Flet Yigit Arman, përfaqësues i “Ayen Enerji” në Shqipëri
Si ka ka qenë viti 2020 dhe ai 2021 për Ayen Enerji duke pasur parasysh pandeminë dhe tani situatën e krijuar me krizën e energjisë?
Shoqëria jonë operon në formën e kaskadës mbi lumin Fan nëpërmjet 2 HEC’eve të saj, HEC Peshqesh me fuqi të instaluar 34 MW dhe HEC Fang me fuqi të instaluar 74 MW. HEC Peshqeshi është central i tipit me rrjedhje të lirë, ndërsa HEC Fang është i tipit Digë me rezervuar apo ujëmbledhës. HEC Pesshqesh me fuqi të instaluar prej 34 MW ka nisur operimin në muajin Maj 2015, ndërsa HEC Fang me fuqi të instaluar prej 74 MW ka nisur operimin në muajin Dhjetor 2017. Duke qenë se kapacitetet tona prodhuese janë mbi limitin ligjor prej 15 MW të detyrimit të shtetit shqiptar për shit-blerje të energjisë elektrike (Shënim: Sipas akteve ligjore në fuqi, për kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike deri në 15 MW shtetin shqiptar është i detyruar të nënshkruajë kontrata të shit-blerjes së energjisë elektrike nga këto prodhues), ne nuk mundemi të shesim prodhimin e këtyre 2 burimeve të energjisë në tek shteti shqiptar, prandaj dhe që nga dita e parë e fillimit të prodhimit të energjisë elektrike kemi dalë në treg të lirë, për shitjen e energjisë elektrike të prodhuar nga HEC Peshqesh dhe HEC Fang. Duke dalë në treg të lirë si dhe duke vlerësuar edhe oportunitetet që shfaqen në biznesin e tregtimit të energjisë jemi të licensuar edhe në tregtimin (shitje dhe blerjen) dhe furnizimin e energjisë elektrike, krahas prodhimit të saj. Duke qenë se ne kemi shumë ekperiencë në biznesin e tregtimit të energjisë elektrike (Shënim: Shoqëria jonë bazë në Turqi ka një eksperiencë prej më shumë se 40 vitesh në këtë biznes) kemi instaluar rrjetin tonë të tregtimit të energjisë dhe kemi siguruar pjesëmarrjen në tregjet dhe bursat më të zhvilluara të energjisë elektrike pothuajse në të gjitha vendet europiane. Rrjedhimisht kemi krijuar marrdhëniet tona të partneritetit për shitjen e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet tona hidrike në Shqipëri, kështu që shitjet tona të energjisë elektrike ndodhin në treg të lirë, me cmime reference sipas cmimeve të Bursave të Energjisë.
Në vitin 2020 çmimi i shitjes së energjisë elektrike ishte relativisht i ulët, kështu që edhe rezultatet e aktivitetit ekonomik të shoqërisë tonë kanë qenë të ulëta, duke na vënë në shumë vështirësi financiare, pasi sic mund ta dini shumë mirë vitet e para të operimit të burimeve të energjisë kryesisht shoqërohen me kostot e larta të shlyerjes së investimit të bërë për vënien në punë të këtyre burimeve të energjisë. Ndërsa në aspketin e tregtimit të energjisë, viti 2020 duke qenë edhe një vit i shoqëria me pandeminë e krijuar nga COVID – 19 nuk ka patur ndonjë ndikim, pasi energjia elektrike është përdorur nga shoqëria, panvarësisht qëllimit për të cilin është përdorur.
I njëjti trend si në vitin 2020 është ruajtur pothuajse deri në gjysmën e parë të vitit 2021, ndërsa situata e mirënjohur e tanishme ka ndryshuar shumë parashikime dhe trende në drejtim të tregtimit të energjisë elektrike. Edhe gjatë vitit 2021 shoqëria jonë vazhdon të ketë marrëveshje të nënshkruara me shoqëri të ndryshme të tregtimit të energjisë elektrike për shitjen e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet tonba hidrike. Me krijimin e situatave të reja jemi në studim e sipër të një analize të mirëfilltë tregu, të marrë nga konsulentë profesionistë të vendet euorpiane për të analizuar me profesionalizëm ecurinë e marzhit të çmimit të tregut të energjisë elektrike, i cili për hir të së vërtetës ka qenë jashtë prishtmërive tona (Shënim: Rritja e cmimit të tregut të energjisë elektrike).
Pra ju e konsideroni vititn 2021 si një vit të mirë. Si ja keni dalë të menaxhoni në kushtet kur për Shqiëprinë në tërësi ky është cilësuar si një vit jo i mirë hidrik për shkak të thatësirave.
Menaxhimi shtetëror i prodhimit dhe shitjes së energjisë ndryshon në disa parametra nga ai i prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike të një shoqërie private. Organet shtetërore të menaxhimit të energjisë elektrike janë të detyruara të mendojnë për konsumin e një popullate të tërë, ndërsa shoqëria private e menaxhimit të energjisë elektrike nuk e ka këtë detyrim. Nëse një vit paraqitet i thaë dhe kapacitetet hidrike të shfrytëzuara nga shteti nuk e përballojnë konsumin brenda vendit, sigurisht që institucionet përkatëse janë të detyruar të blejnë energji elektrike nga jashtë për konsumatorin final. Menaxhimi i këtij aspekti nuk është shumë i lidhur me menaxhimin e prodhimit dhe shitjes së energjisë të një shoqërie private në këtë sektor. Specifikisht shoqëria jonë duke qenë se në përbërje të saj disponon edhe një Rezervuar ujëmbledhës mund dhe është e detyruar në aspektin ekonomik të menaxhojë më së miri kërkesën dhe ofertën e ardhur për shitjen e energjisë elektrike, duke bërë sa të jetë e mundur maksimizimin e të ardhurësa nga shitjet.
Viti 2021 në tërësinë e tij nuk ka qenë viti më i thatë, vitet më të thata për Shqipërinë sipas analizave tona ka qenë viti 2015 dhe sidomos viti 2017. Mendoj se këto kanë qenë vitet më problematike në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike. Nuk e di nëse e mbani mënd, por në vitin 2017 kishim një krizë inverse në raport me krizën e këtij viti të tregut të energjisë, e cika ka qenë e disfavorshme për prodhuesit e energjisë elektrike, për shkak të cmimeve shumë të ulta të shitjes së energjisë elektrike. Në atë vit ne madje kemi shitur me çmime shumë të ulëta edhe deri 10-15 Euro/MWH në fundjavë dhe 25 Euro/MWh gjatë javës për shkak të konkurencës së cmimeve të energjisë nga Burimet Eolike dhe Termocentralet Nukleare, të cilat e ulnin çmimin e energjisë pothuajse në minimum në atë kohë.
Duke parë tendencat e cmimit të energjisë elektrike të periudhës së tanishme, ku sot që flasim çmimi i energjisë elektrike në Bursën Hungareze HUPX është 264 Euro/MWh sigurisht që konsiderohet një vit i suksesshëm për prodhuesit e energjisë elektrike.
Si e shihni këtë krizë energjie, pse Shqipëria është kaq e ekspozuar?
Sigurisht që kriza e energjisë elektrike nuk varet nga një vend i vetëm, sic është Shqipëria, kjo është mjaft e qartë. Konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike janë vendet më të zhvilluara në Europë. Nevoja për energji elektrike shprehet qartë më tepër në këto vende. Duke qenë se tregu i energjisë elektrike është gjithëpërfshirës, vendet më të vogla, të cilat janë të varura nga ky treg gjithëpërfshirës ekspozohen qartazi në këtë krizë energjie, pasi janë të detyruar edhe këto vende si Shqipëria të blejnë (Shënim: Duke qenë se edhe shoqëria jonë është pjesëmarrëse në tenderat e zhvilluara nga FTL për blerjen e energjisë elektrike, mund të themi se çmimet e blerjes së kësaj energjie këtë periudhë kanë arritur mbi 200 Euro /MW) energji elektrike me cmime tashmë shumë të larta. Sigurisht që si Shqipëria ashtu edhe cdo vend i rajonit më së tepërmi ka eksperiencat, specifikat, historitë dhe rregullat e veta në këtë treg të energjisë elektrike. Nga ana e shtetit shqiptar janë bërë përpjekje për një disiplinim ligjor të këtij sektori, kur dihet shumë mirë që panvarësisht ekzistencës së kapaciteteve diverse të burimeve të energjisë së rinovueshme, shfrytëzimi i tyre mund të mos jetë i frytshëm nëse nuk implementohen rregulla efektive për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike. Duke qenë e varur kryesisht në prodhimin hidro të energjisë elektrike, Shqipëria në sezone të thata është e predispozuar të jetë në vështirësi të sigurimit të energjisë elektrike me cmim të favorshëm. Si profesionistë me kontribut në sektorin e energjisë elektrike, ne mund të themi që për të zbutur efektet negative të varësisë nga tregu gjithëpërfshirës i energjisë elektrike shteti shqiptar duhet që; të shtojë detyrimisht kapacitetet prodhuese në vend të energjisë elektrike, të shoqëruara me lehtësira ligjore për investitorët, të incentivojë Investitorët në sektorin e energjisë elektrike nëpërmjet lehtësimit sidomos të procedurave burokratike. Më pas efektiviteti i cmimit të shitjesë tek konsumatori të energjisë elektrike në raport me prodhimn dhe blerjen e saj është një cështje e profesionistëve të organeve shtetërore, të cilët kemi bindjen se do të bëjnë më të mirën për gjetjen e rrugëve të kalimit të kësaj periudhe.
Çfarë ndodh nëse je para një sezoni pa rreshje dhe blen në avancë?
Nëse nëpërmjet programeve të ndryshme të licensuara sofëare-sh, parashikohet një sezon i ardhshëm i thatë (pa rreshje), kur lënda e parë e prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike është uji, atehërë shoqëria jonë përpiqet të operojë nëpërmjet blerjes në avancë të sasive të energjisë elektrike me qëllim rritjen e kapacitetit të rishitjes së kësaj sasie energji, të koordinuar edhe me sasinë e ujit të mbledhur në Rezervuarin e saj. Rishitja e sasisë së energjisë së energjisë sigurisht që praktikohet me qëllim maksimizimin e të ardhurave me një cmim më të favorshëm për shoqrinë. Alternativa e blerjes në avancë kërkon një impenjim të shtuar financiar disi edhe me risk të lartë, për shkak të paparashikimeve të mundshme nga faktorë të ndryshëm. Impenjimi i shtuar financiar nënkupton si pagesën në avancë të kësaj sasie energjie tek shoqëria shitëse ashtu edhe blerjen nëpërmjet procedurës tenderuese të kapaciteteve ndërkufitare të kalimit të kësaj sasie energjie. Prsh nëse blejmë në avancë një sasi të caktuar të energjisë elektrike për një periudhë disa mujore të mëvonshme nga Hungaria, përvec vleftës së energjisë që duhet të paguhet duhet të paguhen edhe kapacitetet ndërkufitare Hungari-Serbi, Serbi-Mali i Zi, Mali i Zi-Shqipëri.
Por sigurisht përvec rastit të blerjes në avancë është edhe rasti i shitjes në avancë, i kundërt me llogjikën e blerjes në avancë. Në këtë rast shoqëria jonë, e cila është prodhuese e energjisë elektrike ka parashikuar dhe siguruar sasi të energjisë, dëshiron të sigurojë që në këtë moment shitje të saj duke gjeneruar rrjedhimisht edhe të ardhura, nënshkruan kontratë të shitjes në avancë të energjisë elektrike duke marrë në konsideratë edhe këtë rradhë kostot e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike.
Duhet të theksojmë se si tregtimi i energjisë elektrike ashtu edhe blerja e kapaciteteve ndërkufitare kryhen në baza vjetore, mujore, javore dhe ditore. Aktualisht cmimet e kapaciteteve ndërkufitare ditore kanë shkuar në nivele shumë të larta për shkak të situatës aktuale. Ekspertët e shoqërisë tonë bëjnë kalkulime dhe parashikime, por një situiatë e tillë ka qenë e paparshikuar. Për tregtimin (shitjen apo blerjen) e energjisë elektrike, si në avancë ashtu edhe jo në avacnë duhet të bëhen llogari të sakta të sinkronizuara edhe me kapacitetet ndërkufitare të transmetimit, pasi nëse do t’ju shfaqet ndonjë situatë e paparashikuar si kjo e tanishmja do të duhet të përballesh edhe me humbje financiare qoftë edhe për shkak të këtyre kapaciteteve. Duke qenë se kemi krijuar shoqëri simotra në disa vende europiane si në Slloveni, Serbi apo edhe me licensa të tregtimit të energjisë elektrike në 13 vende Europiane, ekspertët e shoqërisë tonë realizojnë një përllogaritje pothuajse të saktë të sasisë së tregtuar të energjisë si në avancë ose jo, si në oraret pik apo ato zakonshme në sinkronizim me kapacitetet ndërkufitare që duhen për transmetim të kësaj sasie të energjisë elektrike në vende të ndryshme. Energjinë elektrike mund ta tregtojmë nga njëri vend në tjetrin bazuar në këto përllogaritje dhe kontraktime.
Si e shihni këtë krizë si afatshkurtër apo afatgjatë?
Bazuar në parashikimet tona kjo situatë energjitike mund të shtrijë efektet e saj minimumi për një periudhë dy vjecare. Prishmëtitë tona janë këto, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Çmimet e shitjes së energjisë elektrike ndoshta për 5 vitet e ardhshme nuk do të shkojnë më pak se 65-70 Euro/MWh. Por mendoj se që të ulemi në nivelin 70 euro do të duhet një vit ndoshta apo një vit e gjysmë sepse tani po rriten çmimet e karbonit, problemet e gazit natyror janë prezentë. Furnzimi me gaz është problem kryesor i Europës, por edhe i Turqisë për momentin. Mesa kemi ndjekur edhe në media, ekzistojnë probleme edhe me furnizimin me gaz nga Hollanda. Janë një miks faktorësh që prekin si energjinë e pastër të rinovueshme ashtu edhe atë që vjen nga burime të tjera si qymyri apo nafta. Janë gjithashtu disa kompani apo fabrika në Europë, të cilat kanë detyrimin të prodhojnë energji të pastër të rinovueshme me certifikata të gjelbra, gjë e cila ka ndikuar gjithashtu në rritjen e cmimit të energjisë. Është një efekt domino që ka prekur gjithë segmentet nga vjen energjia. Cmimi i naftës është afër me cmimin e vitit 2001 kur ishte kriza e Irakut, gjë e cila përbën një faktor që ndikon në rritjen e cmimit të energjisë elektrike.
A mund të ishte situata ndryshe për Shqipërinë nëse do të kishim Bursën funksionale? Po sa i takon diversifikimit?
Krijimi i Bursës së Energjisë Elektrike në vend sigurisht që do të disiplinonte akoma më shumë tregun e energjisë, por nuk mendoj që Bursa e Shqipërisë do të mund të kishte ndonjë ndikim domethënës për një ndryshim të kësaj situate. E përmendëm edhe më herët që Shqipëria aktualisht është i varur nga tregu rajonal dhe europian i energjisë elektrike, pasi me kapacitetet e saja nuk mund të përballojë tërësisht kërkesën për konsum të energjisë elektrike. Cdo qeveri që është në drejtim të vendit duhet të rrisë kapacitetet prodhuese duke mbështetur nëpërmjet incetivave investimet efektive në sektorin e energjisë elektrike. Diversifikimi i kapaciteteve të prodhimit të energjisë ekziston në vend, por duhet të mbështetet me paketa më të efektshme incentivuese nga qeveria, si për prodhimin e energjisë nëpërmjet parqeve eolike ashtu edhe atë të prodhimit nga panelet diellore. Incentivat aktuale për Parqet Eolike dhe Panelet Diellore për 2 dhe 3 MW besoj se janë të pamjaftueshme. Shqipëria është një vend që ka kapacitet si të prodhimit të energjisë nga era sshtu edhe nga dielli, kështu që edhe incentivat e nevojshme duhet të merren në konsideratë. Nëse energjinë elektrike të prodhuar nga PARQET Eolike apo nga Panelet Diellore t’a blen shteti nëpërmjet PPA-së (Power Purchase Agreement) jemi në një situatë ëin-ëin, pasi edhe shteti siguron energji me cmim më të ulët se tregu, edhe investitorit i jepet garanci që energjia e prodhuar nga këto burime nuk i shkon dëm, por nga ana tjetër i siguron investiotorëve mundësi besimi tek institucionet financiare për financime të nevojshme në këtë sektor.
A mendoni që çmimet mund të shkojnë edhe më lart sesa ky nivel ku jemi sot?
Mesa kemi dëgjuar, çmimi i energjisë në Itali pritet të rritet me 40 për qind, rritje të ngjashme mund të ketë në të gjitha vendet e Europës në përgjithësi. Nëse do të përballemi me një sezon të ftohtë dhe të thatë, sigurisht që cmimet mund të rriten edhe më shumë. Nëse faktorët e tjerë të energjisë si gazi, nafta, apo edhe të tjera nuk mund të konkurojnë aktualisht energjinë elektrike, me siguri që kërkesa për energji do të jetë pikërisht nga burimet e energjisë së rinovueshme, kështu që edhe oferta do të jetë e lartë. Nëse shikon cmimet referencë në Bursat e Energjisë do të vësh re faktin që ato rriten vazhdimisht, kështu që mund të them se tendenca edhe për pak kohë mund të jetë tendenca e cmimeve të larta. Për këtë arsye insistoj në faktin e rritjes së kapaciteteve proidhuese të energjisë së rinovueshme në vend.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.