
Për të tretin vit radhazi, Expocity Albania do të sjellë për të gjithë të interesuarit eventin e përvitshëm të makinave në Shqipëri, “Auto Sallon Tirana 2018 dhe Automotive Forum”.
Gjatë katër ditëve, nga data 31 Maj deri më 3 Qershor, dyert e Expocity Albania do të jenë të hapura për të gjithë vizitorët, të cilët do të kenë mundësinë të prezantohen me modelet e reja të makinave nga markat më prestigjioze në Shqipëri.
Auto Sallon Tirana është ngjarja më e rëndësishme në fushën e autove në Shqipëri, organizuar nga sektori privat.
Ky panair ofron një platformë, të njohur, të testuar dhe të pranuar nga aktorët e kësaj fushe, e cila prezanton design-et dhe parametrat e modeleve më të fundit të makinave, teknologjitë moderne të aksesorëve, tendencat dhe risitë, si dhe diskutimet mbi zhvillimet e fundit të kësaj industrie në Shqipëri, por jo vetëm.
Gjatë gjithë panairit, ekspozimi, takimet dhe forumi shoqërohen me një festë të larmishme dhe me aktivitete të ndryshme si:
- Test drive me modelet e fundit
- Food & Coffee (ushqim dhe pije nga restorantet shqiptare)
- Koncerte me muzikë live
- Auto Lavazh – Entertainment Show
- Go – Kart për të gjitha moshat
Të tjera aktivitete interesante do t’u ofrohen të pranishmëve, mes të cilave:
- Shorte për të përfituar zbritje të caktuara nga markat pjesëmarrëse
- Shorte për çmime të tjera
Ekspozuesit
Në panair, pjesëmarrësit kanë ambientin dhe infrastrukturën e nevojshme për të ekspozuar dhe për të prezantuar modelet e reja, dhe/ose risitë apo teknologjinë e fundit. Komunikimi i drejtpërdrejtë me klientët potencialë lehtëson kuptimin e kërkesave dhe shijeve e tyre.
Në Automotive Forum, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë akses të drejtpërdrejtë në trajtimin e tematikave të ndryshme që do të diskutohen me përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve të tjera mbështetëse të sektorit të autos në vend.
Në Auto Sallon Tirana 2018 do të ekspozojnë subjekte që ofrojnë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh të lidhura me sektorin e Autos, të kategorizuara si më poshtë:
- Motorike
- Makina pasagjerësh
- Makina sportive
- Makinat premium
- Automjete komerciale
- Makina elektrike dhe automjete alternative
- Pjesët e këmbimit, aksesorë etj.
- Aksesorët e mjeteve motorike
- Pjesë për modifikimin e automjeteve
- Goma makinash
- Mirëmbajtja
- Vajra dhe lubrifikantë
- Antifrizë dhe solucione të tjera
- Solucione pastrimi dhe teknike
- Solucione për mbrojtjen e pjesëve të makinës
- Shërbime
- Asistencë mbi legjislacionin rrugor
- Shkollat e drejtimit të automjeteve
- Subjektet e makinave me qira
- Logjistikë
- Shërbimet financiare dhe software
- Bankat
- Leasing
- Siguracione
- Programe për shitësit e makinave, dyqanet e pjesëve të këmbimit dhe serviset
Vizitorët
Të pasionuarit pas makinave, njerëz të biznesit, ekspertët dhe specialistët e fushës, do të kenë mundësinë jo vetëm të njihen me modelet më të fundit të makinave në treg dhe ta prekin përvojën me to përmes “Test Drive”, por gjithashtu mund të shoqërohen nga familja dhe miqtë, pasi Auto Sallon Tirana 2018 ka menduar të krijojë një ambient argëtues për të gjithë. Në seksionin e garave Go – Kart, në një pistë të ndërtuar në ambientin jashtë Expocity, një staf i specializuar do t’ju udhëheqë në aventurën e garave të shpejtësisë.
Me biletën e hyrjes në Auto Sallon Tirana, mund të jesh fitues i shorteve të ndryshme që do të organizohen gjatë eventit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.