Çfarë ndikimi ekonomik kanë pasur karantinat e kohëve të fundit?
Rënie dhe rimëkëmbje. Bota e pasur ka arritur të zbusë koston e tyre ekonomike, shkruan The Economist Karantinat e pranverës, të cilat në kulmin e tyre mbuluan më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, provokuan një rënie të plotfuqishme. Në prill, prodhimi ekonomik global ishte 20% më i ulët. Ndërkohë që rastet e koronavirusit janë rritur sërish, vendet e pasura po imponojnë një raund tjetër masash kufizuese. Franca ishte në karantinë në nëntor, Italia u mbyll gjatë Krishtlindjeve dhe […]
Kompanitë europiane përmirësojnë diversitetin në vitin pandemik
Numri i ndërmarrjeve kryesore europiane me pjesëmarrje të lartë të grave në pozicionet drejtuese është dyfishuar gjatë vitit të kaluar, por kishte më pak përparim në vendet e para të punës, tregoi një studim nga një organizatë jofitimprurëse në llogari të Bashkimit Europian. Shoqata me qendër në Bruksel “Gratë Europiane në Borde”, e cila analizoi 668 kompanitë më të listuara në Europë, të përfshira në indeksin europian STOXX 600 dhe standardet kombëtare”, tha se numri i atyre me rezultate të […]
Çfarë nënkuptojnë variantet e reja të COVID-19 për shëndetin e njeriut
Tuneli bëhet më i errët. Derisa vaksinat të jenë gjerësisht të disponueshme, vendet do të përballen me disa zgjedhje të vështira, shkruan The Economist Solstici i dimrit mund të ketë kaluar, por në botën e COVID-19, netët vazhdojnë të bëhen më të gjata. Javët e fundit, dy variante të koronavirusit janë përhapur me shpejtësi të egër në Britani dhe në Afrikën e Jugut. Ato kanë mutacione që i bëjnë viruset shumë më ngjitës. Megjithëse deri tani, nuk duket se […]
Aksionet në tregjet në zhvillim kanë arritur një nivel të lartë rekord
Rikthim në lavdi. Çmimi i indeksit është pranë niveleve të vitit 2007. Por shumica e gjërave do të ndryshojnë Në librin “Shekulli i tregjeve në zhvillim”, botuar në vitin 2007, Antoine van Agtmael mrekullohej me progresin e tregjeve në zhvillim që kur ai e krijoi këtë term në vitin 1981. “Rritja e tyre, – shkroi ai, – nuk do të përbëjë asgjë më pak se një lulëzim të paparë ekonomik”. Parashikimet nga Banka Goldman Sachs treguan se PBB-ja e […]
Riparimi i përçarjes transatlantike do të jetë i ndërlikuar
Përpjekjet për ribashkim. Donald Trump ka shkaktuar shumë ndarje Dy vjet më parë, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, një konferencë vjetore për gjeopolitikën, zëvendëspresidenti Mike Pence mbajti një fjalim thumbues para audiencës kryesisht europiane, plot qortime dhe retorikë të stilit “America First”. Në të njëjtën skenë, disa orë më vonë, Joe Biden ofroi një të ardhme më të ndritur. “Edhe kjo do të kalojë. Ne do të kthehemi”, tha ai. Zgjedhjet në nëntor dukej se përmbushën profecinë e tij. […]
Perspektivat ekonomike të Britanisë janë të zymta
Një pëshpërimë, jo një shpërthim. Dëmi i vërtetë nga Brexit do të ndihet më tepër në një periudhë afatgjatë, shkruan The Economist Për katër vjet e gjysmë që nga referendumi për anëtarësimin në Bashkimin Europian, kompanitë janë shqetësuar për ndikimin e Brexit. Por tranzicioni i Britanisë jashtë BE-së, që ndodhi më 31 dhjetor, nuk përfundoi me një shpërthim. Nuk kishte radhë të gjata kamionësh në Dover. Blerësit në supermarkete nuk mbetën pa perime të gjelbra. Dhe sektori i biznesit ka […]
Si të bëhet infrastruktura e duhur
Çdo vend dëshiron të ndërtojë më shumë ura, rrugë dhe rrjete me energji të rinovueshme. Nuk do të jetë e lehtë. Në vitin 1916, Cincinnati vendosi të ndërtojë një sistem të ri e të madh metroje. Pas dekadash me konflikte, ajo u braktis në vitin 1948 dhe sot ekzistojnë dy milje gjatësi tunele nën qytet, që nuk janë përdorur kurrë. Ky event paralajmërues është ende i rëndësishëm. Politikanët ngado po bëjnë thirrje për më shumë shpenzime në infrastrukturë. Megjithatë, […]
Gerxhaliu: Politika dhe ligji, problemet më të mëdha për bizneset e Kosovës
Intervistë me ekspertin e ekonomisë dhe ish-drejtorin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu Është një situatë, vërtet shqetësuese, por dua të besoj që shumë politikëbërës në Kosovë do ta kuptojnë që interesat e shtetit nuk mund të jenë interesa të partive politike ose të grupeve të caktuara. Prandaj për ekonominë është koha të bëhet më tepër sesa të flitet sepse në këto momente, nuk kemi hapësirë për kënaqësi me ato që i ofrohen biznesit. Monopolet, pabarazitë, mungesa e […]
Ministri bullgar i Financave: Vendi ynë do të bashkohet me Eurozonën në vitin 2024
“Ne presim që vendi ynë të bashkohet me Eurozonën në vitin 2024. Detyrat kryesore të qeverisë bullgare në rrugën drejt arritjes së këtij qëllimi lidhen me përmbushjen e angazhimeve të mëvonshme sipas Udhëzuesit europian, pas pranimit të Levit bullgar në ERM II, më 10 korrik 2020”. Kështu u shpreh ministri i Financave, Kiril Ananiev, në një intervistë në Forumin vjetor Euromoney për Europën Qendrore dhe Lindore, i cili për herë të parë në historinë e tij 26-vjeçare, u zhvillua virtualisht […]
Serbi / Banka Qendrore mban normën kryesore REPO në 1.0%
Banka Qendrore e Serbisë, NBS, deklaroi se vendosi të mbajë normën kryesore të REPO-s në 1.0%. Në këtë vendim, banka qendrore u orientua nga masat e ndërmarra më parë në politikën monetare dhe parashikimet se politika ekonomike qeveritare do të vazhdojë të ketë efekt pozitiv në kushtet e financimit, tha NBS në një deklaratë pas një takimi të bordit të saj ekzekutiv për përcaktimin e normave. Banka qendrore parashikon që në vitin 2021, ekonomia serbe të rimëkëmbet plotësisht nga goditja […]
Rumani / Bie prodhimi ditor i OMV Petrom
Prodhimi i hidrokarbureve nga grupi kryesor i naftës dhe gazit në Rumani OMV Petrom, pësoi rënie prej 7.6% në vit, ose ekuivalentin e 140.200 fuçi nafte në ditë, në tremujorin e katërt të vitit 2020, deklaroi kompania të enjten. Krahasuar me tremujorin e tretë, prodhimi ditor i hidrokarbureve të OMV Petrom, u ul me 0.77%, deklaroi kompania në një azhurnim tregtar mbi treguesit kryesorë të performancës. Vëllimi total i shitjeve ditore të hidrokarbureve arriti në një ekuivalent prej 133,300 fuçi […]
Janaf i Kroacisë nënshkruan marrëveshjen e transportit të naftës me NIS të Serbisë
Operatori shtetëror kroat i tubacionit të naftës Jadranski Naftovod, deklaroi se nënshkroi një marrëveshje për të transportuar naftë të papërpunuar për kompaninë serbe të naftës dhe gazit NIS, në vitin 2021. Janaf do të transportojë për NIS rreth 2.75 milionë tonë naftë bruto këtë vit, plus ose minus 10%, nën një kontratë blerjeje “take-or-pay”, deklaroi kompania. Një klauzolë “take-or-pay” është një marrëveshje sipas së cilës blerësi bie dakord të paguajë çmimin e kontratës, edhe nëse nuk merr në dorëzim sasitë […]
Rumani / ThoughtWorks do të blejë zhvilluesin e softuerit Gemini Solutions
Kompania globale e teknologjisë ThoughtWorks me seli në SHBA, deklaroi se ka rënë dakord për të blerë firmën rumune të zhvillimit të softuerit dhe shërbimeve të konsulencës, Gemini Solutions, për një çmim që nuk dihet. Blerja pritet të përmirësojë ndjeshëm aftësinë e ThoughtWorks për të mbështetur dhe për t’u shërbyer klientëve, veçanërisht në Europë, tha kompania me qendër në Çikago në një njoftim për shtyp. Transaksioni pritet të mbyllet këtë muaj, në varësi të përmbushjes së kushteve të mbylljes. Ekipi […]
Bullgari / Presidenti cakton zgjedhjet e përgjithshme në datën 4 prill
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, vendosi të mbajë zgjedhje të rregullta të përgjithshme më 4 prill, një javë pas datës më të hershme të mundshme. “Autoritetet kompetente duhet të shpallin masa të qarta të kujdesit shëndetësor, të cilat kanë rol vendimtar në fushatën zgjedhore, rekrutimin e anëtarëve të komisioneve zgjedhore dhe pjesëmarrjen e votuesve”, tha Radev në një konferencë për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt nga stacioni televiziv publik BNT. Bullgaria ka planifikuar të zhvillojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale këtë vit. […]
Bullgari / Allterco nis procedurën për listimin në Bursën e Frankfurtit
Zhvilluesi bullgar i produkteve, IoT Allterco, deklaroi se ka nisur procesin e regjistrimit për listimin në Bursën e Aksioneve të Frankfurtit. Allterco pret të përfundojë procesin e listimit brenda 12 deri në 18 muajt e ardhshëm, deklaroi kompania në një prezantim në Bursën Bullgare të Aksioneve. “Arsyeja prapa vendimit të kompanisë është interesi i madh i investitorëve nga konsumatorët, partnerët dhe investitorët institucionalë jashtë vendit”, tha Allterco. Listimi do të sigurojë qasje në financime të reja dhe mundësi zhvillimi të […]
Pandemia, thikë me dy presa për biznesin e ilaçeve
Pandemia e COVID-19, që vlerësohet se ka prekur një pjesë të konsiderueshme të popullatës, e ka penguar pjesën tjetër, e cila nuk është prekur, të përfitojë nga shërbimet rutinë të shëndetësisë. COVID-19 ka nxitur shitje jo të zakonta për një grup preparatesh dhe medikamentesh, por ka ulur konsumin rutinë, pohojnë operatorët e mëdhenj të tregut farmaceutik, të cilët nuk presin ndryshime të shitjeve këtë vit. Biznesi i medikamenteve është para një perspektive pozitive prej rritjes së shpenzimeve publike ndaj sektorit […]
Shpenzimet për shëndetin, në rritje
Gjatë dekadës, shpenzimet e për shëndetin të matuara nga struktura e buxhetit të familjeve tregojnë rritje të peshës së shpenzimeve për shëndetin ndaj totalit të të ardhurave. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, të realizuar nga INSTAT, shpenzimet për shëndetin u rritën nga 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjes më 2017, në 4.1% të totali më 2018, ndërsa më 2019 kjo peshë shkoi në 4.3% të totalit të shpenzimeve. Gjatë vitit 2019, familjet në qytetin e Gjirokastrës dhe të […]
Barra e sëmundjeve dhe plakja e popullsisë po nxisin konsumin
Kliti Hoti nga kompania “Norvatis” pohon se në dekadën e fundit, tregu po shfaq kërkesë në rritje për medikamentet e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerogjene, të hipertensionit, diabetit dhe sëmundjeve pulmonare. Burimet në QSUT pohojnë se, në krahasim me 2010-n janë trefishuar rastet e reja në pavijonin e kardiokirurgjisë, shpesh në mbi 350 raste në ditë, ndërsa në onkologjik, vitin e kaluar u raportuan mbi 6000 raste të reja të evidentuara me sëmundjet malinje. Një faktor tjetër themelor që po rrit konsumin […]
Pandemia, rritje e pazakontë e shitjeve të vitaminave, kortizonikëve, antibiotikëve, antikaulgulantëve
Pandemia ka nxitur konsumin e një baze të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin grupin e suplementeve, vitaminave, antibiotikëve, kortizonikëve, antikaulgulantëve (hollues të gjakut), antiulcerozët, antiinflamatorët, antidepresantë, antiulcerozë etj., dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë. Vitaminat Në pikat e pakicës, më të shiturat këtë vit kanë qenë suplementet dhe vitaminat. Shitjet e tyre ishin me rritje gjatë gjithë vitit, ndryshe nga produktet e tjera. E gjithë popullata, edhe ata që nuk janë infektuar […]
Kriza nxit eksportuesit të diversifikojnë prodhimin dhe tregjet
Diversifikimi i prodhimit është një nga mjetet që kanë zgjedhur kompanitë fason për mbijetesën në kushtet e paqëndrueshmërisë që krijoi Covid-19 te tregu tradicional, Italia. Për këtë, disa prej tyre investuan për blerjen e makinerive të reja. Edhe disa operatorë të bimëve medicinale kanë rritur ndër vite investimet për vlerën e shtuar të produktit. Eksporttuesit thonë se për transformime tërësore të industrive duhen subvencione nga shteti, ose procesi do të mbetet vetëm në disa ndërmarrje individuale. Nga Dorina Azo […]
Dokumenti i ri për postat
Kufiri i lejuar për blerjet online pa TVSH deri në 22 euro do të rritet; Ministria e Energjetikës kërkon edhe rishikimin e tarifave të shërbimit postar Nga rritja e pragut të lejuar për blerjet online pa TVSh deri te rishikimi i tarifave të shërbimit postar universal (brenda dhe jashtë vendit), Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës ka hedhur për konsultim projektvendimin “Për miratimin e dokumentit të politikës së shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë për vitet 2021 – 2026”. Në […]
Kredia për institucionet financiare ngelet poshtë nivele të parakrizës
Kriza ekonomike ka ngadalësuar zgjerimin e institucioneve financiare të mikrokredisë në vend. Një nga treguesit që dëshmon stanjacion është aksesi i tyre në burimet e likuiditetit të sektorit bankar. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia për korporatat e tjera financiare është një nga segmentet e pakta të kredisë që në fund të vitit të kaluar ngelej në rënie, pa mundur të rikuperojë nivelet e parakrizës. Në fund të nëntorit 2020, kredia për korporatat e tjera financiare kishte […]
Shqiptarët kërkojnë rreth 670 mijë kredi në vit
Shqiptarët kërkojnë mesatarisht rreth 670 mijë kredi në vit. Kjo e dhënë mbështetet në numrin mesatar të kërkimeve në Regjistrin e Kredive që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Sipas rregullores që ishte në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, bankat mund të kryenin kërkime në regjistër vetëm në rastet e aplikimeve për kredi dhe rrjedhimisht, numri i kërkimeve përputhet afërsisht me numrin e aplikimeve për kredi bankare. Me miratimin e rregullores së re, institucioneve financiare do t’iu lejohet […]
Imuniteti i tufës pa vaksinë zbeh shpresat për rimëkëmbje ekonomik
Shqipëria, aktualisht, duhet të vaksinojë 500 mijë persona që të krijojë imunitetin e tufës, me qëllim që të rrisë, ndër të tjera, përfitimet të cilat i vijnë ekonomisë nga sezoni turistik, por oferta e kufizuar e vaksinës zbeh shpresat tek imunizimi i shpejtë. Ekspertët e shëndetit publik lajmërojnë periudhë të vështirë deri në fillim të verës, qetësim të situatës në verë dhe rikthim të pandemisë në dimër. Vaksina do t’i shërbejë imunizimit në vjeshtë Blerina Hoxha Paqartësitë se si […]
Dimri i madh
Pandemia, muaj pas muaji, në nëntor dhe dhjetor vdekjet në vend u dyfishuan, rekord në Europë Pandemia e COVID-19 po rezulton me pasoja të rënda lidhur me fatalitetet që ajo ka shkaktuar në vend, e përkeqësuar sidomos në dy muajt e fundit të vitit, ku ritmet e rritjes kanë qenë më të lartat në Europë. Të dhënat e mëparshme të publikuara nga “Monitor”, sipas informacionit zyrtar nga Drejtoria e Gjendjes Civile, bënë të ditur se për gjithë vitin u […]
Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri
Intervistë me John Jovanovic, drejtori i zyrës së përhershme të Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar (DFC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qendër në Beograd Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) si një katalizator i zhvillimit ekonomik kombëtar dhe rritjes së bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të rritet ndjeshëm. Pas nënshkrimit të marrëveshjes Serbi-Kosovë, të miratuar në Shtëpinë e Bardhë më 4 Shtator 2020, qeveria amerikane po e sheh me prioritet Ballkanin Perëndimor. Korporata […]
Memorandumi për Skavicën
Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik për Projektet dhe Blerjet, mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së SHBA-së, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe përfaqësuesi i kompanisë Bechtel, Justin Siberell, president i Rajonit të Europës dhe Lindjes së Mesme, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe nënsekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, nënshkruan në nëntor 2020 Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në lidhje me Projektin e HEC-it të Skavicës. […]
Skavica mund të kushtojë midis 308 dhe 510 milionë euro
Intervistë me z. Benet Beci, administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) Projekti për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka ngjallur interes të lartë te donatorët dhe financuesit e mundshëm. Hidrocentrali, që do ta kthente vendin në një lider rajonal në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë, vlerësohet të kushtojë midis 308 deri në 510 milionë euro, në varësi të lartësisë së digës. Z. Benet Beci, administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) thotë në një intervistë për “Monitor” se projekti do […]
TIA / Ulen tarifat e pasagjerëve
Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar uljen e tarifës së pasagjerit dhe bëri të ditur një plan ambicioz investimesh në strukturën e aeroportit, për të kontribuar në lehtësimin e çmimeve të biletës dhe zhvillimit në tërësi të aviacionit dhe turizmit shqiptar. Zhvillimet e reja vijnë pas datës 18 dhjetor 2020, ditë kur kompania shqiptare “Kastrati Group”, e themeluar që në vitin 1990, mori në zotërim 100% të kapitalit aksioner të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress […]
Pandemia nxit investimet në klinika private
Kredia e re për shëndetësinë u dyfishua gjatë 11-mujorit 2020 Kredia për sektorin e shëndetësisë shënoi rritje të shpejtë gjatë vitit 2020, duke shfaqur ecuri të kundërt me huanë e re në sektorët e tjerë të ekonomisë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re për bizneset e shëndetësisë arriti në 2.7 miliardë lekë gjatë 11-mujorit të vitit 2020, me një rritje prej 117%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Kredia u nxit nga […]
Rregullorja e re e AMF për fondet e investimeve
Shtohen kriteret në mbrojtje të investitorëve Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi në mbledhjen e datës 27 janar 2021 rregulloren “Për funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, të themeluara në Republikën e Shqipërisë, nga shoqëritë administruese të fondeve dhe depozitarët”. Rregullorja e re parashikon detyrimin ligjor për të gjitha shoqëritë administruese, të cilat tregtojnë instrumente financiare për fondet e investimit, të ekzekutojnë urdhra, të cilat japin rezultatin më të mirë të mundshëm në përfitim të investitorit. Rregullat e […]
Ndërmarrjet shtetërore në Shqipëri / Nuk zbatohet ligji për të bërë auditin funksional
Kompanitë me pronësi publike kanë një rol të gjerë në ekonominë e vendeve të Europës Juglindore. Por, në shumicën e vendeve, këto kompani operojnë në një mjedis ku mungojnë mjetet e kontrollit dhe transparenca, analizon një raport i Bankës Botërore për “Qeverisjen e Korporatave Publike në Europë dhe Azinë Qendrore”. Banka veçon se, legjislacioni i Shqipërisë kërkon të gjitha entitetet me pronësi publike të krijojnë një komitet auditimi. Sidoqoftë, kjo kërkesë nuk zbatohet në praktikë, pasi nuk ka udhëzime të […]
Fiskalizimi / Tatimet sqarojnë si duhet të veprojnë farmacitë që punojnë me rimbursim
Procesi i fiskalizimit, që nisi në janar për transaksionet me entet shtetërore po has paqartësitë e para. Drejtoria e Tatimeve, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Urdhri i Farmacistit njoftojnë se e vlerësojnë të nevojshme daljen me një sqarim të përbashkët për çdo paqartësi të subjekteve tatimpagues, si dhe shmangien e abuzimeve apo keqinterpretimeve. Sipas njoftimit, ligji Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, i fillon efektet sipas fashave si vijon: -për […]
Rezerva valutore / Investim edhe në instrumente të reja financiare
Banka e Shqipërisë parashikon të investojë rezervën valutore dhe në instrumente të reja financiare. Sipas strategjisë afatmesme të zhvillimit 2021-2023, Banka e Shqipërisë planifikon që të shtojë gamën e instrumenteve ku kjo rezervë investohet, si për shembull tituj borxhi të mbuluar me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme, obligacione të lidhura me normën e inflacionit apo kontrata të së ardhmes. Qëllimi i Bankës së Shqipërisë është diversifikimi i strukturës së investimit të rezervës, por edhe sigurimi i të ardhurave […]
Një vaksinë për qeverisjen
Bota nuk po gjen paqe. Pandemia e COVID-19 është ende në fazën më aktive, duke detyruar shumë shtete që t’u kthehen masave kufizuese, edhe pse kjo nënkupton një shtyrje në kohë të rimëkëmbjes, që mesa duket, nuk do të jetë dhe kaq e shpejtë këtë vit. Fatalitetet kudo në botë po vijojnë të jenë të larta, me qeveritë e vendeve të zhvilluara që tashmë e kanë të zgjidhur dilemën: përpara ekonomisë, prioritet ka vijimi i masave shtrënguese, në mënyrë që […]