“The Game Awards”, videolojërat më të mira për vitin 2020
Triumfon me 6 çmime The Last of Us, Part 2, ndërsa Among Us është cilësuar si surpriza e vitit Më 13 dhjetor, u mbajt në Los Anxhelos, “The Game Awards 2020”, nata e madhe e “Oskarëve”, që vlerësoi videolojërat më të mira për vitin 2020. Edhe pse u “zhvillua” në versionin Covid, me gjithë të ftuarit në lidhje nëpërmjet Zoom dhe jo në mbrëmjen tradicionale gala, në eventin që vlerësoi videolojërat më të mira për 2020, fitues është Last of Us, […]
Rimëkëmbja ekonomike e Amerikës nuk duket më e fortë
Duhet të besohet te pranvera. Pritet një dimër i vështirë, shkruan The Economist Në verë dhe në vjeshtë, ekonomia e Amerikës lulëzoi sërish. Pasi arriti kulmin në gati 15% të forcës së punës, papunësia ra ndjeshëm, ndërsa në tremujorin e tretë, PBB-ja u rimëkëmb nga rënia e shkaktuar nga masat bllokuese. Rimëkëmbja e ekonomisë më të madhe në botë dukej çuditërisht e papërshkueshme nga një valë e dytë dhe më pas e tretë e infeksioneve të koronavirusit, edhe […]
Turqia rimëkëmbet nga një tërmet dhe përgatitet për të tjerë.
Riparimi i dëmit. Stambolli nuk është gati për një tërmet tjetër, shkruan The Economist Pranë njërës prej rrugëve kryesore të Izmirit, buldozerë dhe ekskavatorë kalojnë përmes një grumbulli të madh rrënojash dhe telash çeliku, mbetjet e një blloku apartamentesh të rrafshuar nga një tërmet që goditi qytetin e tretë më të madh të Turqisë në fund të tetorit. Njerëzit rikuperojnë mobiliet dhe pajisjet e kuzhinës nga ndërtesat që pritet të prishen ose janë në prag të shembjes, me fasadat e […]
Covid-19 ka shkatërruar ekonomitë në të gjithë botën, por jo në Tajvan.
Balsam Tigri. Ai i ka shpëtuar epidemisë dhe po mirëpret firmat që ishin zhvendosur në Kinë, shkruan The Economist Tre vjet më parë, një studiues i njohur deklaroi se ekonomia e Tajvanit ishte “në prag të vdekjes”. Këto fjalë ishin ekstreme, por mendimi u përhap gjerësisht. Tajvani u përball me një mori problemesh në dukje të pazgjidhshme. Shumë nga kompanitë më të mira ishin zhvendosur në Kinë; pagat ngecën në vend; rritja ishte gjithnjë e më e ulët dhe […]
Karburanti fosil më ndotës po përdoret gjithnjë e më pak
Fundi i qymyrit. Koha për ta lënë mbrapa njëherë e mirë, shkruan The Economist Escalante, një stacion elektrik me qymyr, në veri të maleve Zuñi të New Mexico, është krijuar për të prodhuar rreth 250 MW energji elektrike. Megjithatë, që nga gushti, nuk ka prodhuar asgjë. Dhe nuk do të prodhojë më kurrë. Rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid-19, goditi kërkesën për energji elektrike në të gjithë botën; gjeneratorë të parinovueshëm të të gjitha llojeve ulën prodhimin e […]
Kthesa e eksporteve
Rritja e çmimeve të naftës e metaleve në tregjet ndërkombëtare po rimëkëm industritë përkatëse në vend. “Bum” i industrisë automotive, pas hapjes së dy fabrikave të reja. Mbeten dobët tekstilet, që po vuajnë pasojat e mbylljes së dytë në Europë Eksportet janë rritur ndjeshëm në muajin nëntor, duke shënuar ecurinë më të mirë që pas fillimit të pandemisë, të ndikuara nga zgjerimi i industrisë automotive në vend dhe përmirësimi i koniunkturës së çmimeve ndërkombëtare, që ka nxitur industrinë e […]
FMN këshillon Kroacinë të gjejë balancën mes prioriteteve
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga zoti Srikant Seshadri, zhvilloi diskutime virtuale me autoritetet kroate gjatë 16-25 nëntorit 2020, mbi mënyrën e ekuilibrimit të përparësive afatshkurtra të mbështetjes ekonomike, përballë shtimit të infeksioneve, kundër prioriteteve afatgjata të rikuperimit të hapësirës fiskale dhe rritjes së produktivitetit dhe nëpërmjet përmirësimit të investimeve publike dhe ekonomisë së gjelbër. Në fund të vizitës, zoti Seshadri dha deklaratën e mëposhtme: Populli kroat ka treguar një qëndresë të madhe në përballimin e […]
Serbi / PBB tkurret me ritme më të buta në TM3
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Serbisë u tkurr me 1.4% krahasuar me një vit më parë, në tremujorin e tretë të vitit 2020, duke u rimëkëmbur nga një tkurrje e mprehtë prej 6.3% në periudhën e mëparshme, për shkak të krizës së koronavirusit, tha Zyra Qendrore e Statistikave (SORS) në një deklaratë. Mbi një bazë krahasimi tremujor, ekonomia e Serbisë u rrit me 7.4% në TM3, pasi ra me 9.2% në prill-qershor. Në tremujorin e tretë të vitit 2020, […]
Bullgari / Miratohet buxheti
Asambleja Kombëtare e Bullgarisë miratoi zyrtarisht buxhetin e shtetit 2021. Në fakt, deputetët miratuan tre buxhete të ndara – buxhetin e Sigurimeve Shoqërore, buxhetin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore dhe buxhetin e shtetit 2021. Votimi u mbajt një ditë para zbatimit të masave të reja anti-epidemike që synojnë të përmbajnë përhapjen e infeksionit Covid-19 dhe zgjatjen e situatës emergjente, deri më 31 janar 2021. Parametrat e buxhetit të shtetit të vitit të ardhshëm shkaktuan shumë komente dhe reagime të […]
Bullgari / Rritet deficiti
Bazuar në të dhënat dhe vlerësimet paraprake, bilanci i programit të konsoliduar fiskal (CFP), në nëntor 2020, pritet të arrijë në një deficit prej 183.2 milionë BGN (0.2% e PBB-së së parashikuar), njoftoi Ministria e Financave. Bilanci i buxhetit të CFP më 31 tetor 2020 ishte pozitiv dhe arriti në 645.3 milionë BGN. (0.5% e PBB-së së parashikuar). Sipas FM-së, të ardhurat, ndihmat dhe donacionet e CFP deri në nëntor 2020, pritet të arrijnë në 39.7073 miliardë BGN (89,4% e […]
Rumani / Çmimet e prodhimit bien për të shtatin muaj radhazi në tetor
Çmimet e prodhimit në Rumani ranë për të shtatin muaj radhazi në tetor, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Indeksi i çmimeve të prodhimit ra me 1.06% në bazë vjetore në tetor, pas një rënieje prej 0.91% në shtator. Çmimet në tregun e brendshëm dhe atë jo të brendshëm ranë përkatësisht me 1.32% dhe 0.62% në tetor. Ndër grupet kryesore industriale, çmimet për energjinë ranë me 11.87% në bazë vjetore në tetor. Ndërkohë, çmimet për mallrat kapitale u […]
Kroaci / Ekonomia tkurret me një ritëm më të butë në TM3
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kroacisë (PBB) u tkurr me 10% në bazë vjetore në tremujorin e tretë të vitit 2020, pas një tkurrje rekord të rishikuar në rritje, prej 15.4% në periudhën e mëparshme, në sajë të lehtësimit gradual të masave kufizuese të koronavirusit, tregojnë të dhënat nga Zyra Kroate e Statistikave (Crostat). Shpenzimet familjare ranë me 7.5%, më pak se një tkurrje prej 14% në tremujorin e dytë të vitit; dhe formimi i kapitalit fiks ra me 3%, […]
Bullgari / Parashikim i qëndrueshëm
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s Global Ratings konfirmoi vlerësimin e kredisë afatgjatë dhe afatshkurtër të Bullgarisë, në monedhën e huaj dhe vendase ‘BBB/A-2’. Kjo u njoftua nga Ministria Bullgare e Financave. Parashikimi për vlerësimin e Bullgarisë, sipas S&P, mbetet i qëndrueshëm. Ka një përmirësim në pritjet për zhvillimin e ekonomisë bullgare, pasi kërkesa e brendshme është më elastike ndaj ndikimit të pandemisë sesa tregonin vlerësimet paraprake të agjencisë. Rënia e PBB-së në 2020 është rishikuar në -4.5%, krahasuar […]
Sfidat e ekonomisë
Flet Drejtuesja e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, Diana Leka Parësore mbetet reforma në drejtësi dhe konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet e ndershme, si dhe dalja nga pandemia që ende kushtëzohet nga të papritura dhe rimëkëmbja ekonomike në vitin 2021. Sektorët prioritarë… 2020-a ka qenë i vështirë për vendin, pas tërmetit dhe pasojave të paprecedenta pas krizës së Covid-19. Znj. Diana Leka, Drejtuesja e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve pohon se gjatë 2020, qeveria shqiptare dhe biznesi u […]
Pandemia “mbyt” transportin ujor të udhëtarëve
Frika nga infektimi dhe kufizimet e vendosura nga vendet e Europës pothuajse po çojnë drejt zeros fluksin e pasagjerëve për kompanitë e lundrimit në Durrës dhe Vlorë. Prej 9 muajsh, udhëtimet me traget nga Saranda drejt Korfuzit janë tërësisht të paralizuara, nga mbyllja e kufirit me Greqinë. Shërbimi i transportit të mallrave po i kthehet normalitetit, pas rënies të fortë që shënoi gjatë karantinës, por nuk arrin të rikuperojë humbjet e sektorit. Operatorët janë duke mbijetuar. Dorina Azo Për […]
Bujqësia, rritje në kulmin e krizës
Bizneset në zinxhirin e sektorit bujqësor, që nga prodhuesit, grumbulluesit dhe shitësit, kanë siguruar fitime më të larta këtë vit prej sezonit të mbarë bujqësor dhe kërkesës së qëndrueshme për ushqime, e cila nuk u ndikua nga kriza e pandemisë. Ushqimet u renditën si grupi i tretë më i madh në 9 grupet e eksportit, duke zënë 14% totalit. Rezultatet pozitive u udhëhoqën nga shitjet e perimeve. Arsye të tjera lidhen me investime në prodhim, magazinim dhe eksport. Pandemia ka […]
Studimi për zinxhirin e vlerës, sugjeron investimet në sera
Ekspertët Imami dhe Shkreli kanë bërë një studim për zinxhirin e vlerës së prodhimeve e perimeve, në të cilin sugjerohet se, investimet në serrat (e thjeshta) pa ngrohje për prodhimin e perimeve sigurojnë fitime më të larta në zinxhirin e vlerave. Duke rritur investimet, ekspertë thonë se serrat mund të përdoren për më shumë se një cikël prodhimi brenda vitit dhe në disa zona, deri në tre cikle prodhimi. Kjo e bën këtë lloj investimi shumë përfitues. Përdorimi i bletëve […]
Bujqësia dominon ekonominë, por nuk ka produktivitet
Bujqësia është sektori me peshën më të lartë në ekonomi dhe në punësim, teksa prodhimet bujqësore plotësojnë vetëm 50% të kërkesës së brendshme. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi zunë 18,63% të PBB-së më 2019. Sektori u rrit me 1,35% në terma realë vitin e kaluar. Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 36,4% dhe 43,5%. Sektori bujqësor kontribuon në një të pestën e ekonomisë dhe […]
50% e fermave në Shqipëri gjenerojnë deri në 500 euro për person në vit
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, vetëm 25% e fermave gjenerojnë më shumë se 3000 euro dhe 5500 euro të ardhura në vit nga aktivitetet bujqësore më 2018. Më shumë se një e katërta (27%) nxjerrin më pak se 750 euro të ardhura dhe pothuajse gjysma e fermave siguron 750 deri në 3 000 euro, me një mesatare prej gati 1 700 euro për familje, ose rreth 500 euro për person në moshë pune (mbi 16 vjeç). […]
Industria automotive i rikthehet rritjes
Industria automotive i është rikthyer normalitetit me angazhimin thuajse të plotë të fuqisë punëtore, përmbushjen e planeve të fillimvitit dhe hyrjen në treg të një kompanie të re japoneze. Pavarësisht krizës së përgjithshme në tregje, operatorët tregojnë se gatishmëria e kompanive shqiptare është vlerësuar nga klientët në një kohë si kjo dhe pritet të sjellë më shumë kontrata, kurse protokollet e sigurisë kanë sjellë rritje të dukshme të kostove. Viti 2021, edhe pse ende i paqartë, pritet të jetë më […]
Makinat dhe pandemia, “lulëzon” tregu i atyre të përdorura, Europa dobët, Kina rritje dyshifrore
Pas një makine që prodhohet, qëndrojnë një seri industrish të tjera të lidhura zinxhir. Ndaj kur pandemia në fillimet e saj goditi tregjet, nuk ishte çudi që disa prej sektorëve të lidhur me industrinë automotive vuajtën pasoja të rënda. Por goditja në hapat e para u zbut gradualisht, teksa kompanitë më të mëdha rinisën prodhimin, duke parashikuar që kërkesa ende e dobët të rikuperohet në vazhdim. Të dhënat nga anketat e zhvilluara nga kompani të ndryshme nëpër botë tregojnë për […]
“Planet tona të rritjes në Shqipëri, synojmë 2500 të punësuar”
Flet Mario Scarfalloto, Menaxher i SEWS Cabind Albania Industria automotive në Shqipëri ka marrë vëmendje vitet e fundit me rritjen e vazhdueshme të kompanive të huaja. E fundit që iu shtua këtij grupi është SEWS Cabind Albania, një kompani pjesë e grupit japonez Sumitomo. Edhe pse në kohë pandemie, kompania e re ka hyrë në një fazë intensive punësimi dhe zgjerimi, për të finalizuar planin e biznesit, që parasheh 2500 të punësuar. Mario Scarfalloto, menaxher i SEWS Cabind Albania, […]
“Viti 2020 do të mbyllet sipas planit fillestar, kërkesa nga klientët në rritje”
Flet Agim Zeneli, Menaxher Logjistike, Forschner Albania Forschner Albania, pavarësisht ngadalësimit që solli situata e karantinës në mars-maj, parashikon që vitin 2020 ta mbyllë në terma të prodhimit sipas planit fillestar, kur ende pandemia nuk ishte një problem global. Agim Zeneli, Menaxher Logjistike, Forschner Albania, shprehet se kompania ka punuar me kapacitet të plotë për të plotësuar kërkesat e klientëve dhe me një numër punonjësish në rritje progresive të lehtë. Si e vlerësoni ecurinë e këtij viti, duke […]
“Prodhimi 20% më i ulët si efekt i pandemisë, kemi rikthyer punonjësit”
Flet Ertjan Çabiri, Drejtor Menaxherial, Delmon Group Albania Delmon Group Albania, kompani e cila prodhon që nga viti 2018 gomina amortizuese për autoveturat si “Peugot”, “Renault”, “Fiat Group” në Elbasan, ka arritur të barazojë në tetor prodhimin me planin e fillimvitit. Ertjan Çabiri, Drejtor Menaxherial i Delmon Group Albania, thotë se tashmë, edhe punonjësit janë rikthyer të gjithë në pozicionet e tyre për t’iu përgjigjur kërkesës. Pavarësisht kësaj rimëkëmbje, viti 2020 do të ketë gjurmët e pandemisë, ndaj prodhimi […]
Profili i një rinie në tkurrje
Grupmosha e të rinjve po tkurret me shpejtësi, për shkak të emigracionit dhe rënies së lindjeve, por më e rëndësishmja ka humbur shpresën dhe besimin, duke marrë në konsideratë si mjet mbijetese largimin nga vendi. Nga viti 1989 deri më 2020, grupmosha 15-29 vjeç ka pësuar rënie me 30%. Një e katërta e rinisë as nuk punon dhe as nuk studion. Mbi 60% e tyre nuk kanë besim te sistemi arsimor dhe politika. Paguhen pak dhe nuk janë të motivuar […]
Ikin kinezët / Grupi Kastrati, në negociata për të blerë koncesionin e Aeroportit të Rinasit
Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për të blerë aksionet e kompanisë kineze, “Real Fortress Private Limited”, e cila zotëron 100% të aksioneve të “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. “Monitor” ka mësuar se palët janë në negociata dhe transaksioni pritet që të përfundohet gjatë ditëve të ardhshme. Të kontaktuar nga “Monitor”, burimet zyrtare të “Tirana International Airport” nuk bënë asnjë koment. Grupi kinez i shërbimeve financiare “China Everbright”, njoftoi në […]
Banka e Shqipërisë: Kthimi i kufizimeve mund ta ketë ngadalësuar rimëkëmbjen e ekonomisë
Kthimi i masave kufizuese në tremujorin e fundit të vitit mund ta ketë ngadalësuar rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2020, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se këto masa, sado që jo shumë të shtrënguara, mund të japin efektin e tyre negativ në ekonomi. “Treguesit e disponuar erdhën në përmirësim gjatë muajve të verës, duke pasqyruar frenimin e përhapjes së epidemisë, relaksimin e distancimit social, si dhe efektin pozitiv të […]
Pas anulimit të Akërnisë / Shqipëria nis kërkimet për një studio ligjore për në Arbitrazh
Shqipëria ka nisur kërkimet për një studio të re ligjore që ta përfaqësojë në çështjet e Arbitrazhit. Kjo kërkesë vjen vetëm pak kohë pas konfirmimit se “India Power Solar”, që fitoi dy vite më parë procedurën për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Akërnisë, nuk ka qenë dakord me anulimin e kontratës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Burime të “Monitor” konfirmuan se tashmë çështja është në Arbitrazh, por në kërkesën e shpallur nga Avokatura e Shtetit nuk jepen detaje se […]
Pandemia / Vetëm ndërtimi nuk ndikohet
Në krahasim me sektorin e shërbimeve, pandemia nuk i ka dhënë goditje të fortë prodhimit, përkundrazi bizneset e ndërtimit, furnizimit me ujë dhe trajtimit të mbetjeve i kanë rritur shitjet në tremujorin e tretë të vitit 2020 kënaqshëm në raport me një vit më parë. Sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, në sektorin e ndërtimit, volumet e shitjeve shënuan rritje vjetore në mbi 16% dhe gjithashtu oferta ishte 14% më e lartë se vitin e kaluar në tremujorin e tretë 2020. […]
Merret vendimi / Nga 1 janari, paga minimale 30 mijë lekë, për 174 orë pune në muaj
Nga 1 janari 2021, paga minimale do të jetë 30 mijë lekë për 174 orë pune në muaj. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Në muajin shtator ishte kryeministri Edi Rama ai që paralajmëroi se paga minimale do të ndryshojë, duke nënvizuar se asnjë pagë nuk do të jetë më nën 30 mijë lekë. Ndryshimi parashikohet të jetë rreth 15,4% më shumë se paga aktuale minimale, prej 26 mijë lekësh. Sipas vendimit: -Paga bazë minimale […]
Kapja e shtetit dhe… perspektiva e munguar e të rinjve
Kapja e shtetit: “Një lloj korrupsioni politik sistemik, në të cilin interesat private ndikojnë dukshëm në proceset vendimmarrëse të një shteti, duke i përdorur në avantazhin e tyre”. Përkufizimi klasik i kapjes së shtetit i referohet mënyrës sesi procedurat formale (të tilla si ligjet dhe normat shoqërore) dhe burokracia qeveritare manipulohen nga individë dhe firma private, në mënyrë që të ndikojnë në politikat dhe ligjet e shtetit, në favor të tyre. Kapja e shtetit kërkon të ndikojë në formimin e […]