200 kompanitë me fitime më të mëdha. Lulëzimi i koncesioneve
Biznesi i garantuar i koncesioneve kryeson në listën e kompanive më të mëdha sipas fitimeve, sa i përket përfitueshmërisë. I dyti renditet ndërtimi. Industria përpunuese është më e “diskriminuara”. Si u zhvillua në dekada një model i paqëndrueshëm zhvillimi, efektet e të cilit po bëhen të dukshme vitet e fundit. Renditja e kompanive më të mëdha “Monitor 200, sipas fitimeve” dhe e atyre me norma më të larta. Nga Ornela Liperi Shqipëria është vendi më bujqësor në rajon dhe […]
Dhjetë kompanitë me fitimet më të larta në vlerë absolute
1. Banka Kombëtare Tregtare Në vend të parë është “Banka Kombëtare Tregtare” (BKT), e cila vitin e kaluar ishte e dyta në renditjen e “Monitor 200 sipas fitimeve”. Fitimi para taksave i bankës më të madhe në vend ishte 7.8 miliardë lekë (me një rënie prej 10% në krahasim me vitin e mëparshëm), me një normë prej rreth 31.3%. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare, pohon se në 2019-n, “kemi forcuar më […]
Vit i vështirë për sipërmarrjet e energjisë
Për sipërmarrjet shtetërore të energjisë, 2019-a nuk ka qenë pozitiv, për shkak të motit të thatë pa reshje, ndryshe nga viti 2018, kur ato lulëzuan. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), që në 2018-n kryesonte renditjen e fitimeve me 10.5 miliardë lekë, raportoi në vitin 2019, një rezultat nga aktiviteti prej 1.3 miliardë lekësh, me një rënie prej 87%. Rënia e fitimeve reflektoi tkurrjen e të ardhurave, si rrjedhojë e një viti jo të mbarë sa i përket reshjeve, ndryshe nga 2018-a […]
Biznesi i mirë i koncesioneve (të vjetra)
Koncesionet, të dhëna nëpër vite, po rezultojnë biznesi më fitimprurës në ekonomi. Mungesa e “dhuruar” e konkurrencës u mundëson operatorëve të fiksojnë çmimet dhe të kenë norma të larta fitimi, që arrijnë edhe mbi 50%. Krahas “Tirana International Airport” dhe “Aleat”, që janë në 10 më të mëdhenjtë, shumë shoqëri të tjera koncesionare rezultojnë në listë, duke pasur tregues kthimi shumë mbi mesataren e bizneseve të tjera. Sipërmarrje të hapura që nga fillimi i viteve 2000, raportojnë norma të larta […]
Koncesionet e energjisë, sipërmarrja më fitimprurëse në vend
Sipas shifrave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, i realizuar për vitin 2019, është 5,206,043 MWh. Prodhimi i energjisë elektrike, i realizuar nga KESH sh.a. zë 57.3% të totalit dhe nga prodhuesit e tjerë, zë 42.7%. Po sipas ERE-s, për vitin 2019, numri i centraleve prodhuese private, të cilat kanë prodhuar energji elektrike, është 197, ku 7 prej tyre janë prodhues të pavarur, të cilët zotërohen nga 3 subjekte të licencuara, kurse pjesa […]
Biznesi i ndërtimit nuk zhgënjen
Shumë sipërmarrës nga sektorë të ndryshëm po diversifikohen në ndërtim. Norma e lartë e fitimit dhe kthimi i shpejtë janë arsyet kryesore se pse kompanitë rendin pas ndërtimit. “Pallati ndërtohet dhe shitet shpejt, vetëm dy herë duhet të kalosh aty, ndërsa industria përpunuese ka telashe dhe andralla pa fund”, thotë administratori i një prej sipërmarrjeve më të mëdha të industrisë përpunuese në vend, që së fundmi po investon dhe në ndërtim. Puna me shtetin gjithashtu shpërblen. Jo rastësisht, në listën […]
Nafta, ulja e çmimeve rriti normat e fitimit
Nafta është sektori që xhiron më shumë para në vend. Gati 20 operatorë të tregtimit të karburanteve përfshihen në renditjen e 200 më të mëdhenjve sipas të ardhurave (nga të cilët katër në dhjetëshen kryesore), duke qarkulluar rreth 1.5 miliardë euro. Por, në renditjen tjetër “Monitor 200, sipas fitimeve”, sipërmarrësit e naftës renditen shumë më poshtë. Ata janë me pikatore dhe raportojnë norma shumë të ulëta kthimi, 0.5-3%, duke qenë sektori më pak fitimprurës në ekonomi. Në tregun e pakicës, […]
Rikthehen fitimet për telekomunikacionet, por mbeten larg viteve të arta
Fitimet janë rikthyer në vitin 2019 për dy shoqëritë më të mëdha të telekomunikacionit në vend, por ato mbeten larg periudhës së artë të një dekade më parë (në 2008, më i miri historik, fitimet e ish Telekom Albania dhe Vodafone arritën në 200 milionë euro së bashku, me një normë fitimi para taksave prej përkatësisht 57.5% dhe 50.7%, sipas bilanceve zyrtare). “Vodafone Albania”, operatori më i madh sipas të ardhurave, me qarkullim vjetor prej 15.9 miliardë lekësh në 2019-n, […]
Viti 2019 ishte i mirë për distributorët, por ditë të vështira i presin pas COVID-19
Segmenti i distributorëve, i përqendruar në tregtinë me shumicë të mallrave që lëvizin shpejt nga rafti, raportoi përmirësim të nivelit të përfitueshmërisë, për disa sipërmarrje më të vogla, ndërsa ishte në rënie për më të mëdhenjtë. “AGNA”, kompania më e madhe distributore, ka deklaruar një fitim prej rreth 660 milionë lekësh, me një normë prej 4.2%, me rënie të lehtë në raport me një vit më parë. “Alpha sh.a.”, pjesë e të njëjtit grup me AGNA, pa një rënie të […]
Një vit i mirë për sektorin bankar
Bankat, tradicionalisht një prej sektorëve më fitimprurës në vend, kanë përmirësuar rezultatin financiar në vitin 2019, pasi viti i mëparshëm nuk kishte qenë shumë pozitiv (2018-a shënoi një proces të rëndësishëm ristrukturimi, çka bëri që numri i tyre të zbresë nga 16 në fillim të 2018-s, në 12 aktualisht, i shoqëruar dhe me pastrim të bilanceve). Niveli i kredive me probleme zbriti në fund të 2019-s në 8.4%, më i ulëti në pothuajse 11 vjet. Një sistem bankar më i […]
Pak fitime për sigurimet
Ndërsa bankat raportojnë norma të larta fitimi, që arrijnë deri në 34%, në segmentin tjetër financiar, atë të sigurimeve, panorama nuk është kaq pozitive. Fitimet e shoqërive të sigurimit mbeten relativisht të ulëta, me norma kthimi njëshifrore, duke u luhatur mes 4 dhe 8%. Fitimet e tyre janë të lidhura dukshëm me ecurinë e pagimit të dëmeve, në varësi të aksidenteve të ndodhura dhe të provigjionimeve për dëmet e pagueshme. Avni Ponari, administrator i “Sigan Uniqa Group Austria”, pohon se […]
Spitalet reduktojnë humbjet
Edhe pse kanë kaluar mbi shtatë vjet nga lulëzimi i biznesit të spitaleve private, të gjitha vazhdojnë të raportojnë humbje, kur përvoja ndërkombëtare referon një cikël trevjeçar, kur përgjithësisht sipërmarrje të tilla fillojnë të japin fryte. Gjithsesi, 2019-a ishte më pozitive për sektorin, që ka reduktuar ndjeshëm humbjet. “Spitali Amerikan”, më i madhi privat në vend, raportoi të ardhura prej 5.4 miliardë lekësh, me një rritje prej 10% me bazë vjetore. Humbjet u reduktuan ndjeshëm, nga 168 milionë lekë në […]
Tregtimi i automjeteve
Tregu i automjeteve të reja në vend mbetet i nënzhvilluar, si rrjedhojë e informalitetit të lartë të atyre të vjetra, si dhe mungesës së fuqisë blerëse. Tregu i automjeteve të reja zinte rreth 6% të totalit në 2019-n, sipas të dhënave zyrtare për importet. Ndonëse të gjitha markat kanë hyrë në vend, nëpërmjet përfaqësuesve zyrtarë, që kanë investuar në ngritjen e salloneve luksoze, u përgjigjet një treg i kufizuar i shitjes dhe norma kthimi minimale. Sipas të dhënave nga Automobile […]
Ikin lojërat e fatit, fitimet i merr kazinoja
Kompanitë e lojërave të fatit ishin historikisht ndër më fitimprurëset në vend, edhe për normë, edhe në vlerë. Por, pas një vendimi politik, nga 1 janari i vitit 2019, ligji për lojërat e fatit mbylli pak vite më parë aktivitetin për bastet sportive dhe kazinotë elektronike, duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës, bingot tradicionale dhe Lotarinë Kombëtare (një koncesion 10-vjeçar). Në 2019-n, “Regency International Casino Tirana” u rendit sipas të dhënave nga Tatimet (kompania nuk ka […]
Kompanitë me norma më të larta fitimi në vend
Ndër kompanitë më fitimprurëse në vend nga 200 më të mëdhenjtë, në vlerë absolute, mbizotërojnë ato të ndërmjetësve financiarë, ose tregtarë, që pothuajse të gjithë qarkullimin vjetor e kanë fitim, për vetëm mënyrën se si funksionon aktiviteti i tyre. Më pas renditen hidrocentralet e dhëna me koncesion, apo shërbimet që janë dhënë nga shteti nëpërmjet Partneriteteve Publike-Private. “BFI Trade”, pjesë e grupit Balfin, ka vijuar të jetë kompania me normën më të lartë të fitimit në vend në 2019-n, me […]
Biznesi i veshjeve po orientohet nga ato sportive
Stili ritmik i jetës dhe tendencat e modës së viteve të fundit drejt komfortit kanë rritur kërkesën për veshje sportive në vend. Në renditjen e “Monitor 200 sipas fitimeve”, ka për herë të parë dy sipërmarrje, që tregtojnë veshje sportive. “Balkan Sport” me aktivitet në importimin dhe tregtimin e veshjeve sportive, kishte fitime 182 milionë lekë, me një normë 11.7%. Kjo sipërmarrje u rendit për herë të parë edhe ndër më të mëdhatë sipas qarkullimit vjetor, me një xhiro gati […]
Industria përpunuese, vetëm pak fitojnë
Me pak përjashtime, industria përpunuese renditet ndër sektorët me normat më të ulëta të fitimit në ekonomi, me një mesatare prej 6-8%. Sipërmarrja më fitimprurëse është “Coca Cola”, një biznes i konsoliduar prej vitesh, me një normë bruto 20%, nga 15% në vitin 2018. Në listën e më fitimprurësve në vitin 2019 ka hyrë edhe “Birra Korça”, po me një normë rreth 20%. Ndërsa sipërmarrjet e tjera të të njëjtit sektor nuk kanë një aktivitet pozitiv. “Birra Tirana” ka raportuar […]
Duhet ndërhyrje në zinxhirin e prodhimit
Flet Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve Konkurrenca e lartë, si brenda vendit ashtu dhe nga rajoni, pamundësia e sipërmarrësve për të investuar në teknologji, si dhe mungesa e ndërhyrjes nga shteti, janë disa nga arsyet se pse sipërmarrësit e industrisë përpunuese sot arrijnë të gjenerojnë fitime minimale. Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve, rekomandon ndërhyrjen në zinxhirin e prodhimit përmes strategjive të mirëstudiuara nga qeveria, për të stimuluar ato hallka që nuk funksionojnë, p.sh., në prodhimin […]
Grupet me fitimet më të mëdha
“Balfin” dhe “Kastrati”, janë dy grupet me fitime më të larta në vend. Në vitin 2019, “Kastrati Group” raportoi fitimet më të larta nga aktiviteti në Shqipëri, me 3.1 miliardë lekë, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit. “Balfin” raportoi fitime 2.6 miliardë lekë brenda vendit, ndërsa përfshirë dhe aktivitetet jashtë, totali i fitimeve arriti në 6.4 miliardë lekë, sipas burimeve zyrtare nga grupi. “Alb-Building”, në sektorin e ndërtimit së bashku me “Alb-Energy”, në prodhimin e energjisë u renditën në […]
Kultura industriale i bën vendet dhe popujt të pasur
Flet z. Luan Leka, president i EHW Nuk është e lehtë për sipërmarrësit shqiptarë të industrisë përpunuese të konkurrojnë në një treg që, përveçse është i vogël, ka informalitet të lartë dhe, për më tepër, politikat e shtetit nuk janë nxitëse. Z. Luan Leka, president i EHW, një prej sipërmarrjeve më të mëdha të përpunimit në vend, thotë se është detyrë e shtetit, që në emër të interesit të vendit, të mbështesë këta investitorë, të cilët kanë kurajën të […]
Sjellja e konsumatorëve ka ndryshuar, prioritet mallrat bazë të shportës
Flet Alma Bici, drejtore e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, “Agna Group” Karantina disamujore ka ndikuar negativisht, pothuajse të gjithë kompanitë në vend, por më të prekurat janë ato që lidhen direkt me konsumin. Alma Bici, drejtore e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, “Agna Group”, distributori më i madh në vend dhe prodhues i pijeve freskuese e të tjera, pohon se sjellja e konsumatorit në blerje ka ndryshuar. Ajo pritet të vazhdojë të ndryshojë edhe në muajt e ardhshëm, […]
Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontribuon në gati 19% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, nga rreth 2%, që është mesatarja europiane. Ndërkohë, vendi i dytë pas nesh, është Kosova, me rreth 12% të PBB. Të punësuarit (në fakt të vetëpunësuarit) në bujqësi zënë gati 40% të totalit. Në kontrast, vendi importon shumë produkte (të përpunuara, apo dhe direkte bujqësore) nga jashtë, kryesisht nga rajoni. Industria e qumështit, së fundmi, po sheh se i leverdis […]