Audi Q7, metamorfozat teknologjike

30/09/2019 3:14 PM 0 komente

E rinovuar më shumë nga sa mund të duket në shikim të parë, Q7 hedh një hap përpara në fushën e dixhitalizimit. Përqafon edhe më shumë elektricitetin dhe vjen me një motor hibrid benzine të butë

 

Evolucioni i Audi Q7 është më shumë substancial se sa formal duke ruajtur hapin e kohës dhe mbi të gjitha përfshin një dozë të mirë të teknologjisë. Shkurtimisht, do të ishte një gabim shumë i madh në vlerësim nëse do të ndalemi vetëm në delikatesën me të cilën u rishikuan format. Q7 e rinovuar që është në shitje që këtë vjeshtë, nuk është banale, por ka një ndërhyrje të konsiderueshme në mes të karrierës. Te Q7 përditësohen linjat me stil dhe detaje (si grupi i fenerëve Led), që marrin frymëzim nga Q8, por pa e holluar natyrën më të hapur të Suv-it të Q7, përmes mbrojtjes në pjesët e poshtme të karrocerisë.

Por, nëse ndryshimi në pjesën e jashtme të fut në mendime, përsa i përket pjesës brenda, vizualisht është më e qartë. Dizenjimi i ri është fryt i atmosferës minimaliste, e kërkuar hitech në kroskot, e trashëguar nga Audi-t e tjerë të madhësisë më të madhe. Veçanërisht, ndërhyrja ka bërë që të ketë një ekran nga 8,6 në 10,1 inç (me këtë të fundit me feedback aptico) që ka “nxjerrë në pension” shumë komanda fizike dhe tregon dixhitalizimin e thellë të veturës.

 

REVOLUCIONI NËN LËKURË

Ndër funksionet që spikasin më shumë, është asistenca vokale “Alexa di Amazon” në versionin më të evoluar të sistemit, lidhja “Car-To-X” e integruar me funksionin që përshtat shpejtësinë në ngjyrën e gjelbër të semaforëve dhe gjithashtu ka edhe mundësinë për përdorimin e shërbimeve të kërkuara pas blerjes, qoftë edhe për një kohë të kufizuar.

Përditësimi është kompletuar nga riformulimi i familjes, pasi krahas versioneve 45 dhe 50 TDI të mundësuar nga motorët turbodiesel 3.0 nga 231 në 286 kuaj fuqi, tashmë është edhe 55 TFSI me motor turbobenzinë me cilindrat analoge me 340 kuaj fuqi. Ky është një hibrid i butë me impiant elektrik 48 volt, e njëjtë me atë sportive SQ7, që ka poshtë kofanos 4.0 V8 biturbodiesel me 435 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 900 Nm. Së fundi, duhet të theksohet se varianti sportiv i gamës ka përcjellë tek pjesa tjetër e familjes stabilizimin aktiv anti-roll, i cili më tej pasuron ngarkesën e qëndrueshme të teknologjive standarde ose fakultative, të dizajnuara për të mbështetur cilësitë dinamike të modelit. Gjithçka në rrugë kur je në fuoristradë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of