Audi e-tron Sportback, për të karikuar duhet shkuar në Pila

24/05/2021 3:44 PM 0 komente

Për një automjet tradicional, disheza do të thotë nxehje frenash, ndërsa për një Bev është pa problem, rikuperohet energjia kinetike. Në çfarë mase? Për ta zbuluar shkuam në një lokalitet në  luginën e Valle d’Aosta

 

Lokaliteti ku shkuam, Pila është 1848 metra mbi nivelin e detit, një ballkon spektakolar në Valle d’Aosta. Rruga 18 nuk ishte si rruga shtetërore që ngjitet në Passo dello Stelvio, por ofron një disnivel të mirë, me rreth 17 km distancë. Prandaj, lokaliteti është ideal për të bërë një bilanc midis asaj se sa normalisht do të harxhohej dhe sa mund të rikuperohet me një automjet elektrik si Audi e-tron Sportback gjatë testit tonë.

 

KONTROLLI NË TË QINDTAT

Nuk është gjë e thjeshtë të llogaritet me precision dinamika e karikimit në dishezë vetëm nëpërmjet instrumentave të bordit. Ok, është e vërtetë se vlera e autonomisë rritet dhe proporcionalisht edhe energjia e rikuperuar, por ne donim të shkonim deri në fund, sepse gjatë testimit në të gjitha ditët donim të vendosnim se cila ishte strategjia më e mirë për t’u përdorur.  Për të arritur këtë duhet një ballafaqim ndërmjet një softëare diagnostik (Pkc, që derivon nga Power cruise Control, një aplikacion që përdoret shumë nga poseduesit e mjeteve elektrike) me Can të makinës nëpërmjet prizës Obd për të regjistruar në intervale në të dhjetat e sekondës tensionin dhe rrymën që kalojnë në bateri.

Audi e-tron Sportback duke zbritur nga 1225 metra, tregoi se frenat në mbrritje ishin pothuajse të ftohta. Gjatë testimit, unë përdora të tre nivelet e frenimit që janë disponibël. Nëpërmjet përdorimit të secilit nivel frenimi kapet se cili është intensiteti i ngadalësimit gjatë lëshimit të frenave, duke mbajtur parasysh se rikuperimi më energjitik e çon veturën në një shpejtësi afër zeros.

Kjo tregon se në këtë moment, duhet lënë të lëvizë, përndryshe ndalon. Sipas ligjeve të fizikës, për një rikuperim perfekt duhet mbajtur një shpejtësi sa më konstante, gjë që mund të bëjë të rigjenerohen edhe 5,15 kWh, por sigurisht nuk është e mundur të arrihet në rrugë me trafik. Gjithsesi, modeli e-tron mund të kontrollohet edhe pa përdorur frenat, mjaft të shikosh larg, të përdorësh drejtimin parashikuese dhe të mësohesh me mënyrën e ngadalësimit. Të shikosh se si rritet autonomia është me të vërtetë një kënaqësi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of