Automotive Fair Albania organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Takimi i shumëpritur për industrinë e rrotakëve , një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore, po vjen në Automotive Fair Albania, në datat 17-19 qershor 2022, në Expocity, Tiranë.
Një seri takimesh që do të shërbejnë si urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, ndërkohë që eventet e ndryshme do të na afrojnë me pasionin për motorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, pa harruar nostalgjinë e mjeteve historike.
Rrjeti i operatorëve vendas e ndërkombëtarë, prezantimi i shumë produkteve dhe shërbimeve të ofruara, shikueshmëria në media rajonale e më gjerë dhe pasioni i ngrohtë i publikut janë vetëm disa nga përbërësit e suksesit të këtij panairi , të cilët i garantojnë një avantazh unik atyre që ekspozojnë dhe marrin pjesë në Automotive Fair Albania.
Qëllimi i këtij panairi është promovimi dhe reklamimi i produkteve dhe shërbimeve tuaja!
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.