Dikur notohej me delfinët, sot notohet më derrkucët. Një gjë e tillë po ndodh në Exuma, ishujt Bahamas, pranë plazhit Big Major Key, që njihet ndryshe si “ishulli i derrkucave” dhe ku jetojnë një grup derrkucësh të egër. Nuk dihet me saktësi mënyra e ardhjes së tyre në këtë ishull, ndoshta janë braktisur nga një grup marinarësh, ndoshta i kanë mbijetuar fundosjes së një anijeje, apo ndoshta kanë ardhur me not nga ndonjë ishull tjetër atyre pranë.
E rëndësishme është që ata janë mirë dhe së fundmi janë bërë të famshëm, falë vizitës që persona të njohur me famë ndërkombëtare i kanë bërë atyre, duke publikuar në rrjetet e tyre sociale foto duke notuar me ta. Sado e çuditshme që mund të duket ky plazh i derrkucave po kthehet në një trend të momentit. Ata janë shumë miqësorë me turistët sepse këta të fundit i sjellin ushqim kur shkojnë t’i vizitojnë.
Të mësuar me praninë e pak turistëve të privilegjuar, ata nuk e kanë problem që edhe që të ledhatohen prej tyre. Por kujdes, nëse doni të kaloni një ditë në ishullin e derrkucave, duhet ta mendoni mirë paraprakisht, sepse vizita në grup kushton 200 dollarë për person, e deri në 8,000 dollarë për të gjithë ata që duan të qendrojnë me jahtet e tyre në këtë ishull për një ditë të tërë.