Europa Juglindore është një motor për rritjen e biznesit të pakicës. Shanset e rajonit lidhen me normat pozitive të rritjes dhe përqendrimin e ulët në sektorin e supermarketeve
Ballkani i Rajonit Perëndimor po fillon të duket si “El Dorado” e re për zinxhirët e supermarketeve, si greke ashtu dhe ndërkombëtare, shkruan Dimitra Manifava për “El Kathimerini”.
Rimëkëmbja e shpejtë ekonomike nga kriza e vitit 2008, rritja në standardet e jetesës dhe një treg pakice pak i përqendruar i ka bërë vendet e rajonit ideale për objektiva investimi.
“Veropoulos” dhe “Delhaize” kanë hyrë në këto tregje një vit më parë dhe vazhdojnë të zgjerojnë praninë e tyre atje, ndërsa “Carrefour-Marinopoulos” hodhi hapat e para disa muaj më parë.
Për sa i përket Greqisë, këto zhvillime do të kenë ndikime si positive dhe negative për Greqinë. Efekti negativ është se një lëvizje e tillë nënkupton se kompanitë e supermarketeve po investojnë më pak në Greqi.
Efekti pozitiv është se zgjerimi i zinxhirëve të supermarketeve jashtë Greqisë do të kontribuojë në amortizimin e efekteve me të cilat bizneset po hasen brenda vendit.
“Veropoulos” po amortizon humbjet e veta në tregun e brendshëm me zgjerimin në Maqedoni dhe Serbi, të cilat ofrojnë sinergji të reja. Sipas një deklarate të fundit nga kreu i grupit,
Nikos Veropoulos, vendimi për të investuar jashtë ka reduktuar në mënyrë domethënëse ndikimin negativ të krizës në Greqi dhe gjithashtu u ka siguruar furnizuesve akses si në tregjet e brendshme, ashtu dhe në ato të jashtme.
Xhiro për grupin “Veropoulos” për periudhën janar-shtator 2011 u rrit me 25% në krahasim me 2010-n. Fitimet për degën e saj në Maqedoni pritet të arrijnë 9 milionë euro për fundin e vitit 2011 nga 7.5 milionë euro në 2010-n,
ndërsa dega e saj serbe vlerësohet se ka gjeneruar fitime prej 2.9 milionë eurosh për 2011-n, krahasuar me 1.9 milionë euro për vitin e mëparshëm. Në Maqedoni, ku “Veropoulos” hyri në vitin 2002,
kompania greke ka tashmë një numër total dyqanesh që arrin në nëntë. Në Serbi, kompania ka pesë dyqane dhe është gati që të hapë një tjetër në Beograd.
Sipas “Delhaize”, Europa Juglindore është një motor për rritje. Grupi belg ka hyrë në tregun grek përmes “Alfa-Beta Vassilopoulos” dhe në tregun rumun nëpërmjet “Mega Image”. Vitin e kaluar ai bleu serben “Maxi”,
që ka dyqane në Serbi, Bullgari, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë. Duke paraqitur planet e “Delhaize” për Europën Juglindore, në një takim analistësh në Shtetet e Bashkuara para pak ditësh, Costas Macheras,
shefi i rajonit, theksoi shanset e rajonit, që lidhen me normat pozitive të rritjes dhe përqendrimin e ulët në sektorin e supermarketeve.
Tre zinxhirët e mëdhenj të tregtisë aktive në rajon kanë një përqendrim prej vetëm 29% në Serbi dhe 19% në Rumani, ndërsa edhe në Greqi është e ulët krahasuar me shtetet e tjera në Europën Perëndimore,
me tre zinxhirët më të mëdhenj atje që kanë 38% të tregut. Vlerësohet se “Alfa-Beta Vassilopoulos” e Greqisë do të përfitojë edhe nga blerja e serbes “Maxi”, kryesisht përmes sinergjisë që do të reduktojë kostot operacionale.
“Carrefour-Marinopoulos” po kërkon që të hyjë në Ballkan, me një marrëveshje për një konsorcium që u nënshkrua në fund të nëntorit midis grupit grek dhe francez, që përuruan hiparmermarketin e parë në Tiranë, përmes franshizës.
Qëllimi i konsorciumit është që të hapin degë në Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Serbi, Slloveni dhe Mal të Zi.