AstraZeneca: Vaksina jonë efektive ndaj variantit të ri të Covid-19

23/12/2020 11:26 AM 0 komente

Prodhuesi britanik i medikamenteve AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e tij kundër koronavirusit është efektive edhe ndaj variantit të ri të zbuluar në Anglinë jugore.

“Vaksina AZD1222 përmban materialin gjenetik të proteinës spike të virusit SARS-CoV-2, dhe ndryshimet në kodin gjenetik të parë në këtë grup të ri viral nuk duket se ndryshojnë strukturën e proteinës së përmendur më lartë “, tha një përfaqësues i kompanisë.

Kompania farmaceutike po përpiqet të testojë vaksinën e tyre të COVID-19 kundër variantit të ri të virusit që po përhapet me shpejtësi në Britani, sfida më e fundit në garën marramendëse për të frenuar pandeminë.

“Përmes vaksinimit me AZD1222, sistemi imunitar i trupit është trajnuar të njohë shumë pjesë të ndryshme të proteinës spike, në mënyrë që të mund të eliminojë virusin nëse ekspozohet më vonë”, shtoi përfaqësuesi i AstraZeneca.

Mutacioni i njohur si linja B.1.1.7 mund të jetë deri në 70% më infektues dhe më shqetësues për fëmijët. Ky virus ka shkaktuar kaos në Britani, duke nxitur një valë ndalimesh udhëtimi që po prishin tregtinë me Europën dhe kërcënojnë të izolojnë më tej vendin.

Vaksina e AstraZeneca-Oxford konsiderohet jetike për vendet me të ardhura më të ulëta dhe ato në klimë të nxehtë sepse është më e lirë, më e lehtë për tu transportuar dhe mund të ruhet për periudha të gjata në temperaturat normale të frigoriferit.

India ka të ngjarë të miratojë vaksinën e AstraZeneca për përdorim urgjent në javët e ardhshme, shkruan Reuters.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of