Balkan Agrikalcaral investon 14 milionë euro në zonën ekonomike Trakia

15/06/2019 8:10 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Faza e parë përfshin ndërtimin e një qendre logjistike dhe të një depoje për pemë dhe perime të freskëta me sipërfaqe totale 55,000 m². Vlera e parashikuar për këtë investim shkon në 4 milionë euro. Faza e dytë e investimit përfshin ndërtimin e një fabrike për përpunimin e koncentrateve të frutave dhe perimeve, me vlerë prej 10 milionë eurosh

 

14 milionë euro do të investohen nga Balkan Agrikalcaral në një depo dhe fabrikë prodhimi në Zonën Ekonomike Trakia, në fshatin Kalekovets të Bullgarisë. Njoftimi u bë publik nga kryetari i bashkisë së Maritzas, Dimitar Ivanov, dhe inxhinieri Plamen Pançev, CEO i TEZ.

Investimi do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë përfshin ndërtimin e një qendre logjistike dhe të një depoje për pemë dhe perime të freskëta me sipërfaqe totale 55,000 m². Vlera e parashikuar për këtë investim shkon në 4 milionë euro. Faza e dytë e investimit përfshin ndërtimin e një fabrike për përpunimin e koncentrateve të frutave dhe perimeve, me vlerë prej 10 milionë eurosh (e cila do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 45,000 metrash katrorë).

Fabrika do të ketë pajisje të teknologjisë së lartë italiane dhe do të përpunojë perimet dhe frutat në koncentrate, si për shembull pure patateje apo molle, specifikoi më tej kryebashkiaku Dimitar Ivanov.

Balkan Agricultural ka edhe një fabrikë tjetër pranë Pazardzhikut. Zgjedhja për ndërtimin e fabrikës së dytë në fshatin Kalekovets u bë pas studimit të kushteve të ofruara nga Zona Ekonomike e Trakisë dhe e Bashkisë Maritsa. Përveç kësaj, një arsye tjetër është edhe se në Plovdiv është i regjistruar numri më i madh i prodhuesve të frutave dhe perimeve në vend.

Sipas inxhinierit Plamen Pançev, në këtë fabrikë do të përpunohen kulturat e vitit të ardhshëm.

Ai shtoi se investitori Muhannad al-Nuaimi, i cili ka qenë në Bullgari për 15 vjet, i ka shprehur se është gati të dyfishojë bazën e tij të prodhimit për aq kohë sa do të ketë një marrëdhënie të qëndrueshme me prodhuesit e frutave dhe perimeve në rajonin e Plovdivit.

Dimitar Ivanov njoftoi se në vitin 2018, administrata e Bashkisë Maritza lëshoi gjithsej 230 leje, kryesisht për ndërtimin e ndërmarrjeve industriale të reja dhe për zgjerimin e atyre ekzistuese.

Shfaqja e një investitori në fushën e përpunimit të frutave dhe perimeve do të zgjidhë një nga problemet më të rëndësishme për fermerët në rajon, blerjen e prodhimeve të tyre, u theksua nga kryebashkiaku.

Për të tërhequr dhe për të mbajtur investitorët, Zona Ekonomike Trakia po ofron trajnimin dhe kualifikimin e banorëve në qendra të ndryshme trajnimi të hapura në vend.

Ky projekt ka edhe mbështetjen financiare të Programit Operacional “Inovacioni dhe Konkurrueshmëria 2014-2020”, dhe “Sipërmarrja dhe Kapaciteti për Rritjen e NVM-ve” nën procedurën e “Zhvillimit të Klasterave në Bullgari”, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet Fondit Europian të Zhvillimit Rajonal dhe nga buxheti kombëtar i Republikës së Bullgarisë.

Në këtë projekt përfshihet ndërtimi i 10 zyrave në të cilat stafi do të trajnohet nga ana teorike, një qendër për trajnim praktik të tyre, 211 kompjuterë, software modernë dhe platforma elektronike, u shpreh Georgi Stoev, Partner Menaxhues i Industrisë Watch.

Sipas tij, rezerva e kapitalit njerëzor në rajonin e Plovdivit shkon në rreth 200,000 njerëz.

Ka edhe një numër të madh njerëzish që nuk marrin pjesë fare në tregun e punës. Por me kualifikimet profesionale që ata do të marrin në qendrën e trajnimit, ata mund të fillojnë lehtësisht punë në një ndërmarrje të mesme në industrinë e automobilave, makinerive apo industrive prodhuese, të gjithë sektorë që ofrojnë një pagë të mirë, tha në fund z. Stoev.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of