Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 7.13 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 4.46 për qind, duke shkuar në 22,663.49 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait avancoi me 2.34 për qind, në 2,722.44 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë të Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 8.60 për qind, në 1,609.97 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 4.8 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.