Lee Jae-yong, zëvendëspresidenti i Samsung dhe trashëgimtar i familjes themeluese të parë konglomeratit të Koresë së Jugut, është arrestuar nën akuzën e korrupsionit, mashtrimit dhe dëshmisë së rreme, si pjesë e po të njëjtit skandal që çoi në shkarkimin e Presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye.
Në nëntor të vitit të kaluar, rreth një milion persona u ngritën për ta hedhur poshtë presidenten Geun-hye.
Në krye të kompanisë që nga 2014, mënjëherë pasi babai i tij Lee Kun-hee pësoi një atak kardiak, Lee Jae-yong u hetua në fillim të janarit të vitit të kaluar, por Gjykata vendosi ta linte të lirë, sepse nuk kishte rrezik largimi. Ndërsa kur u mor për herë të dytë në pyetje në fillim të kësaj jave, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për ta arrestuar sepse ishin zbuluar prova të reja.
Ai do të mbahet në paraburgim 20 ditë dhe më pas do t’i jepet dënimi i merituar. Gjatë hetimeve të skandalit që përfshiu edhe presidenten Park Geun-hye dhe të besuarën e saj Choi Soon-sil u zbulua se Lee kishte autorizuar një pagesë prej 36 milionë dollarësh në favor të kompanive të drejtuara nga Choi në këmbim që të kishte mbështetjen e qeverisë për një ristrukturim të madh të Samsungut që do të bënte të mundur transferimin e plotë të pushtetit nga babai i tij tek ai.
Ai u arrestua në Bursën e Seulit.