Autoriteti i Avaicionit Civil ka publikuar të gjitha hapat që duhet të ndjekë çdo qytetarë që është i interesuar për riatdhesimin.
- Vizitoni faqen airalbania.com.al dhe më pas rublikën “riatdhesime”.
- Klikoni në linkun e hoteleve të cilat janë transformuar në struktura karantinuese covid-19. Prenotoni hotelin e karantinimit dhë bëni pagesën online sipas formularit që do të paraqitet 7 euro/dita.
- Me kodin e hotelit që do t’iu vijë në email ktheu në faqen e Air Albanaia dhe prenoto biletën.
- Me konfirmimin e hotelit dhe biletës, paraqituni në aeroport në datën, që do tju njoftohet nga Air Albania.
- Me mbërritjen në Shqipëri do të shoqëroheni në hotelin e rezervuar, ku do të karantinoheni për 14 ditë.
Këtë fundjavë do të fillojnë fluturimet nga Roma, Milano dhe Stambolli.
Air Albania do të fluturojë gjithashtu drejt Barit, Frankfurtit, Parisit dhe Londrës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.