Babai i Edison Kavanit: djali im te Real Madrid

14/06/2013 6:58 PM 0 komente

Luis CavaniBabai i Edison Kavanit ka zbuluar se dëshira e djalit të tij është që të transferohet në Real Madrid. Sulmuesi i Napolit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, falë paraqitjeve të shkëlqyeshme në dy vitet e fundit
në Serie A. “Synimi i Edisonit është të luaj në një skuadër si Real Madridi. Në familje e thotë këtë në mënyrë private, por nuk dëshiron ta thotë këtë edhe publikisht që të mos i bëj keq Napolit. Madje, ne kemi pasur kontakte me zyrtarët e Realit dhe tash ka mbetur që të kontaktojnë dy klubet. Shpresoj se palët do të hyjnë në negociata dhe do të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejt. Nuk varet vetëm nga Edisoni transferimi në Real. Bëhet fjalë për 65 milionë euro dhe Napoli nuk dëshiron të negociojë për më pak”, ka thënë Luis Kavani.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of