Në një takim të zhvilluar sot paradite në Tiranë, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Florian Raunig i shprehi drejtuesit të BiznesaAlbania interesin e dukshëm të sipërmarrësve austriakë për tregun shqiptar, por njëkohësisht edhe nevojën e mbështetjes nga shoqatat e biznesit në vend. Sipas z. Raunig, “36 kompani austriake operojnë në Shqipëri. 70% e investimeve në tregun e sigurimeve vijnë nga sipërmarrjet austriake”. Në fushën e investimeve direkte, Austria vlerësohet të zërë vendin e tretë, pas investimeve të bëra së fundi në HEC-e. Por z.Rauing thekson se ka nevojë për një forcim të marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregtinë mes dy vendeve” “Një nga fushat ku shikoj sfidë përpara është ai i tregtisë”, u shpreh ambasadori austriak gjatë takimit me z.Luan Bregasi, President i BiznesAlbania. Sipas z, Bregasi, BiznesAlbania është përfaqësuesi më i madh i sipërmarrjeve në Shqipëri dhe është po ai i interesuar të bashkëpunojë në projekte të mëdha me sipërmarrësit austriakë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.