas studimeve, COVID-19 do t’i kthejë arritjet arsimore në Shqipëri një dekadë më pas Blerina Hoxha Si në çdo fushë tjetër, […]
Mehmeti: Qeveria i la të vetëm mësuesit në betejën anti-COVID
Eksperti i çështjeve arsimore, Ndriçim Mehmeti, tha se mungon vullneti i mirë për të pasur arsimin si prioritet në zhvillim, e mbi të gjitha një buxhet i detajuar më së miri, që i përgjigjej situatës në të cilën do të rifillonim mësimin. Si po ndikon ngarkesa mësimore për stafet mësimore dhe ndryshimi i orarit në cilësinë e dijeve? Në pamje të parë, u duk sikur hapja e shkollave do të sillte vetëm pasoja pozitive. Në fakt, ajo ka sjellë […]
Përse duhet të këshillohesh me një broker sigurimesh
Shoqëria po sensibilizohet çdo ditë e më shumë për rëndësinë e siguracioneve për stabilitetin financiar të familjeve dhe bizneseve, por shqetësim mbetet kompleksiteti i termave dhe kushteve të kontratave të sigurimeve (policave). Të interesuarit për një siguracion janë gati të heqin dorë nga blerja e një produkti të tillë, pikërisht për shkak të paqartësive, apo pamundësisë për të kuptuar kushtet ligjore të produktit. Por, sikurse themi ne, njerëzit e kësaj fushe, “siguracionet janë tepër të rëndësishme për t’u neglizhuar”, pasi […]
Dilemat e taksave
Rritja e pragut të taksimit në teori mund të favorizojë edhe më shumë evazionin fiskal, duke i shtyrë shumë bizneset të deklarojnë më pak xhiro për të qëndruar brenda pragut ose ta copëzojnë xhiron në biznese të veçanta, praktikë e njohur në vitet e fundit Ersuin Shehu Që nga fillimi i vitit të ardhshëm, pragu i aplikimit të tatimfitimit dhe TVSH-së për biznesin e vogël në Shqipëri do të rritet ndjeshëm. Nga 5 milionë lekë qarkullim vjetor, kufiri aktual […]
Sistemi i taksimit të individëve është i deformuar, jo social dhe i padrejtë
Flet Konsulenti financiar dhe eksperti kontabël, Ilir Binaj Konsulenti financiar dhe eksperti kontabël, Ilir Binaj, shprehet në favor të rritjes së pragut për bizneset e vogla që nuk do të paguajnë tatimfitimi. Sipas tij, kjo është një masë që do të ndihmojë në kushtet kur biznesi i vogël u godit nga një krizë sa e papritur, aq edhe e paparashikueshme. Zoti Binaj mendon se tashmë, sfida e vërtetë për qeverinë nuk është lufta ndaj evazionit në këto nivele, por […]
Rritja e pragjeve cenon barazinë mes tatimpaguesve dhe mund të favorizojë evazionin
Flet eksperti dhe konsulenti i çështjeve fiskale, Eduart Gjokutaj Eksperti dhe konsulenti i çështjeve fiskale, Eduart Gjokutaj, thotë në një intervistë për revistën “Monitor” se rritja e pragjeve përjashtimore për tatimfitimin dhe TVSH-në do të kenë si efekt të parë uljen e bazës tatimore, që, sipas tij, edhe tani është e ulët, për shkak të informalitetit të lartë. Zoti Gjokutaj mendon se aplikimi i kësaj mase nuk duhet të shoqërohet me tërheqje nga përpjekjet për të luftuar evazionin dhe […]
Pandemia shtrenjton programacionin e TV
Kostoja e prodhimit të programeve në televizione është rritur për shkak të pandemisë. Blerjet në tregjet ndërkombëtare, nga ana tjetër, nuk kanë pasur ndryshim çmimesh, por negociatat kanë marrë më shumë kohë për t’u finalizuar për shkak të “smart working”. Drejtuesit e televizioneve kryesore në vend pohojnë se nuk ka ndryshime drastike në programacion dhe janë ruajtur emisionet e strukturës, ndërkohë që ka edhe rikonceptime. COVID-19 ka tkurrur buxhetet e reklamave, duke shkaktuar një rënie të të ardhurave të thuajse […]
“Blerjet iu përshtatën ‘smart working’, negocimi ishte ndryshe”
Vjollca Dedei, agjente për blerjet e programeve të huaja në Top Channel Teksa nevoja për distancim fizik, si masë për mospërhapjen e virusit, bëri që disa programe show të mbylleshin, plotësimi i programacionit ishte një tjetër sfidë. Vjollca Dedei, agjente për blerjet e programeve të huaja në Top Channel, tha se u bënë blerje emergjente për të plotësuar programacionin, por duke mos cenuar cilësinë. Sa i takon sezonit të ri, ajo tregon se negocimi ka qenë ndryshe këtë vit, […]
“Pandemia nuk ndikoi te çmimet e blerjeve, por vështirësoi planifikimin”
Albert Dumani, Drejtor programacioni & Blerjesh në TV KLAN Pandemia i ka bërë më të vështira planifikimet në programacion. Albert Dumani, Drejtor programacioni & Blerjesh në TV KLAN, thotë se ndonëse çmimet nuk kanë ndryshuar sa u takon blerjeve në tregjet e huaja, ka qenë disi më e gjatë koha e negocimit, për shkak të punës nga shtëpia që përfshiu të gjithë globin. Ai shton se si për kompanitë prodhuese, ashtu dhe për vetë drejtorët e programacionit, koha ka […]
“Kostot e prodhimit të programeve televizive janë rritur”
Armand Shkullaku, Drejtori i Programeve në TV Klan Të prodhosh sot një program në televizion është më shtrenjtë se në periudhën para pandemisë. Armand Shkullaku, Drejtori i Programeve në TV Klan, pohon se kjo vjen si efekt i distancimit, si masë për mospërhapjen e virusit, që do të thotë se njerëzit angazhohen më pak. Nga ana tjetër, mungesa e publikut në programe ku është e nevojshme prania e tij, për hir të atmosferës, është një tjetër pengesë. Ai tregon […]
“Jemi në vit elektoral, ndaj shtojmë hapësirën për politikën”
Ilir Dyrmishi, Drejtor Promocioni në Vizion Plus Vitin e ardhshëm, pritet që të mbahen zgjedhjet e radhës për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj të legjislativit. Vizion Plus ka parë të arsyeshme që në kuadër të kësaj, të rrisë numrin e programeve që përfshijnë politikën duke e argumentuar këtë si një mundësi ku publiku të informohet për alternativat nga të gjithë palët. Ilir Dyrmishi, Drejtor Promocioni në Vizion Plus, thotë se përveç emisionit të ri që do të jetë në […]
RTV ORA: Pandemia e bëri biznesin më të tërhequr për reklama
Radio Televizoni Ora, ashtu si të gjithë mediat, e ka ndier presionin e pandemisë sa i takon jo vetëm prodhimit të programeve, por edhe reklamave të tkurrura nga biznesi. Në një intervistë për “Monitor”, përfaqësues nga Bordi i televizionit Ora, thanë se situata tashmë është kapërcyer gradualisht dhe kompania i menaxhoi muajt më të vështirë, me rezervat e saj financiare. Sa i takon sezonit të ri, Bordi nënvizon se do të ketë programe të reja që i bashkohen një numri […]
“Kemi bërë rikonceptime, shtojmë më shumë dokumentarë”
Rezart Aga, Drejtor Programacioni, Radio Televizioni Shqiptar Radio Televizioni Shqiptar, si një televizion publik, nuk e ndien presionin e orientimit të programacionit në funksion të biznesit. Edhe në këtë vit të pandemisë, duket se është prekur më pak sa u takon të ardhurave pasi shumica e tyre nuk sigurohet nga reklamat, por nga taksapaguesit shqiptarë. Drejtori i programacionit, Rezart Aga, tha se për shkak të pandemisë nuk ka pasur orientim drejt programeve të mëdha, por më shumë drejt atyre […]
Efektet e pandemisë / Çmimet e naftës bien me 3-5 lekë për litër në tregun vendas
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rënie të lehtë në tregun vendas. Në pikat e tregtimit me pakicë, nafta po tregtohet me 3-5 lekë më pak për litër. Te Kastrati, operatori më i madh i shumicës dhe pakicës në vend, nafta kushton 153-155 lekë, nga 158 lekë që ishte më parë. Në të njëjtat nivele ishte dhe Eida Petroleum, operatori i dytë më i madh në vend. Te Gega Oil, një litër naftë kushton 150 lekë. Kjo është hera e […]
Monitorimi i ri i qeverisë: Siguria mbetet problematike në Koncesionin e Rinasit
Qeveria e Shqipërisë ka monitoruar zbatimin e kontratës koncesionare në Aeroportin e Rinasit dhe ka gjetur se kriteri në lidhje me sigurinë mbetet problematik, edhe pse në prill të vitit 2019 në ambientet e Aeroportit, ndodhi një supergrabitje. Nga 11 indikatorët e performancës së kontratës së koncesionit rezulton se, realizimin më të dobët e ka sistemi i sigurisë. Sipas Ministrisë së Financave, që ka monitoruar kontratën, “implementimi i plotë i sistemit të menaxhimit të sigurisë nga koncesioni” u realizua në […]
Pandemia / Hoteleve u ra qarkullimi me 61.4%, preken edhe punësimi e pagat
Sektori i turizmit është goditur rëndë nga pandemia, duke prekur së pari numrin e turistëve që kanë pritur strukturat akomoduese, me një tkurrje të dukshme në raport me një vit më parë, e për rrjedhojë edhe xhiron e këtyre të fundit. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se qarkullimi i të ardhurave ra me 61.4% në tremujorin e dytë të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia e xhiros lidhet drejtpërdrejt me praninë […]
Kriza / Ulet përdorimi i overdrafteve dhe kredisë konsumatore
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të korrikut, vlera e paradhënieve bankare të përdorura nga individët ishte 7.32 miliardë lekë, ose rreth 59 milionë euro. Vlera e overdrafteve ka rënë me 6% krahasuar me një vit më parë dhe me 8.9% që nga fundi i marsit. Rënia më e fortë e vlerës së overdrafteve të shfrytëzuara nga individët ka ardhur në prill, që shënoi ndoshta edhe muajin me ndikimin më të fortë të pandemisë në shoqërinë […]
Denaj: Më shumë mundësi financimi
Ulet TVSH nga 20% në 6% për investimet në sport Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi dy projektligje të rëndësishme, “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar’”, si dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar”. Nëpërmjet projektligjit “Për TVSH-në” parashikohet ulja e TVSH-së nga 20% në 6% në investimet infrastrukturore sportive. Ministrja e Financave dhe […]
Kërkesat për azil nga Shqipëria / Kryesojnë Franca, Gjermania dhe Italia, bien me 67% për 8-mujorin
Franca, Gjermania dhe Italia janë tre shtetet kryesore me kërkesat më të mëdha për azil në tremujorin e dytë të këtij viti. Eurostat raporton se vendi më i preferuar është Franca, me 205 aplikime, ose 44% të totalit të aplikimeve për azil për herë të parë nga shqiptarët. Destinacioni i dytë mbetet Gjermania, me 140 aplikime, ose 30% të totalit. Edhe Italia vijon të jetë një vend i preferuar me 55 aplikime, ose 12% të totalit. Për shkak të kufizimeve […]
Zgjedhje pa zgjidhje!
Ethet e fushatës tashmë kanë filluar, me premtimet që sa vijnë e shtohen çdo ditë nga të gjitha palët, sidomos nga ajo qeverisëse. Si asnjëherë tjetër, këto zgjedhje e gjejnë vendin në një moment delikat, kur ekonomia e vendit është goditur rëndë nga pasojat e pandemisë, që ka shkundur gjithë botën. Të gjithë vendet po përpiqen të gjejnë një rrugëdalje me sa më pak pasoja, ndërkohë që një studim i fundit në rang global gjeti se 86% e njerëzve duan […]