Google filloi hapjen e platformës për më shumë aplikacione ndaj palëve të treta në vitin 2020. Autoriteti Italian i Konkurrencës (ICA) gjobiti Google me rreth 120 milionë $ (100 milionë €) pasi nuk ka lejuar përdorimin e një prej aplikacioneve të tij, Android Auto.
Rasti filloi me një hetim në biznesin e programeve automobilistikë të gjigantit të kërkimit, i cili deri në tetor 2020 kishte kufizime rreth llojeve të aplikacioneve që lejoheshin të zhvilloheshin dhe të përdoreshin në drejtimin të makinës.
Kompania italiane e energjisë, Enel Group, fillimisht u ankua në 2019 se Google nuk do të lejonte aplikacionin e tij Enel X Recharge tek Android Auto. Aplikacioni mund të ndihmojë në gjetjen e vendndodhjeve të pikave të karikimit për makinat elektrike, një element që Google e shtoi për herë të parë në Google Maps në 2018.
Së bashku me gjobën, Autoriteti Italian i Konkurrencës po urdhëron Google që të lejojë përdorimin e Android Auto tek më shumë zhvillues, diçka që kompania e ka bërë tashmë.
Prandaj, Autoriteti ka urdhëruar Google që të vërë në dispozicion të Enel X Italia, si dhe zhvilluesve të tjerë të aplikacioneve, mjete për programimin e aplikacioneve që janë të ndërveprueshme me Android Auto dhe do të monitorojë zbatimin efektiv dhe korrekt të detyrimeve të imponuara përmes një eksperti të pavarur të cilit Google duhet t’i sigurojë të gjithë informacionin e kërkuar.
Nga ana e saj, Google thotë se nuk pajtohet me vendimin e Autoritetit Italian të Konkurrencës. Prioriteti numër një për Android Auto është të sigurojë që aplikacionet të përdoren në mënyrë të sigurt gjatë drejtimit të makinës. Kjo është arsyeja pse ne kemi udhëzime të rrepta për llojet e aplikacioneve të cilat aktualisht duhet të përdoren gjatë drejtimit të automjetit në mënyrë që të mos krijojnë shpërqendrime tek drejtuesit dhe në bazë të standardeve rregullatore të kësaj industrie. / The Verge