Të gjatë vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të ashtuquajtur “Proces i Berlinit’ do të duhet të shkojnë në Samitin e Triestes që do të mbahet në 12 korrik, me detyra të përmbushura. Në fokus të tij do të jenë angazhimet ekonomike, që synojnë ndërlidhjen e Ballkanit me tregjet e tjera të Europës dhe funksionimin e tij si një i tërë.
Por çfarë konfirmuan të 6-të liderët ballkanas në Sarajevë pak ditë më parë? Ai që njihet si Advocasy Group i të 6-ve ka zbardhur tekstin e plotë të nënshkruar nga liderët e Ballkanit, për çështje të rëndësishme si: Ndërlidhja, rinia, migracioni, lufta kundër korrupsionit, terrorizmi dhe radikalizmi, si dhe integrimi drejt BE-së.
Ndërlidhja
Në qendër të axhendës së ndërlidhjes mbetet angazhimi për t’u siguruar përfitime reale qytetarëve të gjashtë vendeve, si dhe infrastrukturë më të mirë. Në total janë 13 projekte për të cilat është rëndë dakord dhe janë miratuar në 2015 – 2016 për një vlerë totale në 825 milionë euro, duke përfshirë edhe financimin e granteve të BE-së prej 303 milionë euro. Dy nga këto projekte tashmë kanë nisur të zbatohen dhe më shumë do të mund të nisin deri në Samitin e Triestes. Procesi i hartimit të projekteve të reja do të bëhet përmes skanimit nga ana e Western Balkan Investment Framework. Ato do të jenë subjekt i vlerësimit rigoroz dhe do të synojnë hapjen e tregjet, krijimin e kornizave transparente të rregullave, përmirësimin e sigurisë, si dhe uljen e kostove për bizneset dhe qytetarët. Të gjitha këto do të mund të ndikojnë në tërheqjen e investime të mëtejshme në transport dhe energji.
Ne, deklaruan liderët, njohim progresin e bërë në fushën e transportit, por angazhohemi për të përmirësuar më tej procedurat kufitare dhe infrastrukturore.
Në fushën e energjisë, gjithashtu është bërë progres, por objektivi është që të krijohen lidhje me Komunitetin e BE-së të Energjisë.
Tregu i përbashkët
Për të rritur potencialin, krijimin e vendeve të punës dhe konvergjencën ekonomike me BE-në, ne kemi nevojë të krijojmë bashkëpunim rajonal ekonomik bazuar në rregulla të njehsuara, përmes iniciativave të ndryshme. Ato do të prezantohen për vlerësim në Samitin e Triestes dhe mund të synojnë qarkullimin e lirë të mallrave, inkurajimin e investimet, por sjelljen e përbashkët në fushën dixhitale. Motori ekonomik do të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nxitja e të cilave do të bëhet edhe përmes financimeve.
Axhendë pozitive për rininë
Ne besojmë se të rinjtë e rajonit janë aktorët kryesore në nxitjen e bashkëpunimit. Në Tiranë është ngritur Zyra Rajonale e Rinisë (RYCO). Është bërë progres në hartimin e skemave të trajnimit të nëpunësve të rinj civilë.
Emigracioni
Sfida e emigrimit vazhdon të jetë e pranishme në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për dy shtetet më të prekura, Kosovën dhe Shqipërinë. Vëmendje e më e madhe duhet t’i kushtohet në lidhje me një rrezik të mundshëm të fragmentizimit të modeleve të migracionit. Mirëpritet bashkëpunimi i ngushtë me shtetet anëtare të BE-së për monitorimin efektiv, për të forcuar kufirin dhe menaxhimin e migracionit, duke përfshirë respektimin e të drejtave themelore të njeriut, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandën etj.
Antikorrupsioni
Ne mbetemi të angazhuar për të rritur përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në të gjithë format e tij. Ne do të vazhdojmë punën për të krijuar korniza të besueshme të politikave dhe krijimin e institucioneve të caktuara.
Integrimi
Ne nënvizojnë nevojën për të vazhduar angazhimin e të gjithë aktorëve në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Ne vlerësojmë mbështetjen e Bashkimit Europian për të vazhduar bashkëpunimin për t’u bërë anëtarë me të drejta të plotë të Bashkimit Europian.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.