Segmenti i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit, deri të dielën do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), e cila ka njoftuar dje se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.
Kështu gjithë ata që kanë pasur në mendje Brezovicën për këtë vikend, duhet të mos nisen për atje, pasi rruga është planifikuar të hapet nga dita e hënë.
MIT mes tjerash ka kërkuar mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.