Grupi FCA, konfirmohen modelet Fiat 500X, Alfa Romeo dhe Maserati
Grupi ka njoftuar marrjen e një kredie prej 6.3 miliardë eurosh. Shuma do të shpenzohet për të rinovuar linjat në fabrikat e Italisë dhe për prodhimin e modeleve të reja, ku shumica e tyre do të elektrizohen Duke njoftuar marrjen e një kredie prej 6.3 miliardë eurosh, grupi Fiat Chrysler Automobiles (FCA) ka dhënë detaje të mëtejshme mbi planin industrial që do të përfshijë fabrikat italiane të grupit. Në fakt, kredia me garanci shtetërore do të investohet në fabrikat […]
10 kompanitë teknologjike më të kërkuara nga punonjësit në vitin 2020
Kompanitë që kanë treguar aftësi për të përqafuar punën në distancë dhe për të mbështetur punonjësit nga shtëpia, kanë pasur një imazh më të mirë publik Netflix ka zënë vendin e Google si kompania teknologjike më e dëshiruar për punësim në vitin 2020, sipas Global Brand Health Report. Në gusht, raporti anketoi më shumë se 4,100 profesionistë në fushën e teknologjisë se çfarë është më e rëndësishme për ta në një ofertë të re pune dhe në një punëdhënës. […]
Gjiganti i përgjumur zgjohet
Tridhjetë vjet pas bashkimit, Gjermania po mban mbi supe më shumë përgjegjësi. Por ka edhe shumë më tepër për të bërë Margaret Thatcher i druhej dhe e kundërshtonte haptazi ribashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. François Mitterrand thuhej se kishte të njëjtat shqetësime, megjithëse e pranonte se ishte e pashmangshme. Giulio Andreotti përsëriste vazhdimisht shakanë e famshme: se e donte aq shumë Gjermaninë, saqë dëshironte të kishte dy të tilla. Megjithatë, pavarësisht rezervave të udhëheqësve britanikë, francezë dhe italianë […]
Pse çmimet e shtëpive vazhdojnë të rriten, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Tri shtyllat. Politika monetare, masat fiskale dhe preferencat e blerësve shpjegojnë lulëzimin e papritur Gjatë recesionit global një dekadë më parë, çmimet e shtëpive ranë me një vlerë mesatare prej 10%, duke shkaktuar humbje triliona dollarëshe nga klasa më e madhe e aseteve në botë. Megjithëse këtë herë tregu i shtëpive nuk ka qenë shkas i shqetësimeve ekonomike, investitorët dhe pronarët e shtëpive ende po përgatiten për më të keqen, pasi u bë e qartë se Covid-19 do të shkaktonte […]
Joe Biden nuk do ta rikrijonte ekonominë e Amerikës
Pragmatisti… Ai do të përmirësonte shanset e saj Disa udhëheqës, para se të nisin detyrën, kanë një vizion të fuqishëm ekonomik për të transformuar mënyrën sesi vendi i tyre e krijon pasurinë dhe e shpërndan atë. Të tjerë i afrohen pushtetit si pragmatistë, dhe qëllimi i tyre është të ndryshojnë në mënyrë më të butë forcat politike dhe ekonomike që trashëgojnë. Joe Biden i përket kategorisë së dytë, shkruan The Economist. Ai është një centrist i përjetshëm, besimi më i […]
Dëshira për t’u shkëputur
Pse marrëveshja e paqëndrueshme midis Tiffany dhe LVMH mund të mbijetojë. Investitorët kanë besim në lidhjen korporative të argjendarisë amerikane Romancat më të zjarrta rezultojnë gjithmonë në divorce më të ashpra. Në rastin e Tiffany dhe LVMH, zemërimi i parapriu romancës, shkruan The Economist. Në fazën romantike, gjiganti luksoz francez që zotëron Louis Vuitton, e kishte përshkruar furnizuesin amerikan të unazave të fejesës si një xhevahir në botën e korporatave, duke rënë dakord për një blerje me vlerë 17 […]
Situata është kritike në menaxhimin e financave publike
Me të ardhurat që janë larg planit, buxhetit të Shtetit do t’i duhet të shkurtojë 108.6 miliardë lekë (rreth 1 miliard dollarë) në fonde publike për të shpenzuar, ndërkohë ka për të mbështetur ekonominë nga kriza dhe të financojë rindërtimin nga tërmeti. Nga Azmi Stringa* FMN ka publikuar databazën e tetor 2020, me të dhënat dhe parashikimet makroekonomike dhe fiskale për vendet e botës, përfshi edhe Shqipërinë[1]. Kjo është e rëndësishme për dy arsye: 1. Na jep një pamje […]
Nevoja për harmonizimin e politikave monetare dhe fiskale, rasti i amnistisë fiskale
Në çdo rast kur ndërmerren politika të caktuara monetare dhe fiskale, e aq më tepër në një situatë krize dhe paqartësie ekonomike, duhen pasur parasysh jo vetëm përfitimet afatshkurtra ekonomike, por edhe ndikimet afatmesme dhe afatgjata që mund të lindin si pasojë e implementimit të njërës apo disa politikave të ndryshme njëkohësisht Dorela Beqaj* Pezullimi i aktiviteteve të shumë bizneseve gjatë karantinës, si dhe prania e vazhdueshme e paqartësisë dhe pasigurisë në ekonomi, u shoqërua me humbje të vendeve […]
Sigurimi i rimëkëmbjes nëpërmjet investimeve të duhura publike
Pandemia e COVID-19 po shkakton një dëm të konsiderueshëm në perspektivën e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Ekonomia e rajonit pritet të tkurret afërsisht me 5½ për qind në vitin 2020, duke fshirë pothuajse tre vjet përparimi ekonomik. Për të mbështetur rimëkëmbjen dhe për të përmirësuar standardet e jetesës, shtetet mund të marrin në konsideratë më shumë shpenzime në infrastrukturë, si rrugë, shkolla, spitale dhe lidhje dixhitale, shkruan Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Disa vende tashmë po planifikojnë të rrisin investimet […]
Kroaci / BEI dhe HBOR bien dakord mbi paketën e rimëkëmbjes COVID-19 për NVM-të
Banka Europiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Kroate për Rindërtim dhe Zhvillim (HBOR) ranë dakord mbi një paketë financiare që mund të mundësojë deri në 200 milionë euro kredi për rimëkëmbjen më të shpejtë të NVM-ve kroate nga pandemia COVID-19. Paketa do të zhbllokojë një burim të ri kredish më të volitshme për të mbështetur planet e investimeve ose për të siguruar kapitalin e punës, shumë të nevojshëm për NVM-të kroate, që janë shtylla e ekonomisë dhe një burim kryesor […]
Rumani / S&P paralajmëron se rritja e planifikuar e pensioneve mund të dëmtojë ekonominë
S&P Global Ratings paralajmëroi Rumaninë se lëvizja e Parlamentit për të rivendosur një rritje masive të pensioneve me 40%, do të shkaktojë një korrigjim të çrregullt fiskal, ndërkohë që ekonomia po lufton me ndikimin e pandemisë së koronavirusit. Parlamenti i Rumanisë votoi për të rritur të gjitha pensionet e shtetit me 40%, duke zhbërë një rritje më të vogël prej 14% nga qeveria e pakicës qendrore dhe duke i hapur rrugën uljes së mundshme të vlerësimeve, vetëm dy muaj para […]
Rumani / Zgjerohet hendeku i buxhetit janar-gusht
Buxheti i konsoliduar i Rumanisë ishte në një deficit ekuivalent me 5.18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të parashikuar në tetë muajt e parë të vitit 2020, krahasuar me një hendek prej 2.1% të PBB-së në të njëjtën periudhë të vitit 2019, deklaroi Ministria e Financave, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Agerpres. Sipas ministrisë, më shumë se gjysma e deficitit u krijua nga shpenzimet që synonin të frenonin ndikimin ekonomik të pandemisë së koronavirusit. Deficiti i buxhetit […]
Bullgari / Bizneset kundër ndryshimeve në sistemin e taksave
Nuk është e pranueshme të ndryshohet një sistem funksional i taksave që siguron një buxhet të ekuilibruar. Ky është pozicioni i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë me rastin e reformave tatimore të propozuara nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (CITUB). Në një situatë ekonomike të vështirë për t’u parashikuar dhe pritshmëritë për rënien e PBB-së mbi 7%, Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pretendon se çdo ndryshim në sistemin e taksave mund të krijojë kaos midis bizneseve […]
Bullgari / Investitorët e huaj hapin 3,200 vende të reja pune
Pavarësisht krizës Covid-19, që nga fillimi i vitit 2020, certifikatat për 22 projekte me vlerë 363 milionë euro, janë lëshuar nën Aktin e Nxitjes së Investimeve, pasi ato kanë potencialin për të krijuar 3203 vende të reja pune. Kjo u njoftua nga ministri bullgar i Ekonomisë, Lachezar Borisov, në prezantimin e certifikatës së investimeve të klasit “A” në “Balkan Agricultural” në Plovdiv. Projekti investues i ndërmarrjes parashikon zgjerimin e bazës ekzistuese, duke ndërtuar zona të reja prodhimi dhe depozitimi për […]
COVID-19 “intubon” kinematografinë shqiptare
Industria e filmit shqiptar, këtë vjeshtë po vuan “izolimin” e dytë, për shkak të mbylljes së kinemave dhe mbajtjes online të festivaleve botërore, si Kana, Venecia dhe Berlini. Regjisorë, producentë dhe drejtues të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë tregojnë se prej qershorit janë prodhuar 16 filma, por shitja e tyre është e paralizuar dhe bashkëprodhimet janë të parealizueshme. Përfaqësuesit e kinematografisë kërkojnë mbështetjen e shtetit për kapërcimin e situatës Dorina Azo Pas tre muaj mbyllje të prodhimit, me nisjen e […]
Mbahet pezull nisma për xhirimet e skenave hollivudiane
Nisma “tax credit” ose “shelter”, e propozuar dy vjet më parë nga Qendra Kombëtare Kinematografike, ende nuk po gjen zbatim, ndërsa pritet që para kalimit të saj në qeveri të kryhen konsultime me grupet e interesit. “Ne kemi propozuar që nisma ‘tax shelter’ të përfshihet në ligjin ‘Për kinematografinë shqiptare’, i miratuar në 1996, për të cilët janë propozuar disa ndryshime. Ky ligj është amenduar ndër vite, por risitë e propozuara synojnë ta bëjnë sa më aktraktiv. Diskutimet për ndryshimet […]
Si po e menaxhon Hollywood pandeminë?
Tom Cruise priste të kalonte verën në Itali, duke u varur në krahët e avionëve, apo duke shmangur plumbat gjatë ndjekjes së makinave. Për shkak të COVID-19, planet për xhirimet e pjesës së fundit të filmit më të njohur në botë me spiunazh “Mission Impossible 7”, u shtynë pa afat. Më 7 tetor, aktori rinisi në Romë xhirimet e filmit nën drejtimin e regjisorit Christopher McQuarrie. Filmi “Mission Impossible 7” do të xhirohet në pjesë të ndryshme të qendrës historike […]
Marrëveshjet “historike” mes Kosovës e Shqipërisë në gjashtë vite
Nën moton “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij” është mbajtur në fillim të muajit tetor mbledhja e dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje dy qeveritë nënshkruan 13 marrëveshje bashkëpunimi. Por, kjo nuk është e tëra. Kosova e Shqipëria nga viti 2014 e deri më tani besohet se kanë lidhur mes tyre rreth 80 marrëveshje, që çdo herë janë quajtur historike. Nga Fatos Shala Ka nisur në Prizren para 6 viteve, kur atë kohë […]
Nis fiskalizimi
Tatimet njoftojnë bizneset: Nga 1 janari, faturat me shtetin do të jenë vetëm online. Krijohet Portali SelfCare, në versionin Test dhe Live, si do të funksionojë Nga 1 janari, të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor, në bazë të ligjit të ri për fiskalizimin. Ky është hapi i parë për vënien në funksionim të sistemit të ri të fiskalizimit, i cili do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se […]
Hotelet, gara e markave
Në vitin 2018, qeveria nisi zbatimin e një pakete fiskale për nxitjen e hoteleve me 4 dhe 5 yje, kryesisht marka ndërkombëtare. Një vit më pas, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna për hotele kërceu në një rekord 419 mijë m². Sot janë të paktën 7 marka ndërkombëtare në treg, kryesisht në partneritete me grupe të mëdha biznesi vendase, nëpërmjet kontratave franchising. Pjesa më e madhe e projekteve janë në fazë ndërtimi dhe të përqendruara në Tiranë. COVID-19 ka […]
Pas lehtësimeve fiskale, “kërcen” sipërfaqja e lejeve për hotele
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, e destinuar për ndërtesa të kategorizuara si hotele, ka shënuar një kërcim të shpejtë dy vitet e fundit. Kjo duket se përkon pikërisht me zbatimin e politikës lehtësuese të qeverisë, që i “çlironte” nga taksat hotelet me status special. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, sipërfaqja e lejeve të dhëna për hotele në vitin 2019 ishte 419 mijë m². Kjo është shifra më e lartë në 15 vitet e fundit. Në vitin 2018, kjo […]
“Arsyet pse zgjodha markë gjermane, pandemia goditje të rëndë sektorit”
Behar Male, Investitor i “Maritim Hotel Plaza, Tiranë” Investitori I “Maritim Hotel Plaza, Tiranë”, Behar Male, pohon se pandemia i ka dhënë një goditje të rëndë gjithë ekonomisë e sidomos sektorëve të veçantë, ku bën pjesë edhe turizmi apo hoteleria. Ai thotë se qeveria duhet të hartojë një paketë të tretë dhe të katërt për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë dhe në këtë rast, si referencë duhet të jenë bilancet e kompanive, duke ndihmuar në mbajtjen gjallë të aktivitetit […]
“Prania e markave i shërben pozitivisht tregut, gjetja e stafit do të jetë sfidë”
Olsi Çukaj, Zëvendëspresident i “BOLV Group” Rritja e numrit të markave ndërkombëtare të hotelerisë në kryeqytet nuk e shqetëson zëvendëspresidentin e “BOLV Group”, Olsi Çukaj, i cili thekson se kjo shton konkurrencën. Ai shprehet se në fazën kur të kthehet normaliteti dhe strukturat të nisin aktivitetin në sektor, për tregun do të jetë sfidë gjetja e stafit të kualifikuar për këtë lloj shërbimi. Pse keni zgjedhur ACCOR për ta pasur si partner në zgjerimin tuaj në sektorin e […]
“Parashikojmë përfundimin e hotelit në 2021, investimi 15 milionë euro”
Stephanie Sieg-Farka, Drejtore e Përgjithshme e “Tirana Business Park” “Tirana Bussines Park”, një biznes gjerman që zotërohet nga “Lindner Group” po zhvillon në zonën e Rinasit një projekt hotelerie me vlerë 15 milionë euro. Diversifikimi drejt këtij sektori erdhi falë ndryshimeve në planin e për “Tirana Bussines Park” nga “Lindjer Group”, ku koncepti i ri do të krijojë një qytet brenda qytetit. Stephanie Sieg-Farka, Drejtore e Përgjithshme e “Tirana Business Park” shprehet se hoteli me 5 yje pritet të […]
“Markën e zgjodhëm për hotelin në bregdet, administrimi nga spanjollët”
Ermira Brozi, Drejtore e Shitjeve dhe Marketingut në Edil Al Teksa pjesa më e madhe e markave në strukturat akomoduese ndodhen në kryeqytet, “Concord Investment”, që po ndërton një resort në zonën e Gjirit të Lalëzit, vendosi të merrte një markë spanjolle për hotelin në këtë zonë. Ermira Brozi shprehet se fakti që kjo është e para markë në bregdet përbën avantazh. Brozi shprehet se “Melia”, sipas marrëveshjes së partneritetit që ka me investitorin shqiptar, do të menaxhojë dhe […]
“Politika stimuluese për markat ndërkombëtare do të dëmtojë ato shqiptare”
Zak Topuzi, Shoqata Shqiptare e Turizmit Mbështetja që qeveria i bëri ardhjes së markave ndërkombëtare, me një paketë stimuluese e cila i lehtësonte që nga taksa e infrastrukturës e deri te dhënia e shërbimeve me 6% TVSH pritet të vërë në pozicion të pafavorshëm markat shqiptare. Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, shprehet se këto marka janë kryesisht në struktura relativisht të vogla, deri në 40 dhoma. Nga ana tjetër, përqendrimi i të gjitha markave vetëm në kryeqytet […]
“Interes nga markat për bregdetin, por në Jug duhet të ngrihet infrastruktura”
Stela Dhami, “Drejtore e Colliers International Albania” Pavarësisht se viteve të fundit është rritur interesi i markave ndërkombëtare të hotelerisë për tregun shqiptar dhe kryesisht për metropolin, edhe për bregdetin nuk ka munguar vëmendja. Stela Dhami, Drejtore e “Colliers International Albania” pohon se zinxhirët ndërkombëtarë kanë qasje pozitive për projekte sidomos në jug, por kufizohet nga mungesa e infrastrukturës. Çfarë përfaqëson hyrja e markave ndërkombëtare në një treg si Shqipëria dhe si e ndikon kjo në përgjithësi […]
Kriza e COVID-19 / Të ardhurat në buxhet bien me 290 mln euro, financat shtrëngojnë dorën për investimet
Me të ardhurat që kanë rënë me 10.3% për 9-mujorin, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga -3% që ishte parashikimi në buxhetin e rishikuar, financat po detyrohen që të shtrëngojnë dorën për të kryer shpenzimet. Ministria e Financave njoftoi se Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 9-mujore janar – shtator 2020 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen […]
Bankat / Kriza do të prekë ndjeshëm fitimet edhe vitin e ardhshëm
Bankat parashikojnë që efektet e pandemisë të japin ndikim të ndjeshëm në rezultatin financiar të sektorit edhe për vitin e ardhshëm. Mbështetur në komunikimin e Bankës së Shqipërisë me bankat tregtare rreth efekteve të pritshme të krizës në sistem, bankat janë shprehur se presin që të përballen me rënie të cilësisë së kredisë dhe rritje të provigjioneve, pavarësisht ristrukturimeve të kryera, në kushtet e pasigurisë që shoqërojnë ecurinë e pandemisë. Bankat janë shprehur se do të njohin provigjione në mënyrë […]
Alternativat e investimit / Obligacionet 10-vjeçare, kuponi 5.22%
Ministria e Financave organizoi javën e kaluar një rihapje të ankandit të obligacioneve me maturim 10-vjeçar. Ankandi me një kupon prej 5.22% tërhoqi interes të konsiderueshëm dhe qeveria financoi të plotë shumën e shpallur prej 3 miliardë lekësh, ndërsa kërkesat për blerje në ankand arritën në pak më shumë se 4 miliardë lekë. Në afatin e gjatë, tendenca e kuponit të obligacioneve 10-vjeçare ngelet në rënie. Normat e interesit të instrumenteve të borxhit qeveritar mbeten në nivele të qëndrueshme. As […]
Sondazhi / Udhërrëfyesit, më të goditurit nga pandemia
Arben Kola, i cili që prej vitit 2010 ushtron profesionin e udhërrëfyesit, kryesisht për grupet e huaja turistike, u përball këtë vit me rënie drastike të të ardhurave nga aktiviteti, si rrjedhojë e pengesave që krijoi pandemia COVID-19 në lëvizjen e lirë, e sidomos të huajve. Zoti Kola tha se të ardhurat e tij kishin pësuar rënie me 99% krahasuar me një vit më parë. Ai ka punuar vetëm 7 ditë gjatë këtij viti, teksa vitet e kaluara ai zakonisht […]
TAP / Gati për nisjen e operacioneve tregtare
Konsorciumi i TAP (Trans Adriatik Pipeline) po përfundon përgatitjet për të filluar operacionet tregtare në nëntor, katër vjet e gjysmë pasi nisi ndërtimin e tubacionit të gazit. Gazsjellësi Trans Adriatik është pothuajse i përfunduar dhe është mbushur me gaz natyror nga kufiri Greko-Turk deri në terminalin pritës në Italinë e Jugut, tha TAP në një deklaratë. Pika ndërlidhëse midis tubacionit të TAP-it dhe rrjetit italian të gazit natyror të Snam Rete Gas në Puglia pritet të përfundojë dhe të jetë […]
E ardhme e pasigurt!
Me rastet e Covid-19, që po shtohen kudo, e gjithë bota po eksploron sërish në një territor të panjohur. Ndërsa në mars, të gjithë nxituan të hyjnë në karantinë, si mjeti i vetëm që u pa në atë kohë për të parandaluar një krizë shëndetësore nga virusi i panjohur, tashmë dilemat janë edhe më të mëdha. Përvoja tregoi se karantina vetëm sa e frenoi përkohësisht përhapjen e virusit, ndërsa në të kundërt, dëmet në ekonomi ishin të mëdha. Qeveritë në […]