Bridget Nurre Jennions, e cila shkruan për Paste Magazine ka publikuar pjesën e dytë të artikullit të saj me titull “Një Ballkan që të lë pa frymë”.
Pas artikullit të parë, në të cilin ajo kishte zgjedhur Sarandën si destinacion turistik (Lexo: Turizëm, 5 qytetet, që duhet të vizitohen, mes tyre Saranda) kësaj herë gazetarja e njohur reklamon Beratin.
“ Edhe pse rajoni është i njohur për konfliktet në vitin 1990, ai që e ka vizituar këtë cep të pazbuluar të Evropës Juglindore, e di se këto çështje kanë kaluar me kohë. Ata gjithashtu e dinë se dendësia e kulturës dhe bukurisë së virgjër që gjenden këtu janë mbresëlënëse.”- shkruhet në artikull.
Berati
Qyteti i Beratit është i mbrojtur nga UNESCO, shtrihet mes maleve të Tomorit dhe Shpiragut dhe ka një historinë të gjatë. Ky qytet besohet të ketë qenë kështjella ilire e Antipatreia dhe është mbajtur nën syrin vigjilent të një kështjelle të importuar të epokës bizantine.
I njohur si “Qyteti i një mijë dritareve,” tipari më i spikatur i Beratit është arkitektura e saj, me rreshta prej fildishi dhe me shtëpitë të stilit osmane, që vijnë të gjarpëruara në rrugën e tyre deri në kodër, në kala.
Sigurohuni që të ngjitni shkallët për te Kalaja, e cila ende mbetet një lagje tradicionalisht e krishterë e qytetit, së bashku me rreth një duzinë kisha dhe pak xhami.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.