Koronavirus, fake news qarkullojnë më shpejt në rrjetet sociale?
Sipas një analize të re, informacionet e rreme mbi koronavirusin nuk qarkullojnë më shpejt se lajmet që vijnë nga burime të besueshme Përditësime, supozime, konfirmime, mohime, zëra dhe thashetheme. E dimë shumë mirë se gjatë pandemisë së koronavirusit jemi bombarduar nga të dhëna, lajme dhe informacione, si të vërteta, edhe të rreme. Ky fenomen quhet infodemi, ose ndryshe qarkullimi i pakontrolluar i një sasie të tepruar informacionesh (madje jo të besueshme) që e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për publikun […]
COVID-19 ka kthyer mbrapsht vite të tëra përparimi në luftën kundër varfërisë
Braktisja e të varfërve. Politikanët janë fajtorët më të mëdhenj Koronavirusi i prek të gjithë, por jo në mënyrë të barabartë. Të rinjtë shpesh e kalojnë lehtë; të moshuarit shpesh humbin jetën. Të pasurit nuk preken nga goditja ekonomike; të varfrit nuk e kanë këtë privilegj, shkruan The Economist. Për shkak të COVID-19, numri i njerëzve jashtëzakonisht të varfër (d.m.th., ata që fitojnë më pak se 1.90 dollarë në ditë) do të rritet me 70-100 milionë këtë vit, sipas parashikimeve […]
Më pak cirk në politikën italiane
Italianët votojnë për të pasur politikanë më të paktë dhe më të mirë. Pas një referendumi, Parlamenti do të pakësohet në numër Nuk ndodh shpesh që votuesit të kenë shansin të ulin numrin e politikanëve në vend. Por votuesit italianë e bënë këtë më 20-21 shtator, dhe e shfrytëzuan mirë rastin. Me një shumicë dërrmuese 70% kundër 30%, ata vendosën në një referendum për të ulur numrin e ligjvënësve me më shumë se një të tretën. Dhoma e Ulët […]
Pandemia dhe rruga e gjatë përpara
Pse qeveritë nuk po përballen siç duhet me COVID-19 . Terapitë dhe vaksinat do të mbërrijnë, por pas disa muajsh. Deri atëherë, politikanët duhet të punojnë mbi elementet bazë Vdekjet e regjistruara nga COVID-19 në nivel global, e kanë kaluar shifrën 1 milion. Ndoshta 1 milion të tjerë kanë vdekur pa u regjistruar zyrtarisht. Që nga fillimi i pandemisë, nëntë muaj më parë, rastet javore të regjistruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë rritur shumë ngadalë dhe në shtatë […]
Çfarë duhet bërë për firmat zombie?
Të padenja për të mbijetuar. Nëse nuk tregohet kujdes, masat e marra gjatë pandemisë do të mbajnë gjallë firma që duhen mbyllur Për vite me radhë, ekonomistët kanë debatuar nëse qeveritë dhe bankat qendrore në vendet e pasura kanë zgjatur gabimisht jetën e “firmave zombie”. Thuhet se peizazhi i korporatave, është kthyer nga një hapësirë, e mbushur me krijesa luftarake të pamëshirshme, në një zonë gri plot me të gjallë thuajse të vdekur, të paaftë për inovacion ose dinamizëm. Tani […]
A do të mbijetojë TikTok?
Ndryshimet në TikTok dhe Arm janë shenja që tregojnë një të ardhme të vështirë Më 6 gusht, kur Shtëpia e Bardhë i tha TikTok se kishte 45 ditë kohë për t’u mbyllur ose për të gjetur një blerës amerikan, ekzistonte rreziku që aplikacioni i videove me pronësi kineze, të zhdukej nga Amerika, duke zemëruar 100 milionë përdoruesit e tij në SHBA dhe duke shkaktuar me miliarda dollarë humbje nga pasuria e investitorëve, shkruan The Economist. Tani duket se është […]
Marina e Greqisë ka nevojë për restaurim.
Një përplasje e paparashikuar. Turqia zotëron anije më të shumta dhe më të reja “Ne u dhamë turqve një mësim në artin e lundrimit”, mburret Andreas Stefanopulos, një rezervist në marinën e Greqisë, shkruan The Economist. Në Athinë, nuk është zbehur ende patriotizmi agresiv që përfshiu vendin pas një përplasjeje në Mesdheun Lindor më 12 gusht, kur një fregatë e re turke pësoi dëme të dukshme, ndërsa fregata 40-vjeçare greke shpëtoi e padëmtuar. Gjendja morale e Forcave të Armatosura është […]
Bankat kalojnë testet e stresit
Sistemi bankar është OK me skenarin bazë. Nevojat për injektim kapitali shtesë lindin vetëm në rast të skenarëve të përkeqësuar Ersuin Shehu Kapitalizimi i sektorit bankar duket në gjendje t’i përgjigjet mirë zhvillimeve të pritshme të krizës, të paktën sipas skenarëve më të mundshëm që ndodhin. Raporti më i rëndësishëm rregullator, ai i mjaftueshmërisë së kapitalit, në mesin e këtij viti ishte 18.1%, 6.1 pikë përqindje më shumë se minimumi bazë i kërkuar. Sipas stress-testeve të kryera nga Banka […]
Tregtia mes vëllezërve
Tregtimi i mallrave mes Kosovës dhe Shqipërisë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Nga janari e deri më tani, llogaritet se në Kosovë kanë hyrë nga Shqipëria mallra në vlerë 122 milionë euro. Kurse, Kosova ka dërguar në Shqipëri mallra në vlerë 76 milionë euro Nga Fatos Shala Kosova dhe Shqipëria prej shumë vitesh e konsiderojnë veten si dy shtete partnere në ekonomi. Qeveritë shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë janë mbledhur disa herë vitet e fundit, me qëllim lehtësimin […]
Rama: Do heqim kufirin me Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e dy qeverive që u zhvillua së fundmi në Tiranë, ka thënë se ambicia e dy shteteve do të jetë heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Nëse i referohemi mbledhjes në Pejë të gjitha dokumentet janë në proces zbatimi ose ato kanë përfunduar. Kontrolli në Morinë funksionon në parimin një pikëkalimi një kontroll. Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE-së në rajonin tonë duke […]
Në Serbi, Rruga Dixhitale e Mëndafshit e Kinës mund të jetë së shpejti në telashe
Më 4 shtator, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Askush nuk priste që Kina të përmendej, e aq më pak të ndikohej nga një marrëveshje që adreson konfliktet ballkanike, shkruan për The Diplomat, Vuk Vuksanovic, një studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare. Kina nuk u përmend konkretisht në marrëveshje, por nuk ishte e nevojshme. Një nga dispozitat e marrëveshjes […]
Rumani / Parlamenti vendos rritjen e pensioneve me 40% përpara zgjedhjeve
Parlamenti i Rumanisë votoi për të rritur të gjitha pensionet e shtetit me 40%, duke zhbërë një rritje më të vogël nga qeveria e pakicës qendrore dhe duke hapur rrugën për ulje të mundshme të vlerësimeve dy muaj para zgjedhjeve parlamentare. Qeveria e pakicës qendrore e kryeministrit Ludovic Orban, e cila i ka rritur pensionet me 14% dhe është përpjekur të frenojë nismat e tjera të shpenzimeve sociale nga ligjvënësit e opozitës, do të sfidojë rritjen e së martës në […]
Bosnjë-Hercegovinë / Të moshuarit, në rrezik
Bosnjë-Hercegovina vazhdon të luftojë me pasojat e ashpra të luftës së viteve 1990. Udhëheqja e paqëndrueshme politike dhe tensioni midis grupeve etnike dhe fetare krijon një atmosferë mosbesimi reciprok. Popullsia është ulur ndjeshëm për shkak të luftës dhe pasojave të saj, dhe me një normë papunësie prej më shumë se 30%, ekonomia është e paqëndrueshme. Tani vendi po përballet me një sfidë shtesë të pandemisë COVID-19. Qeveria u përpoq me vështirësi të ngadalësonte përhapjen e virusit gjatë fazës së parë […]
Bullgari / Investitorët e huaj hapin 3,200 vende të reja pune
Pavarësisht krizës së Covid-19, që nga fillimi i vitit 2020, certifikatat për 22 projekte me vlerë 363 milionë euro janë lëshuar nën Aktin e Nxitjes së Investimeve, pasi ato kanë potencialin për të krijuar 3203 vende të reja pune. Kjo u njoftua nga ministri bullgar i Ekonomisë, Lachezar Borisov, në prezantimin e certifikatës së investimeve të klasit “A” në “Balkan Agricultural” në Plovdiv. Projekti investues i ndërmarrjes parashikon zgjerimin e bazës ekzistuese, duke ndërtuar zona të reja prodhimi dhe depozitimi […]
Bullgari / Sindikatat presin një rritje në ekonominë gri për shkak të Covid-19
Në vitin 2019, ekonomia gri në Bullgari përbënte 21% të PBB-së së vendit, tregojnë të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Shuma arrin në 11.5 miliardë euro. Këto para janë jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor dhe social. Në kushtet e pandemisë Covid-19, niveli pritet të rritet, tha udhëheqësi i sindikatës CITUB, Plamen Dimitrov, me rastin e Javës së Veprimit në Fushatën Europiane për Punën e Deklaruar. Buxheti i shtetit i Bullgarisë humbet 200 milionë euro në vit nga puna e […]
Bullgari / Kristalina Georgieva: Vlerësimi i FMN-së është më i miri
Në kushtet e krizës së vazhdueshme Covid-19, masat ekonomike duhet të vazhdojnë, tha për televizionin kombëtar bullgar, Kristalina Georgieva, drejtoresha ekzekutive e FMN-së. Është shumë e rëndësishme që ata të cilët marrin vendime në lidhje me masat për të mbështetur ekonominë dhe popullin, duhet t’i vazhdojnë ato, tha ajo. Shumë vende janë ballafaquar me dilemën nëse duhet t’i vazhdojnë këto masa. Ne u bëjmë thirrje që të mos i ndalin ato. Nëse ato ndalen, ne rrezikojmë falimentime masive, papunësi dhe […]
Kroaci / Shkalla e papunësisë mbetet e qëndrueshme me 9% në gusht
Shkalla e papunësisë së Kroacisë mbeti e pandryshuar në gusht pasi u lehtësua në dy muajt e mëparshëm, treguan shifrat paraprake nga Byroja Kroate e Statistikave. Shkalla e përgjithshme e regjistruar e papunësisë ishte 9%, duke mbetur e pandryshuar që nga korriku. Shkalla kishte arritur në 9.5% në maj. Në të njëjtin muaj të vitit 2019, shkalla e papunësisë ishte 6.7%. Numri i të papunëve ishte 151,368 persona përkundrejt 151,433 personave në korrik. Punësimi arriti në 1.53 milionë, pothuajse sa […]
Bizneseve u bien shitjet dhe fitimet me rreth 70%
Të gjitha bizneset kanë raportuar rënie të shitjeve dhe fitimeve me gati 70% në 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas tabelave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në kuadër të anketimit që ajo ka bërë me 1300 ndërmarrje, i cili përkoi me kulmin e pandemisë. Për bizneset e mëdha, rënia e shitjeve ishte -64% kurse ajo e fitimeve me -62% në 6-mujorin e parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bizneset e mesme shënuan […]
Rreziku i financave para zgjedhjeve
Mirëmenaxhimi i financave publike si mjet për adresimin e risqeve, nxitjen ekonomike dhe rritjen e punësimit. Nëse u referohemi të dhënave të FMN dhe Bankës Botërore, rezulton se për të mbajtur objektivin e borxhit publik në rreth 80%, në kushtet e uljes së parashikimeve të ecurisë ekonomike, Qeveria duhet të shkurtojë shpenzimet deri në vlerat 36 – 45 miliardë lekë në krahasim me planin. Nga ana tjetër, realizimi i plotë i planit të shpenzimeve, në kushtet e uljes ekonomike dhe […]
Biznesi i dezinfektimit fillon të “avullojë”
Në periudhën post-karantinë, shitja për preparate dezinfektuese alkooli për disa fabrika vendase ka rënë nga 20% deri në 60%. Tkurrja erdhi nga mbiprodhimi i kompanive dhe konkurrenca në çmime e tregut informal. Edhe bizneset e dezinfektimit të ambienteve po vuajnë rënien e kërkesës deri në 80%, pasi ky shërbim po kërkohet vetëm nga familjet e prekura me COVID-19. Tregtimi i detergjentëve dhe sapunëve të lëngshëm vazhdon të jetë me rritje krahasuar me 2019. Nga Dorina Azo Shpërthimi i […]
Eurostat: BE importoi nga Shqipëria 5.7 milionë euro maska gjatë pandemisë
Mbyllja e papritur në mars, teksa Shqipëria dhe Europa po përpiqeshin të frenonin pandeminë e koronavirusit i vuri gjithë bizneset në vështirësi. Industria e tekstileve, eksportuesi më i madh në vend, u gjend përballë anulimit të porosive nga partnerët e huaj, kryesisht ata italianë. Por, me ndryshimin e menjëhershëm të situatës, një shans u shfaq në horizont. Kërkesa për maska u rrit ndjeshëm nga të gjitha vendet. Mimoza Vojka, administratore e kompanisë së prodhimit të veshjeve sportive SAM, pohoi se […]
Sigurimi i fatkeqësive, do të presim edhe një tërmet tjetër?
Tërmetet e vitit të kaluar nuk e kanë shkundur vetëdijen tonë për rëndësinë e sigurimit. Për tetë muajt e parë të vitit, shqiptarët kanë shpenzuar vetëm 2.6 euro për frymë në sigurimin e pronës. Ndërkohë, ligji për një skemë të detyrueshme sigurimi nga tërmetet ka humbur nëpër sirtarët e institucioneve, që nuk japin informacion zyrtar se çfarë po ndodh me të. Ersuin Shehu Më 21 shtator, u mbush një vit nga zanafilla e serisë së tërmeteve që tronditën Shqipërinë […]
Skemë sigurimi vetëm ndaj tërmeteve
Intervistë me Artur Ribaj, konsulent financiar dhe ish-drejtor i Mbikëqyrjes në AMF Artur Ribaj, konsulent financiar dhe ish-drejtues në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), thotë në një intervistë për revistën “Monitor” se, përderisa edhe pas tërmetit të fundvitit 2019, shqiptarët nuk kanë bërë sigurimin e pronave, atëherë është e domosdoshme një skemë sigurimi e detyrueshme vetëm për tërmetet, me qëllim që çmimi i sigurimit të jetë i përballueshëm për një risk potencial. Sipas tij, institucionet vendimmarrëse nuk duhet të […]
Lindjet tkurren, vdekshmëria foshnjore rritet ndjeshëm
Vdekshmëria foshnjore në vendin tonë ka hyrë në një trend rritje të lartë vitet e fundit, teksa numri i lindjeve po pëson një rënie të mprehtë. Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga INSTAT në vitin 2015 kishin lindur 32,715 foshnja, teksa humbën betejën me jetën në vitin e parë pas lindjes 233 prej tyre. Vitin e kaluar kishim më pak lindje, 28,561 gjithsej, teksa humben jetën 293 foshnja. Nga viti 2015 në vitin 2019 lindjet kanë rënë me -12.7%, […]
Linja e re e integrimit zbeh shanset e Shqipërisë
Komisioni Europian sapo ka miratuar Paketën e tij të Zgjerimit të BE-së 2020. Në themel të saj janë kushte specifike për secilin shtet, të shoqëruara edhe me një paketë te re financimi që do të jetë 9 miliardë euro për periudhën 2021-2017. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare analizoi se, duke qenë se procesi i integrimit do të jetë individual për secilin shtet, Shqipëria paraqitet më dobët se vendet te tjera të Rajonit si Serbia, Mali i zi dhe […]
Hendeqe, Shqipëria dhe Kosova më pak përfituese të fondeve
Për të maksimizuar ndikimin e infrastrukturës së IPA-s me grante që vinin nga shumë donatorë, u krijua Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF). WBIF është një nismë e përbashkët midis BE-së dhe donatorëve dypalësh për të mbështetur infrastrukturën dhe zhvillimin e sektorit privat në rajon. Që nga themelimi i WBIF në 2008 deri në fund të vitit 2019, ishin planifikuar 229 projekte, për të cilat burimet e ndryshme të financimit me grante hua, etj., arrijnë deri në 21 miliardë […]
BE shpall katër projektet që do të financojë deri më 2027 në Shqipëri, por me kushte
Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të fokusohet në 10 drejtime kryesore që nga transporti rrugor deri tek mjedisi dhe synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit. I konsideruar si IPA tre plani i ri ekonomi do të shtrihet për zbatim gjatë vitit 2021 -2027. Investimet e parashikuara nga BE kushtojnë rreth 20 miliardë euro, por BE do të akordojë vetëm 9 miliardë euro, ndërsa të tjerat do të […]
BE: Shqipëria duhet të thjeshtojë sistemin e taksave
Bashkimi Europian, në raportin e fundit të progresit për Shqipërinë, sugjeroi thjeshtim e sistemit të taksave, si një nxitës efikas për formalizmin e ekonomisë dhe zbatimin e ligjeve fiskale. BE vuri në dukje se është ekzagjeruar me normat e reduktuara të TVSH-së në disa sektorë pasi bëhen shkak për evazion fiskal. Për taksimin indirekt, norma standarde e TVSH-së është 20% dhe normat e reduktuara janë 6% dhe 10%. “Megjithatë, ka një rritje të mëtejshme në numrin e përjashtimeve, duke përfshirë […]
Reformat e brendshme, kyçe për procesin e integrimit
Intervistë me Ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj Bashkimi Europian po aplikon një metodologji të re për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, sipas së cilës pranimi i anëtarëve të rinj do të jetë i bazuar në arritjet individuale të secilit prej shteteve aspirante dhe jo pranime në bllok, siç ka ndodhur në të shkuarën. Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha në një intervistë për “Monitor” se, sipas […]
Banka e Shqipërisë / Rënie ekonomike 7.6%, por më e keqja ka kaluar
Banka e Shqipërisë parashikon një rënie të ekonomisë me 7.6% për këtë vit. Pas mbledhjes të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Gent Sejko, dha për herë të parë një parashikim pikësor për rënien e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2020, projeksion ky jo shumë i largët nga ai i Bankës Botërore, që sot e përditësoi atë në nivelin 8.4%. Megjithatë, Sejko tha se tashmë, ekonomia e ka kaluar pikën më të ulët të rënies në tremujorin e dytë dhe në pjesën e mbetur […]
Banka Botërore / Mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri në vend pas krizës
Banka Botërore, në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë. Sipas vlerësimeve të bankës, pavarësisht masave që janë marrë, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë, të vlerësuara sipas barazisë së fuqisë blerëse, që eliminon diferencat e çmimeve mes vendeve) pritet të rritet me rreth 5 […]
BERZH dhe BE mbështesin Shqipërinë
60 mln euro hua dhe 40 mln euro grant për zhvillimin e sektorit të turizmit Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian (BE) mbështesin konkurrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri nëpërmjet nënshkrimit të dy Marrëveshjeve midis BERZH dhe Qeverisë Shqiptare, në kuadër të Takimit të Përvitshëm të BERZH 2020 që formalizojnë bashkëpunimin në sektorin e turizmit. BERZH do të sigurojë një hua prej 60 milionë eurosh për financimin e infrastrukturës së turizmit, si rrugë, ura, kanalizime […]
Shengeni Ballkanik / Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, marrëveshje për shkëmbim tregtar të produkteve bujqësore
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një hap përpara drejt Shengenit Ballkanik. Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Arjanit Hoxha, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në Fushën Fitosanitare që lidhet me shkëmbimin tregtar të produkteve bujqësore. Marrëveshja është finalizimi i një pune të nisur rreth një vit më parë nga ministrat e të dy qeverive. Pas nënshkrimit, ministri Çuçi tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për krijimin e një korridori krejtësisht të lirë për qarkullimin […]
Banka e Shqipërisë / Injektimi i likuiditetit u rrit ndjeshëm në tremujorin II
Banka e Shqipërisë ka rritur injektimin e likuiditetit në sektorin financiar në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara, injektimi mesatar ditor ka qenë 33.63 miliardë lekë, nga 27.34 miliardë lekë në 3-mujorin e mëparshëm dhe 26.88 miliardë lekë në 3-mujorin e dytë të vitit 2019. Kjo tendencë ka ardhur në përgjigje të kërkesës së bankave për likuiditet në operacionet e Bankës së Shqipërisë, që është luhatur në intervalin 29-38 miliardë lekë dhe me tendencë rritëse, kryesisht […]
Banka Botërore / Ulet ndjeshëm në 8.4% parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë
Banka Botërore ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit, si rrjedhojë e pasojave më të forta të pandemisë, sesa pritej. Sipas Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie prej -8.4% në vitin 2020, nga -5% që ishte parashikimi i mëparshëm. Konsumi privat pritet të bjerë me 8%, ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve parashikohen të tkurren me 37% këtë vit, sipas tabelave të Bankës Botërore. Më […]
Ëndrra që po mbetet në sirtar!
Ndonëse gjeografikisht në Europë, shqiptarët nuk e ndiejnë veten pjesë të saj. Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik, që përkthehet në më shumë varfëri për qytetarët e saj, korrupsioni i lartë, burokracitë, mungesa e besimit te qeverisja dhe shpresës për një prosperitet në të ardhmen, konfliktet e lodhshme politike na bëjnë shpesh të ndihemi shumë larg asaj që mendojmë se e meritojmë. Normat e ulëta dhe të dobëta të rritjes ekonomike, kombinuar me varfërinë e përhapur, largimin e trurit (profesionistëve […]