Një marrëveshje për Brexitin është arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, ditën e djeshme në Bruksel.
Boris Johnson dhe Jean Claude Juncker, e quajtën atë një ‘rezultat të ndershëm’ dhe presidenti i Komisionit Evropian tha se tani nuk ka më nevojë për të shtyrë afatet e Brexit-it.
“Ne kemi një marrëveshje dhe kjo marrëveshje do të thotë se nuk ka më nevojë për shtyrje, kjo është një marrëveshje e drejtë dhe e balancuar, është një testament i angazhimit tonë për gjetjen e zgjidhjeve. Ajo ofron siguri atje ku Brexit krijon paqartësi, mbron të drejtat e qytetarëve dhe mbron paqen dhe stabilitetin në ishullin e Irlandës”, shprehet Juncker.
Brexit sipas kryeministrit britanik duhet të materializohet pa vonesa të tjera ndaj qeveria duhet të kthejë vëmendjen tek prioritetet e brendshme. Johnson ka insistuar në vazhdimësi për nxjerrjen e Britanisë nga blloku më 31 tetor.
Sidoqoftë, marrëveshja e arritur do të duhet edhe të marrë miratimin e parlamenteve britanikë dhe evropian ditën e shtunë.
Media Die Welt e Gjermanisë u pajtua që Kryeministri Britanik ishte fituesi i madh – edhe nëse ai humbet votën e së Shtunës. “Në shikim të parë, perspektiva për Johnson nuk është e mirë,” shkruan ajo. “Ai nuk ka vota nga të dy anët e shtëpisë. Por nëse deputetët përballen me një zgjedhje midis marrëveshjes së Johnson dhe asnjë marrëveshje, ata mund të votojnë për një dalje të rregullt. “
“Dhe edhe nëse humbet,” shtoi ajo, “BE do t’i japë një zgjatje të mjaftueshme për të organizuar zgjedhje. Ai mund të thotë që ka një marrëveshje. Opozita mund të ofrojë vetëm të panjohur, dhe një dramë edhe më të gjatë të Brexitit – dhe Britanikët janë të lodhur. Brexit mund të mos vijë më 31 tetor. Por po vjen dhe ka shumë të ngjarë nën një kryeministër Johnson. “