Roaming, revolucioni i ardhshëm për makinat elektrike
I takon evolucionit të teknologjive dixhitale të shkruajë kapitullin tjetër në historinë e e-mobility Fjala “roaming”, para se të hynte në botën e mobilitetit elektrik, i referohet sektorit të telekomunikacioneve dhe në veçanti, telefonisë. Në thelb, kjo është një marrëveshje midis operatorit celular me të cilin nënshkruhet një kontratë dhe një operatori tjetër (zakonisht i huaj) që lejon përdorimin e rrjetit të tij. Duke nisur nga viti 2017, qytetarët e Bashkimit Europiane kanë akses në internet dhe telefonojnë të […]
Lufta e rrjeteve sociale me autocensurën
Kompanitë e mëdha teknologjike dhe fjala e lirë. Gjigantët e teknologjisë po heqin më shumë postime, por a po bëjnë zgjedhjet e duhura? Brenda disa orësh nga publikimi i një artikulli të ‘New York Post’, më 14 tetor, përdoruesit e Twitter filluan të merrnin mesazhe të çuditshme, shkruan The Economist. Bëhej fjalë për “ekspozimin” e email-eve të dyshimta nga laptopi i Hunter Biden, djali i kandidatit presidencial demokrat. Nëse përdoruesit përpiqeshin të ndanin historinë me të tjerët, lajmëroheshin se […]
Në mbrojtje të investitorëve të rinj.
Të rinjtë dhe tregjet. Ata po e përmirësojnë botën e financave Zakoni i të moshuarve për t’u ankuar për marrëzitë e të rinjve është po aq i lashtë sa vetë civilizimi. “Rinia pa mjekër… nuk parashikon se çfarë është e dobishme, dhe i shpërdoron paratë më kot,” tha poeti i njohur Horac, në vitin 15 para Krishtit, shkruan The Economist. Këtë vit, profesionistët me flokë të thinjur të Wall Street janë bezdisur nga entuziazmi i investitorëve të rinj të […]
Pse është kaq e vështirë të sigurosh faljen e borxhit për vendet e varfra
Përpjekjet e ndihmës. Që të jetë i vlefshëm lehtësimi i borxhit, duhet të pajtohen kreditorët privatë dhe Kina Qeveritë e shumë vendeve të varfra janë përballur me një zgjedhje vërtet të vështirë këtë vit, shpenzimeve për të mbështetur popullsinë e tyre në mes të krizës Covid-19 apo pagimit të kreditorëve, shkruan The Economist. Së fundmi, ministrat e Financave të shteteve anëtare në G20, ofruan një zgjidhje të përkohshme për 73 vendet më në nevojë në botë, duke vendosur të zgjasnin […]
Covid-19, vala e dytë në Britani
Virusi po rritet; Boris Johnson po e përballon me vështirësi Edhe pse numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britani nuk krahasohet aspak me kulmin që arriti në pranverë, shifrat po rriten në mënyrë të rrezikshme, shkruan The Economist. Nivelet ditore të vdekjeve janë të ngjashme me mesin e marsit. Gjendja është veçanërisht e rënduar në veri të vendit. Spitalet në Harrogate, Manchester dhe Sunderland janë në gatishmëri. Sipas masave të reja bllokuese rajonale, që hynë në fuqi më 14 tetor […]
BE dhe Ballkani Perëndimor, një angazhim i gjatë
Një optimizëm i matur dhe një paketë e re stimujsh ekonomikë për Ballkanin Perëndimor: me “paketën e zgjerimit 2020”, BE përpiqet të nxisë integrimin e rajonit, por perspektivat janë për një progres të ngadaltë dhe asnjëherë të parashikueshëm, shkruan Francesco Martino për Europea. Një “paketë zgjerimi 2020” mjaft rigoroze, por me optimizëm të matur, shoqëruar nga një infrastrukturë e re dhe një plan strategjik investimi për rajonin. Më 6 tetor, komisioneri për zgjerimin, Olivér Várhelyi, paraqiti raportin vjetor të Komisionit […]
BE do të financojë projekte hekurudhore dhe lundrimi për Ballkanin Perëndimor
BE ka caktuar 9 miliardë euro në grante për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë projektet që synojnë rindërtimin e linjave hekurudhore të Serbisë dhe përmirësimin e lundrimit në lumin Danub, si dhe një tranzicion drejt energjisë më të pastër, tha Dubravka Negre, drejtori rajonal i Bankës Europiane të Investimeve. Mbi të gjitha, projektet në Serbi përfshijnë rindërtimin e Korridorit Hekurudhor 10 për të lidhur më mirë Serbinë me Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Beogradin dhe Nishin […]
Rumani / Inflacioni ulet në shtator
Inflacioni i çmimeve të konsumit në Rumani u ul në shtator, treguan të hënën shifrat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 2.5% në bazë vjetore në shtator, pas një rritjeje prej 2.7% në gusht. Ekonomistët kishin pritur një inflacion prej 2.8%. Çmimet e ushqimeve u rritën me 4.96% dhe çmimet e mallrave jo-ushqimore u rritën me 0.62%. Kostot e shërbimit u rritën me 2.89%. Në bazë mujore, çmimet e konsumit ranë me 0.14% […]
Një dimër i vështirë për Bullgarinë
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Bullgarisë do të ulet me 4% në vitin 2020 dhe më pas, do të rifitojë terren me 4.1% në vitin 2021, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin më të fundit të Parashikimit Ekonomik Botëror. Ekziston një probabilitet prej 60% që rënia e PBB-së së Bullgarisë në vitin 2020 të jetë midis 3.2% dhe 8%. Rënia ka shumë të ngjarë të jetë 5.5%, tregon parashikimi makroekonomik i Bankës Kombëtare Bullgare. Parashikimet kanë më të ngjarë të […]
Kroaci / Çmimet e konsumit mbeten të qëndrueshme në shtator
Çmimet e konsumit në Kroaci mbetën të qëndrueshme në shtator, treguan të premten shifrat nga Zyra Kroate e Statistikave. Indeksi i çmimeve të konsumit mbeti i pandryshuar në bazë vjetore në shtator, pas një rënieje prej 0,1% në gusht. Çmimet për pijet alkoolike dhe duhanin u rritën me 5.0% në vit në shtator dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme u rritën me 1.5%. Çmimet për rekreacion dhe kulturë u rritën me 1.9% dhe ato të komunikimit, me 1.6%. Në baza […]
Bullgaria rrit pasuritë neto për frymë 3 herë në 11 vjet
Në 11 vjet, Bullgaria ka rritur tri herë pasurinë e saj neto për banor, në 9,586 euro, shkroi kryeministri Bojko Borisov në Facebook, duke cituar një sondazh nga kompania gjermane e sigurimeve Allianz. Falë rezultateve të mira në vitet e fundit, familjet bullgare dhe ekonomia janë të përgatitura për krizën. Kjo nuk është diçka që duhet të na sigurojë. Një politikë e arsyeshme financiare, lufta kundër kontrabandës dhe investimeve na kanë mundësuar që, edhe një herë, të rrisim pagat në […]
Sigurimi i fermerëve, a mund të bëhet dhe si?
Nga Ersuin Shehu Në muajin shtator, fermerët e zonës së Konispolit në Sarandë u përballën me një dëm të madh ekonomik, për shkak të një stuhie breshëri. Sipas deklarimeve të tyre në media, rreth 30% e prodhimit të agrumeve u dëmtua, ndërsa tek ullinjtë, dëmi vlerësohet edhe më i madh. Breshëri i shtatorit ishte shembulli i fundit i rreziqeve të mëdha ndaj të cilave ekspozohet sektori bujqësor dhe që shkaktojnë periodikisht dëme. Kur nuk është breshëri, mund të jetë […]
Mobiliet ndjekin ndërtimin, rritje pas karantinës
Shitjet e mobilieve të prodhuara në Shqipëri aktualisht janë 10% më shumë se vjet, pas një rënieje prej 30% në tre muaj karantinë. Aktorët kryesorë të tregut thonë se rikuperimi i shpejtë i sektorit është nxitur nga ritmi i lartë i ndërtimeve të apartamenteve dhe hoteleve. Prodhuesit e mëdhenj parashikojnë bum kërkesash për mobilie në 5 vitet e ardhshme nga hotelet e bregdetit. Punishtet e vogla pranojnë rritje të kërkesës, por thonë se po vuajnë vonesat e pagesave Dorina […]
Dështimi me borxhin publik
Borxhi publik do të duhej të ulej si rezultat i rritjes ekonomike dhe kryerjes së reformave në financat publike, si pjesë e konsolidimit fiskal, për të krijuar më shumë hapësira fiskale dhe për të investuar në sektorë strategjikë si arsimi dhe shëndetësia. Atëherë pse nuk u ul? Nga Azmi Stringa Në strategjinë e menaxhimit të financave publike 2014-2020[1], Qeveria u angazhua ta ulte borxhin nën 60% të PBB-së në fund të vitit 2019. Sipas FMN[2], në fund të vitit […]
Zyrat “dixhitale”, në lulëzim
Puna nga shtëpia, që nisi si një opsion i detyruar nga karantina, tani është kthyer në një normalitet për disa kompani dhe profesione kyçe. Korporatat e mëdha po aplikojnë rotacionin, ku deri në 50% e stafit, në departamente të caktuara, punojnë nga shtëpia, ndërkohë që paralelisht kryejnë investime në sisteme. Kompanitë e Teknologjisë së Informacionit pohojnë se bizneset po bëjnë “presion” që kontratat e reja, të zbatohen sa më shpejt, për shkak të frikës së një mbylljeje të dytë. Paralelisht […]
“Është rritur kërkesa në teknologji, ndikim pandemia e fiskalizimi”
Armand Sharra, Administrator i “Infosoft Systems” Rritja e kërkesës për teknologji të re nga bizneset doli në pah, sidomos në muajt e parë të pandemisë, por kjo vazhdon të jetë e lartë edhe sot. Armand Shara, administrator i “Infosoft Systems”, pohon se kjo vjen si efekt i tre faktorëve: së pari pandemia, së dyti fiskalizimi dhe së treti, maturimi i biznesit. Por pesha e secilit prej tyre në kërkesë mbetet e paqartë. COVID-19 detyroi si individët edhe bizneset […]
“Puna në distancë, po bëjmë investime në infrastrukturën teknologjike”
Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore të Grupit BALFIN Grupi BALFIN ende aplikon punën nga shtëpia në disa pozicione kyçe ku është e mundur kjo praktikë. Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore në këtë grup, thekson se pandemia bëri që për herë të parë të hasnim kulturën e punës nga shtëpia dhe u desh që stafi të përgatitej për diçka të tillë. Sot, kur kjo praktikë vlen për një pjesë të pozicioneve të punës, ai thotë se vëmendja është […]
Kreativiteti në epokën e punës “së lëvizshme”
Gerton Bejo, bashkëthemelues i “Vatra Agency” Siç edhe më parë, ngjarje të rëndësishme në histori, kanë prodhuar ndryshime të mëdha, pandemia e Covid-19, ndër të tjera, ka ndryshuar thellësisht edhe natyrën e marrëdhënies me punën dhe mënyrën e të punuarit në vetvete. Zhvendosja e punës nga zyra në shtëpi, turne, ose ambiente të tjera jashtë zyrës, ka ekzistuar dhe përpara kësaj pandemie, por përhapja masive që mori në të njëjtën kohë në të gjithë botën, këtë herë duket se […]
Të vegjlit “lirojnë” zyrat, të mëdhenjtë në pritje
Segmenti i qiradhënies në tregun e pasurive të paluajtshme ka hyrë në fazë stanjacioni. Operatorët e tregut pohojnë se nuk ka rritje apo ulje të çmimeve në raport me një vit më parë dhe as lëvizje dinamike, për të ndryshuar ambientet e aktivitetit, pasi pandemia ka sjellë pasiguri e për rrjedhojë, të gjithë janë në pritje. Pas heqjes së kufizimeve dhe mbylljes së verës, shumica janë rikthyer në zyrat që kanë, duke gjetur forma alternative për të ruajtur sigurinë e […]
“Bizneset po mbajnë të njëjtat ambiente, por duke alternuar punën”
Genc Zike, Menaxher i Përgjithshëm, DevInf Pasiguria që ka shkaktuar situata e COVID-19 ka bërë që bizneset të mos hedhin hapa të nxituar në shkurtimin e kostove edhe kur bëhet fjalë për zyrat. Kjo ka bërë që të ketë pak zhvillime në tregun e qiradhënies e për rrjedhojë, edhe çmimet të mbeten njëlloj. Genc Zike, Menaxher i Përgjithshëm i DevInf, shprehet se bizneset kanë zgjedhur të alternojnë punën nga shtëpia, të aplikojnë punën me turne kur kjo është e […]
“Ambientet e vetme të liruara këto kohë, ato komerciale të vogla”
Jonian Antoni, Administrator i CENTURY 21 Albania Bizneset e vogla apo personat fizikë, të cilët janë gjendur nën presionin e pandemisë, kanë qenë të vetmit që mund të kenë liruar disa ambiente në këtë periudhë. Jonian Antoni, Administrator i CENTURY 21 Albania, shprehet se korporatat e mëdha i kanë rezistuar kësaj situate, duke mbetur në pritje. Ai pohon se fillimisht në nisje të pandemisë puna nga shtëpia u duk një opsion i mirë, pasi njerëzit po punonin edhe jashtë, […]
“Kompanitë e shërbimeve më të predispozuara për të ndryshuar zyra”
Stela Dhami, Drejtore e Colliers International Albania Kompanitë që ofrojë shërbime për të tretët, kryesisht call center, kanë qenë ato më aktivet për të parë mundësi të reja në tregun e qiradhënies. Stela Dhami, Drejtore e Colliers International Albania, pohon se bizneset u janë kthyer planeve të zhvendosjes pas heqjes së karantinës, por janë shumë më të kujdesshme se më parë në planifikimin e hapësirave brenda zyrave si rrjedhojë e situatës së imponuar nga COVID-19. Kanë kaluar më […]
Si po shpopullohet Shqipëria
Anketa e madhe e emigracionit, e zhvilluar vitin e kaluar nga INSTAT, në rreth 20 mijë familje në të gjithë vendin, ka gjetur se, gjatë periudhës 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë ose mbi 360 mijë persona. Tirana, me emigrimin më të madh të familjeve, ndërsa Shkodra, Fieri, Durrësi, me humbjet më të mëdha të popullsisë. Kukësi ka normat më të larta të ikjes së popullsisë, jashtë dhe brenda vendit. 53% e të ikurve janë me arsim të mesëm […]
Anketa e INSTAT për emigracionin, si u realizua dhe çfarë mati
INSTAT-i, në bashkëpunim me IOM-in, përgatiti një anketë (Anketa e zgjeruar e migracionit në familje), gjetjet e së cilës synojnë të tregojnë ndryshimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në shoqërinë shqiptare. Duke qenë se është zhvilluar vetëm një herë, AMF (Anketa Kombëtare e Emigracionit në Familje), për anketën u përdor metoda CAPI (Intervistë Personale nëpërmjet Kompjuterit). Pyetësori u përgatit nga INSTAT-i, duke u këshilluar me eksperten ndërkombëtare të rekrutuar nga IOM-i në kuadrin e projektit që ofron mbështetje […]
Profili i tri dekadave emigracion
Afro tri dekada pas fillimit të tranzicionit post-socialist, migracioni ndërkombëtar dhe ndikimet e tij ekonomike, politike dhe sociale mbeten një çështje thelbësore në Shqipëri. Aktualisht, më shumë se 1,5 milionë shtetas shqiptarë, më shumë sesa gjysma e popullsisë së vendit, kanë emigruar kryesisht në Itali dhe Greqi dhe në një shkallë më të ulët, në ShBA. Një studim i ekspertëve Ilir Gëdëshi dhe Rasëll King, tregon se secila prej tri dekadave të migracionit shqiptar ka pasur intensitet specifik e karakteristika […]
BSH: Masat e reja kufizuese janë rreziku kryesor për ekonominë
Keqësimi i gjendjes epidemiologjike në vend dhe masat e mundshme kufizuese mund të cenojnë përmirësimin e shënuar nga ekonomia gjatë sezonit veror. Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, tha se masat e reja për kufizimin e pandemisë janë ndër rreziqet kryesore me të cilat përballet rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare. “Informacioni i marrë në analizë tregon se aktiviteti ekonomik ka ardhur në përmirësim gjatë muajve të verës, pas rënies së fortë të shënuar në tremujorin e dytë. Ky […]
Shifrat e KLSH: Qeveria fshehu deficitin buxhetor, ishte 0.4% e PBB-së më i lartë në 2019-n, shkelet ligji i buxhetit
Për të tretin vit radhazi, Kontrolli i Lartë i Shtetit pretendon se qeveria po raporton treguesin e deficitit buxhetor në vlerë më të ulët se sa realiteti. Deficitit faktik i raportuar nga Ministria e Financave paraqitet në 1.87% të PBB-së (-31 miliardë lekë). Por raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Zbatimin e buxhetit në vitin 2019 thekson se, deficiti buxhetor për të njëjtën periudhë është 0.4% i PBB-së më i lartë, pra 2,27% e PBB-së, pasi nuk është […]
Zbatimi i masave anti-COVID-19 / Qeveria miraton ndihmë financiare 1.5 milionë euro për kompanitë prodhuese
Qeveria, në mbledhjen e saj të fundit, ka vendosur dhënien e ndihmës financiare për ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit. Ndërmarrjeve u jepet si ndihmë financiare një shumë fikse, në masën 4 000 (katër mijë) lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin nëntor-dhjetor 2020, respektivisht 2 000 (dy mijë) lekë për çdo muaj. Shuma totale e ndihmës është 187 milionë lekë, ose gati 1.5 mln euro. Ndihma financiare shtrihet për periudhën nëntor-dhjetor 2020 […]
Draft-ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” / Shtyhet fitimi mbi kapitalin për bashkimet apo ndarjet e aksioneve
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” pritet të ketë disa ndryshime sa u takon rasteve të bashkimeve, ndarjeve apo transferimit të aksioneve nga ana e kompanive, duke parashikuar shtyrje të fitimit mbi kapitalin. Në relacionin që shoqëron draftin thuhet se kjo vlen për shoqëritë rezidente në Shqipëri. “Duke qenë se Shqipëria ende nuk është anëtare e BE-së dhe si e tillë nuk mund të operojë me të njëjtat rregulla me shtetet e tjera anëtare në tregun europian, u pa e […]
Rritje me 1,2% në tremujorin e dytë / Punësimi i pensionistëve nuk njeh pandemi
Tregu i punës u ndesh me vështirësi sidomos në tremujorin e dytë të këtij viti, si pasojë e efekteve negative të masave kufizuese për shkak të pandemisë, por punësimi i pensionistëve nuk u ndikua. Përkundrazi në kulmin e karantinës (prill-qershor) kur mijëra persona në moshë pune mbetën të papunë, numri pensionisteve që punonin u rrit me 1.2% në krahasim me tremujorin e parë, sipas të dhënave të INSTAT. Në tremujorin e dytë të vitit 2020 ishin të punësuar 64,218 persona […]
Adresat e tatimpaguesve / Shtyhet afati i përditësimit në e-filing
Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit që janë të përfshirë në procesin e rifreskimit në sistemin e-filing, të dhënave të tyre, në lidhje me çdo adresë apo vend të ushtrimit të aktivitetit, të regjistruar më parë sipas Legjislacionit tatimor në fuqi, se afati për plotësimin e këtyre të dhënave shtyhet deri në datë 1 dhjetor 2020. Administrata Tatimore falënderon tatimpaguesit për të gjitha sugjerimet për përmirësimin e cilësisë së të dhënave në këtë proces shumë të rëndësishëm për të gjitha […]
Karantina, djalli që tashmë e njohim
Një valë e dytë e koronavirusit po detyron shumë shtete të Europë që t’i rikthehen gradualisht karantinimit, që sa vjen e po bëhet më i ashpër. Italia forcoi së fundmi masat mbyllëse, Greqia pothuajse ka kaluar në të njëjtat nivele si në mars. Duket se shtetet europiane, një nga një, po i dorëzohen virusit të padukshëm, edhe pse karantina e parë i çoi ekonomitë në rënien më të thellë që pas Luftës së Dytë Botërore në tremujorin e dytë të […]