Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë bjoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës,, ku është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.
Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.
Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.