Çmimet e naftës së papërpunuar e nisën këtë janë në rritje, duke lënë pas nivelin e tyre më të ulët që prej nëntorit të 2016.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.75 për qind në 48.40 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.7 për qind dhe u tregtuan me 50.99 dollarë për fuçi.
Ndërsa çmimi i arit shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme. Ai ra me 0.25 për qind dhe u tregtua me 1,245.60 dollarë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.