Qytetarët e Ballkanit në të ardhmen do ta kenë më të lehtë të vijnë dhe të punojnë në Gjermani. Ministrja gjermane e Punës, Andrea Nahles, shpjegoi për “Spiegel” se në këtë mënyrë dëshiron të ndalë “ciklin e ardhjes dhe dëbimit të tyre në Gjermani”.
Ministrja gjermane e Punës, Andrea Nahles, dëshiron që qytetarët e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës.
“Ne duhet të krijojmë një kontigjent të lejeve të punës për qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Nales në një intervistë me “Der Spiegel”.
Gjatë një periudhe prej 5 vjetësh në Gjermani për çdo vit duhet të vijnë 20 mijë punëtorë, pavarësisht nga kualifikimi.Ata do të punojnë në Gjermani ose do të pranohen për trajnim. “Kjo do të jetë një mundësi për të ndalur ciklin e ardhjes dhe dëbimit”, tha Nales.
Në të njëjtën kohë, Nales ka planifikuar të lehtësojë punësimin edhe të refugjatëve.
Aktualisht azilkërkuesit mund të sigurojnë një vend pune nëse nuk ka kandidat nga Gjermania apo ndonjë vend tjetër i BE-së.
Nales, megjithatë, e përjashton mundësinë e ‘eleminimit’ së plotë të kësaj procedure.