ARRSH jep info për gjendjen e rrugëve

10/01/2021 11:43 AM 0 komente

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë bjoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Gjatë natës ka pasur reshje bore 🌨në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës,, ku është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of