ASK, inflacioni në shkurt u rrit me 0.2%

14/03/2017 8:13 AM 0 komente

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt të vitit 2017.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2% më i lartë në muajin shkurt 2017, krahasuar me muajin janar 2017.

Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%), pemë (3.4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇKt.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2017 me muajin shkurt 2016 ishte 1.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.7% në muajin shkurt 2017, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2016.

Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.9%); qumësht, djath dhe vezë (6.0%); sheqer dhe ëmbëlsira (7.3%); kafe, çaj dhe kakao (5.8%); duhan (5.1%); veshje (1.5%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (3.9%) – (ngritja e çmimit të drunjve për ngrohje); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (13.1%) – (ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: perime (-4.1%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-4.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of