Rimëkëmbje e vështirë
Ekonomia vendase pritet të rimarrë veten pas vitit të vështirë që sapo lamë pas. Por, rimëkëmbja pritet të jetë subjekt i pasigurive të shumta, të lidhura me ecurinë e pandemisë në vend e në botë dhe rezultatet e vaksinimit. Institucionet ndërkombëtare nuk presin një rritje më të lartë se 5-5.5% në 2021-shin, çka do të bëjë që të mos arrijmë të rikthehemi në nivelet e parakrizës këtë vit, por vetëm në 2022-shin. Eksportet optimiste, përveç tekstileve e këpucëve. Si po […]
Qeveria duhet të ketë plane rezervë
Intervistë me shefen e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të ndërmarrin masa të reja për të siguruar një kujdes të përshtatshëm shëndetësor dhe për të mbrojtur shtresën më të brishtë, të identifikojnë opsionet për rialokime të buxhetit dhe financime zyrtare shtesë, si dhe të mbajnë likuid tregun e brendshëm financiar. Ata duhet të jenë të gatshëm të marrin këto dhe çdo masë tjetër që mund […]
Si mund të përfitoni nga kriza
Flet Matteo Colangeli, Drejtor i Zyrës së BERZH në Shqipëri Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prodhimit nga kontinentet e tjera në brigje më të afërta. Mendoj se në këtë fazë, promovimi i potencialit të Shqipërisë te prodhuesit kryesorë europianë do të ishte i nevojshëm Rimëkëmbja e ekonomisë në vitin 2021 do të varet ndjeshëm nga evoluimi i situatës së COVID-19, veçanërisht turizmit. Matteo […]
Nga skenari pesimist tek ai bazë, rritja mund të variojë midis 2.5% deri në 5.1%
Intervistë me znj. Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Banka Botërore ka paralajmëruar për karakterin e jashtëzakonshëm të kësaj krize – thellësinë e saj, fushën e gjerë, ndikimin në varfëri e cila po rritet, për herë të parë globalisht, pas dy dekadash. Në Shqipëri, pasojat e masave të izolimit dhe ulja e kërkesës ka bërë që shumë punonjës urbanë në sektorin e shërbimeve të humbin një pjesë të konsiderueshme të fitimeve, për shkak të papunësisë […]
Banka e Shqipërisë është optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë në vitin 2021
Banka e Shqipërisë ka pritshmëri, përgjithësisht optimiste, për një përmirësim të ekonomisë shqiptare në vitin 2021. Me normalizimin e situatës epidemiologjike në vend dhe në partnerët tanë tregtarë, Banka e Shqipërisë,në një prononcim për “Monitor” vlerëson se ekonomia jonë i ka premisat e nevojshme ekonomike dhe financiare për rimëkëmbjen e shpejtë të aktivitetit ekonomik. Megjithatë, rimëkëmbja pritet të jetë një proces gradual. Edhe pse në rritje, vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të arrijë nivelin e shënuar para krizës vetëm […]
Sfida e tregjeve financiare mbetet diversifikimi
Intervistë me Ervin Mete, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Një zhvillim i dëshiruar do të ishte listimi në Bursë i shoqërive me kapital shtetëror. Në funksion të zhvillimit të tregjeve të kapitalit, Autoriteti është angazhuar në hartimin e një dokumenti strategjik në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Efektet e krizës së lidhur me pandeminë u ndien edhe në tregjet financiare jobankare, sidomos në atë të sigurimeve, ku numri i kontratave ka rënë […]
Kreditë me probleme do të rriten, por bankat janë të përgatitura
Intervistë me Spiro Brumbulli, Sekretar i Shoqatës Shqiptare të Bankave Sektori bankar e kaloi me sukses sprovën e goditjes së papritur nga pandemia, por sfidat janë ende përpara. Në një intervistë për revistën “Monitor”, Sekretari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, thotë se viti 2020 besohet të jetë mbyllur me rezultate financiare pozitive për sektorin, ndonëse në nivele më të ulëta se viti i kaluar. Pandemia solli rritje të kostove operative, ndërsa bankat janë treguar aktive në rritjen e […]
Viti 2021 pritet të tregojë ndikimin e vërtetë të krizës në sektorin bankar
Ersuin Shehu Matja e efekteve të krizës ekonomike në sektorin bankar është më e vështirë dhe me shumë të ngjarë, më e sfazuar në kohë. Në mars të vitit të kaluar, pas shpërthimit të krizës së papritur të COVID-19, Banka e Shqipërisë, ashtu si shumica e autoriteteve homologe, miratoi një paketë masash që krijonin hapësira për shtyrjen dhe ristrukturimin e kredive të huamarrësve të prekur nga kriza. Paralelisht, kjo u shoqërua me shfuqizimin e përkohshëm të kërkesave rregullatore për […]
Bizneset po përballen me sfidën e likuiditetit, por mendojmë se viti 2021 do të jetë më i mirë
Intervistë me Soni Thano, drejtore e Administrimit të Riskut në Credins Bank Bankat luajtën një rol thelbësor për të mbështetur sektorin real të ekonomisë gjatë krizës së vitit 2020. Soni Thano, drejtore e Administrimit të Riskut në Credins Bank, thotë se ky rol ndihmoi në amortizimin e pasojave të menjëhershme të krizës në ekonominë shqiptare. Sipas saj, ekonomia shqiptare do të fillojë rimëkëmbjen në vitin 2021, por ajo shprehet se masa e ndikimit afatgjatë të krizës është e vështirë […]
Jemi optimistë për 2021, kriza të shërbejë si pikënisje për modele të reja biznesi
Intervistë me Bledar Shella, drejtor i përgjithshëm i Bankës OTP Albania Bledar Shella, drejtor i përgjithshëm i Bankës OTP Albania, thotë në një intervistë për revistën “Monitor”, se kriza e ka gjetur sektorin bankar shqiptar në gjendje të shëndetshme. Pas muajit qershor, Banka OTP ka kredituar me ritme edhe më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Deri tani, ai konstaton se efekti i krizës, në cilësinë e portofolit të kredisë, nuk ka qenë shumë i lartë dhe pas […]
Zgjerojmë aktivitetin, zgjerojmë mbështetjen për ekonominë Shqiptare
Intervistë me Dritan Mustafa, drejtor i përgjithshëm i Tirana Bank Dritan Mustafa, drejtor i përgjithshëm i Tirana Bank, thotë në një intervistë për revistën “Monitor” se, sektori bankar arriti të reagojë mirë ndaj efekteve të krizës dhe ndikimi i saj ishte më i vogël nga sa parashikohej. Megjithatë, ai shprehet se mundësia e rritjes së kredive të këqija është sfida kryesore për bankat në vitin 2021. Sipas z. Mustafa, kjo mund të kërkojë që masat lehtësuese të miratuara nga […]
Pavarësisht sfidave, arritëm rezultate të mira dhe vazhduam kreditimin
Intervistë me Georgios Papanastasiou, Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania Georgios Papanastasiou, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, thotë për revistën “Monitor” se banka arriti rezultate të mira financiare dhe vijoi kreditimin në vitin 2020. Ai shprehet optimist se volumi i aktivitetit të bankave do të rritet edhe për vitin 2021. Z. Papanastasiou parashikon që bankat do të thellojnë përpjekjet për të bërë ristrukturimin e kanaleve të shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve bankare, duke i dhënë rëndësi […]
Nëse shteti thotë “i paguaj unë të gjitha”, qytetarët do të vazhdojnë të mos sigurohen
Intervistë me Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria Mendoj se viti 2021 do të jetë një vit i komplikuar. Pandemia po vazhdon, zgjedhjet e përgjithshme janë përpara. Në këto kushte, vëmendja për rëndësinë e sigurimit do të jetë edhe më e ulët Avni Ponari, kryetar i Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë dhe drejtor i përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria, thotë në një intervistë për revistën “Monitor”, se tregu vazhdon të vuajë mentalitetin e trashëguar […]
“Kurum” pret rritje deri në 20% të qarkullimit vjetor
Prodhuesi i çelikut, “Kurum Albania”, një nga më të mëdhenjtë në vend, u detyrua të mbyllë aktivitetin për pak javë gjatë karantinës në prill 2020. Por, pas gushtit, aktiviteti filloi të rikuperohej me shpejtësi, i ndihmuar nga rritja e kërkesës në tregjet e eksportit dhe diversifikimi drejt një destinacioni të ri si Serbia. Arif Shkalla, drejtor ekonomik i “Kurum”, pohon se “nga gushti e më pas, shitjet kanë pasur rritje të mirë, sidomos eksportet, shpresojmë të vazhdojë trendi. Kemi rikuperuar […]
Bankers Petroleum pret të njëjtin nivel prodhimi si në 2020
Bankers Petroleum, i cili shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe është eksportuesi më madh në vend, pret që prodhimi këtë vit të jetë në të njëjtat nivele si në 2020. Kjo pritshmëri mbetet përsa kohë që çmimi do të qëndrojë në nivele të njëjta (në bursat ndërkombëtare, nafta Brent, treguesi referencë europian është rreth 55 dollarë për fuçi). Kompania parashikon se nëse çmimi i naftës do të rritet do të mund të zgjerohen edhe investimet. Në kushtet kur […]
2021, fasoni mes mungesës së shpresës për rritje dhe mundësive të reja
Viti 2021 është i mbushur me pasiguri për sektorin e tekstilit dhe prodhimit të këpucëve. Nga njëra anë, kriza po prodhon mundësi për të diversifikuar prodhimin dhe burimet e eksportit, por rënia e porosive dhe pasiguritë për zgjatjen e pandemisë zbehin shpresat për përmirësim këtë vit. Florian Zekja, nga Dhoma Kombëtare e Veshjeve, tha se fabrikat do të përballen me rënie të kërkesës edhe në 6-mujorin e parë të vitit 2021, pasi partnerët tregtarë, kryesisht në Europën Perëndimore, po zbatojnë […]
Industria automotive optimiste, kompanitë parashikojnë rritje të prodhimit
Ndoshta është tek të paktat industri që vitin 2021 e sheh me optimizëm. Industria mbështetëse automotive, e cila prej vitesh po zgjerohet me fabrika në vendin tonë, parashikon që ky vit të sjellë rritje të prodhimit dhe të punësimit. Pavarësisht pandemisë, në vitin 2020, edhe pse pati disa lëkundje, industria automotive iu rikthye, rritjes, edhe pse ritmi i saj ishte më i ngadaltë. Instituti i Statistikave raportoi se grupi i eksporteve “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, ku bëjnë pjesë edhe […]
Minierat, pak gjasa për ringritje në vitin 2021
Sektori minerar nuk pritet të rikuperojë këtë vit rënien e lirë që pësoi në vitin 2020, për shkak të pandemisë. Kjo pasi rënia kishte nisur shumë më herët. Përfaqësues të disa prej kompanive të sektorit minerar në vend pohojnë se është e nevojshme të rritet vëmendja ndaj sektorit. Luan Saliaj, Drejtor Ekzekutiv i “Albchrome”, shprehet se prodhimi shqiptar po bëhet jokonkurrues në kushtet kur çmimi i energjisë është tejet i lartë. “Që sektori i metalurgjisë në Shqipëri të ketë një […]
“Prodhimi mes 40-60% e kapacitetit, kosto të rritura nga energjia”
Luan Saliaj, Drejtor Ekzekutiv i “AlbChrome” Si e vlerësoni vitin 2020 sa i takon ecurisë, duke pasur parasysh pandeminë dhe efektet që dha ajo në tregje e për rrjedhojë, edhe në sektorin minerar? Viti 2020 kishte ndikim të gjithanshëm në ecurinë e kompanisë sonë dhe kompanive të ngjashme, ku parësore ishte kujdesi dhe mbrojtja e shëndetit të punonjësve. Në aspektin e ecurisë së aktivitetit, 2020 përkeqësoi situatën e vështirë që kaloi industria në vitin 2019. Për shkak të kërkesës […]
Kriza mund të çojë drejt falimentimit subjektet e vogla
Flet Sokol Mati, Këshilltar Bordi, “Beralb Sh.A.” Si ishte viti 2020 për sektorin minerar në tërësi? Si u ndikua nga pandemia dhe çmimet në tregje sektori minerar shqiptar? Pandemia, si në çdo sektor tjetër prodhues, dha efektet e saj edhe në industrinë minerare, e cila prej 2014-s, vëren ulje në vlerën e të ardhurave të krijuara prej saj. Kjo vjen për një sërë arsyesh, si çmimet e mineraleve, niveli i prodhimit, problematikat me fuqinë punëtore, mosfunksionimi normal i zinxhirit […]
Ndërtimi dhe industria mbështetëse kanë pritshmëri pozitive
Në vitin që lamë pas, pavarësisht se pandemia përkeqësoi ekonominë e Shqipërisë, sektori i ndërtimit ishte një ndër ata që nuk u prek nga kriza. Tirana tashmë është kthyer në një kantier ndërtimi dhe aktiviteti i ndërtuesve pritet të jetë i garantuar edhe për disa vite të tjera. Në 2020-n, ndërtimi u tkurr me 11.6% me bazë vjetore në tremujorin e parë, i ndikuar më shumë nga tërmeti. Më pas, sektori e mori veten, duke u zgjeruar me 2.8% në […]
Pandemia nuk e lëkund “çimenton”, rindërtimi dhe infrastruktura japin optimizëm
Prononcim i kompanisë së prodhimit të tullave, “Antea Cement” Të dhënat e fundit të INSTAT, mbi ecurinë e ekonomisë në 9 muaj të vitit 2020, treguan se sektori i ndërtimit ishte në tendencë të kundërt me gjithë sektorët e tjerë. Rritja e këtij të fundit në tremujorin e tretë të 2020 ishte 8.7% në raport me tremujorin e njëjtë të një viti më parë. Vrulli i ndërtimit është ndier gjatë gjithë vitit, ku me sy të lirë mund të […]
Çmimet e apartamenteve pritet të rriten sërish në 2021
Disa nga ndërtuesit kryesorë që janë duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të reja për zonat rezidenciale në kryeqytet parashikojnë rritjen e çmimeve të apartamenteve për vitin 2021. Ndër arsyet kryesore që ata japin për ndryshimin e çmimeve të shtëpive është shtimi i kostove nga taksat dhe rritja e cilësisë së ndërtimit. Ndërtuesi Hajredin Fratari pohoi për “Monitor” se çmimet e apartamenteve për ndërtimet e reja të vitit 2021 në zonën e Kasharit do të rriten 10% krahasuar me […]
Shitjet më pakicë, pandemia ndryshoi sjelljen e konsumatorëve
Nuk janë shumë të largëta momentet kur edhe në supermarketet e Shqipërisë, si kudo në botë, blerësit u dyndën duke mbushur karroca të tëra me ushqime nën ethet e rasteve të para të të infektuarve me COVID-19. Blerjet nën panik e vunë sektorin e shitjeve me pakicë, sidomos atë të ushqimeve, përballë sfidës së volumeve të jashtëzakonshme në rritje, si dhe një sjelljeje konsumatore që do të ndryshonte në vazhdim. Viti 2020 u përkufizua nga zhvillime dinamike në sektorin e […]
“Pasiguria nxiti kursimin, blerësit kërkojnë oferta”
Julian Mane, zv.president i grupit “Balfin” Si ishte viti 2020 sa i takon sektorit të shitjeve me pakicë, duke pasur parasysh që është një vit atipik me pandeminë e COVID-19? Cilët ishin segmentet me ecuri më të mirë dhe ato me ecuri më të dobët? 2020 ishte një vit sfidues për çdo industri. Në përgjithësi, rikuperimi i pajisjeve elektrike dhe sektorit të mallrave të konsumit ishte më i shpejtë sesa pritej. Përveç periudhës së bllokimit dhe muajit gusht, të […]
“Hotelet markë do të vijojnë rritjen, retail nevojë për inovacion”
Stela Dhami, Menaxhere Ekzekutive e Colliers Albania Viti 2020 ishte atipik, duke pasur parasysh pandeminë. Si ka qenë ecuria e shitjeve me pakicë në qendra tregtare në këtë vit? Pas hapjes së qendrave tregtare në maj është vënë re një tendencë rritjeje e shitjeve me pakicë në qendrat tregtare. Kjo si pasojë edhe e numrit të rritur të vizitorëve, të cilët arritën pikun në muajin e festave. Është një sjellje konsumatore e ngjashme me atë që shikojmë edhe në […]
Farmaceutika, rritje 2-5% më 2021
Distributorët e mëdhenj të farmaceutikës presin rritje të të ardhurave 2-5% në vitin 2021, duke shpresuar kthimin në normalitet të tregut pas përfundimit të pandemisë. Nadir Çausholli, i cili zotëron dhe drejton “CFO Pharma”, tha se pandemia ka çrregulluar tregun, pasi kërkesa është përqendruar vetëm në një grup produktesh, teksa për shumicën e furnizimeve, shitjet kanë rënë në mënyrë drastike. Ai tha se viti 2020 u mbyll me rënie të shitjeve, ndërsa këtë vit pret rritje të aktivitetit me 5-7%. […]
Transporti i udhëtarëve do të jetë në kolaps edhe për 2021
Pritshmëritë nuk janë pozitive edhe për vitin 2021 për sektorin e transportit të udhëtarëve në vend. Operatorët e këtij shërbimi kaluan ditët e tyre më të vështira në vitin 2020, për shkak të mbylljes 4-mujore të aktivitetit nga COVID-19. Pas hapjes së shërbimit më 6 korrik, vendosja e kufizimit të orareve të lëvizjeve, frika nga infektimi dhe rregullat e sigurisë shëndetësore ndikuan te rënia e numrit të pasagjerëve. Për 2021, përfaqësues të kompanive të transportit të udhëtarëve parashikojnë përkeqësim të […]
Call Center nuk do të rrisin numrin e punonjësve në 2021
Sektori i call center, një ndër punëdhënësit më të mëdhenj të të rinjve në vend, nuk ka shpresa se për 2021 do të rrisë numrin e të punësuarve. Lorenc Goga, përfaqësuesi i kompanisë “Facile.it”, ku janë të punësuar rreth 450 punonjës, shprehet jo optimist për rritjen e fuqisë punëtore. “Për vitin 2021, synimi kryesor është të mos kemi largim të punonjësve. Mendoj se nuk do të kemi zvogëlim, por do të jetë shumë e vështirë që të rritemi. Nëse situata […]
Vështirësohet potenciali për zgjerim te sektori i përpunimit të peshkut
Parashikimet e operatorëve të industrisë së përpunimit të peshkut janë optimiste për vitin 2021. Helidon Rruga, përfaqësuesi i kompanisë më e madhe të përpunimit të peshkut “Coral” tha për “Monitor” se viti 2021 do të jetë me ecuri më pozitive se viti që lamë pas. Sipas tij, kërkesa për këto produkte do të rritet, si nga supermarketet, por edhe restorantet. “Njerëzit do të jenë më të lirë, nuk do të ketë kufizim të lëvizjeve. Për këtë arsye, frekuentimi në restorante […]
Bimët medicinale, rritje, por mbeten në potencial
Për vitin 2021, eksportet e bimëve medicinale parashikohet të shënojnë sërish rritje. Operatorët e eksportit të bimëve medicinale dhe aromatike nuk u prekën nga kriza e COVID-19 në 2020, pasi kërkesa për bimët e çajit, kryesisht ato që përmbajnë vitaminë C, ishte e lartë në tregjet e huaja. Filip Gjoka, kryetar i Shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike, thotë se premisat për rritje të eksporteve janë pozitive edhe për 2021. Por kjo industri vuan mungesën e investimeve për të rritur […]
Kriza e bareve dhe restoranteve, nis falimentimi në janar
Situata pritet të përkeqësohet deri me mbyllje të bareve dhe restoranteve që në javët e para të janarit të këtij viti. Viti 2020 pati ulje dhe ngritje për subjektet e shërbimit – baret, restorantet dhe klubet e natës ishin të parët që u mbyllën me shfaqjen e COVID-19 në muajin mars. Pas hapjes së ekonomisë deri në përfundim të verës, xhiroja e tyre arriti të rikuperohej. Në periudhën vjeshtë-dimër qarkullimi te këto biznese iu rikthye rënies me rreth 40% krahasuar […]
Shpresa e kompanive të eventeve, për rikuperim të lehtë pas qershorit 2021
Shfaqja e COVID-19 ndërpreu si me thikë aktivitetin e kompanive të eventeve për vitin 2020. Pjesëmarrja e njerëzve në festa, dasma dhe evente u konsiderua nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e virusit. Shumë kompani të këtij sektori u orientuan drejt mbajtjes të seminareve online, festave të vogla dhe marketingut për të mbijetuar. Situata është e paqartë edhe për vitin 2021, deri sa qeveria do të vendosë të lejojë mbajtjen e dasmave dhe eventeve. Operatorët […]
Turizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson pritshmëritë
Viti 2020 ishte një vit i vështirë për sektorin e turizmit i cili në dy vitet paraardhëse përjetoi një “ bum” të jashtëzakonshëm. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2020, ishin 360.343, me rënie 48,1% në raport me nëntorin 2019. Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në 11-mujorin 2020 ishte 2.477.003, duke rënë me 59,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit […]
Bujqësia, rritja më 2021 prej investimeve në magazinim dhe kontratave të eksportit
Bujqësia do të vijojë rritjen gjatë vitit 2021, e shtyrë nga zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me perime, investimet në zinxhirin e magazinimit dhe eksportit, si dhe rritjes së kërkesës së jashtme për prodhimet shqiptare. Kriza e pandemisë që ka goditur të gjithë sektorët e ekonomisë e ka ndikuar më pak zinxhirin e furnizimit ushqimor. Në vitin 2020, në janar-tetor, eksportet e prodhimeve bujqësore u rritën me 10%, me vlerë 32 miliardë lekë (257 milionë euro). Ushqimet u renditën si […]
Humbjet në blegtori do të thellohen në vitin 2021
Flet eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli Kriza nga COVID-19 do të thellojë humbjet te krerët e gjedhëve për qumësht në 6-mujorin e parë të vitit 2021. Çmimi i lartë i naftës që përdor fermeri konsiderohet si një nga faktorët kryesorë të thellimit të humbjeve, sipas ekspertit të bujqësisë, z. Ervin Resuli. Ai parashikon se, për shkak të mungesës së politikave mbështetëse nga qeveria dhe çmimeve të leverdishme të qumështit në tregun e Kosovës dhe të Serbisë, fabrikat shqiptare do […]
Me rritjen e pagës minimale humbim avantazhin konkurrues
Flet Alban Zusi, president i Qendrës së Eksporteve Shqiptare Rritja e pagës minimale dhe mungesa e politikave mbështetëse nga shteti janë faktorët kryesorë që do të ndikojnë në uljen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare. Alban Zusi, president i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, tha në intervistën për “Monitor” se në pandemi, industrialisti shqiptar nuk u mbështet me nisma nga shteti, ndryshe nga bizneset e rajonit dhe Europës. Për këtë arsye, produktet shqiptare nuk ishin avantazh për ekonominë. Zusi nënvizon se […]
Shpresa për një vit më të mirë
Një 2020 me një kryq sipër ishte kopertina e pak javëve më parë e “The Times”. Në fakt, e gjithë bota do të dëshironte që të fshinte atë që ndodhi në vitin e mbrapshtë që lamë pas, kur u fut në një udhëkryq për shkak të pandemisë që shpërtheu në fillim të 2020-s. Përballë dilemës së jetës apo shëndetit dhe të panjohurës së virusit, pjesa më e madhe e vendeve të botës zgjodhën të hyjnë në një karantinë të rreptë […]