Automattic, kompania mëmë e WordPress.com, ka publikuar një asistent të Inteligjencës Artificiale (IA) për sistemin e menaxhimit të përmbajtjes, Wordpres.
Kompania tha se asistenti integrohet lehtësisht me WordPress.com dhe të gjitha faqet e fuqizuara nga Jetpack.
Kur jeni duke shkruar një postim, mund të shtoni një bllok “AI Assistant” në përmbajtjen tuaj. Përdoruesit më pas mund të shkruajnë një kërkesë dhe asistenti i IA do të fillojë të gjenerojë tekst bazuar në këtë kërkesë.
Përveç gjenerimit të ideve për përmbajtje, asistenti i IA mund të krijojë lista dhe tabela të strukturuara brenda një postimi në blog.
Për më tepër, ai mund të ndryshojë tonalitetin e një postimi dhe ta bëjë atë më joformal, skeptik, humoristik, të sigurt ose të ndjeshëm. Asistenti gjithashtu mund të krijojë një përmbledhje për postimin dhe të sugjerojë tituj për të.
Automattic tha se asistenti i ri i IA, pëtdor 12 gjuhë duke përfshirë gjuhën spanjolle, frënge, kineze, koreane dhe hindu. Kështu që, përdoruesit mund ta përkthejnë përmbajtjen e tyre në shumë gjuhë.
Asistenti gjithashtu ofron veçori më të mira të korrigjimit të drejtshkrimit dhe gramatikës, sesa mjetet e integruara të WordPress.
Blloku i Jetpack AI Assistant, në fillim do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë 20 kërkesa falas. Pas kësaj, ata duhet të paguajnë 10 dollarë në muaj për të përdorur funksionin.
Në muajt e fundit, mjete të shumta shkrimi kanë prezantuar një grup të ndryshëm funksionesh të fuqizuara nga IA.
Google dhe Microsoft po integrojnë veçori të ndryshme të IA në paketat e tyre profesionale të aplikacioneve – duke përfshirë Microsoft Word dhe Google Docs.
Nga ana tjetër, Google prezantoi Project Tailwind, një përvojë e mbajtjes së shënimeve me IA, në Google I/O muajin e kaluar.
Zgjidhje të tjera shkrimi si Notion dhe Grammarly, lejojnë përdorimin e mjeteve të ndihmuara nga IA në aplikacionet e tyre. / TechCrunch+