Në ditët e sotme po pranohet gjithnjë e më shumë dhe, madje, të shumtë janë profesionistët që bëjnë pauza gjatë karrierës.
Disa prej tyre e marrin vendimin për të ndjekur pasionet e tyre, për të qëndruar më shumë kohë me familjarët e tyre, për të udhëtuar apo edhe për të ndryshuar karrierë dhe e konsiderojnë këtë periudhë tranzitore.
Sipas një studimi të fundit të kryer nga ManpowerGroup, rreth 84 për qind e gjeneratës së Mijëvjeçarëve e shikojnë si një faktor të rëndësishëm periudhën e pauzave gjatë karrirës. Të tërhiqesh në një moment të caktuar nga karriera nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju po përjetoni një situatë të keqe, përkundrazi periudha e pauzës mund t’ju sjellë disa avantazhe ë një ardhme të afërt apo edhe më të largët. Ja se cilat mund të jenë ato:
Kultivoni një mendësi tjetër
Periudha e pauzës gjatë karrierës mund të jetë një aventurë transformuese. Përballja me kultura dhe me vështirësi të ndryshme, ju inkurajon juve që të përsosni aftësitëkomunikuese. Kjo ju përball juve me sfida të ndryshme, përvoja dhe me mënyra të ndryshme të menduari. Pikërisht cilësi të tilla do t’ju vijnë në ndihmë kur të riktheheni në punë.
Rrit aftësitë aktuale ose zhvillon aftësi të reja
Pauzat gjatë karrierës konsiderohen edhe si një mundësi shumë e mirë për të forcuar dhe për të rritur më tej aftësitë tuaja ose për të zhvilluar aftësi të reja. Një tjetër mundësi gjatë pauzave është që të ndiqni kurse të ndryshme online.
Më shumë energji të reja
Sipas disa studimeve të fundit të kryera nga Gallup, pjesa më e madhe e njerëzve që vendosnin të marrin periudha pauzash gjatë karrierës së tyre, e shikojnë këtë si një mundësi për të fituar energji të reja. Sipas njërit prej këtyre studimeve u analizuan rreth 61 liderë në pesë organizata të ndryshme jofitimprurëse.
Secili prej tyre u shpreh se koha që kishin në dispozicion gjatë periudhës së pauzës u krijonte atyre mundësinë për të zhvilluar ide të reja dhe i ndihmonte ata që të fitonin më shumë besim në vetvete. Ky studim tregon se kjo periudhë pazue nuk ndikon pozitivisht vetëm te punonjësit apo edhe tek liderët si në rastin e mësipërm por edhe tek vetë organizata ku ata rikthehen për të punuar.
Mundësi të reja karriere
Ndonjëherë ne kemi nevojë që të kalojmë pak kohë në qetësi me veten për të kuptuar nëse karriera që kemi zgjedhur është ajo e duhura. Pikërisht, periudha e pauzës është ajo që ju duhet në një moment të tillë, sepse gjatë saj ju keni gjithashtu të gjithë kohën në dispozicion për të provuar edhe mundësi të reja dhe të vendosni se cila është rruga e duhur.