Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u rrit për herë të parë në katër ditë përpara të dhënave të rezervave që do të sinjalizojnë forcën e kërkesës për karburant në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ka qenë i qëndrueshëm në Londër.
WTI për dorëzimet e tetorit u rrit gati 53 cent në 93.19 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, dhe ishte në 92.87 dollarë. Kontrata ra 63 cent në 92.66 dollarë dje, mbyllja më e ulët që nga 14 janari. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte 1 përqind nën mesataren 100 ditore.
Brent për dorëzimet e tetorit ra 15 cent në100.05 dollarë për fuci në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 7.20 dollarë. Ajo mbyll në 7.54 dollarë dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.