Autoriteti Rrugor bën me dije situatën e akseve kryesore në vend sot, me rinisjen e reshjeve. Sipas komunikimit me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, mësojmë se situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:
Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjitha akset e këtij Rajoni kontraktorët po punojnë për pastrimin e gurëve dhe materialeve të rëna në rrugë nga shirat. Në Peshkopi kanë filluar rreshje bore, por që nuk kanë sjellë probleme në qarkullim. Në aksin Kukës – Bushtricë ka një çedim masiv të trupit të rrugës, si rrjedhim qarkullimi kryhet me një kalim. Edhe në Pukë dhe Fushë Arrëz ka prani të rreshjeve të borës. Nuk ka probleme në qarkullim.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Aksi Qafë Priskë – Shëngjergj, vazhdon të qarkullohet me një kalim. Në afërsi të TEG, ka një dëmtim të murit mbajtës. Janë marrë masa për vendosjen e shiritit sinjalizues dhe gjendja po mbahet në monitorim. Në Qarkun e Elbasanit punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve nga dherat e gurët në rrugë. Segmenti Banjë – Drizë është i lirë.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në akset e këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin. Në aksin Boboshticë – Dardhë, ka prani borë, 3 – 4 cm. Kontraktori po punon për pastrimin e aksit. Edhe në akset e tjera kontraktorët janë në gadishmëri për çdo situatë që mund të krijohet.
Bashkëngjitur do të gjeni tabelën me informacionin më të specifikuar, për gjendjen e akseve:
QARKU |
Situata |
Rekomandime |
TIRANË |
Kohë me rreshje shiu. Për momentin nuk ka probleme nga rreshjet.
Në aksin Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan, në segmentin Lapidari/Krrabë- Qendër Krrabë, rreth 1,5 km ka një çedim të trupit të rrugës. Qarkullimi në këtë segmentështë me 1 kalim. Është vendosur sinjalistika horizontale.
Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena janë të qarkullueshme, Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj qarkullohet me një kalim. Në gadishmeri janë 2 borëpastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punëtorë. Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan qarkullimi kryhet normalisht. Në një distancë rreth 1 km larg TEG, muri mbajtës është dëmtuar. Janë marrë masat për vendosjen e shiritave sinjalizues dhe gjendja po mbahet në monitorim. Në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë për çdo situatë që mund të krijohet. Ka 10 punëtorë, fadroma, 1 kamion vetëshkarkues në gadishmëri.
Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me gjatësi 10 ml, deri në gjysmën e korsisë. Në këtë segment ka patur shembje nga skarpata që janë pastruar. Ky aks (i vjetri) është i bllokuar në vendin e quajtur Dobresh.
|
Në segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj, segmenti është me një kalim, për shkak të gërryerjes së trupit të rrugës. Po punohet edhe për pastrimin e kanaleve anësore me 7 punëtore dhe 2 kamionçina.
Janë marrë masa me sinjalistikë. |
DURRËS
|
Ka rreshje shiu.
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. |
Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku. |
VLORË |
Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në vendin ku ndodhi rrëshqitja në afërsi të Hotel Ninfa, ka patur rënie gurësh, të cilët janë pastruar. Në Llogora janë në gadishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë. |
Te bëhet kujdes në kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave dhe të respektohet sinjalistika e vendosur. |
GJIROKASTËR |
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punëtorë dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. | Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmëri për rënien e gurëve në rrugë. |
ELBASAN |
Ka reshje shiu në këtë qark. Punohet nga firmat kontraktore për pastrimin e akseve.
Në aksin Cërrik – Gramsh, segmenti Banjë – Drizë, është i lirë për qarkullimin. Aksi Elbasan – Librazhd është i hapur.
Në Xibrakë ka patur përsëri rënie të materialeve në rrugë, por kontraktori ka punuar për normalizimin e situatës. Aksi është i qarkullueshëm normalisht. 1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, është i kalueshem. Me një kalim qarkullohet vëtëm në zonën e Labinotit. Të bëhet kujdes në këtë aks sidomos në pikat e njohura si zona rrshqitjesh. Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale.
2. Në aksin Librazhd – Steblevë rruga është e kalueshme. Punohet në km 10, Qafë Drizë për pastrimin e shembjeve. Këtu janë në gadishmëri 1 traktor me zinxhirë, 1 fadromë dhe 11 punëtorë.
3. Në aksin Elbasan – Gjinar, në km 66 në Shelcan dhe km 72 Derstil ka shembje skarpate dhe gurë. Rruga është 1 kalimshe. Po punohetpër pastrimin e aksit nga kontraktori.
4. Në aksi Elbasan-Peqin në këto momente qarkullimi është normal. Ketu janë në gadishmëri 1 kamionçinë, 1 fadromë dhe 4 punetorë.
5. Në Papër, km 57, situata është normale.
6. Në aksin Elbasan – Gramsh, situata në dy segmentet e tij: 1. Banjë – Drizë, km 77-89 2. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80 është si më poshtë: 1. Segmentin Banjë – Drizë, është qarkullueshëm. Ka mjete e punëtorë në gadishmëri. 2. Segmenti rrugor K/Shirgjan-Drizë është i kalueshëm, po punohet për pastrimin e mbetjeve. 3. Në segmentin Drizë – Poroçan punohet për pastrim dherash në anë të rrugës, pastrim kanalesh, Ka një gërryerje të trupit të rrugës në fshatin Bardhaj. Këtu rruga është me një kalim.
7. Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, është i qarkullueshëm normalisht. Punohet për pastrimin e aksit nga dherat. Në të gjitha pikat e rrezikshme të akseve të këtij qarku ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. Vazhdon pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera. |
Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohen tabelat e sinjalistikës. |
KORÇË |
Gjendja e Akseve rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale.
Firmat kontraktore po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën. Në aksin Boboshticë – Dardhë kanë filluar rreshjet e borës, 3-4 cm. Kontraktori po pastron aksin. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.
Në akset e këtij qarku janë në gadishmeri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe punetorë në segmentet më problematike. |
Te behet kujdes ne akset ku ka materiale ne rruge. Te respektohet sinjalistika ne vendet ku ka prani te ngricave ne rruge.
|
FIER |
Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku. | Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të makinave |
BERAT |
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë. | |
KUKËS |
Ka rreshje shiu në këtë qark. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Në të gjitha akset ka rënie gurësh në rrugë, të cilët pastrohen nga firmat kontraktore. Në aksin Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë janë në gadishmëri 3 mjete, në aksin Kukës – Krumë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Draj Reç janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtricë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Ura e Zapodit janë në gadishmëri 2 mjete, në akset e Tropojës janë në gadishmëri 10 mjete. Në disa prej akseve të këtij qarku ka herë pas here rënie gurësh, që pastrohen nga firmat kontraktore, si dhe çedime të segmenteve të veçanta. Më poshtë po japim disa nga akset ku ka hërë pas here probleme nga rënia e gurëve dhe materialeve në rrugë, si dhe nga çedimet e trupit të rrugës: 1. Në aksin Krumë- Qafë Prush, në një gjatësi prej 80ml, vazhdon të ketë një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht. 2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka herë pas here rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin. 3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj, në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore. Qarkullimi është normal. 4. Në Segmentin Rrugor Kryqëzim Domaj – Bushtricë në Km 29, në Aksin Rrugor Kukës – Bushtricë si rezultat i rreshjeve të rëna, rruga ka pësuar çedim në siperfaqen e asfaltit me një gjatësi prej 110 ml dhe me thellësi çarje 40 – 70 cm. Po ashtu edhe në kilometrin 27 dhe 31, ka çedime asfalti e përkatësisht në Km 27 gjatësia e çedimit është rreth 70 ml me një thellësi çarje 10- 20 cm, dhe në Km 31 gjatësia e çedimit është 50 ml me thellësi çarje 10 – 15 cm. Rruga qarkullohet me një kalim. |
Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika në vendet ku ka probleme në rrugë dhe rënie gurësh e materialesh të tjera.
|
DIBËR |
Në Peshkopi kanë filluar rreshje bore, por deri tani nuk kanë sjellë probleme për qarkullimin e mjeteve.
Në akset e Burrelit dhe Bulqizës ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadroma nga firmat kontraktore. Akset ku ka probleme në vazhdimësi me rënien e gurëve e dherave, si dhe çedime në rrugë janë si më poshtë: 1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës. Në gadishmëri janë 2 mjete. 2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. 3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Deri në këto momente nuk ka probleme për qarkullimin. Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lageshtisë në rrugë.
|
Të bëhet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika.
|
SHKODËR |
Në Pukë dhe Fushë Arrëz, kanë filluar rreshje bore. Nuk ka probleme për qarkullimin.
Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin deri tani. Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që bëjnë pastrimin e akseve. Edhe në aksin Shkodër – Qafë Qelë ka rrezik për rënie gurësh ne rrugë. Edhe këtu është në gadishmëri 1 fadromë, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rreshën – Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Mali – Fierzë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete. Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë ka rënie gurësh. Po punohet për largimin e tyre nga rruga. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Edhe në akset e mëposhtme ka probleme me rënien e materialeve herë pas here në rrugë. 1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qelë ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks. 2. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. 3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në gadishmëri është 1 mjet. 4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim. |
Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë. Gjithashtu rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të ecin me kujdes në këto akse. |
LEZHË |
Në akset:
Shpal – Ura e Repsit, Milot – Skurraj – Rrëshen, Ura e Zogut – Rubik – Rrëshen, Rrëshen – Qafë Benë, ka herë pas here rënie gurësh në rrugë. Po punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve. Në aksin Rrëshen –Tuneli Thirrë, situata është normalizuar. Materialet e rëna në rrugë janë pastruar nga kontraktori. Qarkullimi është normal. Në aksin Milot – Skurraj – Rrëshen është në gadishmëri 1 mjet. Në aksin Ura e Zogut – Rubik – Rrëshen është në gadishmëri 1 mjet, Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës janë në gadishmëri 3 mjete. 2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë nuk ka probleme me qarkullimin. |
Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
|
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.