Pandemia e COVID-19 ka ndalur përkohësisht ekspozitat e artit, por kjo nuk i ka penguar një grup krijuesish në Berlinin Lindor të shfaqin veprat e tyre në dritare e ballkone
Një grup prej rreth 50 krijuesish morën pjesë në “Die Balkone: Life, art, pandemic and proximity”, një shfaqje në lagjen Prenzlauer Berg, organizuar nga Universität der Künste Berlin (Universiteti i Arteve në Berlin).
Ekspozita u organizua nën kujdesin e Joanna Warsza dhe nga visiting professor, Ovul Durmusoglu, me “buxhet zero, pa asnjë datë hapje, pa turma”.
Organizatorët ndiejnë se jemi në fillim të një cikli të ri, në të cilin nuk mund ende të mblidhemi, ka ndryshime në marrëdhënien midis jashtë dhe brenda, midis asaj çfarë është private, publike e politike”.
Ballkonet janë pjesë të hapura publike në një hapësirë private – thuhet se në historinë politike kanë qenë si tarraca të hapura e të shpresës, edhe skena të autoritarizmit dhe epërsisë. Gjatë kësaj periudhe izolimi kemi parë DJ nga e gjithë bota që kanë dhënë shfaqje për të argëtuar njerëzit në ballkone.
“Sot ballkonet janë kufiri nga i cili mund të takojmë botën gjatë mbylljes në shtëpi: i cili është i sigurt dhe i shëndetshëm për shumë, por jo për të tjerë” – thotë universiteti. “Janë dalje emergjence për të marrë ajër të freskët, për të marrë pak diell apo për të pirë ndonjë cigare. Ndërkohë që liria jonë në lëvizje ka ndalur, ato janë shndërruar në vende unike për shfaqje të përditshme.
Çdo shkollë arkitekture ka mënyrën e saj të projektimit të ballkoneve. Çdo njeri ka mënyrën e vet të të jetuarit në ballkon, veçanërisht tani”.
Burimi: Lonely Planet